.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Yesterday at 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Centrali atomik, kompetencė e Berishės Empty Centrali atomik, kompetencė e Berishės

Thu Nov 13 2008, 11:46
Centrali atomik, kompetencė e Berishės Berthamor-centralVendimi i qeverisė shmang Agjencinė Kombėtare tė Burimeve Natyrore. Nis faza e projektit.Qeveria ka nisur zyrtarisht dje procedurat pėr ndėrtimin e centralit atomik, i nevojshėm pėr prodhimin e energjisė elektrike. Me anė tė njė vendimi, Kryeministrit ia janė rritur kompetencat pėr sa u takon negociatave qė duhen bėrė me Agjencinė Ndėrkombėtare tė Energjisė Atomike. Vendimi i marrė mė 9 gusht 2006, duke iu referuar VKM-sė nr. 547, "Pėr krijimin e Agjencisė Kombėtare tė Burimeve Natyrore", i jepte tė drejtėn e plotė AKBN-sė pėr tė shqyrtuar rastet e krijimit tė burimeve tė reja tė energjisė, pėrfshi kėtu dhe atė atomike. Madje, njė tjetėr vendim, i marrė nė verėn e kėtij viti, kreu i qeverisė kishte kėrkuar qė Agjencia tė niste punėn, sė bashku me Akademinė e Shkencave, qė tė krijonte kuadrin ligjor, nė drejtim tė pėrgatitjes sė kushteve pėr ndėrtimin e centralit atomik. Rėndėsia e projektit 1000 MW dhe vlera e investimit disa miliardė dollarė, kanė shtyrė Kryeministrin qė tė merret personalisht me kėtė ēėshtje, duke ndėrhyrė nė VKM, nė drejtim tė ndryshimit tė rregullave.

Ndėrhyrja

Kėshilli i Ministrave vendosi dje tė kryente disa ndryshime nė lidhje me kompetencat dhe mėnyrėn e funksionimit tė veprimeve tė Kryeministrit, nė drejtim tė ēėshtjes sė centralit atomik. Sipas vendimit, kreu i qeverisė, tashmė, mund tė drejtojė dhe bashkėrendojė punėn me strukturėn e specializuar tė Kombeve tė Bashkuara, Agjencisė Ndėrkombėtare tė Energjisė Atomike (IAEA), si dhe ndėrmjet strukturave shtetėrore, institucioneve tė specializuara, vendase dhe tė huaja. Roli i kreut tė qeverisė shkon dhe mė tej, ku nė vendim thuhet se mund tė drejtojė dhe strukturat ose institucionet universitare dhe qendrat kėrkimore-shkencore, vendase dhe tė huaja, sektorin privat, organizatat jofitimprurėse, grupet e interesit etj. Sipas vendimit, "ndryshimet bėhen me qėllim pėr tė krijuar infrastrukturėn kombėtare tė nevojshme (pėrfshirė kuadrin e nevojshėm ligjor dhe rregullator, strukturat e specializuara tė domosdoshme etj.), pėr vėnien nė jetė dhe nė funksion tė programit tė energjisė bėrthamore nė Shqipėri".

Debati

Shqipėria ėshtė e ndarė nė dy pikėpamje tė ndryshme nė lidhje me ndėrtimin apo jo tė centralit bėrthamor. Pro ėshtė pozicionuar natyrshėm, qeveria dhe institucionet apo individėt pėrreth saj. Kryeministri Berisha, prej mė shumė se njė viti, ka hedhur idenė e ndėrtimit tė centralit pėr prodhimin e energjisė atomike, me kapacitet gati 1000 megavat. Fuqia e centralit konsiderohet e vogėl, por i justifikuar pėr nivelin e konsumit tė energjisė elektrike dhe i kushtėzuar nga kostoja e lartė. Skenari mė i mundshėm pėr ndėrtimin e centralit lidhet me palėn italiane, e cila ka ofruar mbėshtetjen e saj nė tė gjitha aspektet, nisur dhe nga fakti qė fqinjėt nuk mund tė ndėrtojnė njė objekt tė tillė (e ndaluar me referendum para ‘90-ės). Edhe brenda kėsaj, ēėshtja ka disa paqartėsi. Qeveria italiane dhe kompanitė private nuk janė tė qėndrueshėm me deklaratat e tyre, duke nxjerrė disa versione qė shmangin ndėrtimin e centralit nė Shqipėri. Vendi ynė nuk e ka mundėsinė, si nė aspektin monetar ashtu dhe nė eksperiencė, qė tė marrė pėrsipėr ndėrtimin e njė vepre tė tillė. Pėr kėtė fakt qeveria "Berisha" ka pasur disa takime me italianėt e ENEL, por asgjė nuk ėshtė konkretizuar. Sa i takon grupimeve kundėr, ato janė kryesisht organizatat ambientaliste, opozita, por edhe ekspertė tė pavarur, tė cilėt e shohin projektin si tepėr afatgjatė, nė njė kohė kur vendi ynė ka nevojė pėr tė tjera objektiva. Lidhur me ERE-n, institucioni qė rregullon tregun e energjisė elektrike ėshtė shprehur pro ndėrtimit, me justifikimin e garantimit tė prodhimit tė energjisė, madje arritjes tė synimit pėr tė eksportuar.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Centrali atomik, kompetencė e Berishės Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi