.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster



Shko poshtė
bjondina
bjondina
Antar i Ri
Antar i Ri
GjeniaFemale
Shenja e HoroskopitCancer Horse
Numri i postimeve Numri i postimeve : 18
Ditelindja Ditelindja : 04/07/1978
Mosha Mosha : 45
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 2
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 28
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 27/11/2009

Meshkujt dhe femrat: Nuk flasin njėlloj Empty Meshkujt dhe femrat: Nuk flasin njėlloj

Fri Nov 27 2009, 21:39
--------------------------------------------------------------------------------

+
----
-
Janė mė se tė ndryshėm nė natyrė, nė sjellje, por meshkujt dhe femrat duket se dhe kur flasin kanė njė mėnyrė tė ndryshme tė tė kuptuari tė fjalėve. Ēfarė kupton ajo me makine dhe ēfarė kuptimi i jep ai fjalės ēarje? Edhe termi shoping, shpesh ndryshon kuptim nė varėsi tė sekseve… Kėshtu shpesh e njėjta fjalė mund tė marrė kuptime tė ndryshme, ndonjėherė dhe tė kundėrta, kur flitet nė njė bisedė mes njė mashkulli dhe njė femre. Ja disa shembuj si i kuptojnė gjėrat:
MAKINĖ
Ajo: Mjet transporti, nė origjinė e konceptuar pėr tė udhėtuar nė rrugė tė braktisura; sot ėshtė e pamundur tė arrish nė orar nė njė vend dhe akoma mė e pamundur tė gjesh njė vend parkimi aty ku duhet, domethėnė pėrpara dyqanit tė preferuar.
Ai: Pėr tė makina ėshtė si njė shtėpi e dytė. Nė emėr tė saj janė kėrkuar dhe krijuar borxhet e para, nė brendėsinė e saj janė konsumuar dashuritė e para. Dhe gjithmonė nga vlerat dhe fuqitė e saj, matet dhe vlera dhe fuqia e pronarit.

GĖNJESHTRA
Ajo: Njė pohim i cili nuk korrespondon tamam me tė vėrtetėn. Gėnjeshtrat thuhen pėr tė mirė, pėr tė evituar zėnka, pėr t’i bėrė qejfin dikujt, pėr tė bėrė mė tė lehtė njė lajm tė keq, pėr tė fshehur njė dobėsi tė vetėn dhe pėr tė mos ofenduar.
Ai: Duke pėrjashtua raste shumė ekstreme, nuk mund tė ekzistojė njė marrėdhėnie ne ēift pa gėnjeshtra. Ata do tė sugjeronin qė kur bėhen premtimet e martesės tė thuhej: “Betohem tė them, thuajse gjithmonė tė vėrtetėn, ose thuajse tė vėrtetėn”
NDRYSHOJ
Ajo: Folje qė nėse del nga goja e njė burri duhet tė shkaktojė panik. Pėr dashuri, femrat mund tė ndryshojė deri nė maksimum, deri nė pikėn qė nuk njihen mė, por rrallėherė e vendosin nė dukje. Pėrkundrazi, kanė tendencėn ta mohojnė, pėr tė mos pranuar dobėsi dhe varėsi. Meshkuj nė tė kundėrt rrallė ndryshojnė, por gjithmonė thonė se kanė ndryshuar, ose mund tė ndryshojnė.
Ai: Meshkujt nė pėrgjithėsi ndryshimi i tremb. Kur i thonė njė femre, “sa ke ndryshuar” zakonisht e kanė pėr mė keq. Ndėrkohė qė kur i thonė “nuk ke ndryshuar”, thuajse gjithmonė mund tė merret si njė kompliment.
CHAT
Ajo: Vend takimi virtual nė internet, nė tė cilin ėndėrrohet tė takohet njė dashuri e madhe dhe gjen thuajse gjithmonė ndonjė maniak…
Ai: Njė bashkėbisedim, qė mund tė finalizohet me njė takim erotik. Pėr kėtė punė njerėzit hynė nė chat… Por, fatkeqėsisht shpesh takohen femra qė ėndėrrojnė dashurinė e madhe.

VONESĖ
Ajo: Nė moshė madhore, ajo periudhė nė pritje tė ciklit menstrual, qė provokon njė gjendje ankthi. Mund tė dyshohet pėr njė shtazani tė padėshiruar, tė dėshiruar, ose ndonjė lloj shqetėsimi tjetėr.
Ai: Njė defekt femėror. Pėr tė kuptuar origjinėn e tij, duhet tė shkosh nė kohė nė momentin e vonesės sė madhe. Aludohet nė momentin e parė, kur pėrpara altarit ose nė bashki u ligjėruar e drejta e gruas pėr t’u pritur dhe pėr t’u dėshiruar. Burri pranoi, tha “po”, tashmė nuk ka pse tė qahet.

ĒARJE
Ajo: Njė krizė e fortė qė vjen pas njė kohe tė mbushur plot me shqetėsime, sqarime, bashkime, shpresa, ndarje, zėnka, zhgėnjime, ndėrrime mendjesh, ndjenjash faji, mėrish, faljesh dhe fajėsimesh qė mund tė zgjasė me vite.
Ai: Termi i shkurtuar i shprehjes “Na ēave …”, qė pėrdoret shpesh dhe nga femrat dhe nė formėn e saj tė plotė.
SHOOPING
Ajo: E pėrkufizojnė kėnaqėsinė e tė blerit gjėra, veshje, kėė, etj, sepse ndryshon nga bėrja e pazarit, qė pėrfshin tė tjera gjėra. Kėrkon shumė kohė dhe jo domosdoshmėrish shumė para pėr tė shpenzuar. Blerja ėshtė gjithmonė njė burim gėzimi, por njė pjesė e madhe e kėsaj kėnaqėsie qėndron nė tė shėtiturit nėpėr vitrina, tė provosh fustane qė nuk do t’i blesh kurrė, tė gjesh raste me ulje, etj.
Ai: Emri me tė cilin femrat pėrkufizojnė harxhimin kot tė parave. Aktiviteti normal i shpenzimeve tregohet me shprehjen “po shkoj tė bėj pazar”, ndėrsa kur thuhet “po shkoj pėr shooping”, parashikohet njė pasdite shkatėrruese pėr ekonominė familjare.
Sjelljet e mira
AJO: Rregullat e edukatės dhe xhentilesės. Sjelljet e mira pėrfshijnė gjithēka qė ka tė bėjė nė lidhje me marrėdhėniet me tė tjerėt, qė nga mėnyra e tė sjellit e deri tek gjeste xhentile qė e bėjnė tė lumtur njė femėr; pėrfshihen dhe detyrimet dhe gjėrat e ndaluara, pėr sa i pėrket sjelljes dhe veshjes.
AI: Qė nga kohėt e hershme, gratė e meshkujve vulgarė thonė qė duhet tė zgjedhėsh njė mashkull qė di tė sillet mirė. Ata qė tė lirojnė vendin, qė tė puthin dorėn, qė tė servirin verėn dhe ujin, dhe qė hapin derėn e makinė pėrpara qė tė hipėsh nė tė. “Do martohesha me tė”, mendojnė ndėrkohė qė tashmė janė martuar me dikė tjetėr. Atėherė ēfarė vlere ka?!



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi