.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
HELENA
HELENA
Moderator
Moderator
GjeniaFemale
Shenja e HoroskopitTaurus Buffalo
Numri i postimeve Numri i postimeve : 223
Ditelindja Ditelindja : 19/05/1985
Mosha Mosha : 39
Vendodhja Vendodhja : tirane
Hobet Hobet : Arti ne pergjithesi
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 16
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 639
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 30/01/2010

Ligj Empty Ligj

Wed Feb 03 2010, 14:08
Message reputation : 100% (1 vote)
Ligj

Nr.3920, datė 21.11.1964



Mbi gėzimin e tė drejtave civile nga tė huajt dhe zbatimin e ligjit tė huaj



Kuvendi Popullor i Republikės Popullore tė Shqipėrisė



Vendosi:



Aprovimin e ligjit mbi gėzimin e tė drejtave civile nga tė huajt dhe zbatimin e ligjit tė huaj



Kapitulli I

Gėzimi i tė drejtave civile nga tė huajt



Neni 1



Shtetasit e huaj gėzojnė nė Republikėn Popullore tė Shqipėrisė po ato tė drejta civile qė u njihen shtetasve shqiptarė.

Me dispozita tė qeverisė mund tė vihen kufizime tė veēanta pėr shtetasit e atyre shteteve qė kanė caktuar kufizime tė posaēme nė gėzimin e tė drejtave civile nga shtetasit shqiptarė.

Dispozitt e dy paragrafėve tė mėsipėrm zbatohen edhe pėr personat juridikė tė huaj pėrsa u pėrket marrėdhėnieve pasurore.



Neni 2



Personat pa shtetėsi qė banojnė nė Republikėn Popullore tė Shqipėrisė gėzojnė tė drejtat civile qė gėzojnė edhe shtetasit shqiptarė.



Kepitulli II

Zbatimi i ligjit tė huaj



Neni 3

Zotsia juridike dhe zotėsia pėr tė vepruar



Zotėsia juridike dhe zotėsia pėr tė vepruar e njė personi rregullohen nga legjislacioni i shtetit, shtetas i tė cilit ai ėshtė.

Megjithatė, kur njė shtetas i huaj kryen nė Republikėn Popullore tė Shqipėrisė njė veprim juridik pėr tė cilin nuk ka zotėsi pėr tė vepruar sipas legjislacionit tė shtetit tė tij, quhet se ka zotėsi po qė sa pėr kėtė veprin juridik ka zotėsi pėr tė vepruar shtetasi shqiptar, pėrveē kur veprimi juridik ka tė bėjė me marrėdhėniet familjare, tė trashėgimisė dhe me disponimin e sendeve tė paluajtshme tė ndodhura jashtė shtetit.



Neni 4

Zotėsia juridike dhe zotėsia pėr tė vepruar e personit juridik



Zotėsia juridike dhe zotėsia pėr tė vepruar e personit juridik rregullohet nga legjislacioni i shtetit ku ka qendrėn e tij.



Neni 5

Kushtet pėr lidhjen e martesės



Pėr lidhjen e martesės kėrkohe kushtet e parashikuara nga legjislacioni i shtetit tė cilitdo bashkėshorti tė ardhshėm.



Neni 6

Forma e lidhjes sė martesės



Forma e lidhjes sė martesės pėrcaktohet nga legjislacioni i shtetit ku lidhet martesa.

Lidhja emartesės qė bėhet nga pėrfaqėsuesi diplomatik ose konsullor rregullohet nga legjislacioni i shtetit tė pėrfaqėsisė diplomatike ose konsullore.

Martesa e lidhur jashtė shtetit midis shtetasve shqiptarė qė banojnė nė Shqipėri ėshtė e vlefshme vetėm kur lidhet nė formėn e martesės civile.



Neni 7

Zgjidhja dhe deklarimi i pavlefshmėrisė sė martesės



Zgjidhja e martesės me shkurorėzim rregullohet nga legjislacioni i shtetit, shtetas tė tė cilit janė tė dy bashkėshortėt nė kohėn e ngritjes sė padisė.

Kur bashkėshortėt nuk janė shtetas tė tė njėjtit shtet dhe legjislacionet e shteteve tė tyre janė tė ndryshme, martesa zgjidhet sipas legjislacionit shqiptar.

Nė rast se legjislacioni i tė dy bashkėshortėve nuk parashikon zgjidhjen e martesės e shkurorėzim ose parashikon kėto pėr shkaqe shumė tė rėnda dhe tė dy ose njėri nga bashkėshortėt banojnė pėr njė kohė tė gjatė nė Republikėn Popullore tė Shqipėrisė, pėr zgjidhjen e martesės zbatohet legjislacioni shqiptar.

Dispozitat e sipėrme zbatohen edhe pėr deklarimin e pavlefshmėrisė sė martesės duke marrė parasysh shtetėsinė e bashkėshortėve nė kohėn e lidhjes sė martesės,



Neni 9

Marrėdhėniet midis prindėrve dhe fėmijėve



Vėrtetimi dhe kundėrshtimi i atėsisė ose i amėsisė rregullohen nga legjislacioni i shtetit, shtetas i tė cilit ėshtė fėmija nė kohėn e lindjes.

Marrėdhėniet e tjera midis prindėrve dhe fėmijėve, rregullohen nga legjislacioni shtetas i tė cilit ėshtė fėmija.

Kur fėmija jeton nė Republikėn Popullore tė Shqipėrisė vėrtetimi ose kundėrshtimi i atėsisė ose i amėsisė si dhe marrėdhėniet e tjera midis prindėrve dhe fėmijėve mund tė rregullohen nga legjislacioni shqiptar, nėqoftė se kjo ėshtė nė interesin e fėmijės.



Neni 10

Adoptimi



Adoptimi dhe pushimi i tij rregullohen nga legjislacioni i shtetit, shtetas i tė cilit ėshtė adoptuesi nė kohėn e adoptimit ose tė pushimit tėtij.

Kur fėmija ėshtė shtetas i njė shteti tė huaj pėr adoptimin dhe pushimin e tij duhet tė merret pėlqimi i fėmijės, nė qoftė se kjo kėrkohet nga legjislacioni i shtetit tė tij, ai i pėrfaqėsuesit ligjor tė tij dhe i organit shtetėror kompetent tė shtetit, shtetas i tė cilit ėshtė fėmja.

Kur fėmija adoptohet nga bashkėshortė qė kanė shtetėsi tė ndryshme, adoptimi ose pushimi i tij duhet tė bėhet nė pajtim me legjislacionet e shteteve tė dy bashkėshortėve.

Kur legjislacionet e shteteve tė tjea qė duhet tė zbatohen sipas paragrafėve tėparė dhe tė dytė tė kėtij neni nuk lejojnė adoptimin ose e lejojnė vetėm me kushte tė rėnda dhe adoptuesi, ose tė paktėn njėri nga bashkėshortėt qė kėrkon tė adoptojė, banojnė nė Republikėn Popullore tė Shqipėrisė pėr njė kohė tė gjatė pėr adoptimin zbatohet legjislacioni shqiptar.



Neni 11

Kujdestaria



Rastet dhe kushtet pėr vėnien e njė pesoni nė kujdestari (tutori ose ēdolloji tjetėr kudjestarie) ose pėr heqjen e tij nga kujdestaria rregullohen nga legjislacionii shtetit, shtetas i tė cilit ėshtė personi qė vihet nė kujdestari.

Pėr detyrimine pranimit tė detyrės sė kujdestarit zbatohet legjislacioni i shtetit, shtetas i tė cilit ėshtė personi qė caktohet kujdestar.

Marrėdhėniet e kujdestarit me personin e vėnė nė kujdestari rregullohen nga legjislacioni i shtetit ku ndodhet institucioni i kujdestarisė.

Vėnia e njė personi nė kujdestari bėhet nga institucioni i kujdestarisė sė shtetit, shtetas i tė cilit ėshtė personi qė vihet nė kujdestari.

Megjithatė, institucioni shqiptar i kujdestarisė mund t’i emėrojė kujdestar shtetasit tė huaj qė banon nė Republikėn Popullore tė Shqipėrisė.



Neni 12

Deklarimi i zhdukjes ose i vdekjes sė njė personi



Deklarimi i zhdukjes ose i vdekjes sė njė personi rregullohet nga legjislacioni i shtetit shtetas i tė cilit ka qenė personi nė kohėn e zhdukjes.



Neni 13

Heqja ose kufizimi i zotėsisė pėr tė vepruar



Heqja ose kufizimi i zotėsisė pėr tė vepruar rregulllohet nga legjislacioni i shtetit, shtetas i tė cilit ėshtė personi tė cilit i hiqet ose i kufizohet zotėsia pėr tė vepruar.



Neni 14

Trashėgimia



Marrėdhėnie qė rrjedhin nga trashėgimia mbi njė pasuri tė luajtshme ose tė paluajtshme rregullohen nga legjislacioni i shtetit, tė cilit ka qenė shtetas trashėgimlėnėsi nė ēastin e vdekjes.

Por marrėdhėniet qė rrjedhin nga trashėgimia mbi njė pasuri tė paluajtshme qė ndodhet nė Republikėn Popullore tė Shqipėrisė rregullohen nga legjislacioni shqiptar.



Neni 15

Zotėsia pėr tė bėrė ose revoluar njė testament



Zotėsia pėr tė bėrė ose revokuar njė testament si dhe pasojat juridike tė tė metave nė shfaqjen e vullnetit rregullohen nga legjislacioni i shtetit shtetas i tė cilit ka qenė trrashėgimlėnėsi nė ēastin e shfaqjes sė vullnetit. Po nga ky legjislacion rregullohen edhe llojet e testamenteve.

Gjithashtu, nga legjsilacioni i shtetit, tė cilit shtetas ka qenė trashėgimlėnėsi nė ēastin e bėrjes sė testamentit, caktohet edhe forma e testamentit. Megjithatė, mjafton qė tė jetė mbajtur forma e caktuar nga legjislacioni i shtetit, nė territorin e tė cilit ėshtė bėrė testamenti ose forma e caktuar nga legjislacioni shqiptar. Kjo dispozitė vlen edhe pėr revokimin e testamentit.

Por kur lihet me testament njė pasuri e paluajtshme qė ndodhet nė Republikėn Popullore tė Shqipėrisė zotėsia pėr tė bėrė ose revokuar testament si dhe llojet e testamentit rregullohen nga legjislacioni shqipar.



Neni 16

Posedimi, pronėsia dhe tė drejtat e tjera mbi sendet



Posedimi, pronėsia dhe tė drejtat e tjera mbi sendet e luajtshme dhe tė paluajtshme rregullohen nga legjislacioni i shtetit nė tė cilin ndodhen sendet.

Pronėsia dhe tė drejtat e tjera reale mbi anijet dhe aeroplanėt rregullohen nga legjislacioni i shtetit tė flamurit tė anijes ose tė aeroplanit.



Detyrimet

Neni 17



Personat qė lidhin njė kontratė mund tė zgjedhin legjislacionin qė do tė rregullojnė marrėdhėniet e tyre pasurore reciproke. Kėtė mund ta bėjnė edhe nė heshtje, nė qoftė se nė lidhje me rrethanat nuk ka asnjė dyshim pėr vullnetin e shfaqur.

Legjislacioni i zgjedhur nga kontraktuesi zbatohet vetėm nė rast se pėr kėtė del nė mėnyrė tė saktė vullneti i shfaqur prej tyre.



Neni 18



Kur Palėt nuk kanė zgjedhur njė legjislacion tė caktuar, detyrimet qė rrjedhin nga kontrata rregullohen nga legjislacioni qė, nė rrethanat e veēanta u pėrshtatet mė tepėr kėtyre detyrimeve,

Duke pasur parasysh zbatohet zakonisht legjislacioni qė vijon:

a)pėr kontratat e shitjes sė sendeve tė paluajtshme, legjislacioni i shtetit ku ndodhen sendet:

b)pėr kontratėn e shitjes sė sendeve tė luajtshme dhe pėr atė tė sipėrmarrjes, legjislacioni i shtetit ku ka banimin shitėsi ose sipėrmarrėsi,

c)pėr kontratat e transportimit, legjislacioni i shtetit ku ka banimin dėrguesi ose transportuesi, nė kohėn e lidhjes sė kontratės,

ē)pėr kontratėn e sigurimit, me pėrjashtim tė sigurimit tė sendeve tė paluajtshme, legjisalcioni i shtetit tė banimit tė siguruesit nė kohėn e lidhjes sė kontratės,

d)pėr kopntratėn e porosisė, legjislacionii shtetit ku ka banimin e tij porositėsi nė kohėn e lidhjes sė kontratės,

dh)pėr kontratėn e pėrfaqėsimit tegtar dhe tė komisionit, legjislacioni i shtetit ku ka banim personi pėr tė cilin pėrfaqėsuesi ose komisionet kryen veprimin juridik nė kohėn e lidhjes sė kontratės.

Pėr kontratat e tjera zbatohet zakonisht legjislacioni ku tė dy palėt kanė banimin e tyre, kur kėta nuk kanė banimin nė tė njėjtin shtet dhe kontrata lidhet midis personave tė pranishėm zbatohet legjislacioni i shtetit ku ėshtė pėrfunduar kontrata.

Kur kontrata ėshtė lidhur midis personave jo tė pranishėm, zbatohet legjislacioni i shtetit tė pranuesit tė propozimit pėr lidhjen e kontratės.



Neni 19



Detyrimet qė nuk lindin nga kontrata rregullohen nga legjislacioni i vendit ku ka ngjarė fakti nga i cili rrjedhin.



Neni 20

Marrėdhėniet qė rrjedhin nga kontrata e punės



Marrėdhėniet e rrjedhura nga kontrata e punės, kur midis palėve nuk ka marrėveshje tė ndryshme, rregullohet nga legjislacioni i shtetit nė tė cilin punonjėsi kryen punėn.

Marrėdhėniet e punės tė punonjėsve tė ndėrmarrjeve tė transportit rregullohen: nė transportet hekurudhore dhe rrugor, nga legjislacioni i shtetit ku ka qendrėn ndėrmarja, nė transportet lumore dhe ajrore, nga legjislacioni i shtetit tė regjistrimit tė mjetit tė transportit, nė transportet detare, nga legjislacioni i shtetit nė flamurin e tė cilit bėhet transportimi.



Neni 21

Forma e veprimit juridik



Forma e veprimit juridik rregullohet nga legjislacioni i shtetit nė tė cilin ėshtė kryer veprimi ose nga ai qė rregullon pėrmbajtjen e veprimit ose nga ai i shtetit tė kontraktuesve, nė rast se kėta kanė tė njėjtėn shtetėsi. Megjithatė, veprimi juridik nuk mund tė quhet i pavlefshėm pėr shkak se nuk ėshtė mbajtur forma, nė qoftė se ėshtė bėrė me formėn e caktuar nė legjislacionin e Republikės Popullore tė Shqipėrisė.

Forma e veprimeve juridike nė lidhje me sendet e paluajtshme qė ndodhen nė Republikėn Popullore tė Shqipėrisė rregullohet nga legjislacioni shqiptar.



Neni 22

Fitimi ose humbja e shtetėsisė



Fitmi ose humbja nga njė person tė shtetėsisė tė njė shteti rregullohet nga legjislacioni i kėtij shteti.



Neni 23

Personi me shtetėsi shqiptare qė quhet nga njė shtet tjetėr si shtetas i tij dhe persona

me shtetėsi tė ndryshme



Kur njė person ėshtė shtetas shqiptar dhe njė shtet tjetėr e quan atė shtetas tė tij, ai quhet shtetas shqiptar.

Kur njė person ėshtė njėkohėsisht shtetas i disa shteteve tė huaj quhet shtetas i shtetit, tė tė cilit ka marrė shtetėsinė e fuindit.

Kur shtetėsia e njė personi nuk mund tė pėrcaktohet ose kur shtetėsia e tij e fundit nuk mund tė provohet, ky person quhet se ėshtė shtetas i shtetit ku ka patur banimin e tij tė fundit.



Neni 24

Persona pa shtetėsi



Kur njė person nuk ka shtetėsi zbatohet legjislacioni i shtetit ku ai ka banimin, nėtė gjitha rastet nė tė cilat, sipas dispozitave tė kėsaj ligji, duhet tė zbatohet legjislacioni i shtetit shtetas i tė cilit njė person ėshtė.



Neni 25

Dėrgimi nė njė legjislacion tjetėr



Kur, sipas dispozitave tė neneve tėkėsaj ligji, duhet tė zbatohet njė legjislacion i huaj, zbatohen dispozitat e kėtij legjislacioni tė hua, pa marrė parasysh dėrgimin qė ky bėn nė njė legjislacion tjetėr.

Megjithatė kur legjislacioni i huaj dėrgon prapė nė legjislacionin shqiptar, ky ridėrgim merret parasysh.



Neni 26

Moszbatimi i ligjit tė huaj



Nė asnjė rast nuk mund tė zbatohen ose tė kenė efekt nė territorin e Republikės Popullore tė Shqipėrisė ligjet ose dispozitat e tjera tė njė shteti tė huaj si dhe kushtet e vėna nė kontratat e palėve, kur kėto janė nė kundėrshtim me rendin shtetėror dhe shoqėror tė Republikės Popullore tė Shqipėrisė.



Kapitull II

Dispozita procedurale



Neni 27

Tė drejtat dhe zotėsia procedurale civile tė shtetasve dhe

personave juridikė tė huaja



Shtetasit e huaj kanė tė drejtė t’u drejtohen gjykatave tė Republikės Popullore tė Shqipėrisė dhe gėzojnė tė drejta procedurale civile ose tė barabarta me shtetasit shqiptarė.

Zotėsia procedurale e shtetasit tė huaj rregullohet nga legjisalcioni i shtetit, i tė cilit ėshtė shtetas. Megjithatė mjafton qė tė ketė zotėsinė procedurale sipas legjislacionit shqiptar.

Personat juridikė tė huaja kanė tė drejtė t’u drejtohen gjykatave tė Republikės Popullore tė Shqipėrisė dhe gėzojnė tė drejta procedurale civile pėr mbrojtjen e interesave tė tyre. Por pėr tė drejtat e tyre qė kanė lindur jashtė shtetit u njihet mbrojtja gjyqėsore kundėr pesonave qė banojnė nė Republikėn Popullore tė Shqipėrisė me kusht qė njė mbrojtje e tillė gjyqėsore t’u njihet edhe personave juridikė shqiptarė nė shtetet e huaj.

Me dispozita tė qeverisė mund tė vihen kufizime pėr shtetasit dhe persdonat juridike,tė huaj kur shtetet e tyre kanė vėnė kufizime tė veēanta nė tė drejtat procedurale civile pėr shtetasit dhe personat juridikė shqiptarė.

Juridiksioni i gjykatave shqiptare kundrejt tė huajve



Neni 28

Juridiksioni nė deklarimin e zhdukjes ose vdekjes sė njė personi



Gjykata shqiptare mund tė deklarojė zhdukjen ose vdekjen e njė shtetasi tė huaj:

a)kur kėrkesa paraqitet nga persona qė pretendojnė tė drejta trashėgimore mbi pasuri tė luajtshme ose tė paluajtshme e cila ndodhet nė territorin e Republikės Popullore tė Shqipėrisė;

b)kur kėrkesa paraqitet nga bashkėshorti qė nė kohėn e paraqitjes sė kėrkesės, banon nė territorin e Republikės Popullore tė Shqipėrisė.



Neni 29

Juridiksioni nė zgjidhjen e martesės dhe nė pavlefshmėrinė (anulimin e saj



Gjykata shqiptare shqyrton paditė pėr zgjidhjen e martesės me shkurorėzim dhe paditė pėr pavlefshmėrinė e saj, kur nė kohėn e ngritjes sė padisė i padituri ka banimin e tij nė Shqipėri ose njėri nga bashkėshortėt ėshtė shtetas shqiptar dhe tjetri shtetas i huaj dhe qė tė dy ose njėri prej tyre kanė banimin nė Republikėn Popullore tė Shqipėrisė.



Neni 30

Juridiksiomi i pėrgjithshėm



Kur nuk janė raset e parashikuara nė nenet e mėparshme, shtetasi ose personi juridik i huaj mund tė paditet para gjykatave shqiptare:

a)kur ka banimin nė Republikėn Popullore tė Shqipėrisė ose kur ka pranuar juridiksionin e gjykatave shqiptare pėėrveē kur padia ka tė bėjė me sende tė paluajtshme qė ndodhen jashtė shtetit;

b)kur padia ka tė bėjė me sende tė luajtshme ose tė paluajtshme qė ndodhen nėRepublikėn Popullore tė Shqipėrisė ose me detyrime qė kanė lindur ose do tė ekzekutohen nė territorin e Republikės popullore tė Shqipėrisė;

c)kur padia ka lidhje me njė padi tjetėr qė ėshtė duke u gjykuar nga gjykata shqiptare;

ē)kur nė rastin reciprok, gjykata e shtetit, tėcilit i pėrket shtetasi ose personi juridik i huaj, mund tė shqyrtojė paditė e ngritura kundėr njė shtetasi ose personi juridik shqiptar.



Neni 31

Moszbatimi i dispozitave tė kėsaj ligje kur ka konventa ndėrkombėtare



Dispozitat e kėsaj ligje nuk zbatohen kur me konventa ndėrkombėtare nė tė cilat ka marrė pjesė Republika Popullore e Shqipėrisė janė caktuar dispozita tė ndryshme.



Neni 32

Hyrja nėfuqi



Ky ligj hyn nė fuqi njėmuaj pas botimit tė saj nė gazetėn zyrtare.



KRYETARI I PRESIDIUMIT TĖ KUVENDIT POPULLOR

TĖ REPUBLIKĖS

POPULLORE TĖ SHQIOĖRISĖ

Haxhi Lleshi
SEKRETARI I PRESIDIUMIT TĖ KUVENDIT POPULLOR

TĖ REPUBLIKĖS

POPULLORE TĖ SHQIPĖRISĖ

Sami Baholli



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi