.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Vizat, Shqiperia ngel ne klase Empty Vizat, Shqiperia ngel ne klase

Sun May 17 2009, 18:41
Vizat, Shqiperia ngel ne klase Images12Nje dite para se Komisioni Evropian te dorezoje tek 27 vendet anetare te BE-se raportet per liberalizimin e vizave me Ballkanin, nje dokument konfidencial paralajmeron se Shqiperia nuk i ka permbushur te gjitha kriteret per hedhjen e ketij hapi.Dokumenti eshte pergatitur nga Keshilli Evropian dhe pasqyron qendrimin e BE-se per progresin e Shqiperise, ne kuader te Keshillit te pare te Stabilizim Asociimit qe zhvillohet te henen ne mbremje ne Bruksel.

Per ceshtjen me te ndjeshme per shqiptaret, ate te levizjes se lire, ky dokument sekret vlereson se jane bere disa progrese, por se nevojitet permbushja e plote e kritereve ne te gjitha fushat e specifikuara ne udherrefyes.

“Ne fushen e drejtesise, lirise e sigurise verehet njefare progresi ne pergjithesi, por persa i takon fushave per heqjen e regjimit te vizave, Shqiperia nuk eshte ende ne perputhje me standardet evropiane. BE thekson rendesine e berjes se nje progresi te matshem ne kontrollin e kufijve, sigurine e dokumenteve, migrimin dhe azilin si dhe ne luften kunder terrorizmit, krimit te organizuar dhe korrupsionit”, thuhet ne dokument.

Megjithe permiresimin e perceptimit “korrupsioni mbetet i shperndare gjeresisht dhe perben nje problem vecanerisht serioz”.

Bashkimi Evropian vlereson progres te limituar sidomos ne kuadrin ligjor per luften kunder krimit te organizuar dhe nenvizohet se ky fenomen “mbetet problem serioz qe prek shtetin e se drejtes dhe mjedisin e biznesit ne Shqiperi”.

“Perpjekjet per te luftuar krimin e organizuar demtohen nga korrupsioni ne vend dhe mbrojtja e varfer e deshmitareve si dhe nga mangesite ne politikat afatgjate. Veshtiresite ne bashkepunimin mes policise e prokurorise vazhdojne te reduktojne efikasitetin hetimor”.

Trafiku i droges mbetet shqetesim serioz, ndersa vleresohet se Shqiperia eshte “vend i rendesishem origjine per trafikun e qenieve njerezore, si per shfrytezimin seksual te grave e vajzave dhe per punen e detyruar. Trafiku i brendshem i grave e femijve eshte ne rritje” cileson dokumenti konfidencial.

“Kontrolli kufitar eshte me efektiv, por emigracioni ilegal mbetet shqetesim”, sipas vleresimit te vendeve anetare.

Per zgjedhjet e qershorit “BE eshte njohur me masat e marra dhe shpreh shqetesim per shpejtesine e shperndarjes se kartave te identitetit”, thekson dokumenti.

Vleresimi i Komisionit Evropian per liberalizimin e vizave me Ballkanin do te diskutohet nga vendet antare me 25 maj.

Per shtetet ballkanike qe kane permbushur me mire kriteret e udherrefyesit, komisioni pritet t’i propozoje Keshillit Evropian rekomandimin e tij per heqjen e regjimit te vizave ne fund te muajit qershor.

Deri me tani, burime diplomatike njoftojne se vendet me te favorizuara jane Maqedonia dhe ndoshta Serbia e Mali i zi, ndersa Shqiperia dhe Bosnja do te vleresohen ne kohen e duhur kur t’i permbushin kushtet per liberalizimin e vizave.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi