.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
Visi
Visi
Moderator
Moderator
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitAquarius Cat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 361
Ditelindja Ditelindja : 14/02/1988
Mosha Mosha : 36
Vendodhja Vendodhja : grece
Hobet Hobet : futbolli
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 4
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 663
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 05/05/2009
http://WWW.FORUMISHQIP.NET

I kujt eshte Shkupi? Empty I kujt eshte Shkupi?

Mon Feb 15 2010, 19:59


Sipas planit urbanistik prezantuar nga kryetari i komunės Qendėr tė Shkupit, parashihet qė deri mė 2014, nė sheshin “Maqedonia” tė ndėrtohet kisha “Shėn Konstandini dhe Elena”, por jo edhe "Burmali xhamia".

Nė vendin e saj tė dikurshėm, sipas planit tė ri, parashihet vendosja e ndėrtesės sė administratės sė qytetit.

Nė po kėtė projekt, parashikohet pėrmendorja e Aleksandrit tė Madh, si dhe figura tė historisė maqedonase, si Goce Dellēev dhe Dame Gruev, figura luanėsh, por nė tė nuk parashihet asnjė objekt qė simbolizon historinė, apo kulturėn shqiptare nė Maqedoni.

Ndaj kėtij vendimi, ashpėr reagojnė pėrfaqėsuesit e sektorit civil dhe kryetari i Kėshillit pėr ndėrtimin e xhamisė, Ramadan Ramadani, i cili kėrkon qė toka ku ka ekzistuar xhamia, t’i jepet Bashkėsisė Fetare Islame, ashtu siē u veprua me kishėn ortodokse maqedonase.

“Kėrkesa jonė e parė dhe e fundit ėshtė qė toka pėr ndėrtim tė xhamisė t’i jepet ndėrtuesit legal, me kushte dhe ēmim tė njėjtė pikėrisht ashtu siē iu dha vendi ndėrtimit kishės ortodokse”, thotė Ramadan Ramadani.

Ndėrkohė, Lėvizja qytetare “Zgjohu” thekson se pėrgjegjėsia pėr pėrkeqėsimin dhe radikalizimin e situatės, do t'i takojė Qeverisė sė Republikės sė Maqedonisė dhe Komunės Qendėr, e cila me kokėfortėsi vazhdon t’i provokojė shqiptarėt, duke i pėrjashtuar tė jenė pjesė e identitetit tė Shkupit.

“Lėvizja qytetare ‘Zgjohu’ do tė ftojė Bashkėsinė Fetare Islame dhe atė Katolike qė tė ngrenė zėrin lart nė shenjė proteste dhe tė bojkotojnė Konferencėn botėrore ndėrfetare qė do tė mbahet nė maj, si dhe tė na bashkėngjiten nė protesta masive nė Ohėr, pėr tė demaskuar djallėzinė e Qeverisė”, shprehet nėnkryetari i Lėvizjes “Zgjohu”, Ismail Krifca.

Por, ministrja e Kulturės, Elizabeta Kanēeska-Milevska, thotė se bėhet fjalė pėr projekt transparent dhe se Qeveria nuk ka ndėrmend tė heqė dorė nga realizimi i tij.

“Pikėrisht pėr realizimin e kėtyre projekteve, ne morėm besimin e qytetarėve, andaj me pėrkushtim angazhohemi ta arsyetojmė besimin e dhėnė”.

“Projektet janė transparente dhe pėr to, janė konsultuar ekspertė tė ndryshėm”, thekson Elizabeta Kanēeska-Milevska.

Nga ana tjetėr, Bekim Fazliu, kėshilltar i Kėshillit tė Shkupit, thotė se autoritetet zyrtare me vetėdije dhe plan tė pėrcaktuar mirė, po e getoizojnė kryeqytetin.

“Pėr fat tė keq bėhet fjalė pėr projekt krejtėsisht antishqiptar, projekt pėr getoizimin e shqiptarėve”.
“Nėse shihni ndėrtesat qė ndėrtohen pėrreth anės sė majtė tė lumit ‘Vardar’, ato ngjajnė me ‘Murin kinez’, ku shqiptarėt pėrfundimisht getoizohen”, vlerėson Fazliu.

Ndėrkohė, kundėr antikvizimit tė sheshit tė kryeqendrės ėshtė shprehur organizata joqeveritare “Sheshi i lirisė”.

Drejtuesi i saj, Nikolla Naumovski, thotė se me planin e paraparė pėr ndėrtim, kryeqendra kthehet njė shekull prapa.

“Kryetari i komunės Qendėr, Todoroviq, nė vitin 2014 Shkupin e sheh tė tillė siē janė dukur disa qytete nė 1914-tėn. Ne vonohemi me shekuj, nė vend se kryeqendra t`i ngjajė njė qyteti modern, ai atė e ngulfat me histori dhe antikvizim”, thekson Naumovski.

Nga ana tjetėr, pėr Muzafer Bislimin, nga Instituti i Historisė nė Shkup, shlyerja e ēdo shenje identifikuese shqiptare nga kryeqendra, ėshtė e rrezikshme, ngase krijon ndasi tė thella mes shqiptarėve dhe maqedonasve.

“Njė ide, qė pėr fat tė keq ka kaluar formalisht nė kėshill tė komunės Qendėr me amin tė Qeverisė dhe me tė madhe propagohet nė mediume, s’ėshtė asgjė tjetėr, veēse t’i frysh zjarrit dhe t’i bėsh njė ndarje edhe mė tė madhe, jo vetėm qytetit tė Shkupit, por edhe shtetit nė pėrgjithėsi”, deklaron Bislimi.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi