.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
Hot Ice
Hot Ice
Antar i Ri
Antar i Ri
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLeo Snake
Numri i postimeve Numri i postimeve : 7
Ditelindja Ditelindja : 10/08/1989
Mosha Mosha : 34
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 2
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 23
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 26/08/2009

Kodi penal (i perkohshem ) i Kosoves Empty Kodi penal (i perkohshem ) i Kosoves

Thu Sep 24 2009, 15:49
Message reputation : 100% (1 vote)
Ketu po u'a sjell pjesen e pergjithshme te Kodit penal
Best regards
..::Hot Ice::..
akulli@live.com

PJESA E PĖRGJITHSHME
KAPITULLI I: DISPOZITAT E PĖRGJITHSHME
Neni 1
PARIMI I LIGJSHMĖRISĖ
(1) Veprat penale, sanksionet penale dhe masat e trajtimit tė detyrueshėm pėrcaktohen
vetėm me ligj.
(2) Askujt nuk mund t’i shqiptohet sanksioni penal ose masa e trajtimit tė detyrueshėm
pėr njė vepėr nėse para kryerjes sė veprės ligji nuk e pėrcakton veprėn si vepėr penale dhe
nuk parasheh sanksion penal ose masa tė trajtimit tė detyrueshėm pėr atė vepėr.
(3) Pėrkufizimi i njė vepre penale duhet tė pėrcaktohet nė mėnyrė tė saktė dhe nuk lejohet
interpretimi sipas analogjisė. Nė rast paqartėsie, pėrkufizimi i veprės penale interpretohet nė
favor tė personit i cili hetohet, ndiqet ose shpallet fajtor.
Neni 2
ZBATIMI I LIGJIT MĖ TĖ FAVORSHĖM
(1) Ndaj kryerėsit zbatohet ligji qė ka qenė nė fuqi nė kohėn e kryerjes sė veprės penale.
(2) Nė rast se ligji nė fuqi ndryshon para shqiptimit tė vendimit tė formės sė prerė,
atėherė ndaj kryerėsit zbatohet ligji qė ėshtė mė i favorshėm.
(3) Nėse ligji i ri nuk e inkriminon veprėn, por kryerėsi i veprės penale ėshtė dėnuar me
aktgjykim pėrfundimtar nė pajtim me ligjin e mėparshėm, sanksioni penal nuk fillon tė
ekzekutohet ose ndėrpritet nė rast se ka filluar.
(4) Njė ligj i cili shprehimisht ka qenė nė fuqi vetėm pėr njė kohėtė caktuar, zbatohet pėr
ato vepra penale qė janė kryer gjatė kohės kur ai ligj ka qenė nė fuqi edhe nė rastin kur nuk
ėshtė mė nė fuqi. Por kjo nuk zbatohet nėse vetė ligji shprehimisht e parashikon ndryshe.
Neni 3
SANKSIONET PENALE DHE MASAT E TRAJTIMIT TĖ DETYRUESHĖM
(1) Sanksionet penale janė:
1) Dėnimet kryesore;
2) Dėnimet alternative;
3) Dėnimet plotėsuese dhe
4) Vėrejtja gjyqėsore.
UNMIK/RREG/2003/25 Gazeta zyrtare 6 korrik 2003
156
(2) Masa tė trajtimit tė detyrueshėm janė:
1) Trajtimi i detyrueshėm psikiatrik pėr kryerėsit e veprės penale tė paaftė
mendėrisht.
2) Trajtimi i detyrueshėm psikiatrik pėr kryerėsit e veprės penale me aftėsi tė
zvogėluar mendore dhe
3) Trajtimi i detyrueshėm pėrmes rehabilitimit tė kryerėsve tė veprave penale tė
varur nga droga dhe alkooli.
Neni 4
KUFIZIMET NĖ EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE DHE TĖ MASAVE TĖ TRAJTIMIT
TĖ DETYRUESHĖM
Kryerėsit tė veprės penale me rastin e ekzekutimit tė sanksioneve penale ose tė trajtimit tė
detyrueshėm mund t’i mohohen ose t’i kufizohen tė drejtat e caktuara vetėm nė masėn e cila i
pėrgjigjet natyrės a pėrmbajtjes sė atij sanksioni ose mase dhe vetėm nė mėnyrėn me tė cilėn
sigurohet respektimi i dinjitetit njerėzor tė individit dhe nė pajtim me tė drejtėn
ndėrkombėtare.
Neni 5
ZBATIMI I PJESĖS SĖ PĖRGJITHSHME TĖ KĖTIJ KODI
Dispozitat e pjesės sė pėrgjithshme tė kėtij Kodi zbatohen pėr tė gjitha veprat penale tė
pėrcaktuara nė ligjet nė fuqi nė Kosovė.
KAPITULLI II: VEPRA PENALE DHE PĖRGJEGJĖSIA PENALE
Neni 6
VEPRA PENALE
Vepra penale ėshtė vepėr e kundėrligjshme e cila ėshtė e pėrcaktuar me ligj si vepėr penale,
tiparet e sė cilės janė tė pėrcaktuara me ligj dhe pėr tė cilėn me ligj ėshtė paraparė sanksioni
penal ose masa e trajtimit tė detyrueshėm.
Neni 7
VEPRA E RĖNDĖSISĖ SĖ VOGĖL
Nuk ėshtė vepėr penale ajo vepėr e cila edhe pse pėrmban tiparet e veprės penale tė
pėrcaktuar me ligj ėshtė e rėndėsisė sė vogėl. Vepra ėshtė e rėndėsisė sė vogėl kur
rrezikshmėria e saj nuk ėshtė e rėndėsishme pėr shkak tė natyrės ose peshės sė veprės, tė
mungesės ose pasojave tė dėmshme tė parėndėsishme; tė rrethanave nė tė cilat ėshtė kryer
vepra, tė shkallės sė ulėt tė pėrgjegjėsisė penale tė kryerėsit tė veprės ose pėr shkak tė
rrethanave personale tė kryerėsit.
UNMIK/RREG/2003/25 Gazeta zyrtare 6 korrik 2003
157
Neni 8
MBROJTJA E NEVOJSHME
(1) Nuk ėshtė vepėr penale vepra e cila ėshtė kryer nė mbrojtje tė nevojshme.
(2) Mbrojtja e nevojshme ėshtė mbrojtja e cila ėshtė e domosdoshme pėr tė zbrapsur
sulmin e kundėrligjshėm, real dhe tė atqasshėm ndaj vetes ose ndaj njė personi tjetėr me
kusht qė karakteri i mbrojtjes tė jetė nė proporcion me shkallėn e rrezikut qė paraqet sulmi.
(3) Disproporcioni ndėrmjet sulmit dhe zbrapsjes sė sulmit konsiderohet tejkalim i
kufijve tė mbrojtjes sė nevojshme.
(4) Kryerėsi i cili i tejkalon kufijtė e mbrojtjes sė nevojshme mund tė dėnohet mė lehtė.
Nėse kryerėsi tejkalon kufijtė pėr shkak tė tronditjes sė fortė apo frikės sė shkaktuar nga
sulmi, ai mund tė lirohet nga dėnimi.
Neni 9
NEVOJA EKSTREME
(1) Nuk ėshtė vepėr penale ajo vepėr e cila ėshtė kryer nė kushtet e nevojės ekstreme.
(2) Nevoja ekstreme ekziston nėse personi e kryen veprėn pėr tė zbrapsur prej vetes ose
tjetrit rrezikun e atqasshėm e tė paprovokuar, i cili nuk mund tė evitohet nė mėnyrė tjetėr, me
kusht qė e keqja e shkaktuar nuk ėshtė mė e madhe se sa e keqja qė ėshtė kanosur.
(3) Kur kryerėsi e shkakton rrezikun nga pakujdesia apo i tejkalon kufijtė e nevojės
ekstreme, dėnohet mė butė, e nėse tejkalimin e ka bėrė nė rrethana veēanėrisht lehtėsuese, ai
edhe mund tė lirohet nga dėnimi.
(4) Nuk ekziston nevoja ekstreme nėse kryerėsi ka qenė i obliguar t’i ekspozohet rrezikut.
Neni 10
URDHĖRAT NGA LART
(1) Fakti qė njė vepėr penale ėshtė kryer nga njė person nė bazė tė njė urdhri qeveritar ose
tė njė eprori qoftė ushtarak ose civil, nuk e lehtėson kryerėsin nga pėrgjegjėsia penale, pos
kur:
1) Personi ka qenė i detyruar ligjėrisht t'u bindej urdhrave tė qeverisė ose tė eprorit tė
tij;
2) Personi nuk e ka ditur se udhri ishte i paligjshėm dhe
3) Urdhri nuk ishte nė mėnyrė tė dukshme i paligjshėm.
(2) Urdhrat pėr tė kryer gjenocid ose krime tė tjera kundėr njerėzimit janė gjithherė
qartazi tė paligjshme.
UNMIK/RREG/2003/25 Gazeta zyrtare 6 korrik 2003
158
Neni 11
PĖRGJEGJĖSIA PENALE
(1) Personi konsiderohet penalisht pėrgjegjės nėse ėshtė mendėrisht i aftė dhe ėshtė
shpallur fajtor pėr kryerjen e njė vepre penale. Personi ėshtė fajtor pėr kryerjen e njė vepre
penale nė rast se ai e kryen veprėn penale me dashje apo nga pakujdesia.
(2) Personi nuk konsiderohet penalisht pėrgjegjės nėse nė kohėn e kryerjes sė veprės
penale ėshtė nėn moshėn katėrmbėdhjetė vjet.
(3) Njė person konsiderohet penalisht pėrgjegjės pėr veprėn penale tė kryer nga
pakujdesia vetėm nėse kėtė shprehimisht e parashikon ligji.
Neni 12
PAAFTĖSIA MENDORE DHE AFTĖSIA E ZVOGĖLUAR MENDORE
(1) Personi i cili ka kryer vepėr penale konsiderohet i paaftė mendėrisht nėse nė kohėn e
kryerjes sė veprės penale lėngonte nga njė sėmundje mendore e pėrkohshme ose e
pėrhershme, nėse kishte ērregullim mendor apo ngecje nė zhvillimin mendor, qė e ka prekur
funksionimin e tij mendor, dhe, si pasojė e kėsaj, nuk ka qenė nė gjendje t’i kuptojė ose t’i
kontrollojė veprimet a mosveprimet e tij apo tė kuptojė se kryen vepėr penale.
(2) Person i cili ka kryer vepėr penale konsiderohet se ka aftėsi tė zvogėluar mendore
nėse nė kohėn e kryerjes sė veprės penale aftėsia e tij pėr tė kuptuar apo pėr t’i kontrolluar
veprimet a mosveprimet e tij ka qenė dukshėm e zvogėluar pėr shkaqet e cekura nė paragrafin
1 tė kėtij neni. Personi i tillė konsiderohet penalisht pėrgjegjės, por kėto rrethana merren
parasysh nga gjykata kur vendos pėr kohėzgjatjen dhe llojin e sanksionit ose masėn e trajtimit
tė detyrueshėm.
Neni 13
KRYERJA E VEPRĖS PENALE NĖ GJENDJE TĖ DEHUR
Ėshtė penalisht pėrgjegjės kryerėsi i veprės penale, i cili duke pėrdorur alkool, drogė apo me
ndonjė mėnyrė tjetėr e sjell veten nė njė gjendje tė tillė qė nuk mund tė kuptojė rėndėsinė e
veprimit apo tė mosveprimit tė vet ose tė kontrollojė sjelljen e vet nėse, para se tė ketė sjellė
veten nė atė gjendje, veprimet ose mosveprimet e tij kanė qenė tė pėrfshira nė dashjen e tij
apo nėse ėshtė i pakujdesshėm ndaj veprės penale dhe ligji parasheh pėrgjegjėsi penale pėr
kryerje tė veprės penale nga pakujdesia.
Neni 14
LIDHJA SHKAKORE
Personi nuk ėshtė penalisht pėrgjegjės kur midis veprimit ose mosveprimit tė tij dhe pasojave
mungon lidhja shkasore ose kur nuk ka mundėsi tė shkaktohen pasojat.
UNMIK/RREG/2003/25 Gazeta zyrtare 6 korrik 2003
159
Neni 15
DASHJA
(1) Vepra penale mund tė kryhet me dashje direkte ose eventuale.
(2) Personi vepron me dashje direkte kur ėshtė i vetėdijshėm pėr veprėn e vet dhe e
dėshiron kryerjen e saj.
(3) Personi vepron me dashje eventuale kur ėshtė i vetėdijshėm se pasoja e ndaluar mund
tė shkaktohet si rezultat i veprimit ose i mosveprimit tė tij dhe ai pranon shkaktimin e saj.
Neni 16
PAKUJDESIA
(1) Vepra penale mund tė kryhet me pakujdesi tė vetėdijshme apo tė pavetėdijshme.
(2) Personi vepron me pakujdesi tė vetėdijshme kur ėshtė i vetėdijshėm se pasoja e
ndaluar mund tė shkaktohet si rezultat i veprimit ose tė mosveprimit tė tij, por me
mendjelehtėsi mendon se ajo nuk do tė shkaktohet apo se ai do tė mund ta parandalojė
shkaktimin e saj.
(3) Personi vepron me pakujdesi tė pavetėdijshme kur nuk ėshtė i vetėdijshėm se pasoja e
ndaluar mund tė shkaktohet si rezultat i veprimit ose mosveprimit tė tij edhe pse nė rrethanat
dhe sipas vetive tė tij personale ka mund tė ishte apo duhej tė ishte i vetėdijshėm pėr kėtė
mundėsi.
Neni 17
PĖRGJEGJĖSIA PĖR PASOJAT MĖ TĖ RĖNDA
Nėse kryerja e njė vepre penale shkakton pasoja tė cilat e tejkalojnė qėllimin e kryerėsit dhe
pėr kėtė ligji parashikon njė dėnim mė tė rėndė, dėnimi mė i rėndė mund tė shqiptohet nė rast
se pasoja i atribuohet pakujdesisė sė kryerėsit.
Neni 18
LAJTHIMI FAKTIK
(1) Personi nuk ėshtė penalisht pėrgjegjės nėse nė kohėn e kryerjes sė veprės penale nuk
ka qenė i vetėdijshėm pėr ndonjė nga tiparet e asaj vepre ose gabimisht ka menduar se
ekzistonin rrethanat, tė cilat faktikisht po tė ekzistonin, kjo vepėr do tė ishte e lejuar.
(2) Personi i cili pėr shkak tė pakujdesisė ka qenė nė lajthim ėshtė penalisht pėrgjegjės
pėr veprėn penale tė kryer nga pakujdesia kur ligji parashikon pėrgjegjėsi penale pėr vepėr tė
tillė.
UNMIK/RREG/2003/25 Gazeta zyrtare 6 korrik 2003
160
Neni 19
LAJTHIMI JURIDIK
(1) Nuk ėshtė penalisht pėrgjegjės kryerėsi i cili pėr shkaqe tė arsyeshme nuk e ka ditur
ose nuk ka mundur ta dijė se vepra ėshtė e ndaluar.
(2) Nėse lajthimi ka qenė i evitueshėm, kryerėsi ėshtė penalisht pėrgjegjės, por mund tė
dėnohet mė lehtė.
(3) Lajthimi juridik ėshtė i evitueshėm nėse ēdokush, pra edhe kryerėsi, ka mundur lehtė
tė dijė se vepra ėshtė e kundėrligjshme apo nėse ėshtė fjala pėr kryerėsin i cili, duke marrė
parasysh thirrjen, profesionin apo detyrėn e tij ka qenė i obliguar tė dijė dispozitėn pėrkatėse.
Neni 20
TENTATIVA
(1) Kushdo qė me dashje ndėrmerr veprime tė drejtpėrdrejta pėr kryerjen e veprės penale
dhe vepra nuk ėshtė kryer ose elementet e veprės sė qėllimshme penale nuk janė realizuar, ai
konsiderohet se ka tentuar tė kryejė vepėr penale.
(2) Tentativa pėr kryerjen e njė vepre penale tė dėnueshme me sė paku tre vjet burgim,
dėnohet, kurse lidhur me veprat e tjera penale tentativa dėnohet vetėm nėse ligji e parasheh
shprehimisht kėtė.
(3) Personi qė tenton tė kryejė vepėr penale dėnohet mė butė se sa kryerėsi, nė pajtim me
nenin 65(2) tė kėtij Kodi.
Neni 21
TENTATIVA E PAPĖRSHTATSHME
Gjykata mund ta lirojė nga dėnimi personin i cili tenton tė kryejė vepėr penale me mjete tė
papėrshtatshme ose ndaj objektit tė papėrshtatshėm.
Neni 22
HEQJA DORĖ VULLNETARE
(1) Gjykata e liron personin nga dėnimi pėr tentativė tė dėnueshme tė veprės penale nėse
personi i tillė heq dorė vullnetarisht nga kryerja e veprės penale tė cilėn e ka filluar, ndonėse
ėshtė i vetėdijshėm se nė pajtim me tė gjitha rrethanat ai mund tė vazhdonte veprėn ose, nėse
pas kryerjes sė njė vepre tė tillė parandalon shkaktimin e pasojave.
(2) Nė rastin e cekur nė paragrafin 1 tė kėtij neni, kryerėsi dėnohet pėr ato veprime tė
cilat pėrbėjnė vepėr tjetėr tė veēantė penale.
UNMIK/RREG/2003/25 Gazeta zyrtare 6 korrik 2003
161
BASHKĖPUNIMI NĖ KRYERJEN E VEPRĖS PENALE
Neni 23
BASHKĖKRYERJA
Nėse dy apo mė shumė persona sė bashku kryejnė veprėn penale duke marrė pjesė nė
kryerjen e veprės penale ose thelbėsisht duke i kontribuuar kryerjes sė saj nė ndonjė mėnyrė
tjetėr, secili prej tyre ėshtė pėrgjegjės dhe dėnohet me dėnimin e paraparė pėr vepra penale.
Neni 24
SHTYTJA
Kushdo qė me dashje e shtyt tjetrin tė kryejė vepėr penale dėnohet sikurse ai ta kishte kryer
atė vepėr penale, nėse vepra penale ėshtė kryer nėn ndikimin e tij.
Neni 25
NDIHMA
(1) Kushdo qė me dashje e ndihmon tjetrin tė kryejė vepėr penale dėnohet sipas nenit
65(2) tė kėtij Kodi.
(2) Ndihma pėr tė kryer njė vepėr penale pėrfshin kėshillimin ose udhėzimin se si kryhet
vepra penale, duke vėnė nė dizpozicion tė kryerėsit mjetet pėr kryerjen e veprės penale, duke
larguar pengesat pėr kryerjen e veprės penale ose duke i premtuar paraprakisht se do t’i
fshehė provat e veprės sė kryer penale, identitetin e kryerėsit, mjetet e pėrdorura pėr kryerjen
e veprės penale ose pėrfitimet qė rrjedhin nga kryerja e veprės penale.
Neni 26
BASHKIMI KRIMINAL
(1) Kushdo qė shprehimisht apo nė mėnyrė tė heshtur merret vesh me njė apo me mė
shumė persona pėr tė kryer ose pėr tė nxitur kryerjen e njė vepre penale pėr tė cilėn ligji
parasheh sė paku pesė vjet burgim dhe ndėrmerr veprime pėrgatitore pėr realizimin e
marrėveshjes sė tillė, si dhe merr pjesė nė bashkimin kriminal, dėnohet sipas nenit 65(2) tė
kėtij Kodi.
(2) Gjykata mund ta zvogėloj dėnimin ose ta liroj nga dėnimi personin i cili ėshtė
penalisht pėrgjegjės sipas paragrafit 1 tė kėtij neni nėse ai person:
1) Vullnetarisht heq dorė nga marrėveshja;
2) Vullnetarisht ndėrmerr veprime pėr parandalimin e ekzistencės sė vazhdueshme tė
bashkimit kriminal ose tė kryerjes sė veprės penale nė pajtim me qėllimet e saj ose
3) Vullnetarisht ia zbulon policisė njohuritė e marrėveshjes nė kohėn e duhur kur
veprat penale tė planifikuara ende mund tė parandalohen.
UNMIK/RREG/2003/25 Gazeta zyrtare 6 korrik 2003
162
Neni 27
KUFINJTĖ E PĖRGJEGJĖSISĖ PENALE DHE NDĖSHKIMI PĖR BASHKĖPUNIM
(1) Bashkėkryerėsi ėshtė penalisht i pėrgjegjshėm brenda kufijve tė dashjes apo tė
pakujdesisė sė vet, ndėrsa personi qė e shtyt dhe e ndihmon kryerjen e veprės penale ėshtė
penalisht i pėrgjegjshėm brenda kufijve tė dashjes sė tij.
(2) Gjykata e liron nga dėnimi bashkėkryerėsin ose personin qė e shtyt a e ndihmon
kryerjen e veprės penale nėse ai person e parandalon vullnetarisht kryerjen e veprės penale.
DISPOZITAT E POSAĒME MBI PĖRGJEGJĖSINĖ PENALE PĖR VEPRAT
PENALE TĖ KRYERA ME ANĖ TĖ MEDIAVE
Neni 28
PĖRGJEGJĖSIA PENALE E KRYEREDAKTORĖVE, BOTUESVE, SHTYPSHKRONJĖSVE OSE
PRODHUESVE
(1) Nėse vepra penale ėshtė kryer me anė tė publikimit tė informacionit nė gazeta ose nė
lloje tė tjera tė shtypit periodik, nė radios apo nė televizionit, penalisht ėshtė pėrgjegjės autori
i informacionit.
(2) Kryeredaktori pėrgjegjės ose personi i cili e zėvendėson atė nė kohėn e publikimit tė
informatės ėshtė penalisht pėrgjegjės nė rastet kur:
1) Autori nuk mund tė gjendet ose tė gjykohet nė gjykatėn e Kosovės ose
2) Publikimi i informacionit ėshtė botuar pa dijen e autorit ose kundėr vullnetit tė tij.
(3) Botuesi i gazetės ose i llojeve tė tjera tė shtypit periodikė ėshtė pėrgjegjės, nėse
kryeredaktori ose personi qė e zėvendėson atė nė kohėn e publikimit tė informatave nė gazetė
ose nė llojet e tjera tė shtypit periodik, nė pajtim me paragrafin 2 tė kėtij neni, nuk mund tė
gjenden ose tė gjykohen nė gjykatėn e Kosovės.
(4) Kur botuesi ėshtė penalisht pėrgjegjės, sipas paragrafit 3 tė kėtij neni, dhe, pėr shkak
tė pengesave ligjore ose faktike nuk ėshtė e mundur tė dėnohet botuesi, atėherė pėrgjegjės
ėshtė shtypshkronjėsi nėse ai e ka ditur se pengesa e tillė ligjore ose faktike ka ekzstuar.
(5) Prodhuesi ėshtė penalisht pėrgjegjės kur kryeredaktori ose personi qė e zėvendėson
atė nė kohėn e publikmit tė informacionit me anė tė mjeteve tė shiritit manjetik, filmik,
diapozitivave, fotografive ose mjeteve tė tjera audio dhe video tė dedikuara pėr mediat
masive ose pėr prezentim publik apo pėr njė numėr tė madh tė personave janė penalisht
pėrgjegjės sipas paragrafit 2 tė kėtij neni e tė cilėt nuk mund tė gjenden ose tė gjykohen nė
gjykatėn e Kosovės.
(6) Nėse botuesi, shtypshkronjėsi ose prodhuesi si person juridik a organi publik ėshtė
pėrgjegjės sipas kėtij neni, atėherė personi pėrgjegjės pėr shtypjen ose aktivitetin prodhues
ėshtė penalisht pėrgjegjės.
UNMIK/RREG/2003/25 Gazeta zyrtare 6 korrik 2003
163
(7) Personat e cekur nė kėtė nen nuk janė penalisht pėrgjegjės nėse publikimi i
informacionit ėshtė raport i saktė nga njė mbledhje e organit publik ose nga deklarata e njė
person zyrtar.
Neni 29
MBROJTA E BURIMEVE TĖ INFORMATAVE
(1) Personi i cili merr pjesė si profesionist nė publikimin e informacionit ose si anėtar i
kėshillit redaktues tė mediave dhe ndihmėsi i tij nuk janė penalisht pėrgjegjės nėse refuzojnė
ta tregojnė autorin e publikimit ose burimin e informatave.
(2) Personat e cekur nė paragrafin 1 tė kėtij neni nuk janė penalisht pėrgjegjės nėse
gjykata konstaton se:
1) Zbulimi i informatave ėshtė i domosdoshėm pėr tė parandaluar sulmin qė pėrbėn
kėrcėnim tė drejtėpėrdrejtė ndaj jetės apo integritetit trupor tė ndonjė personi ose
2) Zbulimi i informatave ėshtė i domosdoshėm pėr tė parandaluar veprėn penale tė
dėnueshme me burgim prej sė paku tre viteve apo pėr veprėn penale tė paraparė nė
nenet 196, 203, 340, 343 ose 344.
Neni 30
ZBATIMI I DISPOZITAVE TĖ PĖRGJITHSHME PĖR PĖRGJEGJĖSINĖ PENALE
Dispozitat pėr pėrgjegjėsinė penale tė personave tė cekur nė nenet 28 dhe 29 janė tė
zbatueshme vetėm nėse ata persona nuk janė penalisht pėrgjegjės sipas dispozitave tė
pėrgjithshme pėr pėrgjegjėsinė penale tė parapara nė kėtė Kod.
Neni 31
MĖNYRA E KRYERJES SĖ VEPRAVE PENALE
(1) Vepra penale mund tė kryhet me veprim ose me mosveprim.
(2) Vepra penale kryhet me mosveprim vetėm kur kryerėsi nuk e ndėrmerr veprimin tė
cilin ka qenė i obliguar ta kryejė.
Neni 32
KOHA E KRYERJES SĖ VEPRAVE PENALE
Vepra penale ėshtė kryer nė kohėn kur kryerėsi ka vepruar apo ka qenė i obliguar tė veprojė
pa marrė parasysh kohėn kur ėshtė shkaktuar pasoja.
UNMIK/RREG/2003/25 Gazeta zyrtare 6 korrik 2003
164
Neni 33
VENDI I KRYERJES SĖ VEPRAVE PENALE
(1) Vepra penale ėshtė kryer nė vendin ku kryerėsi ka vepruar apo ka qenė i detyruar tė
veprojė ashtu si dhe nė vendin ku ėshtė shkaktuar pasoja.
(2) Vepra penale ėshtė tentuar nė vendin ku kryerėsi ka vepruar si dhe nė vendin ku sipas
dashjes sė kryerėsit ėshtė dashur tė shkaktohet pasoja.
KAPITULLI III: DĖNIMET
Neni 34
QĖLLIMI I DĖNIMIT
Qėllimet e dėnimit janė:
1) Tė parandalojė kryerėsin nga kryerja e veprave penale nė tė ardhmen dhe tė bėjė
rehabilitimin e tij dhe
2) Tė pėrmbajė personat e tjerė nga kryerja e veprave penale.
Neni 35
LLOJET E DĖNIMEVE
Ekzistojnė dėnimet kryesore, dėnimet alternative dhe plotėsuese.
DĖNIMET KRYESORE
Neni 36
DĖNIMET KRYESORE
Dėnimet kryesore janė:
1) Dėnimi me burgim afatgjatė;
2) Dėnimi me burgim dhe
3) Dėnimi me gjobė.
Neni 37
DĖNIMI ME BURGIM AFATGJATĖ
(1) Ligji mund tė parasheh dėnim me burgim afatgjatė pėr veprat mė tė rėnda penale tė
kryera me dashje ose nėn rrethana veēanėrisht rėnduese ose qė kanė shkaktuar pasoja shumė
tė rėnda.
(2) Burgimi afatgjatė shqiptohet nė kohėzgjatje prej njėzet e njė deri nė dyzet vjet.
UNMIK/RREG/2003/25 Gazeta zyrtare 6 korrik 2003
165
(3) Burgimi afatgjatė nuk mund tė parashihet si i vetmi dėnim kryesor pėr njė vepėr tė
veēantė penale.
(4) Nėse ėshtė shqiptuar dėnimi me burgim afatgjatė, lirimi me kusht mund tė jepet vetėm
pasi tė jenė mbajtur tri tė katėrtat e kėtij dėnimi.
Neni 38
DĖNIMI ME BURGIM
(1) Dėnimi me burgim nuk mund tė shqiptohet nė kohėzgjatje mė pak se pesėmbėdhjetė
ditė e as mė tepėr se njėzet vjet.
(2) Dėnimi me burgim shqiptohet nė vite dhe nė muaj tė plotė, e nė rastet kur dėnimi
ėshtė deri nė gjashtė muaj, dėnimi shqiptohet nė ditė tė plota.
(3) Kur gjykata cakton dėnimin me burgim deri nė tre muaj, gjykata mund tė caktojė qė
dėnimi me burgim tė zėvendėsohet me gjobė ose me punė nė dobi tė pėrgjithshme, por me
pėlqimin e kryerėsit.
Neni 39
DĖNIMI ME GJOBĖ
(1) Dėnimi me gjobė nuk mund tė jetė mė pak se 50 euro evropiane (nė tekstin e mėtejmė
euro). Dėnimi me gjobė nuk mund tė jetė mė i lartė se 25.000 euro ose pėr vepra penale tė
kryera me qėllim tė fitimit tė dobisė pasurore nuk mund tė jetė mė i lartė se 500.000 euro.
(2) Nė aktgjykim caktohet afati i pagimit tė dėnimit me gjobė, i cili nuk mund tė jetė mė i
shkurtėr se pesėmbėdhjetė ditė e as mė i gjatė se tre muaj, mirėpo nė rrethana tė
arsyetueshme gjykata mund tė lejojė qė i dėnuari ta paguajė dėnimin me gjobė edhe me kėste,
por afati i pagesės nuk mund tė jetė mė i gjatė se dy vjet.
(3) Nėse personi i dėnuar refuzon tė paguajė gjobėn ose nuk ėshtė nė gjendje ta paguajė
atė, gjykata mund tė lejojė qė gjoba tė paguhet nė kėste gjatė njė periudhe e cila nuk i
tejkalon dy vjet. Pas kėsaj, nėse personi i dėnuar vazhdon tė refuzojė pagesėn e gjobės ose
nuk ėshtė nė gjendje ta bėjė kėtė, gjykata, me pajtimin e personit tė dėnuar, mund ta
zėvendėsojė gjobėn me njė urdhėr pėr punė nė dobi tė pėrgjithshme, e cila, sa tė jetė e
mundur, nuk e pengon nė aktivitetet e tij tė rregullta tė punės.
(4) Nėse personi i dėnuar nuk pajtohet me zėvendėsimin e dėnimit me gjobė me urdhrin
pėr punė nė dobi tė pėrgjithshme tė paraparė nė paragrafin 3 tė kėtij neni, gjykata cakton njė
ditė burgim pėr ēdo 15 euro tė gjobės, me kusht qė afati i burgimit tė mos tejkalojė gjashtė
muaj.
(5) Dėnimi me gjobė mund tė shqiptohet edhe si dėnim plotėsues (neni 54 i kėtij Kodi).
(6) Dėnimi me gjobė nuk ekzekutohet pas vdekjes sė tė dėnuarit.
UNMIK/RREG/2003/25 Gazeta zyrtare 6 korrik 2003
166
Neni 40
ZĖVENDĖSIMI I DĖNIMIT ME URDHRIN PĖR PUNĖ NĖ DOBI TĖ PĖRGJITHSHME
(1) Gjykata, me pėlqimin e personit tė dėnuar, mund caktojė urdhrin pėr punė nė dobi tė
pėrgjithshme si zėvendėsim tė dėnimit me burgim ose me gjobė sipas nenit 38(3) ose nenit
39(3).
(2) Nėse e shqipton urdhrin pėr punė nė dobi tė pėrgjithshme, gjykata e urdhron personin
e dėnuar tė kryejė punė nė dobi tė pėrgjithshme pa pagesė pėr njė periudhė tė caktuar kohe
prej 30 deri nė 240 orė. Shėrbimi sprovues vendos pėr llojin e punės nė dobi tė pėrgjithshme
qė duhet kryer nga personi i dėnuar, cakton organizatėn e veēantė pėr tė cilėn personi i
dėnuar do tė kryejė punėn nė dobi tė pėrgjithshme, vendos pėr ditėt e javės gjatė tė cilave
puna nė dobi tė pėrgjithshme duhet tė kryhet dhe e mbikėqyrė kryerjen e punės nė dobi tė
pėrgjithshme.
(3) Puna nė dobi tė pėrgjithshme duhet tė kryhet brenda kohės sė caktuar nga gjykata dhe
kjo kohė nuk duhet tė kalojė njė vit.
(4) Nėse pas kalimit tė kohės sė caktuar personi i dėnuar nuk e ka kryer punėn nė dobi tė
pėrgjithshme ose vetėm pjesėrisht e ka kryer punėn e tillė nė dobi tė pėrgjithshme, gjykata
mund tė caktojė njė afat tė burgimit nė proporcion me kohėzgjatjen e punės nė dobi tė
pėrgjithshme qė nuk ėshtė kryer. Afati i burgimit nuk duhet tė tejkalojė afatin e parė tė
burgimit nė rastin e urdhrit pėr punė nė dobi tė pėrgjithshme tė lėshuar sipas nenit 38(3) ose
nuk duhet t’i tejkalojė gjashtė muaj nė rastin e urdhrit pėr punė nė dobi tė pėrgjithshme tė
lėshuar sipas nenit 39(3).
DĖNIMET ALTERNATIVE
Neni 41
DĖNIMET ALTERNATIVE
(1) Dėnimet alternative janė:
1) Dėnimi me kusht dhe
2) Gjysmėliria.
(2) Kur shqipton dėnimin me kusht, gjykata po ashtu mund tė shqiptojė:
1) Urdhrin pėr trajtim tė detyrueshėm rehabilitues;
2) Urdhrin pėr mbikėqyrje nga shėrbimi sprovues dhe
3) Urdhrin pėr punė nė dobi tė pėrgjithshme.
UNMIK/RREG/2003/25 Gazeta zyrtare 6 korrik 2003
167
Neni 42
QĖLLIMI I DĖNIMIT ME KUSHT
Qėllimi i dėnimit me kusht ėshtė qė kryerėsit t’i jep qortimin, i cili e arrin qėllimin e dėnimit
pėrmes shpalljes sė dėnimit pa ekzekutimin e dėnimit.
Neni 43
DĖNIMI ME KUSHT
(1) Gjykata mund t’ia shqiptojė dėnimin me kusht kryerėsit sipas kushteve tė parapara me
kėtė Kod.
(2) Me rastin e caktimit tė dėnimit me kusht, gjykata ia shpall personit tė dėnuar dėnimin
dhe nė tė njėjtėn kohė urdhėron qė ky dėnim tė mos ekzekutohet nėse personi i dėnuar pėr
kohėn tė cilėn e cakton gjykata (koha e verifikimit), e cila nuk mund tė jetė mė e shkurtėr se
njė vit dhe as mė e gjatė se pesė vjet, nuk kryen vepėr tjetėr penale.
(3) Nė dėnimin me kusht, gjykata mund tė caktojė qė dėnimi tė ekzekutohet nėse nė
afatin e caktuar personi i dėnuar nuk e kthen pėrfitimin pasuror tė fituar me kryerjen e veprės
penale, nuk e kompenzon dėmin qė e ka shkaktuar me vepėr penale ose nuk i pėrmbush
detyrimet e tjera tė parapara me dispozitat e ligjit penal. Afati pėr pėrmbushjen e kėtyre
detyrimeve caktohet nga gjykata nė kuadrin e kohės sė verifikimit.
Neni 44
KUSHTET PĖR SHQIPTIMIN E DĖNIMEVE ME KUSHT
(1) Kryerėsit mund t’i shqiptohet dėnim me kusht pėr veprėn penale e cila dėnohet me
burgim deri nė pesė vjet dhe pėr kryerėsin e veprės penale pėr tė cilėn ėshtė paraparė dėnimi
deri nė dhjetė vjet burgim, nėse zbatohen dispozitat e zbutjes sė dėnimit.
(2) Dėnimi me kusht mund t’i shqiptohet kryerėsit ashtu siē ėshtė paraparė nė paragrafin
1 tė kėtij neni kur gjykata e shqipton dėnim me gjobė ose me burgim deri nė dy vjet qoftė pėr
njė vepėr penale, qoftė pėr bashkim tė veprave penale.
(3) Me rastin e marrjes sė vendimit pėr shqiptimin e dėnimit me kusht, gjykata merr
posaēėrisht parasysh qėllimin e dėnimit me kusht, sjelljen e mėparshme tė kryerėsit, sjelljen e
tij pas kryerjes sė veprės penale, shkallėn e pėrgjegjėsisė penale dhe rrethanat e tjera sipas tė
cilave ėshtė kryer vepra penale.
(4) Nėse kryerėsit i ėshtė shqiptuar dėnimi me burgim dhe dėnimi me gjobė, gjykata
mund tė shqiptojė dėnimin me kusht pėr tė dy dėnimet apo vetėm pėr dėnimin me burgim.
Neni 45
REVOKIMI I DĖNIMIT ME KUSHT PĖR SHKAK TĖ VEPRAVE TĖ REJA PENALE
(1) Gjykata e revokon dėnimin me kusht nėse personi i dėnuar gjatė kohės sė verifikimit
kryen njė apo mė shumė vepra penale pėr tė cilat ėshtė shqiptuar dėnimi me burgim prej sė
paku dy apo mė tepėr vjet.
UNMIK/RREG/2003/25 Gazeta zyrtare 6 korrik 2003
168
(2) Gjykata mund ta revokojė dėnimin me kusht nėse i dėnuari gjatė kohės sė verifikimit
kryen njė apo shumė vepra penale pėr tė cilat ėshtė shqiptuar dėnimi me burgim me mė pak
se dy vjet ose dėnimi me gjobė pasi t’i ketė vlerėsuar tė gjitha rrethanat tė cilat u pėrkasin
veprave penale tė kryera si dhe personit tė dėnuar dhe sidomos ngjashmėritė e veprave penale
tė kryera, rėndėsinė e tyre dhe motivet pėr kryerjen e veprave penale.
(3) Nėse e revokon dėnimin me kusht, gjykata shqipton dėnimin unik pėr veprėn penale
tė kryer mė parė edhe pėr veprėn e re penale, nė pajtim me nenin 71 tė kėtij Kodi dhe duke i
konsideruar dėnimet e revokuara me kusht si tė pėrcaktuara.
(4) Nėse gjykata nuk e revokon dėnimin me kusht, ajo mund ta shqiptojė dėnimin me
kusht a me burgim ose dėnimin me gjobė pėr veprėn e re penale. Nėse gjykata shqipton
dėnim me kusht pėr veprėn e re penale, ajo i zbaton dispozitat e nenit 71 tė kėtij Kodi pėr ta
shqiptuar dėnimin e bashkuar me kusht pėr veprėn penale tė kryer mė parė dhe pėr veprėn e
re penale dhe po ashtu e cakton njė periudhė tė bashkuar tė verifikimit e cila nuk mund tė jetė
mė pak se njė vit dhe mė shumė se pesė vjet, duke filluar prej ditės kur ka hyrė nė fuqi
vendimi. Nėse gjykata shqipton dėnim me kusht pėr veprėn e re penale, periudha kohore qė
kalohet nė mbajtjen e dėnimit me burgim nuk hiqet nga koha e verifikimit e vendosur me
dėnimin me kusht pėr veprėn penale tė kryer mė parė.
Neni 46
REVOKIMI I DĖNIMIT ME KUSHT PĖR SHKAK TĖ VEPRAVE PENALE TĖ KRYERA MĖ PARĖ
Gjykata e revokon dėnimin me kusht nėse pas shqiptimit tė dėnimit me kusht, me vendim tė
formės sė prerė konstaton se personi i dėnuar ka kryer njė vepėr penale tjetėr para se tė jetė
dėnuar me kusht dhe nėse gjykata vlerėson se nuk do tė kishte bazė pėr shqiptimin e dėnimit
me kusht po tė dihej pėr atė vepėr. Nė rastin e kėtillė, zbatohen dispozitat e nenit 45(3) tė
kėtij Kodi.
Neni 47
REVOKIMI I DĖNIMIT ME KUSHT PĖR SHKAK TĖ MOSPĖRMBUSHJES SĖ DETYRIMEVE TĖ
CAKTUARA
Nėse dėnimi me kusht ėshtė kushtėzuar me pėrmbushjen e njė detyrimi tė paraparė me nenin
43(3) tė kėtij Kodi dhe personi i dėnuar nuk e pėrmbush kėtė detyrim nė afatin e caktuar nga
gjykata, gjykata mund ta vazhdojė afatin e pėrmbushjes sė detyrimit brenda afatit tė
verifikimit apo mund ta revokojė dėnimin me kusht dhe ta ekzekutojė dėnimin i cili ėshtė
caktuar me dėnimin me kusht. Nėse gjykata konstaton se i dėnuari pėr shkaqe tė arsyeshme
nuk ka mund tai pėrmbushė detyrimin e caktuar mė parė, gjykata e heq pėrmbushjen e atij
detyrimi ose e zėvendėson atė me njė detyrim tjetėr pėrkatės tė paraparė me ligj.
UNMIK/RREG/2003/25 Gazeta zyrtare 6 korrik 2003
169
Neni 48
AFATET PĖR REVOKIMIN E DĖNIMIT ME KUSHT
(1) Dėnimi me kusht mund tė revokohet gjatė kohės sė verifikimit. Nėse personi i dėnuar
gjatė kėsaj kohe kryen vepėr penale pėr tė cilėn kėrkohet revokimi i dėnimit me kusht,
mirėpo kjo ėshtė konstatuar me aktgjykim vetėm pas skadimit tė kohės sė verifikimit, dėnimi
me kusht mund tė revokohet jo mė vonė se brenda njė viti nga dita kur skadon koha e
verifikimit.
(2) Nėse personi i dėnuar nuk e pėrmbush brenda afatit tė caktuar nga gjykata njėrin
detyrim tė paraparė nė nenin 43(3) tė kėtij Kodi, gjykata mund tė revokojė dėnimin me kusht
mė sė voni brenda njė viti nga dita kur ka skaduar koha e verifikimit dhe tė caktojė qė tė
ekzekutohet dėnimi i caktuar nė dėnimin me kusht.
Neni 49
DĖNIMI ME KUSHT I REVOKUAR ME URDHRIN PĖR TRAJTIM TĖ DETYRUESHĖM
REHABILITUES
(1) Gjykata mund tė shqiptojė dėnim me kusht me urdhėr pėr trajtim tė detyrueshėm
rehabilitues nė rast se personi i dėnuar e ka shkelur ligjin pėr herė tė parė dhe ėshtė i varur
nga droga ose alkooli, nėse gjykata konsideron se faktori kryesor qė ka ndikuar nė kryerjen e
veprės penale ėshtė alkooli ose droga dhe se trajtimi i suksesshėm do ta zvogėlonte rrezikun
pėr kryerjen e veprės sė re penale pas shqyrtimit tė raportit tė shėrbimit sprovues.
(2) Programi i trajtimit mbikėqyret nga shėrbimi sprovues.
(3) Dėnimi konsiderohet se ėshtė mbajtur me kryerjen e suksesshme tė programit tė
trajtimit rehabilitues.
(4) Nėse personi i dėnuar largohet nga programi i trajtimit rehabilitues apo nuk i
pėrmbush detyrimet lidhur me urdhrin pėr trajtim, gjykata mund ta zėvendėsojė detyrimin e
mėparshėm me njė tjetėr, munda ta shtyjė kohėzgjatjen e urdhrit pėr trajtim ose ta revokojė
dėnimin me kusht dhe tė urdhėrojė ekzekutimin e dėnimit tė caktuar nė dėnimin me kusht.
Neni 50
DĖNIMI ME KUSHT ME URDHĖR PĖR MBIKĖQYRJE NGA SHĖRBIMI SPROVUES
(1) Gjykata mund tė shqiptojė dėnim me kusht me urdhrin pėr mbikėqyrje nga shėrbimi
sprovues, nėse konsideron se integrimi i tė dėnuarit nė shoqėri arrihet mė mirė pėrmes
mbikėqyrjes nga ana e shėrbimit sprovues pas shqyrtimit tė dosjes sė shėrbimit sprovues.
(2) Kur shqipton dėnimin me kusht me urdhėr tė mbikėqyrjes nga shėrbimi sprovues,
gjykata e urdhėron personin e dėnuar pėr tė mbajtur kontaktin me shėrbimin sprovues.
Gjykata po ashtu mund t’i urdhėrojė personit tė dėnuar tė kryejė njė ose mė shumė detyrime
tė parapara me nenin 43(3) ose nenin 51 tė kėtij Kodi. Kohėzgjatja e njė detyrimi tė paraparė
me nenin 51 nuk mund tė jetė mė pak se gjashtė muaj ose mė shumė se tri vjet.
UNMIK/RREG/2003/25 Gazeta zyrtare 6 korrik 2003
170
(3) Me rastin e zgjedhjes midis detyrimeve tė parapara me nenin 51 tė kėtij Kodi, gjykata
merr parasysh nė veēanti moshėn e personit tė dėnuar, gjendjen e tij tė pėrgjithshme
shėndetėsore dhe mendore, mėnyrėn e jetesės dhe nevojat e tij, veēanėrisht nevojat nė lidhje
me familjen, shkollėn dhe punėn, motivet pėr kryerjen e veprės penale, sjelljen e tij pas
kryerjes sė veprės penale, sjelljen e tij tė kaluar, rrethanat e tij tė tjera personale dhe ato nė
lidhje me familjen qė janė tė rendėsishme pėr zgjedhjen e llojit tė mbikėqyrjes dhe tė
kohėzgjatjes sė saj.
(4) Nėse personi i dėnuar nuk mban kontaktin me shėrbimin sprovues ose nuk e
pėrmbush detyrimin e paraparė me nenin 51 tė kėtij Kodi, siē ėshtė caktuar nga gjykata,
gjykata mund ta zėvendėsojė detyrimin e mėparshėm me njė tjetėr, ta shtyejė kohėzgjatjen e
mbikqyrjes brenda kohės sė verifikimit ose ta revokojė dėnimin me kusht.
Neni 51
LLOJET E DETYRIMEVE TĖ PĖRFSHIRA NĖ DĖNIMIN ME KUSHT ME URDHĖR PĖR
MBIKĖQYRJE NGA SHĖRBIMI SPROVUES
Me qėllim tė kryerjes sė njė ose mė shumė nga detyrimet e mėposhtme, me dėnimin me kusht
me urdhėr pėr mbikėqyrje nga shėrbimi sprovues po ashtu mund tė pėrfshihet:
1) Mjekimi ose rehabilitimin nė entin shėndetėsor;
2) Nėnshtrimi nė programin e trajtimit mjekėsor ose tė rehabilitimit;
3) Vizita te psikologu ose te kėshilluesit e tjerė dhe veprimi nė pajtim me
rekomandimet e tyre;
4) Aftėsimi profesional nė njė profesion tė caktuar;
5) Kryerja e aktiviteteve punuese;
6) Shfrytėzimi i pagės dhe i tė ardhurave tė tjera ose i pasurisė pėr pėrmbushjen e
detyrimeve familjare;
7) Mosndėrrimi i vendbanimit pa autorizimin e shėrbimit sprovues;
Cool Heqja dorė nga pėrdorimi i alkoolit apo i drogės;
9) Heqja dorė nga frekuentimi nė vende apo lokale ku shėrbehen pije alkoolike;
10) Heqja dorė nga shoqėrimi me persona tė caktuar ose
11) Heqja dorė nga mbajtja e ēfarėdo lloji tė armėve.
Neni 52
DĖNIMI ME KUSHT ME URDHĖR PĖR PUNĖ NĖ DOBI TĖ PĖRGJITHSHME
(1) Pas shqyrtimit tė raportit tė shėrbimit sprovues, gjykata mund t’ia shqiptojė kryerėsit
dėnimin me kusht me urdhėr pėr punė nė dobi tė pėrgjithshme tė paraparė nė paragrafin 1 tė
UNMIK/RREG/2003/25 Gazeta zyrtare 6 korrik 2003
171
nenit 44 nėse gjykata e shpall dėnimin me gjobė deri nė 2.500 euro ose me burgim deri nė njė
vit. Puna nė dobi tė pėrgjithshme mund tė caktohet vetėm me pėlqimin e personit tė dėnuar.
(2) Nėse e shqipton dėnimin me kusht me urdhėr pėr punė nė dobi tė pėrgjithshme,
gjykata e urdhėron personin e dėnuar tė kryejė pa pagesė punė nė dobi tė pėrgjithshme pėr njė
periudhė tė caktuar prej 30 deri nė 240 orė pune. Shėrbimi sprovues vendos pėr llojin e
punės nė dobi tė pėrgjithshme qė duhet tė kryhet nga personi i dėnuar, cakton organizatėn e
veēantė pėr tė cilėn personi i dėnuar do tė kryejė punėn nė dobi tė pėrgjithshme, vendos pėr
ditėt e javės gjatė tė cilave puna nė dobi tė pėrgjithshme duhet tė kryhet dhe mbikqyrė
kryerjen e punės nė dobi tė pėrgjithshme.
(3) Puna nė dobi tė pėrgjithshme kryhet brenda njė periudhe kohore tė pėrcaktuar nga
gjykata, e cila nuk e tejkalon njė vit.
(4) Nėse e shqipton dėnimin me kusht me urdhėr pėr punė nė dobi tė pėrgjithshme,
gjykata, po ashtu, mund t’i urdhėrojė personit tė dėnuar tė mbajė kontaktin me shėrbimin
sprovues ose kryerjen e njė a mė shumė prej detyrimeve tė parapara me nenin 43(3), ose
nenin 51 tė kėtij Kodi. Kohėzgjatja e detyrimit tė paraparė me nenin 51 nuk duhet tė jetė mė
e shkurtė se gjashtė muaj ose mė e gjatė se sa tri vjet. Neni 50(3) zbatohet pėrshtatshmėrisht
pėr detyrimin e urdhėruar me kėtė paragraf.
(5) Nėse personi i dėnuar nuk e kryen punėn nė dobi tė pėrgjithshme, nuk mban kontaktin
me shėrbimin sprovues ose nuk e kryen detyrimin nga neni 51 tė urdhėruar nga gjykata,
atėherė gjykata mund ta zėvendėsojė detyrimin e mėparshėm me njė tjetėr, mund ta shtyjė
kohėzgjatjen e mbikėqyrjes brenda kohės sė verifikimit ose ta revokojė dėnimin me kusht.
Neni 53
GJYSMĖLIRIA
(1) Kur gjykata shqipton dėnimin me burgim deri nė njė vit, mund tė urdhėrojė
ekzekutimin e dėnimit me gjysmėliri pėr shkak tė detyrimeve tė personit tė dėnuar lidhur me
punėn, arsimimin, kualifikimin ose aftėsimin professional, pėrgjegjėsitė esenciale familjare
apo me nevojėn pėr trajtim ose rehabilitim mjekėsor. Kur e vuan dėnimin nė gjysmėliri,
personi i dėnuar detyrohet qė tė kthehet nė burg pas kryerjeve tė detyrimeve jashtė burgut
brenda kohės sė caktuar nga gjykata.
(2) Nėse i dėnuari nuk i pėrmbush detyrimet qė lidhen me punėn, arsimin ose aftėsimin
profesional, nuk i kryen detyrimet themelore familjare, nuk pranon trajtimin e nevojshėm
mjekėsor apo rehabilitues apo nuk kthehet nė burg pas kryerjes sė detyrimeve tė tij, gjykata e
revokon urdhrin pėr ekzekutimin e dėnimit nė gjysmėliri dhe urdhėron mbajtjen e dėnimit tė
mbetur nė burg.
UNMIK/RREG/2003/25 Gazeta zyrtare 6 korrik 2003
172
DĖNIMET PLOTĖSUESE
Neni 54



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi