.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster



Shko poshtė
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

XHAXHI DOKTOR MOS I MERRNI LEKE BABIT TIM Empty XHAXHI DOKTOR MOS I MERRNI LEKE BABIT TIM

Sun May 03 2009, 13:55
Histori e vertete
Xhoni ishte njė vogėlush i varfėr 11-vjeēar. Xhoni nuk ėshtė mė! Trupi i tij pa jetė, njė ditė mė parė ėshtė varrosur nė Tepelenė.

Xhoni R. sapo kishte ardhur familjarisht nė Durrės. Nuk kishin aq para sa tė paguanin njė qira banese. Banonin pėrkohėsisht (sa "tė rregulloheshin".. ) tek shtėpia e hallės, e cila kishte migruar pėrpara tyre nė kėtė qytet.
I kishte tėrhequr bukuria e bregdetit, e cila ngjall edhe shpresa, dhe, prindėrit, duke luftuar pėr njė tė ardhme mė tė mirė pėr fėmijėt, u joshėn nė kėtė ėndėrr tė shkurtėr.

Xhoni jetonte me kėto ėndrra, deri nė momentin kur njė makinė, qė drejtohej nga njė vajzė pa patentė, e pėrplasi tek luante nė breg tė detit. Shteti paguan zyrtarė pėr patentat, paguan policė pėr t'i kontrolluar ato, paguan prapė policė pėr tė mbajtur rend e rregull nė njė zonė ku nuk lejohen makinat.
Por ja qė ia morėn jetėn vogėlushit, nė bregun e detit tė ėndrrave tė tij.
Policia, (po ajo polici qė ka pėr detyrė tė ruajė qė nė atė breg tė mos shkelin goma makinash), njoftoi vdekjen e fėmijės, me njė gjuhė tė thatė zyrtare:

"Dje, rreth orės 17.30 tė pasdites, nė sektorin Hekurudha Plazh, duke lėvizur nė bregdet, njė veturė nė pronėsi tė shtetasit K.D., me targa DR 8161 e ka aksidentuar shtetasin Xhoni Recka, 11 vjeē, banues nė lagjen nr.13. Ėshtė dėrguar nė spitalin rajonal tė qytetit, nė gjendje tė rėndė shėndetėsore. Nė orėt e para tė mėngjesit tė ditės sė sotme, ka ndėrruar jetė".
Kėto thoshte komunikata e shtetit pėr "shtetasin Xhoni Recka, 11 vjeē" (!).

Mjekut Met Kaci, i mbushen sytė me lot kur flet. Thotė qė nuk ėshtė ndjerė kurrė mė parė kėshtu. Kujton momentet kur fėmija u soll nė sallėn e urgjencės sė Spitalit Rajonal tė Durrėsit dhe mezi merrte frymė. E, ashtu nė grahmat e fundit tė jetės, tha njė frazė, qė dr. Metit dhe mjekėve tė kėtij spitali, ndoshta do t'u mbetet pėrjetė nė kujtesė: "Xhaxhi doktori, mos i merrni lekė babit tim, se ne jemi tė varfėr...".

Kėrthiu kishte mbyllur sytė paqėsisht, pa akuzuar askėnd, vetėm me merakun e fukarallėkut tė prindėrve tė tij, tė cilėt do t'i linte edhe mė tė varfėr tashmė.
Dr. Meti e ka tė vėshtirė kėtė rrėfim: "Po i bllokohej frymėmarrja dhe, pasi na tha atė frazėn pėr babanė, bėri njė pauzė dhe foli prapė, duke na parė nė sy: "Nuk marr dot frymė...".

I vumė oksigjenin. Ka qenė njė operacion qė e kemi bėrė me dhimbje tė pashoqe. Zgjati 3 orė e gjysmė dhe u krye me profesionalizėm nga kirurgėt Ilir Shani dhe Naim Mediu. Ata bėnė tė pamundurėn, por aksidenti i kishte dėmtuar, me pasoja tė pariparueshme, shpretkėn dhe shkatėrruar enėt e mėdha tė gjakut. Pas marrjes sė gjakut, u duk sikur u pėrmirėsua, por..."

Nuk rezistoi dot mė shumė trupi i dobėt i Xhonit. Dhe iku. Iku me kėrkesėn-akuzė: "Xhaxhi doktori, mos i merrni lekė babit tim...". Nė Spitalin e Durrėsit janė ende tė shokuar.
Xhoni tashmė ėshtė varrosur nė Tepelenė. Por, edhe qė atje, AI AKUZON me kėrkesėn e tij fėmijėrore.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
ornela
ornela
Antar i Ri
Antar i Ri
GjeniaFemale
Shenja e HoroskopitLibra Cat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 5
Ditelindja Ditelindja : 26/09/1987
Mosha Mosha : 36
Vendodhja Vendodhja : rimini
Hobet Hobet : asgje.......ah po te shof filmaaaa
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 1
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 9
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 19/03/2009

XHAXHI DOKTOR MOS I MERRNI LEKE BABIT TIM Empty Re: XHAXHI DOKTOR MOS I MERRNI LEKE BABIT TIM

Sun May 03 2009, 14:46
Message reputation : 100% (1 vote)
teper e dhimbshme...



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Piktor
Piktor
Antar i Respektuar
Antar i Respektuar
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitPisces Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 327
Ditelindja Ditelindja : 07/03/1972
Mosha Mosha : 52
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 6
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 50
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 26/04/2008

XHAXHI DOKTOR MOS I MERRNI LEKE BABIT TIM Empty Re: XHAXHI DOKTOR MOS I MERRNI LEKE BABIT TIM

Sun May 03 2009, 22:29
Shume prekese.
Pavarsisht se jane fjalet e fundit te nje femije qe po vdiste, provojeni e te shkoni tek doktori pa pasur lek.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

XHAXHI DOKTOR MOS I MERRNI LEKE BABIT TIM Empty Re: XHAXHI DOKTOR MOS I MERRNI LEKE BABIT TIM

Mon May 04 2009, 00:46
shkrimi i mesiperm eshte marre nga e perditshmja shqiptare "shekulli" ne fund te artikullit kemi dhe nje ngushellim nga ana e redaksise se kesaj gazete te cilen po ua pasqyrojme


Tė dashur prindėr tė Xhonit!

Nė emėr tė stafit tė "Shekulli"-t, dua t'ju them se jemi tė gjithė me shpirt afėr jush nė kėto orė dhimbjeje. Personalisht, nėse mė lejohet, do dėshiroja tė isha aty pėr t'ju pėrqafuar dhe ngushėlluar, edhe pse e di qė nuk ekzistojnė fjalė apo veprime nė botė qė mund t'jua lehtėsojnė kėto ditė zemrėn.

Nuk dėshirojmė qė ky shėnim tė shėrbejė pėr tė rritur revoltėn ndaj mjekėve. Ata janė njėsoj viktima tė kėsaj shoqėrie mizerje qė kemi (ē)ndėrtuar. Viktima, po aq sa pacientėt e tyre. Viktima, po aq sa ne tė tjerėt.
Jemi tė gjithė tė marrė peng, nga njė klasė politike e degjeneruar, qė na jep pėrditė dėshmi tė qarta, qė nuk ėshtė e aftė tė vendosė rregulla e drejtėsi nė asnjė segment social tė kėtij vendi me kaq pak territor e me kaq pak banorė.

Mjekėt, mėsuesit, ushtarakėt, pensionistėt, emigrantėt, tė papunėt e panumėrt tė kėtij vendthi, janė nė kėtė gjendje, sepse shteti nuk ėshtė nė detyrė.
Sepse politika kėtu, merret me veten. Gjithēka qė mund tė bėjė kjo kastė e papėrgjegjshme, ėshtė tė na japė pėrditė shembullin e rrugaēėrisė pa kufi nė sjellje dhe komunikim. Gjithēka qė mund tė bėjė kjo bandė me kollare, ėshtė tė na japė pėrditė shembullin e pėshtirė tė pasurimit tė shpejtė personal.

Familjarė kryeministrash qė bėhen milionerė, ministra, deputetė, dhe zyrtarė tė lartė, qė nisin e bėjnė papritmas jetė nė standarde Hollivudi.
Njė bandė xhepistėsh ordinerė qė shfrytėzojnė padijen, varfėrinė dhe kaosin moral, pėr tė futur duart pėrditė nė xhepat e kėtij populli kaq tė etur pėr tė jetuar, sė paku, si fqinjėt. Vjedhin!

Vjedhja mund tė quhet me terma qė ua lehtėsojnė ndėrgjegjen, por nė thelb ėshtė prapė vjedhje.
Vjedhin paratė qė duhej tė shkonin nė spitale, nė shkolla, nė dije, nė rend. Shkatėrrojnė me militantė dhe logjikė klanore sistemet qė do t'i pėrmirėsonin kėto fusha.

Ėshtė pikėrisht ky shembull pasurimi dhe rrugaēėrie i ardhur "nga lart", qė e ka bėrė kėtė shoqėri ku jetojmė tė egėr, tė padrejtė, materialiste nė ekstrem; njė shoqėri ku vetėm fėmijėt e maskarenjve tė politikės mund tė shkollohen, shėrohen dhe pasurohen. Kurse Xhonit i "takon" tė vdesė. Njė shtet nė detyrė do ta shpėtonte Xhonin. Njė politikan i ndershėm do t'i shpėtonte fėmijėt e Gėrdecit.

Kolegu im, Mark, me tė drejtė, nė fund tė shkrimit tė tij, thotė qė trupi i atij fėmije akuzon. Akuzon Big Brotherin medio-politik, qė broēkullis pėrnatė nė ekrane pėr pazare postesh, por jo pėr "vogėlsitė" qė marrin jetė. "Merreni dhe ēojeni nė Qeveri e nė Kuvend kėtė shtatore..."
Xhon, tė ndjej njėsoj si djemtė e mi! Shko nė paqe, fėmijė i dashur!

Nė emėr tė redaksisė sė "Shekulli"-t:
ADRIAN THANO



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Sponsored content

XHAXHI DOKTOR MOS I MERRNI LEKE BABIT TIM Empty Re: XHAXHI DOKTOR MOS I MERRNI LEKE BABIT TIM




________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi