.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

histori Empty histori

Wed Nov 05 2008, 06:01
Zbulohet letėrkėmbimi i perandorit tė Francės, Napoleon Bonaparti, me Ali Pashė Tepelenėn. Gazeta “Tirana Observer” ka siguruar nga Arkivi i Shtetit, letrėn e rrallė qė gjeniu ushtarak ia ka dėrguar strategut shqiptar, tė cilin Papa i Romės e krahasonte me Skėnderbeun. Madje Hygoi “Aliun e Janinės dhe Napoleonin e Francės”, i shikonte “bri njėri-tjetrit si tigri me luanin”.

Letra ėshtė pėrgjigjja qė Bonaparti i ka dėrguar Ali Pashė Tepelenės. “E mora letrėn qė mė kishte nisur sekretari juaj”, shkruan Bonaparti mė 9 korrik tė vitit 1807. Njė letėr me pak radhė, por nė tė cilėn flitet pėr miqėsinė mes dy burrave tė shtetit. Nė kėtė letėr, Bonaparti e siguron udhėheqėsin shqiptar pėr mbėshtetjen e tij. Ai, madje, thotė se do tė urdhėrojė gjeneralėt francezė pėr t’ju bindur Ali Pashė Tepelenės. Kjo letėr ėshtė shkruar 10 vjet, pasi ky e braktisi aleancėn me francezėt, pas fuqizimit tė frontit ruso-turk, kur kėta u bashkuan me anglezėt, kundra Bonapartit. Por sėrish, Ali Pasha ka arritur tė fitojė miqėsinė me njė prej pushtuesve mė tė mėdhenj tė botės. Pėr diplomacinė e tij, kanė shkruar edhe studiues britanikė. “Diplomacia e Ali Pashės trajtohet si njė rrymė mė vete nė mėsimin e diplomacisė”, citon Sabri Godo, librin e studiuesit anglez Begel “Ali Pasha dhe Britania e madhe”. Ky libėr u rekomandohej si tekst shkollave tė mesme tė Anglisė.
Marrėdhėniet mes Bonapartit dhe Ali Pashės
Marrėdhėniet e dy figurave, sipas historianėve janė bėrė mė intensive gjatė kohės, kur qėllimi i tyre ishte i pėrbashkėt. Bonapartit i interesonte dobėsimi i Perandorisė Osmane, pasi donte tė pushtonte Egjiptin, ndėrsa Ali Pasha donte tė fuqizonte akoma mė shumė pashallėkun dhe tė shkėputej nga vartėsia e Perandorisė. Ishte viti 1797, kur Bonaparti pushton sundimet e shtetit venedikas, tė cilat shtriheshin edhe nė ishujt e bregdetin jonian. Nė kėtė kohė, kufijtė e Francės u shtrinė deri nė kufijtė e Pashallėkut tė Janinės. Bonaparti kishte bėrė plan pėr tė pushtuar Egjiptin, gjė qė do i vinte kundėr Perandorinė Osmane. Pėr tė lehtėsuar Ndėrmarrjen Ushtarake nė Egjipt, Franca pėrkrahte fuqizimin e pashallarėve tė Rumelisė dhe prirjet e tyre vetėqeverisėse nė dėm tė pushtetit qendror tė sulltanit. Kėshtu, komandanti francez i Korfuzit u urdhėrua ta pėrkrahte Ali Pashė Tepelenėn nė forcimin e pushtetit tė tij brenda pashallėkut dhe jashtė tij. “Pėrforcimi i kėtij sundimtari shqiptar, theksonte Bonaparti, - ishte nė interes tė Republikės” thuhet nė historinė e Shqipėrisė. Nė sajė tė kėsaj pėrkrahjeje, qė e shfrytėzoi nė dobi tė synimeve tė tij, Ali Pasha ndėrmori nė gusht tė vitit 1797 njė sulm tė befasishėm kundėr bregdetit shqiptar tė Himarės. Para kėsaj, me lejen e francezėve, kishte futur flotiljen e tij nė Kanalin e Korfuzit. Si rrjedhim, ai shtiu nė dorė pjesėn kryesore tė kėtij bregdeti qė nga Butrinti deri nė Porto Palermo. Siē citon Godo nė librin “Ali Pashė Tepelena”, shumė studiues thonė se pashai ishte njė bashkudhėtar fatlum i Napolonit dhe se ai arriti atė famė pėr shkak tė ndikimit tė revolucionit francez. Godo e hedh poshtė kėtė teori duke thėnė se datat nuk pėrqasen. “Ai ishte pasha nė Janinė, sundues nė Shqipėrinė e Jugut dhe nė njė pjesė tė madhe tė Greqisė, ndėrkohė qė Napoloni ishte njė toger i artilerisė”, thotė Godo. Sipas tij, Napoloni dhe Aliu, patėn pika takimi, por kurrsesi s’mund tė thuhet se ky i dyti u rrit nėn shkėlqimin e tė parit. Ndėrkohė, Aliu e braktisi aleancėn me Bonapartin, gjatė kohės kur ky filloi fushatėn kundėr Egjiptit, sapo e pa qė me bashkimin e aleancės ruso-osmane me Anglinė, ai do tė humbiste.
Ndikimi i Bonapartit nė pashallėkun e Janinės
Ali Pashė Tepelena pranoi tė zbatohet nė shtetin e tij legjislacioni frėng i barazimit, ku myslimanėt tė kishin tė drejta tė barabarta me tė krishterėt. Franca dėrgoi tek Ali Pasha specialistė pėr organizimin e shtetit dhe tė ushtrisė, e cila u zgjerua nė kohė lufte deri nė pesėdhjetėmijė ushtarė. Napoleoni nė Janinė ngriti fonderi pėr derdhje topash tė ēdo kalibri, armė tė ndryshme, si dhe punishte pėr prodhim baruti. Franca e pajisi Aliun me anije lufte, organizoi mjetet e komunikacionit dhe rendin me organizatorė tė tij. Nė pashallėkun e Janinės kudo u vendos qetėsia.
Nje muze pėr Ali Pashėn
Njeriu legjendar qė i dha emėr vendit tė tij tė lindjes, Ali Pashė Tepelena tashmė do tė kėtė njė muze tė vetin nė Tepelenė. Nė tė do tė mblidhen objekte, sende personale tė kėsaj figure tė njohur historike, fotografi, dokumente, pjesė historie qė krijojnė njė imazh tė plotė pėr Ali Pashėn. I vetmi simbol qė i kushtohet Ali Pashė Tepelenės ėshtė monumenti i vendosur nė hyrje tė qytetit, vepėr kjo e skulptorit tė njohur Muntaz Dhrami. Shumė turistė tė huaj por edhe mjaft vizitorė vendas pėr tė mėsuar diēka rreth Ali Pashės duhet tė marrin rrugėn drejt Janinės. Nė kėtė qytet qė ai e kishte kthyer nė vilajet tė tij ngrihet i vetmi muze ku mund tė gjesh shumė tė dhėna nga jeta, aktiviteti tij, si dhe mjaft veshje e sende tė pėrdoruara nga Ali Pashė Tepelena. Idenė pėr tė ngritur muzeun historike me kėtė mision e ka marrė kryetari i Bashkisė sė Tepelenės, Xhafer Ruēi. “Ka ardhur koha qė Tepelena tė ketė njė muze qė duhet tė vendoset brenda ambienteve tė kalasė. Do tė ishte nė nderin tonė por edhe tė gjithė krahinės qė edhe kėtu nė vendlindjen dhe kalanė qė ai kishte mė pėrzemėr tė mund tė lartėsohej figura e Aliut”, ėshtė shprehur Ruēi.
Teksti i letrės (pėrkthimi)
Perandorit Ali Pashės Tilsit, 9 korrik 1807
E mora letrėn, qė mė kishte nisur sekretari juaj. Pėrmbajtjen e kuptova. U binda pėr miqėsinė tuaj, ju kam dhėnė prova tė veēanta tė dashamirėsisė sime, prandaj dua qė ju tė ndieni edhe efektin. Do tė urdhėroj gjeneralėt e mi qė tė bien dakord me ju. Paqja ėshtė vendosur mes meje dhe perandorit tė Rusisė, duke pėrfshirė kėtu edhe Portėn e Lartė. Do tė pranoja gjithnjė me kėnaqėsi gjithēka qė do tė mė vinte nga ana juaj.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

histori Empty shqiponja

Wed Nov 05 2008, 06:04
Pukėvil: 60-100 anije tregtare nga Durrėsi e Vlora eksportonin pėr Francėn dhe Spanjėn
Grurė nga Vlora pėr popullin e uritur tė Parisit
Lajmi nuk ka asgjė tė bujshme. Jean Claude Faveyrial, i pari dijetar qė ka shkruar “Historinė e Shqipėrisė” nė shekullin XIX, nė morinė e fakteve dhe tė dhėnave konkrete qė e bėjnė veprėn e tij njė thesar mė vete tė shkencės albanologjike, parashtron me shumė qartėsi e thjeshtėsi njė tė vėrtetė historike : “Mė 1741 - shkruan Faveyral - Z. Boulle, konsull i Francės nė Avlonė (Vlorė), nisi nga ky port njė sasi tė madhe gruri qė ndihmoi nė lehtėsimin e urisė nė Parisin e mbėrthyer nga skamja”.
Nga Fotaq Andrea
Njė fakt i tillė, i shkėputur nga ēdo kontekst dhe kuadėr historik, jashtė rrethanave kohore dhe lidhjeve tė hershme franko-shqiptare, do tė pėrbėnte ndoshta njė kuriozitet mė vete, apo njė rast tė izoluar, dhe asgjė mė shumė.
Mirėpo, nuk ndodh aspak kėshtu, po tė mbahet parasysh historiku i kėtyre marrėdhėnieve me zanafillė tepėr tė largėt, tė pasur nė ngjarje tė mėdha, tė cilat kanė lėnė vulėn e tyre nė historinė e tė dy vendeve, qė nga “Kėngėt e famshme tė Rolandit” apo eposit francez tė kreshnikėve, qė nga Topiajt, Balshajt, Buajt e Bastat gjer tek marrėdhėniet e Ali Pashė Tepelenės me Napoleon Bonapartin, tek miqėsia e Apolinerit me Faik Konicėn, tek angazhimi i René Pinonit, Justin Godardit, Nobelistit D’Estournelles de Constant dhe dhjetra figurave tė shquara tė popullit francez pėr tė dalė nė mbrojtje tė etnisė dhe ēėshtjes shqiptare nė momente kyē tė historisė sonė.
Me tė drejtė studiuesi i mirėnjohur Alain Ducellier, nė veprėn e tij “Shqipėria midis Bizantit dhe Venedikut nė shekujt X-XV” nxjerr nė pah njė element thelbėsor qė e ka vendosur qė herėt vendin tonė nė qendėr tė interesit tė botės bizantine dhe Evropės. “Shqipėria mesjetare, shkruan ai, nuk ėshtė njė vend i varfėr (sic) : pėrkundrazi, janė avantazhet e saj qė nxisin lakmitė e huaja.
Falė rolit tė saj si udhėkryq tokėsor e detar, ajo ėshtė, duke filluar nga shekulli X, njė treg nė tė cilin blerėsit italianė mund tė gjejnė mė afėr se nė vetė vendin e tyre prodhimet tradicionale tė Orientit, dhe ėndrra e normanėve, sikurse e angjevinėve, nė vitet 1081-1280, ėshtė tė bėhen zotėr tė kėtij aksi tregtar themelor”.
Pikėrisht kėtu, nė Mesjetėn e hershme, zė fill historiku i kėtyre marrėdhėnieve, me lėvizjen e normanėve drejt Mesdheut dhe Shqipėrisė, e cila shfaqej nė atė kohė, sikurse thotė studiuesi tjetėr francez Jean Beraud Villars “njė vend mė evropian nga sot, mė i populluar dhe mė i pasur”.
Kėsisoj, lėvizja e anijeve tregtare me drithė nga Vlora drejt porteve franceze nė mesin e shekullit XVIII duhet parė qoftė nė kuadrin e gjerė historik tė marrėdhėnieve midis dy vendeve, qoftė edhe nė aspektin konkret tė tyre, mbi bazėn e dokumentacionit tė kohės dhe studimeve tė autorėve tė ndryshėm.
Historiku i kryeqytetit francez, i kėtij metropoli tė fuqishėm evropian e botėror qė ka luajtur rol madhor nė historinė e Francės, Evropės dhe tė njerėzimit, pėrmban gjurmė tė shumta vitesh urie, skamjeje dhe epidemish qė kanė goditur rėndė banorėt e tij, si rezultat i kushteve klimatike tė tejskajshme, dimra tepėr tė ftohtė apo verė tepėr tė nxehta, reshje pėrmbytėse, shkatėrrime tė lashtash, luftėra, rrėnime, rrethime e revolucione, shoqėruar tė gjitha kėto me vdekshmėri nė shifra tė larta.
Shumė herė Parisi ėshtė kėrcėnuar nga uria, aq sa mė 1795, Komuna do tė urdhėronte mbjelljen me patate tė Kopshtit tė famshėm tė Tuilėrive, mu nė kėrthizė tė kryeqytetit francez. Janė tė njohura skenat e mjerimit parisian nėn penėn e Viktor Hygoit me shokė, personazhet e tij qė detyrohen tė vjedhin njė copė bukė, tė thahen nė kėmbė nga tė pangrėnėt e sėmundjet, gjer edhe te Gishtoja popullor i folklorit francez, qė braktiset nė mes tė pyllit sė bashku me tė vėllezėrit, nga vetė prindėrit e tyre, ngaqė s’kishin me se t’i ushqenin.
Njė skamje e tillė e detyronte vetė mbretin Luigji XVI tė shpėrndante me dorėn e tij ndihma pėr tė uriturit. Kėtė uri - qė do tė godiste Parisin edhe nė vitet 1740-1741 -, ka parasysh murgu historian Faveyrial tek pėrmend grurin e Vlorės.
Studjuesi Emmanuel le Roy Ladurie, duke u ndalur konkretisht nė skamjen e tmerrshme tė kėtyre viteve, paraqet si shkak kryesor tė ftohtin e madh qė shoqėroi katėr stinė, tre prej tė cilave i cilėson “me reshje hiper tė lartė”. Kėtu ai sheh zanafillėn e shprehjes franceze “Je m’en fous comme l’an 40” (as qė e ēaj kokėn si nė vitin 40”), qė do tė thotė se jeta e njeriut s’ka kurrfarė vlere sikurse ndodhi nė ato vite. Kuptohet nė kėtė rast qė dramaciteti i kėsaj urie - nė kufijtė e tragjikes, qė i ka detyruar njerėzit tė hanin deri edhe kufoma -, e rrit edhe mė shumė vlerėn e anijeve me grurė shqiptar nisur drejt porteve franceze.
Le tė shohim Shqipėrinė e asaj kohe, tė gjysmės sė dytė tė shekullit XVIII. Hasim pesė qytete tė lulėzuara : Janinėn, Mecovėn, Voskopojėn, Vithkuqin dhe Shkodrėn. Njė nga shkaqet e kėtij lulėzimi, siē thotė Faveyrial, ėshtė edhe vendosja e konsujve dhe nėnkonsujve tė Francės pėrgjatė bregdetit shqiptar, duke nxitur nė kėtė mėnyrė tregtinė e jashtme, si njė stimulues i fuqishėm pėr rritjen e prodhimit tė brendshėm, gjė qė i detyronte njerėzit t’i shtroheshin punės artizanale e bujqėsisė dhe t’i largoheshin luftės, konflikteve dhe anarkisė pafund. Nė fillim tė shekullit tė Iluminizmit tė ndritur francez, eksportimi nga Durrėzi pėr nė Francė llogaritej nė 3000 kuintalė dyll, 15000 kuintalė lesh dhe 60 ngarkesa anijesh me drithė.
Vite mė pas, Pukėvil, konsulli francez nė Janinė do tė pohonte se “me gjithė ndalimet e Portės sė Lartė, eksportoheshin nga Durrėsi e Vlora me grurė, thekėr, tėrshėrė e mel gjashtėdhjetė deri nė njėqind anije tregtare, tė destinuara njė pjesė pėr Francėn, njė pjesė tjetėr pėr Spanjėn”. Dhe Pukėvil nuk mungon tė japė shifra konkrete : nė Janinė, tregtarėt francezė blinin 6000 kuintalė dyll, 3000-4000 lėkurė bualli, 2000 kuintalė pambuk, etj.
Nė Mecovė, po kėta tregtarė francezė nxitėn krijimin e njė depoje shumė tė madhe, duke kėmbėngulur qė tregtia tė bėhej vetėm me ta dhe jo me Mesinėn, Ankonėn, Raguzėn apo Triesten.
Nė Arkivin e Shtetit nė Tiranė, ndodhet njė studim mjaft interesant i Valeri T. Papahaxhit “Voskopojarėt dhe tregtia e tyre me Venedikun, etj. gjatė shekullit XVIII”. Duke u mbėshtetur nė dokumentacionin e kohės, vjelė nė Arkivat e Ministrisė sė Jashtme Franceze dhe nė Arkivat shtetėrore tė Venedikut, autori vė nė dukje se nė fillim tė viteve 1700, nė Vllahi, Shkodėr, Elbasan, Voskopojė, Sjatistė, Janinė e Selanik ndodhen mbi njėqind tregtarė, shumica tė krishterė, tė cilėt ngarkojnė ēdo vit lėkurė, mėndafshe e drithė.
Anijet e transportit janė pėrgjithėsisht franceze, holandeze, angleze dhe raguziane. Autori nuk mungon tė citojė korrespondencė letrash midis konsujve dhe pėrfaqėsuesve tregtarė, pėr zgjidhjen e problemeve konkrete dhe rritjen e besueshmėrisė nė lidhjet tregtare. Po ashtu, ai mbėshtetet edhe nė tė dhėnat interesante tė konsullit francez Pukėvil pėr tė theksuar lulėzimin ekonomik tė Voskopojės dhe lidhjet e saj tė fuqishme me Venedikun, e mė pas me Vjenėn, Hungarinė dhe Gjermaninė.
Pėr tė njėjtėn periudhė, po aq interes paraqet edhe njė kapitull i tėrė i Grasset de Saint Sauveur nė librin e tij “Udhėtim historik, letrar e piktoresk nė Levant”, botuar nė Paris mė 1799. Autori, pasi bėn historikun e marrėdhėnieve tregtare midis dy vendeve dhe jep njė tablo tė qartė politiko-shoqėrore kryesisht nė jug tė Shqipėrisė, parashtron mendime pėr rrugėt e zgjerimit tė tregtisė nėpėrmjet Prevezės, dhe e sheh kėtė si njė depozitė tė fuqishme mallrash tė provincave tė Turqisė evropiane.
Vėrtet ai i njeh kėtu rolin kryesor Venedikut, nė tregti sikurse nė politikė, por nuk e pėrjashton edhe rolin e Francės, veēanėrisht tė krahinave jugore tė saj, nė veprimtaritė komerciale detare me portet e Levantit, shtrirjen e kėtyre marrėdhėnieve deri nė More e Rumeli, qė arrijnė t’i sigurojnė Marsejės “suksese tė shkėlqyera nė tratativat e saj”, sikurse shprehet autori.
Njė tjetėr studiues, Auguste Dozon, konsull nderi i Francės nė Janinė, qė ka trajtuar nė mjaft shkrime ēėshtje tė historisė, gjuhės dhe etnografisė shqiptare, nė njė “Shėnim statistikor e tregtar” thekson se nė shekullin XVIII dhe gjatė epokės veneciane, “tregtia e Prevezės me Francėn paraqitej nė njė nivel tė kėnaqshėm”, porse nuk do tė ndodhte kėsisoj nė shekullin XIX, kur dy tė tretat e eksporteve dhe importeve shqiptare do tė bėheshin nėpėrmjet Triestes, dhe vendin e parė nė marrėdhėniet tregtare do ta zinte Austria.
Christian Gut, Profesor Nderi nė Ecole Pratique des Hautes Etudes tė Parisit, nė njė “Inventar” tė tij pėr “Korrespondencėn e konsujve tė Francės atashuar nė Durazzo (Durrės) nė vitet 1699-1726” vė nė dukje se kjo korrespondencė kishte nė thelb njė karakter tregtar, veēse, nė mjaft raste, ajo i tejkalon ēėshtjet ekonomike dhe paraqet tė dhėna tė ēmuara pėr zakonet e vendit, institucionet vepruese, revoltat dhe rolin e fesė.
Duke iu drejtuar me letra ministrave tė tyre, qė nuk kishin njohuri tė thella nė ēėshtjet e Orientit, konsujt francezė jepnin informacione nga mė interesantet pėr ta paraqitur gjendjen sa mė realisht e konkretisht, gjė qė nė mjaft raste i tejkalonte nė saktėsi edhe vetė burimet zyrtare turke.
Tregtia e qytetit tė Durrėsit nė fundin e shekullit XVII dhe fillimin e shekullit XVIII karakterizohet mbi tė gjitha nga larmia e saj, si pėr eksportet, ashtu dhe importet. Por rolin kryesor gjatė kėsaj periudhe do ta luanin nė kėtė mes eksportet e drithit shqiptar. Nuk do tė mbeteshin pas, pėr ēudi, as pėlhurat apo cohėt e leshta, qė jo vetėm importoheshin, pōr edhe eksportoheshin.
Ndonėse shpesh herė konsujt francezė qaheshin pėr vėshtirėsitė e qarkullimit tė mallrave, pėrsėri, nė dokumentacionin e tyre, bie nė sy qė portet shqiptare vizitoheshin pėrherė e mė shumė nga anijet franceze, sidomos nga anijet e Provansės qė mbanin lidhje tė rregullta me vendin e tyre, Durrėsin dhe Italinė. Domosdo, interesi kėtu duhej tė ishte shumė i madh nga tė dy palėt, pėrderisa nė mjaft raste Venediku ndėrhynte pėr tė prishur punė nė kėto lidhje tregtare, nisur jo thjesht nga cmira, por ngaqė vihej nė lojė e nė pikėpyetje vetė interesi i tij.
E nė kėto raste, Venediku i intrigave do dinte tė thurte njėmijė e njė plane e tė kurdiste administratėn turke pėr “t’ua mbledhur rripat” pashallarėve shqiptarė, duke i kundėrvėnė njėrin ndaj tjetrit, apo duke shkaktuar masakra e hedhur nė veprim piratėt e Ulqinit a tė Sinesė.
E megjithatė, konsujt dhe tregtarėt francezė, ndeshur drejtpėrdrejt me vėshtirėsitė e terrenit, me mentalitetet krahinore retrograde, me kundėrveprimin e administratės turke dhe politikėn dredharake tė Republikės sė Shėn Markut do bėnin me pėrkushtim, deri nė fund, punėn e tyre, do ndihmonin me tė gjitha fuqitė vėndin e tyre. I tillė ėshtė rasti i nėnkonsullit tė Francės nė Shqipėri J.B.Lasalle nė vitet 1784-1792, njė “gjeni tepėr aktiv dhe sipėrmarrės i zoti” siē e cilėson André Grasset de Saint Sauveur, qė diti me mjeshtėri tė punojė nė pashalikun e Janinės pėr interesat e Marinės franceze. Pėr vite me radhė, ai drejtoi me sukses sipėrmarrjen e furnizimit tė lėndės sė drurit nga trevat shqiptare pėr ndėrtimin e anijeve franceze, sidomos fregatave.
Nė fakt, kishte vite qė marrėdhėniet tregtare tė Francės me Shqipėrinė ishin pėrqendruar edhe nė prerjen e drurit tė pyjeve shqiptare destinuar posaēėrisht pėr ndėrtimin e anijeve tė rėnda tregtare e ushtarake tė Tulonit, tė cilėsuara si anije tė rangut tė parė tė arsenalit lundrues. Druri i prerė e i kuadratuar nisej nga Durrėsi nė sasi tė mėdha, aq sa kur filluan tė shteronin rezervat e pyjeve pranė bregdetit shqiptar, u fillua prerja nė thellėsi tė vendit, por kjo e bėnte transportin e lėndės drusore tė vėshtirė e me kosto tė lartė pėr mungesė tė rrugėve tė komunikimit.
Lasalle, i paepur me vėshtirėsitė dhe intrigat e tregtarėve grekė, tė cilėt pėrpiqeshin tė dėrgonin drurin e prerė nė Maltė e Napoli, arriti tė lidhet fort me Pashain e Janinės, “qė dinte tė vlerėsonte njerėzit me talent”. Ai i fitoi zemrėn pashait, madje pėrfitoi dhe nga mbėshtetja e tij financiare pėr krijimin e njė “monopoli” drusor. Pėrfitimet ishin tė mėdha pėr Lasalin, Pashain dhe Francėn, aq sa nė gusht 1792, Lasalle do tė vritej nga njeri i paguar (nga Venediku) me dy tė shtėna pistolete nė rrugėt e Prevezės, mu pranė shtėpisė.
Ėshtė e njohur se shekulli XVIII solli ndryshime tė dukshme nė raportin e forcave ekonomike, shoqėrore e politike nė Shqipėri, qė ēuan nė lindjen e pashallėqeve tė mėdha shqiptare dhe nė njė fazė tė re zhvillimi tė vendit.
Dhe rol me peshė kėtu luajti vetė ekonomia e mallrave, qarkullimi i tyre si brenda vendit, ashtu edhe jashtė kufijve tė tij. Historiografia shqiptare njeh nė mesin e shekullit XVIII njė hop cilėsor nė zhvillimin e qyteteve shqiptare, tė shndėrruara, siē e vumė re, nė tregje tė rėndėsishme mallrash bujqėsore e blegtorale, gjė qė detyrimisht u shoqėrua edhe me njė zhvillim mė tė madh ekonomik e kulturor tė vendit nė krahasim me shekujt e mėparshėm.
I gjithė ky shndėrrim nė kah pozitiv do tė mbėshtetej nė dy boshte kryesore tregtie ndėrkrahinore e ndėrzonale, njėri bosht vertikal, me skajet Shkodėr – Janinė, dhe tjetri bosht horizontal, me skajet Durrėsin + Vlorė – Voskopojė + Vithkuq. Rishfaqen nė kėtė mėnyrė, si nė periudhėn e Skėnderbeut, akset vertikale dhe horizontale tė domosdoshme pėr bashkimin ekonomik e politik tė vendit, por mbi tė gjitha nis tė lulėzojė shtresa e re shoqėrore nė qytete, borgjezia tregtare shqiptare.
Por prapė, administrata turke, edhe pse e plogėt dhe e rėndė, do tė tregohej e aftė pėr tė penguar tėrė kėtė zhvillim, do tė ashpėrsonte dhunėn dhe do tė shfrytėzonte me mjeshtėri, dredhi e egėrsi grindjet e vijueshme tė parisė shqiptare nė pėrēarje e anarki.
Dhe ėshtė pikėrisht kjo pėrēarje, ushqyer nga tarafe e frymė bajraktariste, dhe njėmijė vese qė pasojnė, burimi i negatives, qė do tė frenonte zhvillimin e vendit apo do ta vinte progresin, pėrherė tė vonuar, nėn hapa breshke. “Viktimė e fqinjėve tė vet, e fuqive tė mėdha, e historisė, Shqipėria ėshtė, thotė Gilbert Gardes, edhe mė shumė viktimė e vetvetes.”
Historikisht, nė tė gjitha kohėrat, shkaku kryesor i dėshtimeve dhe prapambetjes, i shpėrdorimit tė potencialeve njerėzore e materiale ka qenė paria dhe klasa politike shqiptare, me mentalitet tė theksuar tribal, konfliktual, grindės, sundues e pėrēarės.
Pas periudhash tė herė-hershme lulėzimi, do niste kėshtu tė humbiste shkėlqimin e vet, deri nė venitje, edhe shprehja e bukur franceze “Fier comme un Albanais - Krenar si shqiptar”, vetė sinteza e shekujve dhe e Evropės pėr figurėn fisnike tė shqiptarit.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

histori Empty Re: histori

Wed Nov 05 2008, 06:05
Gjithcka filloi me nje vrasje. Dhe te tilla u bene shume me pas, per te shtene ne dore kryeqytetin e ardhshem te Shqiperise. Nje shekull hakmarrje mes Bargjineve dhe Toptaneve dhe si keta te fundit shtine ne dore Tiranen.
Zefina Hasani
Tirana eshte e ngritur mbi nje krim. Ose mbi disa te tille sebashku. Se paku keshtu pretendojne legjendat dhe deshmon historia. Nje histori qe nis ne vitin 1614, pikerisht atehere kur, Sulejman Pashe Bargjini, monumentin e te cilit sot e sheh kushdo qe kalon ne kryqezimin prane "Partizanit te Panjohur" vendosi te ngreje nje xhami, nje hamam, nje han dhe nje furre.

Por, tekat e ketij njeriu qe njihet sot si themeluesi i kryeqytetit tone, bene qe endrra e tij te lindte se bashku me nje konflikt. Sepse toka te ciles i kish vene syrin Sulejman Pasha, pikerisht ajo rreth te ciles shtrihet sot shtatorja e tij, kishte edhe nje pronar. Ai cope pyll zoterohej nga njefare Selman Beu, cili ashtu si ne legjendat akoma dhe me te lashta, i prishte naten muret qe Bargjini ngrinte diten. E gjithe kjo zenke perfundoi ne gjyq. E duke qene se kishte me shume pushtet, themeluesi i kryeqytetit te sotem e hodhi ne gjyq rivalin e tij. Legjenda thote se jo vetem qe i mori tokat por arriti qe gjyqi i larte i Stambollit t'i priste edhe koken.

Keshtu Sulejman Pasha vuri dore mbi pronen e deshiruar. Por pasardhesit e tij nuk do ta gezonin aq lehte frytin e ketij krimi. A thua se gjaku i Selman Beut do te ishte si nje mallkim per gjithe trashegimtaret e Sulejman Bargjinit, qe e ngriti qytetin mbi token e marre pabesisht.

Qe nga i pari, Ibrahim Bej Bargjini e deri tek ai i fundit Haxhi

Etehem Beu (pasardhesi nga vija femerore e Bargjinolleve) do t'u duhej te luftonin shpesh qe te benin te tyren Tiranen.

Rivalet me te fuqishem ishin Toptanet e Krujes. Ne vitet '60 te shek.XVIII te pese vellezerit toptani kishin funksione te larta ne administraten feudale te kohes jo vetem ne Kruje por edhe ne Tirane, Ishem, Durres e madje edhe ne Stamboll. Kishin nen zoterimin e tyre nje varg cifligjesh ne Fushe-Kruje e ne Breg- Mat dhe ne afersi te Durresit. Ishin sipermarres te caktuar nga Stambolli te taksave shteterore, ne krahina te ndryshme te Shqiperise dhe kjo u kishte dhene mundesira te medha te mbanin rreth vetes forca te medha te armatosura dhe te krijonin nje rreth miqsh me influence ne oborrin perandorak te Stambollit. Keshtuqe ata synonin te kishin nen kontrollin e tyre edhe Kavajen e Tiranen, dy vende te pasura me prodhime bujqesore dhe te zhvilluar ne levizjen tregtare. Ndaj Bargjinet u bene tok me Allunet e Kavajes ne luften kunder ketij armiku te rrezikshem.

Nje lufte gati 70 vjecare u zhvillua mes Bargjinolleve dhe Toptaneve, deri ne vitin 1813, kur me ne fund keta te fundit, arriten ta kishin nen zoterimin e tyre kete qytet te shumedeshiruar. Studiuesi Kristo Frasheri sjell ne librin e tij "Historia e Tiranes", gjithe kete histori lufterash mes familjeve te medha, per Tiranen: duke ndaluar gjate ne momentet me kyce te kesaj lufte qe nga 1767 kur Toptanet moren goditjen e pare te rende ne Durres; apo dy vjet me pas kur Toptanet te egersuar me Bargjinet, leshuan kunder Tiranes bandat e tyre, te cilat palckisnin dhe vrisnin qytetaret e pambrojtur; apo ne 1788, kur pasardhesi i rradhes nga Bargjinollet, duke mos mundur te mbante Tiranen e rrethuar, u arratis e u strehua ne Durres...

Por interesante eshte se mes shume perleshjesh, e luftrash mes ketyre dy familjeve rivale, jane perdorur edhe shume dredhi.

Te dyja fiset ne luften per te sunduar Tiranen, ne momentin kur bisedat diplomatike, nuk do te pinin me uje, do te ngrinin pusite. Kurthe te denja per "Makbeth-in" e Shekspirit, apo per "Komisionin e festes" te Kadarese.



Te paret qe prene ne bese miqte, ne konakun e tyre, ishin Bargjinollet. Per te siguruar qetesine e Tiranes se tij, Ibrahim Bej Bargjini kishte vendosur te ekzekutonte kreret e Toptaneve, Tahir dhe Ismail Age Toptanin. Me luftrat e ashpra, kishte arritur ta merrte Tiranen nga kthetrat e tyre, pasi ishte lidhur me dy aleate te fuqishem me Bushatllinjte e Shkodres dhe Allunet e Kavajes, por pa eleminuar kreret, e dinte se Tirana do te ishte gjithmonen e rrezikuar nga sulmet e Toptaneve. Keshtuqe ne nje kohe kur sundimtaret e Krujes ndjeheshin me te dobet se kurre, Bargjinollet do te vepronin lehtesisht me dredhite e tyre. Dore te mire u dha dhe nje udhezim qe Toptaneve u erdhi nga Porta e Larte, nga Stambolli per pajtimin me Bargjinollet e Tiranes. Thuhet se pajtimi u arrit, ndonese i siperfaqshem. Te dyja palet ishin te interesuara. Per Toptanet ishte nje mareveshje e imponuar nga rrethanat ne te cilat ndodheshin, kurse per Bargjinollet nje dredhi e llogaritur me se miri. Pajtimi ishte parathenia e nje kurthi qe do te organizohej ne Tirane, me te vetmin qellim: zhdukjen fizike te pinjolleve me te fuqishem te familjes se Toptaneve. Ashtu sic rrefen dhe studiuesi Kristo Frasheri ne librin e tij "Historia e Tiranes" per kete kurth rrefehen variante te ndryshme, qe gjenden ne forme gojedhenash ne studime te autoreve te ndryshem. Por nisur nga te gjitha variantet, koha me e sakte kur mund te kete ndodhur ngjarja, rezulton te jete viti 1771. Ne nje dite shtatori te ketij viti Tahir Age Toptani dhe nipi i tij Ismaiil Age Toptani shkuan nga Kruja ne Tirane, ne shtepine e Ibrahim Bej Bargjinit, per te kryer deri ne fund pajtimin e per te nisur bisedimet per ceshtje te rendesishme. Toptanet sigurisht qe nuk do te kishin pranuar te hynin aq lehte ne deren e armikut me te betuar nese nuk do t'u kishte dale garant njeri prej personaliteve me te njohur te kohes ne Shkoder, Jusuf Age Parruca. E megjithate nuk eshte se paten shume besim. Shkuan ne deren e Bargjinolleve te shoqeruar nga 70 trima te armatosur. Por as garancia, e as keta 70 trima nuk i shpetuan dot dy pinjollet e zene ne kurth, ne konakun e Bargjinolleve. Ne dhomen e pritjes, ungj e nip kishin hyre te shoqeruar vetem me 17 trima, ndersa te tjeret qendruan jashte (rrefimet e ardhura deri ne kohet tona nuk e kane treguar me saktesi nese pjesa tjerer mbeti jashte shtepise apo jashte qytetit fare). Pas pershendetjeve te zakonshme, kur mysafiret ishin duke pire kafene, nje fare Mytro Beu, i derguar posacerisht ne Tirane nga sundimtari i Shkodres ne keto kohe Mehmet Pashe Bushatlliu, u tha miqve te dorezonin armet, sepse ishin te rrethuar. Dy agallaret Toptane si dhe trimat e tyre, qe ndodheshin ne dhome, i flaken filxhanet e kafese dhe u ngriten duke nxjerre koburet nga brezi. Arriten te vrisin kater ose pese prej Bargjinolleve. U perleshen pastaj trup me trup, por ne fund u mposhten. Dy Toptanet, ungj e nip dhe trimat e tyre u lidhen dhe te nesermen e asaj dite u varen brenda ne Tirane. Studiuesi Frasheri citon ne librin e tij nje kronike te Shkodres-"Te dy Toptanet, ungj e nip i vrane ne Tirane shume keq. I varen ne litar, njerin nga njera ane e tjetrin nga ana tjeter dhe qendruan te gjalle gjithe diten dhe vdiqen shume keq sa nuk mund te thuhet me goje".

Eleminimi i udheheqesve kryesore te Toptaneve te Krujes, ishte nje fitore e madhe per Bargjinollet, edhe pse gjithcka ndodhi pabesisht, duke i prere ne bese miqte ne deren e tyre. Ndodhi ne nje kohe kur edhe Stambolli nuk e kishte shume mendjen se cfare ndodhte mes fedualeve te Shqiperise dhe nuk kishte mundesi te nderhynte ushtarakisht ne keto provinca sepse ishte e perqendruar ne luften me Rusine. Keshtu qe Ibrahim Bej Bargjini jo vetem zhduku armiqte e tij me te rrezikshem, por arriti te vendose pushtetin e tij te plote dhe gati te pavarur nga Stambolli mbi qytetin e Tiranes. Pra e ktheu qytetin ne nje pashallek autonom.



Triumfi i Bargjinolleve me eleminimin e dy krereve me te fuqishem te Toptaneve i detyroi krutanet te terhiqeshin perkohesisht dhe te mbroheshin duke u mbyllur ne kalane e Krujes. Por kjo ishte nje taktike qe do t'u sherbente vetem per fare pak kohe. Ata nuk do te harronin per asnje cast hakmarrjen per turpin qe u kishin lene ne dere Bargjinollet e Tiranes. Pra edhe pas zhdukjes se dy krereve te ashtuquajtur shume te rrezikshem, Tirana nuk shpetoi nga sulmet e Toptaneve. Dhe nuk do te shpetonte madje as nga nje gjeme qe do te ishte po aq e rende sa ajo qe feudalet e Tiranes u kishin bere krutaneve ne ate dite shtatorit. Hakmarrja ndodhi plot 17 vjet me pas, kur ne krye te Bargjinolleve ishte nje tjeter pasardhes, Kahraman Beu, ndersa ne krye te krutaneve Mustafa Pashe Toptani. Dhe duket sikur historia ka rrjedhur po ashtu, si ne kohet e te pareve te tyre. Bargjinollet sapo e kishin marre serish Tiranen nga duart e Toptaneve, perseri fale ndihmes se Bushatllinjve: "Ndersa ushtrite shkodrane po renditeshin rreth kalase, Kahreman Bej Bargjinolli hyri ne Tirane pa lufte. Bargjinolli erdhi ne fuqi i mirepritur si i ati, nga qytetaret"-shkruan studiuesi Frasheri ne liber. Por ndryshe nga c'kishte ndodhur 17 vjet me pare, kete here Bargjinollet u mjaftuan vetem me marrjen e Tiranes dhe nuk kerkonin te prisnin serish koka udheheqesish, te Toptaneve. Ndaj nuk u shkuan nga pas Bushtallinjve, ndersa keta kerkonin te rrethonin Krujen. Ua kishin lene ne dore shkodraneve fatin e armiqve te tyre. Por brenda tri diteve e keqja u kthye nga ata. Largimi i menjehershem i Bushatllinjve nga kalaja e Krujes, per te mbrojtur kufijte veriore qe po rrezikoheshin nga nje sulm i befasishem i forcave austro-hungareze, do te thoshte se Bargjinollet duhet te viheshin ne gadishmeri per nje mesymje te re nga Toptanet. Por mesa duket keta te fundit kishin menduar se ishte pikerisht kjo koha me e favorshme per hakmarrjen e madhe. Ndersa Tirana priste shperthimin e sulmeve, te parit te Bargjinolleve, Kahreman Beut i erdhi krejt papritur nje ftese per pajtim nga i pari i feudaleve te Krujes, Mustafa Pashe Toptani. Keta te fundit ishin te bindur se ne nje situate te tille kur Shkodra nuk mund t'i ndihmonte dot, Bargjinollet do ta pranon me lehtesi kete ftese. Duke i bere serish miq, pa perdorur luften, do te mund ta hakmerreshin ashtu si duhej, me te njejten monedhe. Keshtu ne gushtin e 1788-es Mustafa Pashe Toptani erdhi vete i pari ne Tirane, per t'u pajtuar me rivalin e tij. Edhe kete here Toptanet u priten me madheshti si 17 vjet me pare, por me nje ndryshim te madh. Kete here pas shkelqimit dhe mikepritjes nuk fshiheshin duart e vraresve. Ndaj, pasi pajtimi u be dhe u shpall publikisht, Toptani u percoll me po aq nderime nga Bargjinollet e kenaqur, te cilet besuan se gjakerat ishin zbutur perfundimisht mes Krujes dhe Tiranes. Por vetem pak dite me pas provuan se c'ishte me te vertete hakmarrja dhe se Toptanet nuk mund te ishin kurre miqte e tyre.

Thuhet se Mustafa Pashe Toptani e ftoi vetem pak dite me pas, ne Kruje, mikun e tij te ri, Kahreman Bej Bargjinollin, sepse deshironte t'ia shperblente pritjen madheshtore qe i kishin bere ne Tirane. I pari i Bargjinolleve shkoi dhe u prit me nderime ne deren e Toptaneve dhe me duartokitje te medha nga qytetaret e Krujes. Por te nesermen e asaj dite, do te ishin po ata qytetare qe do te benin sehir jo me ardhjen e mysafireve te nderuar, por vrasjen e tyre. Dhe demi qe pesuan Bargjinollet me vrasjen e Kahreman Beut ishte me i madh se ai qe pesuan Toptanet ne shtatorin e 1771-shit. Atehere, pas vrasjes se Tahir dhe Ismail Ages, familja e Toptaneve kishte plot agallare e bejlere te afte per te vazhduar luftrat, kurse me vrasjen e Kahreman Beut, familja e Bargjinollit mbeti vetem me nje pasardhes, Ahmet Pashen qe nuk kishte djale, por vetem vajza. Dhe kjo do te thoshte se Toptanet mund te shpresonin qe kete here Tirana te mbetej perfundimisht ne duart e tyre. Por nuk ndodhi as kete here keshtu sepse Bushatllinjte qe ne keto kohe kishin fituar perkrahjen e Stambollit, do t'ia kthenin Tiranen, te fundit te Bargjinolleve, Ahmet Pashes.



Qe te arrinin ne diten e madhe, kur vertet Tirana do te mbetej perfundimisht nen sundimin e tyre, Toptaneve do t'u duhej te luanin edhe me nje marifet tjeter: krushqine me Bargjinollet. Duket me i pranueshem si marifet per te marre Tiranen, por duke menduar dy masakrat qe ndodhen brenda nje harku kohor prej 17 vjetesh, krushqia e pare qe ndodhi mes Toptaneve dhe Bargjinolleve duket e papranueshme. Por ja qe te gjitha rrefenjat te thone se ka ndodhur. Kater vajzat e Ahmet Pashe Bargjinollit u martuan ne nje dite te vetme me kater djemte e Kapllan Pashe Toptanit (pasardhesin e Mustafa Pashes). Duke u ndjere ne keto kohe me te rrezikuar nga aleati i tyre i perhershem Shkodra, qe kerkonte te merrte pushtetin e Tiranes pas vdekjes se Bargjinit te fundit, Tiranasit vendosen te hynin ne bisedime me Toptanet e te benin krushqi me kusht qe vete Kapllan Pasha te zotohej se nuk do te vendosej ne Tirane, por do te vazhdonte te qendronte ne Kruje. Por hileja ketu qendronte. Toptani duke shkelur zotimin qe kishte bere u shperngul bashke me trimat e tij dhe u vendos ne Tiranen qe e lakmonte aq shume, duke deklaruar se do te rrinte si mysafir. Kur qytetaret e kuptuan qellimin e tij te vertete u perpoqen t'i debonin me dhune te paftuarit, por ishte shume vone. Kapllan Pasha kreu disa arrestime nga te cilat figura me e rendesishme e Tiranes pas vdekjes se Bargjinollit te fundit, Haxhi Etehem Beu (pasardhes nga vija femerore e Bargjinolleve) arriti te shpetoje, duke u arratisur nga Tirana. Por edhe perpjekjet e tij (pas rikthimit ne qytet), per te ruajtur Tiranen perfunduan me 1813-en. Disa gojedhena thone se kete here ishte Porta e Larte qe ia la ne duar Tiranen te fundit pasardhes te Toptaneve, si shperblim per pjesmarrjen aktive ne lufte, krah ushtrise perandorake, kunder Shkodres. Ndersa Haxhi Etehem Beun qe ishte ne fuqi ne kete kohe e shkarkoi nga detyra. Nje gojedhene tjeter na tregon se Haxhi Etehem Beu u pajtua me Toptanet me krushqi. Ne materialet e Muzeut Arkeologjik te Tiranes, ndodhet nje lapidar varri me kete mbishkrim "Rajhane, bija e Haxhi Etehem Beut e martuar me Sulejman Pashe Toptanin". Ne qoftese kjo ka qene bija e Haxhi Etehem Beut, atehere kjo martese provon ate qe thone gojedhenat: Toptani i fundit, nuk pati nevoje t'i ngreje kurth armikut ne konakun e tij, por hyri dhender ne ate konak, per ta marre fare lehte Tiranen qe kishin lakmuar per 70 vjet me rradhe gjithe paraardhesit e tij.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Sponsored content

histori Empty Re: histori




________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi