.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Historia E Popullit Shqiptar! - Faqe 6 Empty Re: Historia E Popullit Shqiptar!

Sun Apr 26 2009, 12:59
Ngjarjet e vitit 1458 e prishėn pėrfundimisht aleancėn e shqiptarėve me despotėt e paqėndrueshėm tė Peloponezit, tė cilėt kėtej e tutje sundonin si vasalė tė thjeshtė tė sulltanit nė zotėrimet e pakta qė ky u la nė Peloponez. Madje shumė shpejt dy vėllezėrit Paleologė hynė nė luftė me njėri-tjetrin pėr shkak tė kėtyre zotėrimeve. Nė kėtė luftė civile Dhimitri kėrkoi bashkėpunim me krerėt shqiptarė me ndihmėn e tė cilėve mori kėshtjellat e Karitanicės, Bardhunies, Kastricės, Kallamatės, Zarnatės, si dhe gjithė krahinėn e Mainės, nė ekstremin jugor tė gadishullit. Mehmeti II dėrgoi qeveritarėt e Thesalisė dhe tė Peloponezit pėr tė shuar kryengritjen, por kėta s’mundėn pėrveēse arritėn disa fitore tė pjesshme e tė paqėndrueshme. Edhe paskėtaj krerėt shqiptarė tė kėshtjellave vazhduan tė mos t’i bindeshin as sulltanit e as despotėve bizantinė. Ndaj nė prill 1460 Mehmeti II iu drejtua pėrsėri Peloponezit me njė ushtri tė madhe. I shoqėruar nga trupat e komandantit osman tė vendit, shqiptarit Hamza Zenebishi, nė maj tė atij viti ai pushtoi kryeqytetin e saj, Mistran. Despoti Dhimitėr Paleologu u dorėzua te sulltani. Prej kėndej sulltani pushtoi me sulm kėshtjellat e Bardhunies e tė Kastricės, ku humbi shumė jeniēerė. Mbrojtėsit e Kastricės, 300 shqiptarė, u zunė e u therėn deri tek i fundit, ndėrsa komandanti i tyre, Primo Koka, u sharrua dy copėsh.

Pėrballė barbarisė sė ekspeditės osmane, banorėt e Leondarit dhe tė viseve tė tjera tė Lakonisė u grumbulluan nė fortesėn e papushtueshme tė Gardhiqit. Gardhiqi ishte feud i familjes shqiptare Bakali. Nėn udhėheqjen e Manuel Bakalit, shqiptarėt i hodhėn poshtė ofertat e Mehmetit II pėr tė dorėzuar pa luftė kėshtjellėn. Por mungesa e ushqimeve dhe e ujit nė kushtet e njė popullsie tė mbingarkuar e tė njė vape rraskapitėse i detyroi mbrojtėsit e kėshtjellės t’u dorėzohen osmanėve. Sulltani i pėrsėriti edhe kėtu nė Gardhiq skenat e tmerrit tė Kastricės. 6 mijė veta tė lidhur kėmbė e duar u therėn nė sheshin e kėshtjellės. Kėsaj radhe nuk u kursyen as gratė e fėmijėt. Vetė kėshtjella u rrafshua me tokėn. Historiani

bizantin Kritobuli pohon se me kėtė ndėshkim makabėr, Mehmeti II synonte t’i trembte shqiptarėt e Peloponezit nė mėnyrė qė tė mos ngriheshin mė kundėr tij. Manuel Bakali, Krokodejl Klada e disa krerė tė tjerė tė qėndresės mundėn t’i shpėtojnė masakrės e tė strehohen gjetkė. Ndėrkaq nė dorė tė osmanėve ranė edhe kėshtjella tė tjera, si Kiparisia, Karytaina, Andrusa e Itome. Ekspedita osmane pėrshkoi gjithė pjesėn jugore tė Peloponezit, duke kursyer vetėm zotėrimet e Venedikut, me tė cilin sulltani kishte nėnshkruar atė kohė paqe. Pėrfaqėsuesi i fundit i pushtetit tė vjetėr nė More, despoti Thoma Paleologu e braktisi vendin dhe u strehua nė Korfuz.

Paskėtaj ekspedita osmane iu drejtua viseve veriperėndimore tė Moresė, ku mori fortesėn Klumacion dhe rrethoi kėshtjellėn e Kalavrites. Komandant i kėsaj ishte shqiptari Doksja, i cili sipas kronistit Sfrance « nuk pyeste as pėr despotin, as pėr sulltanin e as pėr vetė Zotin ». Por nė fund edhe kjo kėshtjellė u mor dhe mbrojtėsit e saj shqiptarė me Doksjen nė krye u masakruan mizorisht. Pas pėrleshjesh tė pėrgjakshme Mehmeti II pushtoi dhe kėshtjellat Grevenon, Kastrimenon, Salmenikion e sė fundi dhe Korintin, ku ndėrkohė kishin gjetur strehim shumė shqiptarė tė ikur nga zonat e tjera tė Peloponezit. Kėta u mashtruan nga premtimi i sulltanit se do t’u falte jetėn e pasurinė dhe ia dorėzuan atij kėshtjellėn. Po ashtu si dhe mė parė, Mehmeti II e shkeli fjalėn e dhėnė dhe urdhėroi tė ekzekutohen tė gjithė luftėtarėt shqiptarė.

Nė pėrfundim tė kėsaj fushate Mehmeti II e ktheu Peloponezin nė njė tokė tė pushtuar. Turqit proceduan nė regjistrimin e tokave dhe nė vendosjen e sistemit tė timarit. I kėsaj kohe ėshtė njė regjistėr osman i Peloponezit, qė pasqyron regjistrimin e njė sėrė zonave tė Peloponezit verior e qendror, si Kallandrica, Sandemiri, Grebenea, Hlumca e Vomiro. Nė regjistėr figurojnė listat e 198 qendėrbanimeve, nga tė cilat 155 janė pėrcaktuar shprehimisht si shqiptare. Regjistri nė fjalė ėshtė i pari i natyrės sė tij qė dėshmon intensitetin e ngulimeve shqiptare nė Peloponez.

Pėr tė shuar ēdo tentativė kryengritjeje, ata bėnė rrafsh me tokėn njė numėr fortesash dhe detyruan tė vendoseshin nė fushė mjaft bashkėsi shqiptare qė jetonin nė vise malore. Megjithatė, nė Peloponez vazhduan tė qėndrojnė edhe paskėtaj tė ndezura vatrat e qėndresės antiosmane, sidomos nė krahinat e mbrojtura malore, si qe ajo e Manit. Sidoqoftė, nė pikėpamje tė sovranitetit shtetėror, pas shkatėrrimit tė Despotatit bizantin pothuajse gjithė Moreja hyri nėn sundimin osman. Mbeteshin vetėm njė numėr kėshtjellash, tė cilat vazhdonin tė ishin zotėrim venecian. Midis Venedikut e sulltanit ishte akoma nė fuqi paqja e vitit 1454. Por ndryshimi i situatės luftarake nė More ashtu si dhe gjetkė i vuri zotėrimet e Venedikut nėn kėrcėnimin e drejtpėrdrejtė tė invazionit osman. Ndaj Republika e Lagunave filloi tė merrte masa serioze pėr mbrojtjen e zotėrimeve tė saj moreate. Njė numėr i madh stratiotėsh shqiptarė u pajtuan nė shėrbim tė Venedikut, duke iu shtuar atyre qė ishin rekrutuar nga komandantėt venecianė qysh mė parė. Atyre iu besua mbrojtja e kėshtjellave tė Koronit, Modonit, Argosit, Nauplionit etj.. Tė tillė qenė Krokodejl Klada dhe Pjetėr Bua, tė cilėt ishin dalluar nė betejat e mėparshme kundėr osmanėve. Pėrveē tyre nė shėrbim tė Venedikut hynė formacionet e stratiotėve shqiptarė tė komanduara nga krerėt e

familjeve Bakali, Menalja, Rali, Buziqi, Manasi. Familjeve tė stratiotėve shqiptarė Venediku u dha toka e kullota nė afėrsi tė kėshtjellave, ku ata mund tė strehoheshin nė rast rreziku. Atyre iu krijuan edhe lehtėsira fiskale. Akti i parė i konfrontimit midis osmanėve dhe venecianėve nė More filloi me sulmin kundėr zotėrimit venecian tė Argosit nė prill 1463. Osmanėt e morėn thuajse pa luftė kėshtjellėn falė tradhtisė sė njė prifti grek. Pas luhatjeve tė gjata, mė 28 korrik 1463 Venediku i shpalli luftė Portės. Trupat veneciane ripushtuan Argosin e rrethuan Korintin, por shumė shpejt sulltani dėrgoi nė More njė ushtri tė madhe nėn vezirin e madh Mahmud Pashėn. Ky ripushtoi njė numėr kėshtjellash qė kishin kaluar nėn venecianėt. Inkursionet osmane u shtrinė deri nė kėshtjellėn e Koronit e Modonit, por kėto mundėn tė rezistojnė. Mahmud Pasha me anė tė premtimeve arriti tė tėrheqė me vete edhe njė pjesė tė shqiptarėve tė Lakonisė e tė Mainės nė jug tė vendit e t’i bindė tė vendoseshin nė zonėn osmane. Nė Nauplion ndeshėn gjithashtu nė njė qėndresė tė ashpėr tė garnizonit tė kėshtjellės, bėrthamėn e tė cilit e pėrbėnin stratiotėt shqiptarė tė udhėhequr nga Pjetėr Bua. Por edhe kėtej osmanėt u detyruan mė nė fund tė tėrhiqeshin pa mundur ta pushtojnė. Angazhimi i Venedikut nė luftė me sulltanin bėri qė shqiptarėt e Peloponezit tė afroheshin nė masė e tė luftonin nėn flamurin e tij.

Nė zotėrimet e Venedikut erdhėn shqiptarė nga zonat e tjera tė Moresė qė ishin nėn pushtimin osman. Kėshtu, nė mars 1466, fisniku shqiptar i myslimanizuar Hamza Bua Shpata, nga fisi i njohur i Shpatajve, kaloi nė anėn e Venedikut, duke u rikthyer nė fenė e krishterė e duke dorėzuar kėshtjellėn e Oksivunit dhe territoret pėrreth. Bashkė me tė kaluan nė anė tė Venedikut edhe 50 familje tė tjera shqiptare. Gatishmėria e shqiptarėve tė Moresė pėr tė luftuar pėr mbrojtjen e lirisė kundėr osmanėve, dėshmohet mė sė miri nga njė raport i proveditorit venecian pėr Morenė, Xhakomo Barbarigo, i shkruar nė muajin korrik 1465: « ... Sė fundi u takova me tė nderuarin Mihal Rali Trimin (djalin) e me fjalė tė zgjedhura i bėra tė ditur se nėse do tė vinte tė shėrbente me njerėzit e tij te ne, do t’i jepeshin 80 dukatė nė vit si provizion. Por ai m’u pėrgjigj se babai i tij ishte ndėr fisnikėt kryesorė tė Moresė dhe se ai, i biri, nuk binte mė poshtė tė atit nga karakteri. Ndaj, edhe pse ishte nė ngushticė ekonomike, kishte vendosur t’i shėrbente Sinjorisė me shpenzimet e veta pa shpėrblim derisa kjo luftė tė merrte fund ».

Stratiotėt shqiptarė tė Moresė u angazhuan nė veprimet luftarake kundėr osmanėve edhe jashtė Moresė. Kėshtu, nė verėn e vitit 1477, nėn komandėn e Dhimitėr Bokalit, 300 stratiotė shqiptarė nga viset e Koronės, u dėrguan nė Shqipėri pėr mbrojtjen e Krujės. Njė tjetėr stratiot i shquar shqiptar nga Morea, Krokodejl Klada, mori pjesė mė 1481 nė kryengritjen e fuqishme antiosmane tė Himarės dhe u shqua si njė ndėr krerėt kryesorė tė saj nė krah tė Gjon Kastriotit. Paqja e 25 janarit 1479 midis Venedikut e Portės sė Lartė ndikoi nė keqėsimin e gjendjes sė shqiptarėve nė pėrgjithėsi dhe tė marrėdhėnieve tė tyre me Republikėn e Venedikut. Kjo, nga njėra anė, nuk pėrfshiu nė paqe edhe gjithė ata fisnikė shqiptarė qė gjatė konfliktit veneto-osman kishin mbajtur barrėn kryesore tė luftės. Nga ana tjetėr, pa pyetur fare vendasit, ajo u dorėzoi osmanėve njė numėr zotėrimesh si nė Shqipėri, ashtu dhe nė More. Nė kėtė tė fundit, nė bazė tė Traktatit tė Paqes, osmanėt duhet tė merrnin krahinėn malore tė Mainės, qė kishte qenė njė nga vatrat kryesore tė qėndresės shqiptare.

Nė kushtet e reja, Venediku nuk ngurroi t’i braktiste luftėtarėt shqiptarė e tė miqėsohej me osmanėt. Nė verėn e vitit 1480 komandanti osman i Moresė i propozonte Venedikut hapur tė pėrzinte stratiotėt shqiptarė nė shėrbim tė tij: « Nėse ju i dėboni arbėrit nga ky vend, midis nesh nuk do tė ketė mė grindje », i shkruante ai proveditorit venecian. Edhe pse njė gjė tė tillė Venediku s’mund ta bėnte pėr shkakun se qė tė gjitha kėshtjellat e tij nė More mbroheshin nga stratiotė shqiptarė, ai i udhėzoi vazhdimisht proveditorėt e vet nė More qė tė shmangnin ēdo lloj konfrontimi tė stratiotėve shqiptarė me forcat osmane.

Kjo politikė e re e Venedikut ndaj Portės sė Lartė nuk u pranua nga mjaft krerė shqiptarė, qė ishin rekrutuar nė trupat e Sinjorisė pikėrisht pėr tė luftuar kundėr invadorėve osmanė. Pavarėsisht nga paqja e re midis Venedikut e Portės, ata vazhduan tė luftojnė kundėr forcave osmane. Pati ndėr ta qė e braktisėn shėrbimin pėr llogari tė Venedikut. Kėshtu veproi p.sh. kreu stratiot Teodor Bua, qė braktisi kėshtjellėn e Nauplionit e nė krye tė stratiotėve tė tij, sulmoi osmanėt nė afėrsi tė Argosit. Paskėtaj ai i bashkoi forcat e tij me ato tė stratiotėve tė njohur Krokodejl Kladės nė Mainė. Sė bashku, ata formuan njė forcė tė madhe goditėse qė i shqetėsoi si venecianėt, ashtu dhe osmanėt. «Ata po turbullojnė paqen qė kemi me sulltanin », i relatonte atė kohė qendrės qeveritari venecian i Moresė.

Venecianėt u angazhuan pėrpara qeveritarit osman tė Moresė se do tė bėnin ēmos pėr tė kapur « rebelėt ». Dy krerėt shqiptarė u dėnuan me vdekje nė mungesė. Qeveritari venecian dėrgoi pėr kėtė qėllim reparte me stratiotė tė tjerė shqiptarė. Por nė fund ai i raportoi Senatit nė Venedik se shqiptarėt rebelė qe e pamundur tė kapeshin, qoftė sepse ata gjenin strehim tė sigurtė ndėr fshatrat shqiptare, qoftė se stratiotėt e tjerė, qė ai dėrgoi nė ndjekje tė rebelėve, refuzuan tė ndesheshin me ta, pasi siē thoshin « qenė tė njė kombi ».

Sidoqoftė, shumė stratiotė shqiptarė, ndėr ta dhe Krokodejl Klada, pas paqes veneto-osmane tė vitit 1479 u detyruan ta braktisnin Morenė. Njė pjesė e tė ikurve u vendos nė ishujt Hidra, Specia, Poros, Kulluri (Salamina) etj., ku ende sot flitet gjuha shqipe. Tė tjerė u vendosėn sė bashku me familjet e tyre nė Mbretėrinė e Napolit. Kujtimi i kėtij eksodi drejt Italisė, qė pėrkoi dhe me eksodin masiv nga Shqipėria tė po kėsaj kohe, ruhet akoma sot nė vargjet e kėngės sė hershme tė arbėreshėve tė Italisė: « O e bukura More ». Tė tjerė stratiotė tė zotėrimeve tė Venedikut nė More u tėrhoqėn prej kėndej dhe u pėrdorėn prej saj nė frontet e tjera, sidomos nė Italinė e Veriut. Nė betejat e atjeshme, stratiotėt shqiptarė shkėlqyen pėr virtytet e tyre luftarake. Kronisti frėng Filip de Komini, qė shoqėroi mbretin Karl VIII gjatė fushatės nė Itali, mė 1495, pati rast tė njohė nė fushėn e betejės stratiotėt shqiptarė qė luftonin nė anėn e Venedikut. « Ata janė luftėtarė tė guximshėm, qė u hapin punė ushtrive armike », - shkruan ai nė kujtimet e tij.

Mjaft stratiotė shqiptarė hynė nė shėrbim tė komunave tė ndryshme italiane e tė sovranėve tė ndryshėm tė Evropės, duke kontribuar kėshtu nė pėrforcimin e njė imazhi heroik tė luftėtarit shqiptar tė krijuar nė Evropė falė luftėrave tė shqiptarėve nėn udhėheqjen e Skėnderbeut. Figura tė tilla stratiotėsh, si ajo e Merkur Buas apo e Manol Bleshit u kėnduan edhe nė epikėn historike. Me gjithė eksodin e madh tė shqiptarėve nga Morea e nga viset e tjera greke gjatė fazave tė ndryshme tė pushtimit osman, dokumentet e mėvonshme tė shek. XVI-XVIII dėshmojnė, se popullsia shqiptare nė More mbeti mjaft e dendur. Ende nė fund tė shek. XVIII, njė autor e quan Morenė « Arbėria greke » (Albania Greca).



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Historia E Popullit Shqiptar! - Faqe 6 Albuto10
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Historia E Popullit Shqiptar! - Faqe 6 Empty Re: Historia E Popullit Shqiptar!

Sun Apr 26 2009, 12:59
K R E U V I I








PĖRPJEKJET PĖR RIMĖKĖMBJEN E SHTETIT SHQIPTAR. RĖNDĖSIA E EPOKĖS SĖ GJERGJ KASTRIOTIT - SKĖNDERBEUT (1468 - 1506)










1. SHQIPĖRIA NĖ VITET 1468-1479





Shqipėria pas vdekjes sė Skėnderbeut





Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu vdiq nė njė kohė kur Shqipėria ndodhej pėrballė vėshtirėsive tė mėdha ekonomike tė papara ndonjėherė. Luftimet e ashpra tė viteve 1466-1467 dhe prania pėr dy vjet radhazi e trupave tė shumta osmane nė tokat e lira shqiptare, rrėnuan shumė ekonominė e vendit dhe nuk lejuan tė mbillej drithi e kulturat e tjera bujqėsore. Masakrat e padėgjuara dhe uria detyruan me mijėra shqiptarė tė linin atdheun dhe tė emigronin. Njė pjesė e rajoneve lindore, si ato tė Tetovės, Kėrēovės, Ohrit e tė Elbasanit iu shkėputėn viseve tė lira dhe kaluan nėn pushtimin osman.

Vdekja e Skėnderbeut i tronditi thellė shqiptarėt dhe ndikoi shumė nė jetėn politike tė vendit. Disa javė pas vdekjes sė tij, e shoqja, Donika, dhe i biri 13-vjeēar Gjoni, u pėrfshinė nė eksodin e madh shqiptar dhe u vendosėn nė pronat qė kishin nė Itali (Monte Sant Anxhelo dhe San Xhovani Rotondo).

Humbja e Skėnderbeut, e kėtij gjeniu tė artit ushtarak, i hoqi botės shqiptare udhėheqėsin e jashtėzakonshėm, personalitetin mė tė shquar tė historisė kombėtare, qė kishte ndikuar fuqishėm nė tėrė veprimtarinė politike tė vendit. Nuk kishte nė Shqipėri njė personalitet tjetėr qė t’i afrohej kėtij Heroi nga aftėsitė si burrė shteti dhe udhėheqės ushtarak. Prandaj jeta politike filloi tė decentralizohej. Familjet e mėdha aristokrate dolėn pėrsėri si zotėr mė vete dhe disa prej tyre filluan tė mbėshteteshin te Republika e Venedikut, qė, me vdekjen e Skėnderbeut, veproi energjikisht pėr tė vėnė nėn kontroll jetėn politike tė Shqipėrisė.

Senati i Venedikut vendosi qė tė dėrgonte nė Shqipėri Pal Engjėllin, i cili prej shumė vitesh qėndronte atje si pėrfaqėsues i Skėnderbeut. Sapo erdhi nė Shqipėri, Pal Engjėlli bisedoi me gruan dhe djalin e Skėnderbeut, si dhe me tė afėrm tė familjes sė Kastriotėve dhe u kėrkoi atyre qė t’i dorėzonin Venedikut Krujėn dhe zotėrimet e tjera. Kur gruaja dhe djali i Skėnderbeut u larguan nga Shqipėria, Kruja kaloi nė duart e Venedikut. Vėmendje u kushtoi Republika e Venedikut edhe marrėdhėnieve me fisnikėt e tjerė shqiptarė, qė i kishin zotėrimet nė kufi me tė dhe me Krujėn. Prandaj mė 1469 i dėrguari i posaēėm (proveditori) i Venedikut nė Shqipėri, vizitoi Gjin Stres Balshėn, Vuk Skurėn e Bendės e fisnikė tė tjerė qė i kishin zotėrimet nė afėrsi tė Krujės.

Ndėrkohė disa nga fisnikėt shqiptarė ishin kundėr forcimit tė pozitave tė Venedikut nė Shqipėri dhe marrėdhėniet u acaruan aq shumė, saqė u ndėrmorėn edhe masa ndėshkimore. Mė 1469 Senati i Republikės vendosi qė, nė qoftė se i biri i Mamicė Kastriotit nuk do t’i bindej Venedikut, nėna e tij tė dėbohej nga qyteti i Durrėsit, ku ajo banonte. Edhe mė tė acaruara u bėnė marrėdhėniet e Venedikut me Lekė Dukagjinin. Pėr tė ruajtur zotėrimet e veta nga sulmet osmane, Leka hyri nė bisedime me osmanėt, gjė qė e shqetėsoi shumė Republikėn e Venedikut. Prandaj mė 1469 Senati i saj vendosi tė mos lejohej Lekė Dukagjini qė tė merrte pasuritė qė kishte nė Shkodėr, duke shpresuar se me njė masė tė tillė do ta largonte atė nga bisedimet me osmanėt. Por ky sanksion i acaroi edhe mė tej marrėdhėniet ndėrmjet tyre dhe e detyroi Lekė Dukagjinin tė pėrdorte armėt kundėr Venedikut.

Pas marrjes sė Krujės, nė duart e Republikės sė Venedikut kishin kaluar tė gjitha kėshtjellat e rėndėsishme tė viseve tė Shqipėrisė Qendrore e tė Sipėrme, qė ende ishin tė papushtuara prej osmanėve. Edhe pse kėto kėshtjella mbroheshin kryesisht nga luftėtarė shqiptarė, ruajtja e tyre varej shumė tani nga qėndrimi qė do tė mbante Venediku ndaj pushtuesve osmanė.





Mbrojtja e Shkodrės gjatė Rrethimit I (1474)




Humbjet e rėnda tė trupave osmane nė Shqipėri gjatė dy fushatave ushtarake tė viteve 1466-1467 dhe angazhimi i tyre nė fronte tė tjera lufte, deri nė fillim tė viteve 70, e detyruan sulltan Mehmetin II qė pėr disa vjet tė ndėrpriste sulmet mbi viset e lira shqiptare dhe vetėm mė 1474 tė vendoste pėr organizimin e njė fushate tė re ushtarke pėr pushtimin e rajoneve perėndimore tė Shqipėrisė Qendrore e tė Epėrme.

Ndryshe nga fushatat ushtarake tė mėparshme qė kishin pėr detyrė tė shkatėrronin ushtrinė e Skėnderbeut dhe i drejtoheshin kryeqendrės shqiptare, Krujės, tani trupat osmane duhej tė luftonin me Venedikun, prandaj iu drejtuan kryeqendrės sė zotėrimeve veneciane nė tokat shqiptare, Shkodrės. Krahas kėshtjellės sė Rozafės, qyteti i Shkodrės dhe rrethinat mbroheshin edhe prej kėshtjellave tė tjera, si ajo e Drishtit, e Dejės, e Zhabjakut. Pushtimi i Shkodrės u hapte rrugėn osmanėve qė tė merrnin edhe qendra tė tilla tė rėndėsishme, si Krujėn e Lezhėn.

Marshimi i trupave osmane nė drejtim tė Shkodrės ishte i papritur pėr qeveritarėt venecianė dhe shkaktoi njė shqetėsim tė pėrgjithshėm. Banorėt e paaftė pėr luftė tė fshatrave tė fushės sė Shkodrės u larguan nga vendbanimet e tyre dhe u strehuan nėpėr male e vende mė tė sigurta. Nė mbrojtje tė kėshtjellės, krahas banorėve tė qytetit, ishin edhe luftėtarė tė ardhur
nga krahinat dhe nga vise tė largėta tė vendit, si dhe njė repart i vogėl venecian. Numri i pėrgjithshėm i mbrojtėsve tė kėshtjellės sė Shkodrės arrinte deri nė 2 mijė luftėtarė.

Nė kėshtjellėn e Rozafės u strehuan edhe banorėt e paaftė pėr luftė tė qytetit dhe tė fshatrave tė afėrt. Mbrojtjen e kėshtjellės e drejtonte qeveritari venecian i Shkodrės, Anton Loredani. Mė 15 maj tė vitit 1474 shtatė sanxhakbejlerė, nė krye tė disa mijėra ushtarėsh, arritėn nė fushėn e Shkodrės. Pasi rrethuan kėshtjellėn, njė pjesė e tyre filloi plaēkitjen e krahinave rreth saj. Mė 4 qershor arritėn trupa tė tjerė me bejlerbeun e Rumelisė nė krye, Sinan Pashėn, duke e rritur numrin e pėrgjithshėm tė tyre. Burimet e kohės japin njė shifėr tė ekzagjeruar, 80 mijė veta.

Pėr pushtimin e kėshtjellės Sinan Pasha vuri nė pėrdorim artilerinė. Pranė mureve tė saj u derdhėn gjatė muajit qershor 4 topa shumė tė fuqishėm. Pas njė bombardimi tė vazhdueshėm muret e kėshtjellės u dėmtuan rėndė, por shqiptarėt i meremetonin ato vazhdimisht duke punuar edhe natėn.

Mbrojtėsit dhe tė strehuarit nė kėshtjellėn e Rozafės u gjendėn pėrballė vėshtirėsive tė shumta. Uria, etja dhe sėmundjet shkaktuan ndėr ta vdekje nė masė. Sipas njė relacioni mbi rrethimin e Shkodrės, tė shkruar e tė botuar ato ditė prej humanistit venecian Gjergj Merulės, vdiqėn gjysma e tė strehuarve nė kėshtjellė, rreth 3 mijė veta. Mbrojtėsit e Shkodrės iu drejtuan pėr ndihmė dukės sė Venedikut. Komandanti i flotės veneciane Trinidat Griti, qė ndodhej nė kėtė kohė nė detin Egje, kur e njoftuan pėr rrethimin e Shkodrės, me iniciativėn e vet u nis menjėherė nė ndihmė tė saj. Nė krye tė 8 anijeve luftarake ai hyri nė lumin e Bunės, por pėr shkak tė cektėsisė sė ujit nuk mundi tė lundrojė sipėr Shirgjit. Si rrjedhim, ai nuk arriti tė krijojė lidhje me mbrojtėsit e kėshtjellės sė Shkodrės, as tė ndėrmerrte ndonjė aksion kundėr forcave osmane. Pėrkundrazi, sapo e zbuluan flotėn veneciane, osmanėt e sulmuan atė dhe e detyruan tė largohej menjėherė nė det tė hapur nėpėrmjet lumit tė Bunės.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Historia E Popullit Shqiptar! - Faqe 6 Albuto10
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Historia E Popullit Shqiptar! - Faqe 6 Empty Re: Historia E Popullit Shqiptar!

Sun Apr 26 2009, 12:59
Ndihmė tė rėndėsishme u dhanė mbrojtėsve tė kėshtjellės shqiptarėt qė vepronin jashtė saj, nė rrethinat e Shkodrės dhe nė vise tė tjera mė tė largėta, si edhe luftėtarėt e Gjon Gjurashit. Kėta vinin nga kėshtjellat e papushtuara, nga liqeni i Shkodrės, nga ngushtica e gryka tė rrezikshme dhe sulmonin pandėrprerė trupat osmane dhe karvanėt e furnizimit tė tyre, duke u shkaktuar dėme tė rėnda.

Pas njė muaji bombardimi tė pandėrprerė tė mureve tė Rozafės, Sinan Pasha urdhėroi mė 18 korrik qė tė sulmohej kėshtjella, duke pėrdorur gjerėsisht tė gjitha mjetet e mundshme. Me besim tė plotė se do ta merrnin kėshtjellėn, osmanėt vėrshuan me tėrbim drejt mureve tė saj, por sulmi i tyre ndeshi nė qėndresėn e pamposhtur tė mbrojtėsve tė kėshtjellės. Kėta kundėrsulmonin me heroizėm dhe largonin forcat osmane, duke u shkaktuar humbje tė rėnda. Sipas njė letre tė shkruar ato ditė nga qeveritari venecian i Shkodrės, A. Loredani, ushtria osmane la nė kėto luftime mbi 7 mijė tė vrarė dhe njė numėr shumė tė madh tė plagosurish.

Trupat osmane nga dita nė ditė po ndesheshin nė vėshtirėsi gjithnjė e mė tė mėdha, si prej sulmeve tė luftėtarėve shqiptarė qė vepronin nė viset pėrreth, ashtu dhe nga mungesa e furnizimit me ushqime e materiale tė tjera tė nevojshme pėr ushtarėt dhe kuajt e tyre. Kėto vėshtirėsi e bindėn Sinan Pashėn se ishte e kotė qė tė vazhdonte mė tej luftėn, prandaj vendosi qė t’i largonte ushtritė nga rajoni i Shkodrės. Mė 9 gusht ushtritė osmane hoqėn rrethimin nga Shkodra dhe gjatė largimit dogjėn e shkatėrruan ēdo gjė, duke pėrfshirė edhe kėshtjellėn e Dejės, pas njė qėndrese tė fuqishme tė popullsisė sė saj tė udhėhequr nga vėllezėrit Lekė e Nikollė Dukagjini. Largimi i tyre prej tokave shqiptare shkaktoi njė valė gėzimi jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė shtetet italiane e nė vende tė tjera, sepse, siē shkruante Gj. Merula, kur osmanėt sulmonin muret e kėshtjellės sė Rozafės thirrja e tyre e luftės ishte « Roma! Roma! », gjė qė tregonte se ata synonin qė, pas pushtimit tė qyteteve shqiptare, tė fillonin pushtimin e Italisė.





Rėnia e Krujės, e Shkodrės dhe e kėshtjellave tė tjera





Luftimet e vitit 1474 treguan se luftėtarėt shqiptarė ishin ata qė mbrojtėn me gjakun dhe jetėn e tyre qytetin e Shkodrės, duke pėrballuar me heroizėm sulmin e forcave osmane. Shqiptarėt luftonin me vetėmohim kudo qė ndodheshin, si mbrojtės tė kėshtjellės, si sulmues nė rrethinat e Shkodrės etj.. Prandaj Republika e Venedikut u kujdes tė forconte lidhjet me ta, duke u kushtuar vėmendje sidomos marrėdhėnieve me fisnikėt shqiptarė, si me Dukagjinėt, Gjurashėt, Stres Balshajt, Arianitėt etj..

Pas rrethimit tė parė tė Shkodrės, sulltan Mehmeti II i angazhoi ushtritė osmane kryesisht me pushtimin e brigjeve tė Detit tė Zi dhe pas dy vjetėsh i drejtoi ato kundėr Shqipėrisė Qendrore e tė Epėrme.

Dėshtimi i fushatės ushtarake tė vitit 1474 e bindi sulltan Mehmetin II se pėr pushtimin e kėshtjellave shqiptare duhej pėrdorur i gjithė potenciali ushtarak i Perandorisė Osmane dhe se ato duhej tė sulmoheshin radhazi. Pėr zbatimin e kėtij plani trupat osmane erdhėn pėrsėri nė Shqipėri nė vitin 1476, rrethuan Krujėn, qė ishte pėr ta pengesa mė e rėndėsishme nė drejtim tė Shkodrės.

Republika e Venedikut duke vlerėsuar rėndėsinė strategjike tė Krujės pėr mbrojtjen e zotėrimeve te saj nė Shqipėri, u pėrpoq tė lidhej sa mė shumė me shqiptarėt dhe kėrkoi qė tė kthehej nė Shqipėri djali i Skėnderbeut, Gjon Kastrioti, i cili jetonte nė pronat qė kishte trashėguar nė Mbretėrinė e Napolit. Pėr mbrojtjen e Krujės Venediku vendosi kėtu 300 stratiotė shqiptarė tė sjellė nga Moreja.

Pėr tė liruar Krujėn nga rrethimi u formua njė ushtri e pėrbashkėt shqiptaro-veneciane, e cila nė vitin 1477 sulmoi trupat osmane, qė mbanin tė rrethuar Krujėn, dhe u shkaktoi atyre humbje tė rėnda. Nė vend qė fitorja tė ēohej nė fund, ushtria shqiptaro-veneciane ra pas plaēkės sė madhe tė kampit armik, veprim ky qė u dha mundėsi forcave kundėrshtare tė riorganizoheshin menjėherė dhe tė ndėrmerrnin njė sulm tė befasishėm. Trupat osmane siguruan njė fitore tė plotė mbi ushtrinė shqiptaro-veneciane dhe vazhduan kėshtu rrethimin e Krujės.

Nė pranverė tė vitit 1478 trupa tė freskėta osmane filluan tė marshonin mbi tokat shqiptare dhe mė 14 maj kontingjentet e para tė tyre rrethuan Shkodrėn. Brenda njė kohe tė shkurtėr, deri mė 15 qershor, ato u pėrforcuan me ardhjen e ushtrive tė tjera tė drejtuara nga bejlerbeu i Rumelisė, nga bejlerbeu i Anadollit, si dhe nga vetė sulltan Mehmeti II. Pas njė rrethimi dyvjeēar mbrojtėsit heroikė tė Krujės dhe banorėt e strehuar nė kėshtjellė, tė mbetur pa asnjė lloj ushqimi, u detyruan tė pranonin kėrkesėn e sulltanit pėr dorėzimin e kėshtjellės me kusht qė tė largoheshin tė lirė nga qyteti. Mė 16 qershor tė vitit 1478 trupat osmane hynė nė kėshtjellėn e Krujės, por sulltani nuk e mbajti premtimin dhe ata, me pėrjashtim tė qeveritarit venecian, vranė tė gjithė meshkujt e rritur qė gjendeshin nė Krujė, ndėrsa gratė e fėmijėt i kthyen nė skllevėr.

Pasi mori Krujėn, sulltani kėrkoi pushtimin e menjėhershėm tė Shkodrės. Prandaj tė gjitha forcat ushtarake osmane u pėrqendruan nė luftė pėr pushtimin e saj.
Ashtu si gjatė rrethimit tė vitit 1474, krahas qytetarėve shkodranė, nė luftėn pėr mbrojtjen e Shkodrės nė 1478 morėn pjesė edhe banorė tė rrethinave e tė viseve tė tjera shqiptare, duke pėrfshirė edhe bashkėluftėtarė tė Skėnderbeut. Nė radhėt e tyre ishin edhe anėtarė tė familjes sė njohur shkodrane Dukagjini, nga tė cilat ranė nė fushėn e nderit Teodori dhe Budomiri.

Pėr tė mposhtur mbrojtėsit e Shkodrės, si asnjėherė mė parė, osmanėt pėrdorėn gjerėsisht artilerinė, tė cilėn e vendosėn rreth kėshtjellės. Vetėm topa tė rėndė ishin mbi 10. Prej mė se njė muaji mijėra predha goditėn vazhdimisht muret e Rozafės, tė cilat i dėmtuan rėndė. Edhe pse nė shumė vende muret u rrafshuan, mbrojtėsit e kėshtjellės u pėrleshėn trup me trup me forcat osmane dhe i zbrapsėn e i thyen sulmet e vazhdueshme tė tyre. Nė kėto luftime tė rrepta krahas burrave morėn pjesė edhe gratė e strehuara nė kėshtjellė.

Humbje tė rėnda trupave osmane u shkaktuan edhe luftėtarėt qė vepronin nė rrethinat e Shkodrės. Kėta sulmonin vazhdimisht nga drejtime tė ndryshme, sidomos duke ardhur me varka nga liqeni i Shkodrės dhe nga bregu i pėrtejmė i Bunės.

Deri nė fillim tė muajit gusht tė vitit 1478 trupat osmane e sulmuan vazhdimisht kėshtjellėn e Rozafės, por pa ndonjė pėrfundim dhe me humbje tė rėnda pėr ta. Prandaj sulltan Mehmeti II vendosi t’i mposhtte mbrojtėsit e saj nėpėrmjet urisė duke forcuar rrethimin e tyre. Pėr kėtė ai ndėrmori sulme mbi tė gjitha kėshtjellat e tjera nė afėrsi tė Shkodrės, si Zhabjaku, Drishti e Lezha, qė shėrbenin si baza tė rėndėsishme strehimi e furnizimi pėr luftėtarėt
shqiptarė qė vepronin jashtė kėshtjellės sė Rozafės.

Detyra pėr pushtimin e kėshtjellės sė Zhabjakut, qė ishte nė brigjet e liqenit tė Shkodrės, iu ngarkua ushtrisė sė bejlerbeut tė Rumelisė. Mbrojtėsit e Zhabjakut, ku e kishte selinė Gjon Gjurashi (Cėrnojeviēi), djali i Stefanit qė kishte vdekur rreth vitit 1465, nuk bėnė asnjė qėndresė dhe ua dorėzuan kėshtjellėn trupave osmane.

Pushtimi i Drishtit, ku po pėrhapej sėmundja e murtajės, iu ngarkua ushtrisė sė bejlerbeut tė Anadollit. Pėr tri javė mbrojtėsit e Drishtit pėrballuan me burrėri sulmet e trupave osmane. Vetėm pasi shkatėrruan me artileri nga tė gjitha anėt muret e fortesės (muret rrethuese tė qytetit), mė 1 shtator ushtritė osmane u futėn nė qytetin e shkretuar tė Drishtit, kurse kėshtjella e tij mbeti ende e papushtuar. Rreth 300 drishtianė tė zėnė rob, ata i vranė nėn muret e Rozafės pėr tė ligėshtuar mbrojtėsit e saj. Disa ditė mė vonė, pasi morėn mė parė Lezhėn, osmanėt pushtuan edhe kėshtjellėn e Drishtit. Edhe me mbrojtėsit e kėshtjellės sė zėnė rob ata vepruan si me tė tjerėt, duke i vrarė nėn muret e kėshtjellės sė Rozafės.


Mė 5 shtator trupat e bejlerbeut tė Rumelisė u futėn lehtėsisht nė kėshtjellėn e Lezhės, sepse ajo u braktis nga komandanti venecian qė drejtonte mbrojtjen e saj. Banorėt e qytetit, qė ishin strehuar nė ishullin e Lezhės, u kapėn dhe u vranė para mureve tė kėshtjellės sė Shkodrės.

Pas pushtimit tė kėshtjellave tė mėsipėrme, qė e pėrforconin mbrojtjen e Shkodrės, sulltan Mehmeti II me pjesėn mė tė madhe tė ushtrisė, mė 8 shtator tė vitit 1478, mori rrugėn e kthimit nė Stamboll. Trupat qė mbetėn nė Shqipėri kishin pėr detyrė tė vazhdonin rrethimin e Shkodrės derisa uria tė mposhtte qėndresėn heroike tė shqiptarėve.

Ndėrkohė, pas pėrpjekjeve shumėvjeēare, mė 25 janar 1479, Venediku arriti tė siguronte nėnshkrimin e paqes me sulltan Mehmetin II. Nė traktatin e paqes, ndėr tė tjera, ishte pėrfshirė edhe ēėshtja e Shkodrės. Nė bazė tė tij Shkodra kalonte nė duart e osmanėve, kurse mbrojtėsit e banorėt e saj mund tė largoheshin tė lirė prej qytetit tė tyre. Mė 25 prill tė vitit 1479 forcat osmane hynė nė Shkodėr. Banorėt e Shkodrės e tė rrethinave tė saj i braktisėn ato masivisht dhe u vendosėn kryesisht nė rajonin e Venedikut. Bashkė me ta emigruan edhe personazhe tė shquara tė jetės politike shqiptare, si Lekė e Nikollė Dukagjini, Gjon Gjurashi (Cėrnojeviēi) etj..

Po gjatė vitit 1479, Republika e Venedikut u dorėzoi osmanėve nė Shqipėrinė e Poshtme kėshtjellat bregdetare tė Himarės, tė Sopotit (Borshi) e tė Kastrovilės. Osmanėt morėn edhe zotėrimet e fundit qė despoti Leonard I (IV) Toko kishte nė Shqipėrine e Poshtme. Edhe pas rėnies sė kėtyre kėshtjellave nė duart e osmanėve, lufta e shqiptarėve kundėr pushtuesve nuk u shua, ajo mbeti gjithnjė e gjallė dhe iu pėrshtat rrethanave tė reja, kur qytetet e kėshtjellat e vendit kishin rėnė pėrfundimisht nė duart e pushtuesve.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Historia E Popullit Shqiptar! - Faqe 6 Albuto10
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Historia E Popullit Shqiptar! - Faqe 6 Empty Re: Historia E Popullit Shqiptar!

Sun Apr 26 2009, 12:59
2. PĖRPJEKJET PĖR RIMĖKĖMBJEN E SHTETIT SHQIPTAR






Kthimi nė Shqipėri i djalit tė Skėnderbeut, Gjon Kastriotit (1481-1484)





Rėnia gjatė viteve 1478 e 1479 e Krujės, e Shkodrės, e Lezhės, e Himarės dhe e kėshtjellave tė tjera i forcuan pozitat e pushtuesve osmanė nė Shqipėrinė Perėndimore dhe u krijuan atyre prapavija deri diku tė sigurta pėr tė realizuar synimet e sulltan Mehmetit II pėr pushtimin e Italisė dhe tė vendeve tė tjera tė Evropės Perėndimore.

Pas marrjes sė qyteteve tė mėsipėrme dhe pėrgatitjeve intensive, trupat osmane u grumbulluan nė Vlorė dhe nė rrethinat e saj. Nė pranverė tė vitit 1480 rreth 10 mijė ushtarė me Ahmet Gjedik pashėn nė krye u nisėn nga Vlora dhe zbarkuan nė tokėn e Mbretėrisė sė Napolit. Kėtu ushtritė osmane rrethuan kėshtjellėn e Otrantos, tė cilėn e pushtuan mė 11 gusht tė atij viti.

Sulmet e ushtrive osmane pėr pushtimin e kėshtjellave tė tjera tė Mbretėrisė sė Napolit qenė tė pasuksesshme, prandaj gjatė dimrit osmanėt filluan pėrgatitjet pėr tė hedhur nė Itali trupa tė tjera. Por ndėrkohė, me vdekjen nė maj tė vitit 1481 tė sulltan Mehmetit II, ndėrmjet djemve tė tij, Bajazitit dhe Xhemit, shpėrtheu lufta pėr trashėgimin e fronit, gjė qė pezulloi dėrgimin e pėrforcimeve ushtarake osmane nė Itali. Pasi siguroi fronin, sulltan Bajaziti e drejtoi vėmendjen nga Italia dhe komandėn e trupave tė reja pėr nė Gadishullin Apenin ia ngarkoi bejlerbeut tė Rumelisė, Sulejman pashė Eunukut.

Pushtimi i kėshtjellės sė Otrantos prej osmanėve i kishte tronditur qarqet drejtuese tė shteteve evropiane dhe i nxiti ato qė tė krijonin njė koalicion tė pėrbashkėt nėn kryesinė e Mbretėrisė sė Napolit. Forcat e koalicionit evropian e detyruan ushtrinė osmane tė qėndronte e rrethuar nė kėshtjellėn e Otrantos. Nė kėto luftime, nė radhėt e ushtrisė napolitane mori pjesė edhe djali i Skėnderbeut, Gjon Kastrioti.

Lufta e koalicionit evropian kundėr ushtrisė osmane nė Itali, interesimi i mbretit Ferdinand tė Napolit pėr tė krijuar nė Shqipėri njė prapavijė tė pasigurt pėr trupat osmane qė vepronin e qė dėrgoheshin nė Itali, si dhe kriza politike qė shpėrtheu nė Perandorinė Osmane me vdekjen e sulltan Mehmetit II, u ngjalli shpresa shqiptarėve pėr t’u ēliruar nga zgjedha osmane dhe i hodhi ata nė aksione tė fuqishme.

Nė kėto rrethana nė Shqipėrinė Perėndimore shpėrtheu njė valė kryengritjesh, tė cilat e detyruan bejlerbeun e Rumelisė qė ushtritė e destinuara pėr nė Itali t’i angazhonte nė luftė kundėr shqiptarėve. Pėr shpėrthimin dhe organizimin e kėtyre kryengritjeve rol parėsor patėn disa nga drejtuesit e mėparshėm tė vendit dhe trashėgimtarė tė tyre, qė u kthyen nė Shqipėri nga mėrgimi pėr tė rimėkėmbur zotėrimet e tyre.

Nė fillim tė verės sė vitit 1481, pas vdekjes sė sulltan Mehmetit II, filluan tė kthehen nė Shqipėri Nikollė Dukagjini, Lekė Dukagjini, Gjon Gjurashi (Cėrnojeviēi) dhe, pak mė vonė, Gjon Kastrioti e Konstandin Muzaka. Gj. Gjurashi hyri nė marrėveshje me osmanėt, u bė vasal i tyre dhe ringriti kėshtu shtetin e tij.
Gjon Kastrioti jetonte nė Mbretėrinė e Napolit, nė pronat qė i kishte trashėguar prej babait tė tij, Skėnderbeut. Ai ishte duke luftuar kundėr osmanėve nė Otranto, kur pėrfaqėsues tė kryengritėsve shqiptarė i kėrkuan Gjon Kastriotit qė tė kthehej nė Shqipėri dhe ai e pranoi kėrkesėn e tyre.

Duke pėrfituar nga interesimi qė kishte nė kėtė kohė oborri napolitan pėr zgjerimin sa mė shumė tė frontit tė luftės kundėr pushtuesve osmanė, Gjon Kastrioti arriti tė siguronte nga mbreti Ferdinand mjetet e nevojshme tė lundrimit pėr tė ardhur nė Shqipėri sė bashku me njė numėr luftėtarėsh. Nė katėr anije (galera) napolitane i ngarkoi forcat e veta dhe u nis nė drejtim tė atdheut bashkė me kushėririn e tij, Konstandin Muzakėn. Pasi Gjon Kastrioti zbarkoi nė jug tė Durrėsit, anijet napolitane iu drejtuan Shqipėrisė sė Poshtme dhe zbarkuan Konstandin Muzakėn nė zonėn e Himarės, ku ishte krijuar njė vatėr
tjetėr kryengritjesh antiosmane. Ndėrkohė nė Shqipėrinė e Epėrme, nė rajonet malore tė Lezhės e tė Shkodrės vepronin forcat e Nikollė e Lekė Dukagjinit. Kėta sulmuan edhe qytetin e Shkodrės, gjė qė e detyroi Sulejman Pashėn tė dėrgonte pėrforcime ushtarake edhe nė kėtė zonė.

Gjon Kastrioti u mirėprit nga banorėt e Shqipėrisė Qendrore si trashėgimtar i ligjshėm i vendit. Me ardhjen e tij kryengritėsit e kėtyre rajoneve e fuqizuan luftėn pėr dėbimin e pushtuesve osmanė. Nė kėto kushte, Sulejman pashė Eunuku nisi kundėr tyre njė pjesė tė ushtrisė osmane, e cila po pėrgatitej nė rrethinat e Vlorės pėr tė shkuar nė Itali.Pėr tė pėrballuar sulmin e ushtrisė osmane Gjon Kastrioti dėrgoi njė pjesė tė luftėtarėve tė vet nė mbrojtje tė njė shtegu nga do tė kalonin trupat armike. Por luftėtarėt shqiptarė nuk e pėrballuan dot sulmin e forcave osmane dhe thuajse tė gjithė ranė robėr. Kjo humbje ia lėkundi besimin Gjon Kastriotit pėr suksesin e kryengritjes, prandaj ai mendoi tė largohej nga Shqipėria dhe tė kthehej nė Itali. Por banorėt e zotėrimeve tė Kastriotėve shprehėn njė gatishmėri masive pėr tė vazhduar luftėn kundėr pushtuesve osmanė. Rreth 7 mijė luftėtarė u grumbulluan rreth Gjon Kastriotit dhe nė gjysmėn e parė tė muajit gusht tė vitit 1481 i sulmuan dhe i shpartalluan trupat osmane. Krahas kėsaj fitoreje u arrit tė liroheshin edhe shqiptarėt qė ishin zėnė rob prej osmanėve nė betejėn e mėparshme.

Po gjatė muajit gusht tė vitit 1481 edhe nė viset perėndimore tė Shqipėrisė sė Poshtme, sidomos nė rajonin e Himarės, u zhvilluan luftime tė ashpra ndėrmjet shqiptarėve dhe trupave osmane. Nėn drejtimin e Konstandin Muzakės luftėtarėt shqiptarė rrethuan dhe sulmuan kėshtjellėn e Himarės dhe tė Sopotit (Borshit). Gjendja shumė e vėshtirė qė u krijua pėr forcat osmane, qė vepronin nė kėto vise, e detyroi Sulejman Pashėn tė nisej vetė nė krye tė 3 mijė ushtarėve nė drejtim tė Himarės. Por rrugės kėta u shpartalluan prej shqiptarėve dhe lanė mbi 1 mijė tė vrarė e robėr. Midis robėrve ishte edhe bejlerbeu i Rumelisė, Sulejman Pasha, tė cilin himariotėt ia dhanė si trofe lufte Gjon Kastriotit, shprehje
kjo e ndjenjave tė tyre tė thella pėr Gjergj Kastriotin-Skėnderbeun, si dhe tė respektit qė ata tregonin pėr veprimtarinė e djalit tė tij. Pėr tė tėrhequr vėmendjen e pėrkrahjen e shteteve evropiane pėr luftėn e shqiptarėve, Gjoni i dėrgoi mbretit tė Napolit si trofe bejlerbeun e Rumelisė.

Pas fitores sė himariotėve mbi trupat e Sinan Pashės, nė viset bregdetare tė Shqipėrisė sė Poshtme u ēliruan kėshtjella e Himarės mė 31 gusht 1481 dhe mė pas ajo e Sopotit. Shpartallimi i ushtrisė sė Sulejman Pashės nė Shqipėri, i lehtėsoi sė tepėrmi aksionet luftarake antiosmane qė zhvilloheshin nė mbretėrinė e Napolit. Mė 10 shtator tė vitit 1481 ushtria e Napolit ēliroi kėshtjellėn e Otrantos dhe i dėboi kėshtu osmanėt nga Italia. Pas fitoreve tė shqiptarėve gjatė muajit gusht tė vitit 1481 kundėr ushtrisė sė Sulejman Pashės, u zgjeruan veprimet e tyre luftarake pėr ēlirimin e qyteteve dhe tė kėshtjellave tė vendit. Luftėtarėt e Gjon Kastriotit iu drejtuan Krujės dhe ndėrmorėn sulme pėr ēlirimin e saj. Megjithėse nuk arritėn ta merrnin atė, sepse kėshtjella e Krujės ishte shumė e fortifikuar

dhe e papushtueshme me forcėn e armėve, deri nė fund tė vitit 1481 shqiptarėt ēliruan njė pjesė tė konsiderueshme tė zotėrimeve tė Kastriotėve, duke pėrfshirė edhe kėshtjellėn e Stelushit, si dhe krahina tė tjera rreth saj. Si kryezot i viseve tė ēliruara u njoh Gjon Kastrioti.

Pas marrėveshjes sė paqes tė vitit 1483 ndėrmjet Perandorisė Osmane dhe Mbretėrisė sė Napolit, ushtritė osmane fuqizuan veprimtarinė e tyre pėr ripushtimin e zotėrimeve tė Kastriotėve dhe tė viseve tė tjera tė lira shqiptare. Edhe pse nė janar tė vitit 1484 luftėtarėt e Gjon Kastriotit shpartalluan njė ushtri osmane pranė lumit Erzen, qėndresa dhe lufta e organizuar e shqiptarėve pėrkohėsisht filloi tė dobėsohej prej presionit tė madh e tė pandėrprerė tė trupave pushtuese. Nė verė tė vitit 1484 osmanėt ripushtuan kėshtjellėn e Himarės. Rėnia e qėndresės antiosmane e detyroi Gjon Kastriotin tė largohej nga Shqipėria dhe tė vendosej pėrsėri nė pronat qė Kastriotėt kishin nė Itali. Tė njėjtėn gjė bėnė edhe sundimtarėt e tjerė shqiptarė, qė kishin emigruar dhe qė nė fillim tė viteve 80 erdhėn nė Shqipėri pėr tė udhėhequr kryengritjet antiosmane.

Gjon Kastrioti vdiq pas vitit 1502 dhe la pesė fėmijė: Gjergjin (Skėnderbeu i Ri), Konstandinin, peshkop i Izernias qė vdiq nė vitin 1500 nė moshėn 20-vjeēare, Ferrantin (tė cilit M. Barleci i ka kushtuar njė parathėnie te « Historia e Skėnderbeut » dhe qė ka vdekur mė 1561), Federikon, qė vdiq mė 1503 nė moshėn 15-vjeēare nė Valencie tė Spanjės, ku u varros me nderime mbretėrore, dhe Marien, e cila iu pėrkushtua artit.




Kryengritja e vitit 1492 nė Shqipėrinė e Poshtme




Edhe pas luftimeve tė shqiptarėve me ushtritė osmane gjatė gjysmės sė parė tė viteve 80, vala e kryengritjeve antiosmane vazhdoi mė tej. Njė nga vatrat e qėndresės antiosmane u bė Labėria. Pėr nėnshtrimin e banorėve tė saj u ngarkua sanxhakbeu i Vlorės, Komjan Arianiti, qė kishte origjinė shqiptare. Mė 1486 forcat e tij u dėrguan kundėr Labėrisė, por ato pėsuan disfatė edhe vetė Komjan Arianiti ra rob dhe u vra prej shqiptarėve, tė cilėt ndėrkohė ēliruan edhe kėshtjellėn e Himarės. Pėr tė shtypur kryengritjen erdhi vetė bejlerbeu i Rumelisė, Sinan Pasha, nė krye tė njė ushtrie tė fuqishme. Gjatė vitit 1486 trupat e tij kaluan nėpėr bregdetin e Himarės dhe e shkretuan atė. Gjatė vitit 1488 lėvizja antiosmane u shtri edhe nė viset e Shqipėrisė Qendrore. Kryengritėsit e kėtyre rajoneve dėrguan pėrfaqėsuesit e vet nė Itali dhe kėrkuan rikthimin nė atdhe tė Gjon Kastriotit qė tė vihej nė krye tė tyre. Por prej Mbretėrisė sė Napolit dhe vendeve tė tjera evropiane me sa duket, ai nuk gjeti pėrkrahjen materiale dhe mjete lundrimi pėr tė realizuar transportimin e forcave tė tij.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Historia E Popullit Shqiptar! - Faqe 6 Albuto10
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Historia E Popullit Shqiptar! - Faqe 6 Empty Re: Historia E Popullit Shqiptar!

Sun Apr 26 2009, 13:00
Viti 1492 do tė shėnonte njė nga pikat kulmore tė luftės antiosmane, pėr shtypjen e sė cilės u angazhua vetė sulltan Bajaziti II. Pas pėrgatitjeve ushtarake intensive, nė pranverė tė vitit 1492 ushtria perandorake osmane
me sulltanin nė krye mori drejtimin pėr nė Shqipėrinė e Poshtme. Gjatė muajit maj 1492 ushtria osmane arriti nė Tepelenė, ku vendosi kampin e vet.

Ndėrkohė, me qėllim qė kryengritėsve mos t’u lihej shteg ikjeje, njė flotė osmane prej 300 anijesh, nėn komandėn e Sinan Pashės, kishte dalė nė bregdetin e Shqipėrisė sė Poshtme mė parė se sulltani tė arrinte nė Tepelenė.

Veprimet ushtarake kundėr shqiptarėve sulltan Bajaziti II i filloi nė muajin korrik. Mbasi shtinė nė dorė kėshtjellat e Himarės e tė Sopotit (Borshit), tė cilat me urdhėr tė sulltanit u shkatėrruan si ēerdhe tė kryengritėsve, forcat ushtarake tė sulltanit u orvatėn tė hyjnė nė viset e brendshme, pėr tė shpartalluar kryengritėsit shqiptarė, tė cilėt bashkė me pleqtė, gratė e fėmijėt, kishin kaluar nė malet e Labėrisė. Qė nga lart shqiptarėt lėshonin mbi ushtarėt armiq shkėmbinjtė e malit. Armėt e tyre ishin tė thjeshta, shtizat nė trajtėn e gjuhės sė gjarprit dhe shigjetat me majė tė hekurt qė ata i hidhnin me harqe druri. Megjithatė qėndresa e shqiptarėve ishte heroike. « Aq tė shkathėt janė ata nė kohėn e luftės, sa qė shpata nuk ua cenon dot dorėn dhe shigjeta nuk u prek as gishtin », shkruan kronisti turk bashkėkohės Ibn Kemali, pjesėmarrės nė kėtė luftė.

Pas sulmesh tė vazhdueshme tė forcave tė shumta osmane, kryengritėsit e Labėrisė u detyruan tė pėrqendroheshin nė dy maja mali, ku ata kishin ngritur kulla mbrojtėse. Njėri grup, me gjithė qėndresėn heroike kundėr ushtrisė sė Rumelisė tė komanduar prej bejlerbeut Jahja Pashės, u shtrėngua tė dorėzohej me kusht qė tė lihej i lirė tė ikte. Por pushtuesit e shkelėn marrėveshjen dhe mbi kryengritėsit e dorėzuar bėnė kėrdinė, burrave u prenė kėmbė e duar dhe pastaj i hodhėn tatėpjetė malit, gratė dhe fėmijėt, qė u gjetėn nė atė mal, i bashkuan me vargun e 8 000 robėrve qė kishin kapur gjatė kėtyre operacioneve dhe, nėpėrmjet skelės sė Vlorės, i nisėn pėr nė tregjet e Lindjes qė t’i shisnin si skllevėr.

Nga ana tjetėr, garda perandorake dhe ushtria e Anadollit nėn komandėn e Daut Pashės, u pėrpoqėn tė asgjėsonin qėndresėn qė vazhdoi nė malin tjetėr. Luftimet vazhduan deri nė fund tė gushtit pa asnjė pėrfundim. Afrimi i vjeshtės, vėshtirėsitė e mėdha e shpenzimet qė bėheshin pėr tė mbajtur nė kėmbė njė ushtri aq tė madhe kundėr njė pakice shqiptarėsh, e detyruan sulltan Bajazitin II tė kėrkonte dhe tė arrinte njė marrėveshje me kryengritėsit. Nė bazė tė saj kryengritėsit do tė njihnin sundimin osman dhe, nė shenjė bindjeje, do t’i paguanin sulltanit njė tribut tė vogėl vjetor, kurse sulltani u njihte atyre tė drejtėn tė vetėqeverisnin vendin nė bazė tė dokeve tradicionale, tė kishin gjyqet e tyre dhe tė mbanin armėt lirisht. Kjo marrėveshje u dha mundėsi kryengritėsve tė largonin rrezikun e vendosjes nė krahinėn e tyre tė qeveritarėve osmanė dhe tė sistemit tė timareve.

Nė fund tė fushatės ushtarake osmane, kur ushtritė po largoheshin nga Tepelena, sipas kronistit osman tė shek. XVI, Aliut, njė kryengritės i veshur si dervish, iu vėrsul nė rrugė sulltan Bajazitit II, por nuk arriti ta vrasė. Pas kėtij episodi, sulltani la njė pjesė tė ushtrisė nė Shqipėrinė e Poshtme pėr tė rivendosur aty administratėn osmane.





Kthimi nė Shqipėri i Skėnderbeut tė Ri (1501-1503)





Nė fund tė shek. XV sulltanėt osmanė i shtuan pėrpjekjet pėr tė zgjeruar pushtimet e tyre drejt Evropės Qendrore dhe Perėndimore. Pėr tė pėrballuar kėtė rrezik, shtetet evropiane u pėrpoqėn tė organizonin operacione
ushtarake tė pėrbashkėta kundėr Perandorisė Osmane dhe tė nxitnin popujt e Gadishullit Ballkanik tė hidheshin nė kryengritje. Nė kėto rrethana, Shqipėria kishte njė rėndėsi tė veēantė edhe pėr vetė pozitėn gjeografike tė saj si vendi qė e pėrshkonin rrugėt tokėsore mė tė shkurtra pėr tė kaluar nga Evropa Perėndimore nė qendėr tė Perandorisė Osmane. Ajo formonte krahun perėndimor tė kėsaj Perandorie dhe ishte si njė urė kalimi pėr t’i hedhur ushtritė osmane nė Itali.

Pėr tė penguar pėrgatitjet ushtarake tė osmanėve kundėr Italisė, ato projektuan fushata tė pėrbashkėta kundėr Perandorisė Osmane dhe menduan t’i nisnin nga bregdeti i Shqipėrisė. Iniciativėn pėr tė zbarkuar nė Ballkan e mori mbreti i Francės, Karli VIII, i cili bashkė me ushtrinė e tij kishte pushtuar njė pjesė tė madhe tė Italisė dhe nė fund tė vitit 1494 mori Napolin. Pėrgatitjet e Karlit VIII ngjallėn entuziazėm nė popujt e shtypur tė Ballkanit dhe qenė njė nxitje pėr shqiptarėt qė tė rrėmbenin pėrsėri armėt. Nė planet e kėtij mbreti lėvizja shqiptare ishte llogaritur si njė faktor politik shumė i rėndėsishėm.

Kryengritja qė filloi nė Shqipėri mori pėrpjesėtime tė mėdha veēanėrisht nė krahinėn e Himarės dhe nė viset pranė Durrėsit. Shqiptarėt ishin tė gatshėm tė sulmonin forcat osmane dhe tė pėrkrahnin zbarkimin e ushtrive frėnge. Ato riaktivizuan lidhjet me fisnikėt shqiptarė tė mėrguar nė Itali pėr t’i vėnė nė krye tė luftės sė tyre. Pėr kėtė qėllim si dhe pėr tė krijuar lidhje me Karlin VIII, shkoi nė Itali kryepeshkopi i Durrėsit, Martin Firmano. Por, kur po
kthehej nga Italia, ai u kap nė det prej venecianėve, tė cilėt nuk e shikonin me sy tė mirė as ardhjen e ushtrive frėnge nė Itali, as zbarkimin e tyre nė Ballkan dhe as kryengritjen nė Shqipėri. Kundėrshtimet qė gjeti nė Itali e detyruan Karlin VIII tė hiqte dorė nga ekspedita dhe tė kthehej nė Francė mė 1495. Me largimin e rrezikut frėng, nė verėn e vitit 1495 disa sanxhakbejlerė osmanė, qė nga Vlora ku kishin sjell forcat e tyre, filluan ekspeditat ndėshkimore kundėr shqiptarėve, pėr tė rivendosur sundimin e tyre nė rajonet e kryengritjeve. Por edhe kėto ekspedita nuk e shuan dot qėndresėn shqiptare.

Pėr shkak se Perandoria Osmane kishte filluar tė ndėrtonte njė flotė tė madhe nė kuadrin e pėrgatitjeve pėr tė sulmuar Italinė, marrėdhėniet e saj me Venedikun u acaruan nė vitin 1498. Nė kėto rrethana, duke pasur nevojė pėr qėndresėn antiosmane tė shqiptarėve, Senati i Venedikut u pėrpoq tė lidhej me tė. Pėr kėtė qėllim ai e nxori nga burgu Martin Firmanon dhe nė qershor tė vitit 1499 e nisi pėr nė Shqipėri bashkė me emisarėt e vet.

Midis krerėve shqiptarė dhe tė dėrguarve venecianė lindėn mosmarrėveshje pėr qėllimet, vendin dhe pėr shtrirjen qė do tė kishte kryengritja nė Shqipėri. Senati ishte kundėr shpėrthimit tė njė lėvizjeje tė pėrgjithshme dhe kėrkonte vetėm njė kryengritje lokale nė rajonin e Lezhės. Kėtu Venediku parashikonte tė zbarkonte forcat e veta pėr tė ruajtur zotėrimin e Durrėsit. Kurse shqiptarėt ishin pėr njė kryengritje sa mė tė gjerė pėr ēlirimin e vendit. Nė takimin qė bėnė krerėt shqiptarė me emisarėt venecianė nė shtėpinė e Martin Firmanos nė afėrsi tė Durrėsit, mosmarrėveshjet midis tyre u acaruan nė atė shkallė, saqė Republika me anėn e bajlit tė saj tė Durrėsit e helmoi Martin Firmanon.


Njė muaj mė vonė, nė shtator 1499, shpėrtheu kryengritja nė rrethin e Lezhės. Rrugėt pėr nė Shkodėr dhe nė Dukagjin u prenė dhe funksionarėt osmanė u dėbuan. Kryengritėsit kėrkuan qė pasardhėsit e Skėnderbeut tė viheshin nė krye tė lėvizjes antiosmane. Nė vend tė Gjon Kastriotit, qė ishte i sėmurė, ata iu drejtuan birit tė tij, Gjergj Kastriotit, tė mbiquajtur Skėnderbeu i Ri.

Pėr tė pasur nėn kontroll zhvillimin e ngjarjeve nė Shqipėri, Senati i Venedikut shpalli se merrte pėrsipėr dėrgimin e Gjergj Kastriotit dhe tė forcave tė tij nė Shqipėri. Nga Mbretėria e Napolit Gjergj Kastrioti shkoi nė Venedik, ku me premtime tė ndryshme, u mbajt gjatė, pėr mė tepėr se njė vit.

Gjergji u nis pėr nė Shqipėri vetėm nė pranverė tė vitit 1501 kur Durrėsi, qė ishte nėn zotėrimin venecian, u rrezikua seriozisht nga sulmet e ushtrive osmane. Nisjen e Gjergj Kastriotit nė Shqipėri e organizoi Venediku. Me kėtė Senati kishte pėr qėllim tė fuqizonte kryengritjen e shqiptarėve nė rajonin e Lezhės pėr t’i detyruar osmanėt tė largonin ushtritė e tyre nga rrethimi i Durrėsit dhe t’i angazhonin ata nė luftė kundėr kryengritėsve shqiptarė.

Ekspedita, e pėrbėrė prej 150-200 stratiotėsh, e kryesuar nga Skėnderbeu i Ri dhe e shoqėruar nga njė emisar venecian, zbarkoi mė 5 mars 1501 nė Ishullin e Lezhės, tė ēliruar qysh mė parė nga kryengritėsit shqiptarė. Por, ndihmat veneciane qė ai solli me vete ishin tė pakta. Nė pėrpjekjen e parė qė patėn me forcat osmane, ushtarėt e Skėnderbeut tė Ri u thyen dhe ekspedita do tė kishte dėshtuar, sikur mė pas kryengritėsit shqiptarė tė mos i pėrballonin sulmet e osmanėve. Ndėrkohė midis emisarit venecian dhe Skėnderbeut tė Ri, qė mbante anėn e krerėve shqiptarė, lindėn mosmarrėveshje qė ndikuan negativisht nė zhvillimin e kryengritjes.

Mė 13 gusht 1501 ushtria osmane, e komanduar nga sanxhakbeu i Elbasanit, pushtoi Durrėsin. Pėr tė mėnjanuar humbjen e Ishullit tė Lezhės, tė Ulqinit e tė Tivarit, Venediku filloi bisedimet pėr paqe me pushtuesit osmanė dhe, mė 14 dhjetor 1502, nėnshkroi me ta marrėveshjen pėrkatėse dhe i braktisi kryengritėsit shqiptarė.

Nė kėto rrethana Skėnderbeu i Ri dhe Progon Dukagjini, i cili gjithashtu ishte kthyer nga mėrgimi, kėrkuan tė hynin nė marrėveshje me autoritetet osmane. Mė 1503 shkuan nė Shkodėr dhe i kėrkuan sanxhakbeut Feriz Beut qė ata tė vendoseshin nė ish-zotėrimet e familjeve tė tyre dhe t’i qeverisnin ato nėn sovranitetin e sulltanit. U pranua vetėm kėrkesa e Progon Dukagjinit, tė cilit iu dha titulli i pashės dhe, nė formė timari, njė pjesė e zotėrimeve tė Dukagjinėve. Kurse kėrkesa e nipit tė Skėnderbeut nuk u pranua. Pas kėtij refuzimi dhe njė qėndrimi dyvjeēar nė Shqipėri, nė shkurt tė vitit 1503 Skėnderbeu i Ri u detyrua tė mėrgonte pėrsėri nė Itali. Nuk dihet data e vdekjes sė tij. Thuhet se vdiq nė Qipro duke lėnė pas tre djem. Mė 1506 turqit pushtuan Ishullin e Lezhės, kurse Ulqini e Tivari do tė vazhdonin edhe pėr disa dhjetėra vjet tė qėndronin nė duart e Venedikut e tė papushtuara prej osmanėve.

Me pėrpjekjet qė u bėnė gjatė fundit tė shek. XV dhe fillimit tė shek. XVI pėr rimėkėmbjen e shteteve mesjetare shqiptare u mbyll periudha e luftės sė gjatė mė se njėshekullore e shqiptarėve kundėr pushtuesve osmanė pėr tė mbrojtur lirinė dhe jetėn e pavarur politike.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Historia E Popullit Shqiptar! - Faqe 6 Albuto10
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Historia E Popullit Shqiptar! - Faqe 6 Empty Re: Historia E Popullit Shqiptar!

Sun Apr 26 2009, 13:00
Mėrgimet masive tė shqiptarėve gjatė shek. XIV-XV





Lėvizjet migruese nga tokat shqiptare drejt vendeve tė tjera, janė njė dukuri qė ndeshet gjatė gjithė mesjetės. Nė grupe apo si individė, shqiptarėt dėshmohen tė kenė lėvizur tė paktėn qysh nė shek. XI. Kryesisht si ushtarakė ose si funksionarė tė administratės bizantine, shqiptarė tė veēantė apo grupe shqiptarėsh ndeshen nė atė kohė nė viset mė tė ndryshme tė Perandorisė, sa nė Italinė e Jugut, nė Dalmaci e nė Bullgari, aq dhe nė Peloponez e nė vetė Konstandinopojė, ku dhe shumė prej tyre me kalimin e kohės u integruan.

Por, nė krahasim me kėto mėrgime tė para, pėr shkak tė jetės politike tė trazuar emigrimet shqiptare tė shek. XIV-XV morėn pėrmasat e eksodeve tė vėrteta, qė lanė gjurmė tė thella si nė vendin e origjinės, ashtu dhe nė vendbanimet e reja. Valėt e emigracionit shqiptar tė shek. XIV-XV ndoqėn dy drejtime kryesore: atė verior, qė preku Raguzėn (Dubrovnikun) dhe qytetet e tjera tė Dalmacisė, Venedikun dhe qytetet e fshatrat e provincės italiane tė Markės,
si dhe drejtimin e krahut perėndimor tė Adriatikut (Fano, Ankona, Rimini, Pezaro). Vendi nga vinin emigrantėt shqiptarė drejt veriut tė Ballkanit Perendimor e tė Italisė Lindore ishin pėrgjithėsisht viset veriore dhe qytetet e atyshme tė Ulqinit, Tivarit, Shkodrės, Drishtit, Lezhės e deri tė Durrėsit. Ata u pėrkisnin shtresave nga mė tė ndryshme: bujq, zejtarė, marinarė, punėtorė, tregtarė tė vegjėl, mjeshtėr, artistė etj..

Klerikė tė shumtė nga Ulqini, Lezha e sidomos nga Durrėsi e nga Drishti dėshmohen nė kishat e manastiret e Raguzės, ku shpesh shėrbenin edhe si shkrues, sekretarė e noterė. Nė Raguzė dhe nė qytetet e tjera dalmatine, mjaft emigrantė shqiptarė mundėn tė sistemohen dhe tė fitojnė statusin e banorit tė pėrhershėm (habitator), ndonjė syresh edhe atė tė qytetarit me tė drejta tė plota (civis). Nė Raguzė, Venedik ose nė Rimini e Rekanati (Markė) shqiptarėt organizoheshin nė shoqėri fetaro-kulturore, tė quajtura shkolla ose vėllazėri (scuola, confraternitas). Autoritetet e vendit jo gjithnjė i shihnin me sy tė mirė kėto shoqėri me bazė etnike, qė gjithsesi pengonin integrimin e emigrantėve. Megjithatė, emigracioni shqiptar nė Dalmaci e nė qendrat italiane tė Adriatikut verior nuk arriti tė krijojė ngulmime kompakte masive, e nė krye tė 2-3 shekujve bashkėsitė shqiptare tė atjeshme u tretėn nė popullsinė vendase.

Mėrgimet shqiptare nė krahun tjetėr, atė jugor, qenė shumė mė intensive se ato veriore. Vatra e nisjes sė tyre qenė territoret nė jug tė lumit Shkumbin, veēanėrisht trevat e Vlorės, Beratit, Korēės dhe sidomos tė Epirit e tė Moresė. Kėto shtegtime prekėn fillimisht viset e Greqisė. Prej kėndej, njė pjesė e tyre kaloi nė Sicili e nė Italinė e Jugut.

Njė valė e parė e emigracionit shqiptar dėshmohet nė Thesalinė Lindore, nė vitet 20-30 tė shek. XIV. Ajo mori shkas nga shtypja e kryengritjeve shqiptare nė zonėn e Vlorės, tė Devollit e tė Thesalisė veriperėndimore nga ana e Perandorit bizantin Androniku III. Fluksin e popullatave shqiptare drejt jugut e ushqeu nė atė kohė edhe rritja e presionit tė shtetit serb nė trevat shqiptare. Si rezultat, viset e Thesalisė lindore, nė jug tė rrjedhės sė Peneut, u kolonizuan dendur nga shqiptarėt. Tė joshura nga qeveritarėt vendas, mjaft bashkėsi shqiptare e vazhduan shtegtimin e tyre dhe u vendosėn nė ishullin e Eubesė, si dhe nė krahinat e Beotisė, tė Atikės e tė Korintit. Nėpėrmjet istmit tė Korintit, valė shtegtarėsh qė vinin sa nga Thesalia aq edhe nga Epiri invaduan nė fillim tė shek. XV krahinat e Peloponezit.

Nė vitin 1405, njė dėshmitar okular shkruan se vetėm nė njė valė, 10 mijė mėrgimtarė shqiptarė, me familjet, me pasuritė e me bagėtitė e tyre kaluan Istmin dhe me leje tė despotit Teodor Paleolog u sistemuan nė krahinėn e Akesė. Kėtė valė e pasuan nė vitet e mėvonshme flukse tė tjera qė vinin nga Atika, Beotia, Thesalia ose drejtpėrdrejt nga trevat shqiptare, tė kėrcėnuara nga invazioni osman. Me shterimin e kėtyre prurjeve emigruese, aty
nga mesi i shek. XV, krahina tė tėra tė Peloponezit (Moresė), si Korinti, Akea, Elida, Arkadia, Argolida, Mesenia e Lakonia, ishin kolonizuar nė mėnyrė mjaft intensive nga popullsi shqiptare. Njė defter osman i vitit 1458, qė bėn regjistrimin e popullsisė sė Peloponezit qendror, ndėr 198 fshatrat e regjistruara 155 i cilėson shprehimisht si fshatra shqiptare. Njė tjetėr regjistėr i vitit 1461 veēon si shqiptare 16 ndėr 20 qendėrbanime qė kishte zona e Korintit. Akoma nė vitin 1668, udhėtari turk Evlija Ēelebi konstatonte se « banorėt e krahinave qė shtrihen nga Kalavrita, Voshtica e Tripolica deri nė Korint janė arbėr qė flasin arbėrisht ». Prej Peloponezit, shumė kolonė shqiptarė u hodhėn nė ishujt e afėrt tė Egjeut, nė Salaminė (Kullur), Hidra, Poros, Specia etj..

Vendosja e kolonėve shqiptarė u inkurajua nė shumė raste nga qeveritarėt e krahinave greke, qė u premtonin atyre toka, kullota dhe pėrjashtimin nga taksat. Vendosja e kolonėve shqiptarė ndihmoi nė ripopullimin dhe nė rigjallėrimin e trevave tė tėra greke tė braktisura e tė lėna djerrė. « Arbėrit », shkruan njė autor i shek. XV, « u vendosėn nė zona tė shkreta; ata i shpyllėzuan ato dhe i bėnė tė banueshme. Shumė vende tė egra, qė deri atėherė kishin qenė strehė banditėsh, u pastruan dhe dora e kėtyre bujqve me pėrvojė i mbolli dhe i kultivoi ato ».

Dhėnia e lejes sė vendosjes pėr ardhėsit shqiptarė, akordimi i tokave tė bukės dhe i kullotave, thuajse gjithmonė u kushtėzua nga qeveritarėt vendas me detyrimin e shėrbimit ushtarak. Nė shek. XIV-XV, luftėtarėt shqiptarė mbushnin repartet ushtarake sa tė dukėve katalanė tė Athinės, aq edhe tė despotėve bizantinė tė Moresė apo tė kėshtjellarėve venecianė tė Eubesė, tė Koronit, Modonit e Nauplionit (Peloponez). Tė inkuadruar ose jo nė trupat e sundimtarėve tė huaj, shqiptarėt u bėnė protagonistė tė qėndresės kundėr invadimit tė kėtyre viseve nga pushtuesit osmanė. Kronistėt bizantinė tė shek. XV, Kritobuli, Dukas dhe Halkokondili vėnė nė dukje se nė atė kohė, pėrveē Shqipėrisė, njė tjetėr kėshtjellė e qėndresės shqiptare qe ngritur nė Peloponez. Nė luftėrat e shqiptarėve tė Peloponezit kundėr osmanėve u shquan kapedanėt Pjetėr Bua, Teodor Buhali, Primo Koka, Krokodejl Klada, Manuel Bokali etj..

Invazioni osman i Ballkanit jugperėndimor, qė hyri nė njė fazė vendimtare pas mesit tė shek. XV, shkaktoi valė tė papara mėrgimesh shqiptare, qė konvergonin drejt Italisė. Kėtu popullsitė e ikura shqiptare iu shtuan ngulimeve tė mėparshme shqiptare, duke e forcuar elementin shqiptar nė Italinė e Jugut dhe nė Sicili. Ngulimet shqiptare tė kėsaj kohe u vendosėn kryesisht nė provincat Abruco, Molize, Kampanie, Bazilikatė, Kapitanatė, Pulje, Kalabri. Ngulimet kryesore shqiptare tė Sicilisė u bėnė Piana deli Albanezi, San Kristina Xhela, Mexojuso, Kontesa Entelina, Palaco Adriano.

Kolonėt shqiptarė erdhėn drejtpėrsėdrejti nga Shqipėria, por shumė syresh erdhėn nga kolonitė shqiptare tė Greqisė, veēanėrisht nga Moreja. Vala mė e madhe migruese i pėrket vitit 1479, kur pas rėnies sė Shkodrės dhe paqes veneto-osmane, qė e pasoi atė, shumė luftėtarė shqiptarė, sa nė Shqipėri aq dhe nė More, u detyruan tė largohen pėr t’i shpėtuar hakmarrjes osmane. Midis tyre ishin pinjollė tė shquar tė familjeve Kastrioti, Gjurashi (Cėrnojeviēi), Dukagjini, Arianiti, Muzaka, Bua etj.. Mbreti Ferdinand i Napolit u dha kėtyre feude e poste zyrtare nė mbretėrinė e tij, kurse masave tė tė ikurve u caktoi pėr banim vende kryesisht tė pabanuara. Valėt e emigracionit shqiptar, ndonėse me intensitet mė tė vogėl, vazhduan edhe nė vitet e mėvonshme. E fundit njihet ajo e vitit 1744, kur u themelua Vila Badesa nė Abrucie. Numri i fshatrave arbėreshe arrin sot nė rreth 100 me njė popullsi afėr
150 000 banorė.

Pėr shumė nga ngulimet shqiptare ekzistojnė aktet e themelimit (capitula) tė nėnshkruara me autoritetet civile dhe kishtare tė vendit. Nė to fiksohen detyrimet por dhe tė drejtat dhe privilegjet e banorėve tė rinj, midis tė cilave figuron shpesh dhe e drejta pėr tė pasur drejtues dhe priftėrinj (papas) tė tyre, jo katolikė. Ruajtja e ritit ortodokso-bizantin luajti njė rol mjaft tė rėndėsishėm pėr konservimin e kolonive arbėreshe tė Italisė. Kėtu luajtėn rolin e tyre edhe kompaktėsia e kėtyre ngulimeve si dhe klima e tolerancės qė, ndryshe nga ē’ndodhi me ngulimet arbėreshe tė Greqisė, karakterizuan marrėdhėniet e ardhėsve shqiptarė me popullsinė dhe me autoritetet civile e kishtare vendase. Edhe sot, arbėreshėt e Italisė ruajnė gjuhėn si dhe traditat, kėngėt e zakonet e hershme shqiptare.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Historia E Popullit Shqiptar! - Faqe 6 Albuto10
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Historia E Popullit Shqiptar! - Faqe 6 Empty Re: Historia E Popullit Shqiptar!

Sun Apr 26 2009, 13:00
3. RĖNDĖSIA E EPOKĖS SĖ GJERGJ KASTRIOTIT-SKĖNDERBEUT





Rrjedhimet e luftės dhe tė pushtimit osman nė Shqipėri





Lufta mė se njėshekullore e Perandorisė Osmane pėr pushtimin e trojeve shqiptare dhe vendosja e pushtetit osman, sollėn rrjedhime tė thella nė tė drejtat e pronėsisė, nė veprimtarinė ekonomiko-shoqėrore, nė jetėn politike dhe nė atė fetare-kulturore tė shqiptarėve. Veprimtaria e pavarur politiko-shoqėrore e botės shqiptare ishte arritja mė e rėndėsishme nė historinė kombėtare tė shqiptarėve gjatė shekujve tė mesjetės. Qė nė shek. XII dhe nė shekujt qė vijuan, deri me pushtimin osman, nė viset shqiptare lindėn formacione shtetėrore tė pavarura, tė cilat ndikuan fuqishėm nė tė gjitha fushat e veprimtarisė shoqėrore dhe, nė

tėrėsi, pėr zhvillimin e gjithanshėm tė vendit. Nė kuadrin e kėtyre formacioneve shtetėrore lindi dhe u fuqizua aristokracia vendase dhe tradita shqiptare e drejtimit dhe e aparatit administrativ shtetėror. Elita drejtuese shqiptare, si ajo laike ashtu edhe fetare, pati njė rol tė madh historik pėr zhvillimin e gjithanshėm tė vendit. Ishte meritė e saj ndryshimi i orientimit tė lidhjeve ndėrkombėtare tė Shqipėrisė, duke e larguar atė gjithnjė e mė shumė prej Perandorisė Bizantine e vendeve tė tjera fqinje e tė prapambetura tė Ballkanit dhe duke e afruar Shqipėrinė me vendet e pėrparuara tė Evropės Perėndimore. Lidhjet politike, tregtare- ekonomike dhe fetare-kulturore me Italinė dhe vendet e tjera tė Evropės Perėndimore ndikuan qė nė tė gjitha kėto fusha tė pėrshpejtoheshin ritmet e zhvillimit.

Pushtimi osman i dha fund jetės sė pavarur politike e shtetėrore tė shqiptarėve dhe i mbylli rrugėt zhvillimeve tė mėsipėrme, ndėrpreu lidhjet intensive tė Shqipėrisė me vendet e Evropės Perėndimore dhe i kaloi ato nė drejtim tė Lindjes. Kėto rrjedhime negative u shfaqėn nė Shqipėri jo vetėm gjatė viteve tė luftės, por ato vepruan fuqishėm edhe gjatė gjithė periudhės sė gjatė tė sundimit osman. Pushtimi osman i tokave shqiptare u bė gradualisht, duke nisur me fundin e shek. XIV, me marrjen prej osmanėve tė qendrave kryesore tė viseve lindore, dhe duke vijuar nė fillim tė shek. XV me pushtimin e disa qyteteve e kėshtjellave tė viseve perėndimore shqiptare. Pas kėtyre pushtimeve dhe veēanėrisht me periudhėn e luftės nėn udhėheqjen e Skėnderbeut dhe deri nė rėnien e kėshtjellave nė fund tė viteve 70 tė shek. XV, njė pjesė e rėndėsishme e viseve qendrore e veriore shqiptare u gjend nė kushtet e njė lufte tė gjatė e tė vazhdueshme.

Qė me pushtimet e para tė fundit tė shek. XIV tė qendrave tė tilla si Nishi, Shkupi, Manastiri, Ohri, Kosturi etj., u dėmtuan rėndė marrėdhėniet dhe shkėmbimet e ndryshme ekonomike e tregtare ndėrmjet viseve lindore me ato perėndimore, aq tė domosdoshme e jetike pėr banorėt e tyre. Ekspeditat e njėpasnjėshme tė ushtrive osmane dhe luftimet e vazhdueshme e tė ashpra, qė ato zhvilluan me forcat shqiptare, dėmtuan rėndė jetėn ekonomike tė vendit. Gjatė ekspeditave ushtarake dhe luftimeve tė shumta pėr tė dobėsuar qėndresėn shqiptare dhe burimet ekonomike, aq tė domosdoshme pėr vazhdimin e saj, ushtritė osmane rrėnonin tė mbjellat, dėmtonin objektet ekonomike, rrėmbenin bagėtinė. Vėshtirėsitė e shumta ekonomike dhe zjarri i luftės detyruan me mijėra e mijėra vetė tė braktisnin vendin dhe kėshtu bashkė me tė vrarėt nė luftė pakėsuan ndjeshėm numrin e banorėve, por edhe dėmtuan jetėn ekonomike, sepse ishin nga forcat mė aktive tė shoqėrisė shqiptare.

Nė kushtet e luftės dhe tė pushtimit osman, ekonomia fshatare u bė edhe mė e mbyllur dhe pėrkohėsisht i dobėsoi lidhjet me qytetin, aq tė domosdoshme pėr zhvillimin ekonomik tė vendit. Qytetet shqiptare, gjatė shekujve tė mesjetės kishin njohur tė gjitha tiparet e zhvillimit ekonomik, shoqėror e organizativ tė qyteteve tė pellgut tė Mesdheut, qė ishte rajoni mė i zhvilluar i Evropės, kurse me pushtimin osman pėsuan ndryshime. Qė me sulmet e para osmane filluan tė largohen banorėt nga qytetet dhe disa prej tyre u shndėrruan nė qendra tė vogla administrative e ushtarake. Pjesa mė e madhe e banorėve nė disa qytete iu kushtuan kryesisht ekonomisė bujqėsore, dobėsuan lidhjet me zonat fshatare dhe thuajse i ndėrprenė marrėdhėniet ekonomiko-tregtare e kulturore me Evropėn Perėndimore. Rrjedhimisht, qytetet shqiptare nė pėrgjithėsi u shndėrruan gradualisht nė qendra administrative ekonomike dhe fetare-kulturore tė tipit lindor, osman.

Nga qytetet nisi dhe u pėrhap procesi i islamizmit, i cili jo vetėm solli ndryshime tė rėndėsishme nė besimin fetar tė shqiptarėve, por edhe ndikoi dukshėm pėrgjithėsisht nė botėkuptimin e mėnyrėn e jetesės sė tyre. Me ndryshimet e mėsipėrme Shqipėria nga njė vend qė kishte tėrhequr vėmendjen e Evropės Perėndimore, gradualisht u shndėrrua nė njė vend thuajse tė harruar prej saj.

Ndonėse pushtimi osman i dha fund copėtimit politik dhe anarkisė qė ekzistonte nė Ballkan dhe nė Shqipėri, prapambetja ekonomike qė i karakterizoi vendet ballkanike mė pas e kishte burimin e vet nė ndryshimin nė fushėn e pronėsisė qė solli ai pushtim. E drejta feudale mbi tokėn nė Shqipėri, nė prag tė pushtimit osman, ishte nė fazėn e zhvilluar edhe pse aty-kėtu mund tė shfaqeshin mbeturina tė formave arkaike tė saj. Nė zonat fushore tė Shqipėrisė kishte mbizotėruar prona e madhe feudale dhe e drejta e pakufizuar e shitblerjes sė tokės. Pushtimi osman ligjėrisht i dha fund kėsaj forme feudale tė pėrparuar tė pronėsisė mbi tokėn, zhduku pronėn e madhe e zotėruesit e saj, qė pėrbėnin shtresėn drejtuese tė vendit. Ai vendosi pronėn feudale ushtarake osmane, sistemin e timarit, qė nė thelb ishte rivendosje e pronies bizantine, njė formė pronėsie qė pėrgjithėsisht ishte kapėrcyer nga vetė zhvillimi i gjithanshėm i shoqėrisė shqiptare.

Sistemi i timarit, i vendosur dhe i mbajtur nė kėmbė me dhunė pėr shekuj tė tėrė, konsideronte si pronar tė tokės shtetin, ua kufizoi fshatarėve pronarė deri diku tė drejtat mbi tokėn dhe feudalėt e rinj (timarlinjtė apo spahinjtė) konsideroheshin si zotėrues tė njė pjese tė rentės feudale, por jo pronarė tė tokės me tė drejtėn e shitblerjes sė saj. Do tė kalonin shekuj qė nė Shqipėri ligjėrisht tė njiheshin pronat e mėdha feudale dhe zotėruesit e tyre. Kurse nė Evropėn Perėndimore ndėrkohė ishin shkatėrruar marrėdhėniet feudale dhe atje lulėzonte prona kapitaliste. Pozicioni gjeografik periferik (nė kuadrin e Perandorisė Osmane) i pjesės mė tė madhe tė viseve shqiptare ndikoi negativisht pėr zhvillimin e tyre. Shqipėria u gjend kėshtu disa shekuj larg Evropės Perėndimore jo vetėm nė zhvillimin ekonomik, por edhe nė fusha tė tjera tė veprimtarisė shoqėrore.




Rėndėsia e luftės antiosmane tė shqiptarėve




Lufta e gjatė dhe e ashpėr kundėr pushtuesve osmanė ishte rrjedhojė e ndėrgjegjėsimit tė shqiptarėve, e nė radhė tė parė e elitės drejtuese tė tyre, pėr pasojat e rėnda dhe shkatėrrimtare qė sillte pushtimi osman nė tė gjitha sferat e veprimtarisė shoqėrore. Ky pushtim godiste mė shumė se kėto, deri nė asgjėsimin e plotė, shtresat e larta tė shoqėrisė shqiptare, duke u marrė pushtetin politik, si dhe pasuritė etj.. Prandaj pėrfaqėsues tė tyre e udhėhoqėn me vendosmėri luftėn kundėr pushtuesve osmanė. Nė kėtė luftė morėn pjesė tė gjitha shtresat e shoqėrisė shqiptare, sepse pushtimi osman tė gjithėve u prekte tė drejtėn e pronėsisė, interesat ekonomikė dhe mėnyrėn e jetesės.

Lufta e shqiptarėve kundėr pushtimit osman nė jetėn e pėrditshme zhvillohej si njė luftė pėr mbrojtjen e pronės e tė marrėdhėnieve tė pėrparuara shoqėrore kundėr shpronėsimit, si dhe kundėr formave tė prapambetura tė pronės feudale e tė marrėdhėnieve shoqėrore qė rridhnin prej saj. Ishte njė luftė kundėr dhunės, shkatėrrimit e grabitjes sė njerėzve e tė pasurisė dhe qė mbronte mėnyrėn e jetesės, doket, kulturėn dhe besimin fetar tė shqiptarėve, tė cilat ishin cilėsisht tė ndryshme me ato tė pushtuesit lindor osman. Rrjedhimisht, lufta e shqiptarėve mbronte zhvillimin dhe raportet e pėrparuara shoqėrore kundėr formave arkaike tė njė shoqėrie feudale tė prapambetur dhe tashmė tė perėnduar nė viset shqiptare. Pėr tė gjitha kėto, nė sintezė, pėrmbajtje themelore e luftės ishte mbrojtja e jetės sė pavarur politiko- shtetėrore tė shqiptarėve, pra e lirisė kundėr pushtimit osman tė vendit.

Pėrballė rrjedhimeve tė tilla tė thella pėr tė gjitha shtresat e shoqėrisė shqiptare, periudha e sulmeve tė ushtrive osmane pėr pushtimin e vendit dhe e qėndresė sė fuqishme tė shqiptarėve kundėr tyre, sidomos gjatė viteve tė luftės nėn udhėheqjen e Skėnderbeut, pėrbėn ngjarjen mė tė rėndėsishme e mė kulmore tė historisė sė popullit shqiptar, qė la gjurmė tė pashlyeshme nė vetėdijen kombėtare tė tė gjithė shqiptarėve. Ajo u dha atyre traditėn historike tė luftės kundėr pushtuesve osmanė dhe mbi kėtė bazė ndjenjat e fuqishme kombėtare, pėrpara se tė vendosej mbi shqiptarėt pushtimi i plotė pesėshekullor osman dhe tė bėhej islamizimi masiv i tyre.

Ndjenja kombėtare, qė i ka mbrojtur popujt nga asimilimi dhe zhdukja, bėri qė, gjatė gjithė periudhės sė gjatė pesėshekullore tė pushtimit osman, shqiptarėt, edhe pse do tė islamizoheshin masivisht, tė ruanin identitetin e tyre kombėtar pa dallime fetare. Kur e kėrkoi koha, si shqiptarėt katolikė e ortodoksė, ashtu dhe ata myslimanė, nuk ngurruan tė ngriheshin kundėr pushtimit tė huaj osman dhe tė qėndronin nė ballė tė luftės pėr pavarėsi kombėtare. Ndjenja kombėtare, si njė tregues identiteti, i ka shoqėruar popujt gjatė gjithė historisė sė tyre. Edhe protagonisti kryesor, qė e udhėhoqi luftėn e shqiptarėve kundėr pushtuesve osmanė, Skėnderbeu, nė veprimtarinė e tij politike e ushtarake, iu referua traditės
sė lavdishme historike tė popullit tė vet. Kėshtu, p.sh., duke iu pėrgjigjur plot krenari kombėtare njė kundėrshtari politik nė Itali, Skėnderbeu do t’i shkruante atij pėr aksionet ushtarake tė epirotėve e tė Pirros kundėr romakėve nė Itali do tė pėrdorte si simbole tė veta shtetėrore elementė nga simbolet e Pirros, tė Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė dhe nga mitologjia pellazge.

Idetė dhe fryma e lėvizjes humaniste evropiane, qė ishte pėrhapur nė atė kohė edhe te shqiptarėt, ndikuan qė lufta e tyre titanike kundėr pushtimit osman dhe, sidomos, figura e Skėnderbeut tė ēimentoheshin nė vetėdijen kombėtare shqiptare dhe tė materializoheshin nė krijimtarinė e tyre jo vetėm nėpėrmjet gojėdhėnave, tregimeve e kėngėve popullore, por edhe nėpėrmjet veprave tė para tė historiografisė kombėtare, tė cilat i pėrshkon njė patos i fuqishėm patriotik, siē janė veprat e M. Barlecit, Dh. Frėngut, F. Bardhit etj..



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Historia E Popullit Shqiptar! - Faqe 6 Albuto10
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Historia E Popullit Shqiptar! - Faqe 6 Empty Re: Historia E Popullit Shqiptar!

Sun Apr 26 2009, 13:00
Njė tipar i rėndėsishėm dallues i luftės sė shqiptarėve kundėr pushtimit osman ishte zhvillimi i saj mbi dallimet fetare. Nė radhėt e ushtrisė shqiptare qėndronin pėrkrah njėri-tjetrit luftėtarėt e besimit katolik, ortodoks, si dhe shqiptari i islamizuar, siē ishte, p.sh., vetė Skėnderbeu dhe nipi i tij, Hamzai. Besime tė ndryshme fetare kishin edhe bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė Skėnderbeut, edhe familjet me tė cilat lidhėn krushqi Kastriotėt. Krahas klerikėve katolikė, Skėnderbeu dėrgoi si pėrfaqėsues tė vet nė shtetet italiane edhe priftėrinj ortodoksė. Shembull i tolerancės fetare dhe i mirėkuptimit ndėrmjet shqiptarėve me besime fetare tė ndryshme ishte vetė familja e Kastriotėve. Shumica e fėmijėve tė Gjon Kastriotit kishin emra ortodoksė, njė djalė dhe njė nip i tij (Skėnderbeu dhe Hamzai) mbajtėn deri nė fund tė jetės emra myslimanė, kurse veprimtaria politike e Kastriotėve, e sidomos e Skėnderbeut, ishte e lidhur me botėn katolike. Vetė Heroi Kombėtar, pasi u kthye nė Shqipėri mė 1443 dhe derisa vdiq, pėrdori emrin e dyfishtė, tė kristianit dhe tė myslimanit, Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, si shprehje kjo e tolerancės fetare dhe e kujdesit tė tij pėr ruajtjen e unitetit kombėtar tė shqiptarėve qė kishin rite fetare tė ndryshme. Shqiptarėt, duke pėrfshirė edhe shtresat e larta shoqėrore, konvertonin lehtėsisht besimin e tyre fetar. Balshajt, p.sh., nė fund tė shek. XIV u kthyen nga ortodoksė nė katolikė, nė pėrshtatje me besimin fetar tė shumicės sė banorėve tė zotėrimeve tė tyre.

Pjesėmarrja masive e shqiptarėve tė tė gjitha besimeve fetare dhe tė krahinave nė luftėn kundėr pushtuesve osmanė ndikoi shumė nė zbutjen e sheshimin e dallimeve e tė mosmarrėveshjeve, qė mund tė lindnin nga bindjet e ndryshme fetare si dhe nga pėrkatėsia krahinore. Rrjedhimisht, njė nga arritjet mė tė rėndėsishme tė luftės antiosmane ishte kompaktėsimi dhe forcimi i unitetit tė shqiptarėve pa dallime fetare e krahinore, duke pėrfshirė edhe banorėt e viseve tė largėta qė kishin mbetur jashtė shtetit tė Skėnderbeut. Dėshmi e gjallė pėr kėtė ėshtė e drejta dokesore, pėrballė sė cilės ishin tė barabartė tė gjithė shqiptarėt, pavarėsisht nga pozita shoqėrore dhe besimi fetar i tyre. Dėshmi e unitetit kombėtar tė shqiptarėve janė edhe legjendat, tregimet dhe kėngėt popullore pėr figurėn e Skėnderbeut, tė cilat u ruajtėn pa dallime fetare, te shqiptarėt katolikė, ortodoksė e myslimanė tė tė gjitha viseve kombėtare, madje edhe jashtė tyre, si te arbėreshėt e Italisė e tė Greqisė. Kėngėt popullore pėr Skėnderbeun lindėn qysh nė shek. XV dhe ato vijuan ndėr shekujt tė kėndohen me krenari nga shqiptarėt. Kronisti venecian Antonio Sabeliko ka shkruar nė vitin 1487 se shqiptarėt « me kėngė solemne... kėndonin lavdinė e princit tė vdekur (Skėnderbeut) ashtu siē e kishin zakon tė moēmit nė gostitė e heronjve tė mėdhenj ».

Nė fillim tė shek. XX Edit Durham rrėfen pėr dy krutanė qė njė ditė tė tėrė i kėnduan trimėritė e Skėnderbeut nė njė kėngė tė gjatė pa mbarim. Lufta kundėr pushtimit osman kaliti guximin, trimėrinė dhe heroizmin masiv tė shqiptarėve, i bėri ata tė dalloheshin nga popujt e tjerė dhe tė vlerėsoheshin shumė nė vendet e huaja pėr cilėsite e vyera ushtarake. Gjatė shekujve qė vijuan, nga radhėt e shqiptarėve dalin shumė komandantė e udhėheqės ushtarakė tė shquar qė vepruan nė kuadrin e Perandorisė Osmane apo edhe nėpėr vende tė tjera evropiane.

Gjatė viteve tė luftės kundėr pushtuesve osmanė u intensifikuan, si asnjėherė tjetėr, lidhjet politike, ushtarake, ekonomike, fetare e kulturore tė Shqipėrisė me vendet e Evropės Perėndimore, lidhje qė nxitėn zhvillimet e brendshme nė tė gjitha ato fusha dhe e bėnė botėn shqiptare tė ndihej mė shumė se ēdo rajon tjetėr i Ballkanit si pjesė pėrbėrėse e Evropės Perėndimore. U krijuan lidhje tė ndėrsjellta shpirtėrore me shtetet italiane dhe me vendet e tjera tė Evropės Perėndimore, sepse me luftėn e tyre heroike shqiptarėt i detyruan ushtritė

osmane tė luftonin pėr njė periudhė shumė tė gjatė nė viset shqiptare dhe u bėnė kėshtu pengesė e pakapėrcyeshme pėr kalimin e tyre drejt Perėndimit. Lufta e shqiptarėve tė udhėhequr nga Skėnderbeu propagandohej nė vendet e Evropės Perėndimore si pjesė e luftės sė tyre shpirtėrore pėr mbrojtjen e krishterimit kundėr islamizmit dhe prandaj Heroi shqiptar cilėsohej nė Perėndim si « luftėtar i Krishtit » (Athleta Christi). Mbėshtetja e vendeve tė Evropės Perėndimore ishte njė nxitje dhe inkurajim pėr luftėn e shqiptarėve kundėr pushtimit osman. Me luftėn e tyre shqiptarėt penguan pėr njė kohė shumė tė gjatė kalimin e ushtrive osmane nė Evropėn Perėndimore dhe me kėtė ata dhanė njė ndihmesė tė vyer pėr mbrojtjen dhe pėrparimin e qytetėrimit evropian, e cila ėshtė vlerėsuar jo vetėm nga personalitetet e shquara evropiane tė asaj periudhe, por edhe gjatė shekujve qė pasuan me botimin e dhjetėra veprave historike, letrare e artistike kushtuar figurės sė Skėnderbeut dhe epopesė shqiptare tė udhėhequr prej tij. U krijua kėshtu njė traditė e vyer e lidhjeve shpirtėrore tė ndėrsjellta ndėrmjet Shqipėrisė dhe vendeve tė Evropės Perėndimore.

Edhe popujt e Evropės Juglindore dhe ata fqinjė kurrė ndonjėherė nuk janė ndier mė afėr shqiptarėve sesa gjatė periudhės sė luftės kundėr pushtuesve osmanė. Lufta e Skėnderbeut dhe e Huniadit kundėr tė njėjtit armik, krijoi lidhje tė ngushta jo vetėm ndėrmjet kėtyre dy personaliteteve tė shquara evropiane, por edhe njė traditė miqėsie e respekti tė ndėrsjelltė ndėrmjet popujve tė tyre. Lufta e shqiptarėve nėn udhėheqjen e Skėnderbeut ndikoi te popujt e Ballkanit qė shpirtėrisht tė ndiheshin pranė njėri-tjetrit si kurrė ndonjėherė. Ajo i mbante tė gjalla shpresat e ballkanasve pėr t’u ēliruar nga zgjedha osmane, prandaj edhe sundimtari i fundit i Despotatit tė Rashės qėndroi disa vjet nė Krujė dhe u bė baxhanak me Skėnderbeun. Pėr popujt e Ballkanit Heroi shqiptar u bė edhe si njė hero popullor i tyre, prandaj ata do ta pėrkujtonin Skėnderbeun nėpėrmjet tregimeve e kėngėve popullore dhe nė shekujt qė pasuan do t’i kushtonin figurės sė tij njė numėr tė madh veprash historike, letrare, artistike, nė disa prej tė cilave cilėsohej me origjinė greke apo sllave, duke e paraqitur kėshtu si simbol tė krenarisė sė tyre kombėtare. Figura e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, mbeti ndėr shekuj, jo vetėm te shqiptarėt, por edhe te popujt e tjerė, si njė simbol i luftėtarit tė lirisė dhe u shėrbente si burim frymėzimi nė luftėn e tyre pėr tė mbrojtur e pėr tė fituar lirinė dhe pavarėsinė kombėtare.

Epoka e Skėnderbeut nė veprat e Marin Barlecit dhe tė autorėve tė tjerė shqiptarė bashkėkohės Figura e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, epopeja e shqiptarėve nėn udhėheqjen e tij dhe e gjithė periudha e luftės sė tyre kundėr vendosjes sė pushtimit osman, ndikuan fuqishėm nė jetėn shpirtėrore tė shqiptarėve, nė rritjen dhe nė konsolidimin e vetėdijes kombėtare tė tyre. Epopeja shqiptare e shek. XV frymėzoi intelektualė tė shquar shqiptarė qė ta pėrjetėsonin atė nė vepra historike monumentale e nga mė tė shquarat e kohės dhe qė patėn njė jehonė tė gjerė ndėrkombėtare, me tė cilat nisi jetėn e vet historiografia shqiptare. Themeluesi i saj u bė Marin Barleci, historian humanist i shquar i pėrmasave ndėrkombėtare.

Pėr jetėn e Marin Barlecit dihet pak. Ai lindi rreth fundit tė viteve 50 tė shek. XV ndoshta nė Shkodėr, qytet ky me tradita arsimore pėr formimin e shkollimin e klerikėve tė besimit katolik. Nuk pėrjashtohet mundėsia qė ai tė ketė lindur nė Medun (nė verilindje tė Podgoricės), meqenėse nė burimet historike bashkėkohėse ėshtė gjetur njė banor i tij me emrin familjar Barleci, mbiemėr ky qė deri mė tani nuk ėshtė hasur te ndonjė person i tretė.

M. Barleci i pėrjetoi ngjarjet dramatike tė Shkodrės tė viteve 70 tė shek. XV, qytet ky ku ai padyshim ka jetuar pėr vite e vite tė tėra, ndaj nė veprat e tij shpesh e cilėson veten shkodran. Gjatė rrethimit tė parė tė saj prej turqve, nė vitin 1474, ai ka shkruar se ka qenė i ri dhe se ende nuk kishte arritur moshėn pėr tė rrėmbyer armėt, kurse nė vitin 1478, gjatė rrethimit tė dytė tė Shkodrės, M. Barleci rrėfen se ishte rreshtuar pėrkrah luftėtarėve qė luftuan pėr mbrojtjen e qytetit tė tyre.

Me rėnien e Shkodrės nė duart e osmanėve, si shumė bashkėqytetarė, M. Barleci mori rrugėt e mėrgimit dhe u vendos nė Itali. Kėtu ai plotėsoi shkollimin e vet, u bė njohės i thellė i letėrsisė antike e i gjuhės latine dhe u shfaq si njė intelektual humanist nga mė tė shquarit evropianė tė kohės. Qė nė fund tė shek. XV, M. Barleci ishte figurė e njohur nė jetėn kishtare tė Padovės. Nė njė dokument tė muajit janar tė vitit 1497 ai pėrmendet si rektor i kishės parokiale tė Shėn Stefanit nė fshatin Plovenar tė dioqezės sė Padovės dhe si abat nė kishėn Shėn Justina tė Padovės. Pėr vitin e vdekjes sė M. Barlecit mungojnė njoftimet. Nėpėrmjet tė dhėnave tė tėrthorta ėshtė arritur nė pėrfundimin se ai ka vdekur mė 1512.

Vepra e parė e Marin Barlecit ėshtė « Rrethimi i Shkodrės » (De obsidione Scodrensi), e botuar latinisht nė Venedik mė 10 janar 1504, sipas kalendarit vendas, datė qė i pėrket vitit 1505. I mbėshtetur nė shėnimet e nė kujtimet e veta si dhe tė pjesėmarrėsve tė tjerė nė ngjarjet qė rrėfen, libri i kushtohet jetės politike e ushtarake gjatė rrethimit tė dytė tė Shkodrės mė 1478.

Ngjarjet dramatike tė Shkodrės gjatė viteve 70 kishin nxitur edhe pena tė tjera tė shquara qė t’i pasqyronin ato. Humanisti i njohur Gjergj Merula botoi mė 1474 njė rrėfim prej 24 faqesh mbi zhvillimet politike dhe ushtarake nė Shkodėr gjatė rrethimit tė parė. Kjo ngjarje si dhe rrethimi i dytė i Shkodrės, vendosja e shkodranėve nė Venedik, episode nga jeta politike e kėtij qyteti gjatė shekujve tė mesjetės dhe lidhjet e shkodranėve me Venedikun kanė zėnė vend nė panegjerikun e humanistit shkodran Marin Beēikemi, tė botuar mė 1503 (ose mė 1504) dhe qė i drejtohej dukės Loredan Loredanit dhe Senatit tė Republikės sė Shėn Markut. Edhe pse bashkėkohėsi dhe bashkėqytetari i tė njėjtit fat me M. Barlecin, M. Beēikemi, po ashtu si Gj. Merula, ishin humanistė me emėr pėr kohėn; veprat e tyre pėr ngjarjet e Shkodrės gjatė viteve 70 tė shek. XV mbetėn tė harruara.

Kėtyre ngjarjeve u bėri jehonė tė gjerė nėpėr Evropė vepra e Marin Barlecit « Rrethimi i Shkodrės ». Deri nė mesin e shek. XVII ajo njohu 17 botime nė gjuhė tė ndryshme, si latinisht (5), italisht (7), frėngjisht (4) dhe polonisht (1), shumica e tė cilave janė botime nė vėllime tė pėrbashkėta me vepra tė tjera.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Historia E Popullit Shqiptar! - Faqe 6 Albuto10
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Historia E Popullit Shqiptar! - Faqe 6 Empty Re: Historia E Popullit Shqiptar!

Sun Apr 26 2009, 13:00
Megjithėkėtė vepra qė e ngriti figurėn e M. Barlecit nė piedestalin e pavdekėsisė ėshtė pa dyshim « Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut » (Historia de vita et gestis Scanderbegi), e botuar nė Romė gjatė viteve 1508-1510. Deri nė mesin e shek. XVIII kjo vepėr njohu jo mė pak se 21 botime, nė disa gjuhė tė Evropės, si latinisht (4), gjermanisht (4), italisht (4), katalonisht (2), portugalisht (1), polonisht (1), si dhe, nėpėrmjet njė pėrkthimi
tė lirė dhe adoptimi tė Lavardenit, frėngjisht (4) dhe anglisht (1).

Vepra e fundit e M. Barlecit « Shkurtesė e jetės sė papėve dhe tė perandorėve » (Compendium vitarum pontificum et imperatorum), botuar nė Romė mė 1555, nuk pati ndonjė jehonė. Autorėsia e tij mbi kėtė vepėr ėshtė e dyshimtė. Vetėm pjesa deri mė 1512 e kėsaj vepre i ėshtė atribuar M. Barlecit, kurse vazhdimi i saj ėshtė hartuar nga Andre Engjėlli. Ky duhet tė jetė autori i vėrtetė i veprės. Ėshtė pikėrisht kufiri kohor ndėrmjet dy pjesėve tė veprės qė na lejon tė caktojmė 1512 si vit tė vdekjes sė M. Barlecit, themeluesit tė historiografisė shqiptare.

Veprat e M. Barlecit « Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut » dhe « Rrethimi i Shkodrės », me botimet e shumta nė gjuhė tė ndryshme tė Evropės, dėshmojnė pėr nivelin e lartė me tė cilin e nisi jetėn e vet historiografia shqiptare. Veprat e M. Barlecit ishin fryt i njė pune tė gjatė shumėvjeēare. Ato kanė vlera sa historike aq edhe letrare dhe janė shkruar me njė stil tė shkėlqyer prej humanisti. Pėr hartimin e tyre ai u mbėshtet nė shėnimet e nė kujtimet e veta si dhe tė pjesėmarrėsve dhe tė dėshmitarėve tė tjerė nė ngjarjet qė rrėfen. Ky material autentik shumė i pasur u ka dhėnė veprave tė M. Barlecit vlerėn e burimeve historike tė dorės sė parė e tė pazėvendėsueshme. Dėshmitė qė M. Barleci mblodhi nga burimet e shumta, si njė historian i mirėfilltė, i shoshiti dhe i plotėsoi me literaturėn, qė ai gjeti, pėr t’i lidhur dhe shpjeguar ngjarjet.

Megjithėkėtė veprat e M. Barlecit kanė njė varg dobėsish, qė janė karakteristike nė pėrgjithėsi pėr historiografinė humaniste, siē ėshtė fryma panegjirike, fjalimet e sajuara qė u vihen nė gojė heronjve, imitimi i historianėve antikė, si p.sh. i Tit-Livit etj.. Por vlerat e veprave tė tij, si burime historike, janė shumė mė tė mėdha se dobėsitė e tyre. Kėtė e dėshmojnė dokumentet e shek. XV, si dhe jetėshkrimi mė i hershėm pėr Skėnderbeun, i shkruar gjatė viteve 1481-1482 prej peshkopit tė Ulqinit, Martin Segonit nga Novobėrda. Jetėshkrimi « Tregim pėr Gjergj Kastriotin, i quajtur nė gjuhėn turke Skėnderbe, d.m.th. Aleksandri i Madh » (Narrazione di Giorgio Castriotto, da i Turchi nella lingua loro chiamato Scanderbeg, cioč Alessandro Magno) ėshtė hartuar nga M. Segoni nė disa faqe dhe ėshtė shfrytėzuar si dorėshkrim nga disa autorė tė vjetėr, bashkėkohės me autorin apo mė tė vonė. Ai u botua pėr herė tė parė mė 1981 nga studiuesi italian Agostin Pertusi.

Atdhedashuria e thellė, ndjenja e detyrės pėr tė pėrjetėsuar epopenė shqiptare tė shek. XV dhe figurėn legjendare tė Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, e pėr t’i pėrdorur ato si shembull e burim frymėzimi nė luftėn pėr liri, ishin arsyet qė e shtynė M. Barlecin t’i pėrkushtohej hartimit tė veprave mbi historinė kombėtare. Ngjarjet politike e ushtarake tė Shqipėrisė sė shek. XV, jetėn e veprimtarinė e Skėnderbeut, rrethimet e Shkodrės etj., M. Barleci i pasqyroi duke ndjekur parimin e zhvillimit kronologjik tė tyre. Megjithėkėtė nė veprat e tij nuk mungojnė edhe digresionet pėr tė pasqyruar e treguar psikologjinė e botės shpirtėrore tė shqiptarėve, legjendat e folklorin e tyre, veprimtarinė ekonomike dhe rajonet kryesore tė banuara prej shqiptarėve nė Ballkan etj. etj.. Edhe fjalimet e shumta qė janė vėnė nė gojė tė figurave historike, ndonėse nuk janė autentike, tėrthorazi pasqyrojnė realitetin historik dhe mendėsitė e shqiptarėve bashkėkohės tė M. Barlecit.

Veprat e M. Barlecit u bėnė drejtpėrdrejt ose tėrthorazi burimi mė i rėndėsishėm nga ku patriotėt shqiptarė mėsonin historinė e epopesė sė shek. XV. Ato vazhdojnė tė jenė pėrmendore kushtuar luftės pėr liri tė shqiptarėve nėn udhėheqjen e Skėnderbeut. Krahas vlerave tė shumanshme burimore e letrare tė veprave tė veta, M. Barleci ka meritėn e madhe qė, bashkė me pėrshkrimin e portretit fizik e moral tė Skėnderbeut te « Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut », na ka dhėnė edhe njė gravurė me portretin e tij. Ky portret duhet tė pėrmbajė tiparet karakteristike tė fytyrės sė Heroit, sepse Barleci kėtė vepėr ia kushtoi nipit tė Skėnderbeut, Ferrant Kastriotit, dhe e hartoi nė bazė tė kujtimeve tė bashkėluftėtarėve qė ende jetonin, nė mendjen e tė cilėve ishin tė ngulitura mirė tiparet e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut. Pranė portretit tė Skėnderbeut, nė kėtė vepėr M. Barleci ka dhėnė nė njė gravurė tė vogėl edhe portretin e vet.

Epopeja shqiptare e shek. XV u pėrjetėsua edhe nė vepra historike tė tjera prej bashkėkohėsve tė Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut. Njėra ndėr to ėshtė vepra e Dhimitėr Frėngut (1443-1525): « Komentar pėr punėt e turqve dhe tė zotit Gjergj Skėnderbe, princ i Epirit » (Commentario de le cose de Turchi, et del S. Georgio Scanderbeg, principe di Epyrro).

Dhimitėr Frėngu lindi nė qytetin e Drishtit dhe ishte kushėri i parė me familjen e njohur fisnike Engjėlli tė kėtij qyteti. Ai u rrit gjatė epopesė legjendare tė Skėnderbeut dhe u shkollua si klerik. Dh. Frėngu u lidh ngushtė me Heroin Shqiptar, e shoqėroi atė gjatė viteve 1466-1467 nė udhėtimin qė bėri nė Romė e nė Napoli. Me pushtimin e Drishtit prej osmanėve mė 1478, Dh. Frėngu emigroi dhe u strehua nė Itali. Ai u vendos nė rajonin e Venedikut dhe pėr njė periudhė tė gjatė shėrbeu si famulltar i nderuar nė fshatin Brainė, pranė qytetit Trevizo, deri mė 1513, kur pėr arsye tė moshės sė shtyrė ia liroi detyrėn tė nipit tė tij, Pal Pjetėr Engjėlli. Dh. Frėngu vdiq mė 1523, nė moshėn 82 vjeē.

Veprėn pėr jetėn e Skėnderbeut Dh. Frėngu e shkroi latinisht dhe nė frymėn e ideve humaniste tė kohės. Kjo ishte njė pėrmbledhje, me disa ndryshime tė vogla e « Historisė sė Skėnderbeut » tė M. Barlecit, gjė qė dėshmon se vepra e themeluesit tė hsitoriografisė shqiptare kishte pasqyruar drejt njė realitet historik tė njohur e tė pranuar edhe nga bashkėluftėtarėt e afėrt tė Skėnderbeut, siē kishte qenė Dh. Frėngu. Pas vdekjes sė kėtij, veprėn e pėrktheu italisht i nipi i autorit, Pal P. Engjėlli, dhe ajo u botua anonime pėr herė tė parė mė 1539 nė Venedik. Interesimi i veēantė, qė u tregua pėr subjektin e kėsaj vepre, bėri qė ajo tė njihte shumė ribotime. Deri mė 1679 pati 18 botime italisht, qė u bėnė nė Venedik (me tre tituj tė ndryshėm), dhe nė mesin e shek. XVI u botua e pėrkthyer frėngjisht dhe anglisht. Njė pėrkthim rumanisht, i bėrė prej njė tė burgosuri rumun nė Milano (1763) dhe qė ruhet nė dorėshkrim, dėshmon se vepra lexohej me interes edhe gjatė shek. XVIII.

Nė krahasim me « Historinė e Skėnderbeut » tė M. Barlecit, vepra e Dh. Frėngut u pėrhap mė shumė nė Itali (sidomos nė Venedik, ku u shtypėn tė gjitha botimet e saj italisht), sepse ishte shumė mė e shkurtėr, si « njė libėr xhepi », botimi i tė cilit kėrkonte shpenzime tė pakta, dhe se pėr tė u interesuan pjesėtarė tė familjes Engjėlli. Familja Engjėlli ishte nga tė paktėt drishtanė qė arritėn t’u shpėtonin masakrave osmane dhe tė vendoseshin nė Itali pas pushtimit mė 1478 tė qytetit tė tyre prej osmanėve. Ata jetonin nė Venedik, ku kishin zėnė njė pozitė tė dalluar nė rrethet kishtare e intelektuale tė kėtij qyteti dhe ishin vėnė nė krye tė urdhrit fetar tė Shėn Gjergjit, tė lidhur me emrin e familjes sė tyre. Ashtu si te shqiptarėt e tjerė tė emigruar, edhe te pinjollėt e familjes Engjėlli u ruajt ndėr breza vetėdija kombėtare, ndjenja e atdhedashurisė dhe dėshira pėr t’u kthyer nė Shqipėri. Ishin kėto motive qė nxitėn pjesėtarė tė kėsaj familjeje tė interesoheshin gjatė shek. XVI e XVII pėr botimin e ribotimin e veprave kushtuar epopesė shqiptare tė shek. XV, si dhe tė veprave tė tjera pėr tė drejtėn e trashėgimisė qė mėtonin se kishte familja Engjėlli nė Shqipėri. Me nxitjen e interesimin e pjesėtarėve tė kėsaj familjeje u botuan dhe u ribotuan nė Venedik e nė Romė vepra tė tilla, si « Komentari » i Dh. Frėngut (1539), « Shkurtesa e jetės sė papėve » e Marin Barlecit (1555), « Privilegjet perandorake pėr familjen Engjėlli » e Franēesk Malvecos (Privilegi imperiali... a favore della Famiglia Angela, 1626) etj. si edhe « Historia e turqve » e historianit venecian Franēesk Sansovinos, (Historia universale dell’origine et Imperio de Turchi, 1560), nė tė cilėn u pėrfshinė dhe u ribotuan shumė herė gjatė shek. XVI e XVII « Komentari » i Dh. Frėngut dhe « Rrethimi i Shkodrės » i M. Barlecit.

Krahas pėrkujdesjes dhe interesimit pėr veprat e mėsipėrme, Engjėllorėt botuan edhe vepra tė hartuara prej tyre. Pal Pjetėr Engjėlli, shumė vite mė parė se ta pėrkthente italisht dhe ta botonte « Komentarin » e Dh. Frėngut, kishte botuar nė Venedik mė 1522 njė broshurė latinisht tė titulluar « Letėr drejtuar saracenėve... » (Epistola Pavli Angeli ad Saracenos...), kurse i vėllai, Andrea Engjėlli, botoi nė Romė mė 1553 veprėn « Gjenealogjia e perandorėve romanė dhe konstantinopolitė... » (Genealogia d’imperatori romani et constantinopolitani...), e cila me disa ndryshime u ribotua shumė herė gjatė shek. XVI e XVII prej tij dhe anėtarėve tė tjerė tė familjes Engjėlli. Vepra i ėshtė kushtuar kryesisht gjenealogjisė sė familjes Engjėlli (duke krijuar lidhje tė pavėrteta tė saj me familjet perandorake romake e bizantine), si dhe tė familjeve tė tjera fisnike shqiptare. Nė tėrėsi veprat e Engjėllorėve kanė vlera tė pakta si burime historike pėr njohjen e shoqėrisė shqiptare tė shek. XV.

Gjon Muzaka ishte anėtar i njėrės prej familjeve mė tė njohura aristokrate shqiptare. Ashtu si anėtarė tė tjerė tė familjes Muzaka, ai kishte marrė pjesė aktive pėrkrah Skėnderbeut nė luftėn kundėr pushtuesve osmanė. Pas pushtimit prej osmanėve tė kėshtjellave tė fundit shqiptare, si shumė bashkatdhetarė tė tjerė, Gj. Muzaka emigroi nė Itali dhe u vendos nė Napoli. Dėshira pėr kthimin e familjes sė tij nė atdhe e nxitėn Gj. Muzakėn tė hartonte mė 1510 pėrkujtesėn « Historia dhe gjenealogjia e shtėpisė sė Muzakajve » (Historia e Genealogia della casa Musachia) pėr t’u dhėnė bijve tė vet njoftime pėr historinė e familjes dhe pėr zotėrimet qė kishin nė Shqipėri. E botuar pėr herė tė parė mė 1873, kjo pėrkujtesė, me tė drejtė ėshtė cilėsuar prej zbuluesit tė saj, historianit gjerman Karl Hopf, si njė « margaritar » pėr vlerėn e veēantė qė ka pėr njohjen e historisė mesjetare shqiptare. Nė tė gjenden njoftime tė rėndėsishme pėr veprimtarinė e aristokracisė shqiptare dhe pėr marrėdhėniet nė gjirin e saj, pėr organizimin e administratės shtetėrore tė Shqipėrisė gjatė shek. XV dhe formimin e shtetit tė Skėnderbeut, pėr toponiminė e shek. XV etj.. Ajo dėshmon pėr njohuritė historike dhe nivelin kulturor relativisht tė lartė qė kishte pasur aristokracia laike shqiptare e shek. XV, pjesėtar i sė cilės kishte qenė Gjon Muzaka.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Historia E Popullit Shqiptar! - Faqe 6 Albuto10
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Historia E Popullit Shqiptar! - Faqe 6 Empty Re: Historia E Popullit Shqiptar!

Sun Apr 26 2009, 13:00
Fryma atdhetare ka pėrshkuar tej e mbanė veprat historike tė M. Barlecit, Dh. Frėngut dhe tė autorėve tė tjerė tė hershėm shqiptarė. Kėto vepra dėshmojnė qė periudha e luftės kundėr pushtuesve osmanė nėn udhėheqjen e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut dhe vetė figura e tij i pasuruan dukshėm traditat tona historike dhe u shndėrruan nė simbol tė luftės pėr liri e pavarėsi. Ato mbetėn gjithnjė tė gjalla dhe gjatė shekujve qė pasuan shėrbyen si njė burim i pashtershėm frymėzimi nė luftėn dhe pėrpjekjet e shqiptarėve pėr mbrojtjen e interesave kombėtarė.




Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, Hero Kombėtar i shqiptarėve (1405-17 janar 1468)





Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu (1405-17 janar 1468) personifikon njė epokė tė tėrė tė historisė kombėtare tė shqiptarėve, qė mori emrin e tij: luftėn mė se njėshekullore tė tyre kundėr vėrshimit osman (fundi i shek. XIV - fillimi i shek. XVI) pėr mbrojtjen e tokės, tė pasurisė e tė lirisė. Nėn udhėheqjen e tij lufta e shqiptarėve u ngrit nė njė shkallė tė lartė e tė organizuar, shėnoi njė kthesė vendimtare nė zhvillimin politik tė vendit dhe nė forcimin e vetėdijes kombėtare tė tyre. Figura e tij paraqet njė nga ato raste, jo tė shpeshta nė histori, kur shtresat e ndryshme shoqėrore tė njė kombi takohen me njė personalitet tė shquar, nė tė cilėn gjejnė shprehjen e vet aspiratat e vetitė e tyre mė tė mira dhe qė pėr kėtė arsye bėhet simbol i bashkimit kombėtar dhe i luftės sė tyre tė pėrbashkėt.

Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu ishte pėrfaqėsuesi mė konsekuent dhe mė i shquar i elitės drejtuese shqiptare, qė udhėhoqi me vendosmėri frontin e luftės sė shqiptarėve kundėr pushtuesve osmanė. Ai e kuptoi, mė qartė se kushdo tjetėr, detyrėn qė shtronte ēasti historik: nevojėn e bashkimit politik si kusht kryesor pėr tė realizuar mbrojtjen e interesave tė tė gjitha shtresave shoqėrore, tė pasura e tė varfra, tė kėrcėnuara tashmė prej pushtuesve osmanė nė ēėshtjet jetike.

Njohja e thellė e jetės, e botėkuptimit, e traditės dhe e luftės sė shqiptarėve kundėr pushtimit tė huaj si dhe e organizimit tė shtetit e tė ushtrisė osmane, i dhanė mundėsi Skėnderbeut tė ndėrtonte me efektivitet tė lartė gjithė veprimtarinė e tij si burrė shteti dhe udhėheqės ushtarak i shquar. Ai arriti nė pėrfundimin se, pėrballė njė pushtuesi tė fuqishėm, siē ishte Perandoria Osmane, shqiptarėt nuk mund tė arrinin nė fitore, pa kapėrcyer copėtimin politik tė vendit nė njė varg zotėrimesh, pa njė bazė organizative tė qėndrueshme, pa bashkėrendimin e mjeteve dhe tė burimeve njerėzore, ekonomike, ushtarake e materiale, pa bashkėrendimin e tė gjitha veprimeve qė zhvilloheshin nė rrafsh tė brendshėm e tė kėtyre me veprimet e ndėrmarra nė rrafsh ndėrkombėtar. Njė nga hapat e parė nė kėtė drejtim qe themelimi, me nismėn e nėn drejtimin e tij, i Besėlidhjes Shqiptare tė Lezhės, qė pėrbėnte tė parin bashkim tė gjerė politik tė shqiptarėve.

Duke njohur zhvillimin e ngjarjeve e perspektivėn e tyre, Skėnderbeu e kuptoi me kohė se nuk mund tė mbrohej vendi, tė ēliroheshin viset e pushtuara dhe tė zhdukej pėrfundimisht rreziku i pushtimit osman, duke qėndruar mbi bazėn e Besėlidhjes Shqiptare si aleancė politike vullnetare, karakteristikė qė ajo e kishte pasur nė fazėn e saj fillestare. Prandaj nė gjirin e koalicionit tė fisnikėve shqiptarė u krye dora-dorės njė zhvendosje nė raportin e forcave (qė karakterizon etapėn e dytė tė veprimtarisė sė Skėnderbeut si burrė shteti), dhe qė ēoi nė fund tė viteve 50 nė krijimin e njė pushteti tė vetėm shtetėror pėr tė gjitha viset e lira shqiptare. Ai u bė themeluesi i shtetit tė pavarur shqiptar.

Kujdes tė veēantė Skėnderbeu i kushtoi ruajtjes sė burimeve tė brendshme ekonomike, mbi tė cilat u mbėshtet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen nė brezin kufitar, nė lindje e nė jug tė viseve tė lira, ai u dha mundėsi nėnshtetasve tė tij tė zhvillonin njė veprimtari ekonomike e tregtare deri diku normale. Prandaj, ashtu si mė parė, edhe nė kėto vite vazhduan tė eksportoheshin nga portet e Adriatikut drithėra e prodhime tė tjera.

Krahas mbrojtjes sė vendit, Skėnderbeu u kushtoi vėmendje viseve tė pushtuara. U mbajtėn kėshtu tė gjalla dhe u forcuan mė tej lidhjet me banorėt e kėtyre viseve, gjė qė ndikoi nė forcimin e bashkimit shpirtėror tė shqiptarėve dhe nė konsolidimin e mėtejshėm tė kombit shqiptar, duke i dhėnė mundėsi tė mbijetojė e tė zhvillohet mė pas nė kuadrin e Perandorisė Osmane.

Procesin e bashkimit tė shqiptarėve e favorizoi shumė edhe toleranca e lartė fetare e Skėnderbeut. Si i krishterė i rritur nė ambientin mysliman, ai qėndroi mbi dallimet fetare. Ai bashkėpunoi ngushtė dhe pa asnjė paragjykim me klerin e riteve tė ndryshme dhe dėrgoi si ambasadorė tė tij nė vendet e huaja priftėrinj katolikė dhe ortodoksė. Respektimi i besimeve e riteve fetare ndikoi pozitivisht nė procesin e bashkimit tė shqiptarėve.

Bashkimi shpirtėror i tė gjithė popullit shqiptar dhe forcimi i vetėdijes kombėtare tė tij, shėnonin fitoren mė tė madhe tė epopesė sė lavdishme tė shek. XV dhe tė tėrė veprės sė Skėnderbeut. Aftėsitė e Skėnderbeut si burrė shteti spikatėn edhe nė marrėdhėniet me vendet e tjera. Ai e vlerėsoi drejt rėndėsinė e bashkėpunimit ndėrkombėtar, si kusht i nevojshėm pėr tė pėrballuar agresionin osman. Duke patur tė qartė se rrezikut osman mund t’i bėhej ballė me sukses vetėm me forca tė bashkuara, Skėnderbeu iu drejtua pareshtur shteteve evropiane dhe kėrkoi pjesėmarrjen e tyre nė luftėn kundėr armikut tė pėrbashkėt, si dhe pėrkrahje materiale pėr luftėn e popullit shqiptar.

Personaliteti i Skėnderbeut si burrė shteti ėshtė i pandarė nga veprimtaria e tij si udhėheqės ushtarak i talentuar. Nė kushtet e pabarazisė, Skėnderbeu pėrpunoi strategjinė dhe taktikėn e tij ushtarake, nė bazė tė sė cilės qėndronte mendimi se fitorja nuk mund tė varej nga numri i ushtarėve. Kėtė parim, tė ndjekur prej tij, e shprehin me vėrtetėsi edhe fjalėt qė Barleci ka vėnė nė gojė tė Skėnderbeut, se « kush nuk ėshtė nė gjendje ta mundė armikun me njė ushtri prej 8 deri 12 mijė vetash, nuk do tė mund ta bėnte kėtė edhe me njė ushtri shumė mė tė madhe ».

Nė kushtet e epėrsisė sė theksuar tė ushtrive osmane nė luftėtarė e nė armatime, Skėnderbeu pėr t’i mposhtur ato i mbante nė alarm tė pėrhershėm, i shqetėsonte me sulme tė vogla e tė papritura. U priste rrugėt e furnizimit dhe, pasi i kishte futur nė kurth, i godiste me sulme tė fuqishme e tė befasishme dhe i shkatėrronte pėrfundimisht. Skėnderbeu zbatoi njė strategji tė mbrojtjes aktive sipas parimit « mbrohu duke sulmuar ». Nė betejat e ndryshme ai ndėrthuri mjeshtėrisht operacione tė mėdha taktike-strategjike me tėrheqje e sulme, me pusi e befasi tė luftės guerile.

Personaliteti i Skėnderbeut si burrė shteti, strateg e mjeshtėr i artit ushtarak dallonte me mbretėrit e me princėt evropianė tė kohės. Ndryshe nga veprimtaria ushtarake e tyre, qė bazohej mbi trupat mercenare tė armatosura rėndė, Skėnderbeu u mbėshtet mbi njė ushtri tė armatosur lehtė, me lėvizshmėri tė madhe e aftėsi tė lartė goditėse, tė formuar kryesisht nga vullnetarė qė kishin gatishmėri luftarake dhe shpirt vetėmohimi. Edhe ai vetė luftonte i pangarkuar me armatime tė rėnda e me krah tė shpėrvjelur si njė ushtar i zakonshėm. Nė betejė ai ishte, nė tė njėjtėn kohė, komandant i talentuar dhe ushtar i guximshėm, qė me shembullin e tij bėhej burim frymėzimi pėr luftėtarėt shqiptarė. Edhe nė jetėn e pėrditshme Skėnderbeu ishte i thjeshtė dhe kohėn e kalonte kryesisht me bashkėluftėtarėt e tij, duke bėrė jetė ushtari.

Skėnderbeu gėzonte dashurinė nga bashkėkombėsit e vet, jo vetėm sa qe gjallė, por edhe pas vdekjes. Figura e tij mbeti e gjallė nė ndėrgjegjen e popullit shqiptar si kujtim i asaj lufte qė habiti botėn me fitoret e saj legjendare dhe u bė krenaria pėr njė tė kaluar, tė cilėn donin ta pėrsėrisnin. Kėngėt qė shqiptarėt i thurėn Skėnderbeut, tė cilat i kėndonin me krenari edhe pėrpara pushtuesve, gojėdhėnat e lidhura me vendet ku veproi e luftoi ai dhe me vise tė tjera tė banuara prej tyre, i dhanė atij tiparet e njė luftėtari me forca vigane, tė pajisur me trimėri tė pashoqe, i cili i kalonte caqet e realitetit dhe merrte cilėsitė e njė figure qė mishėronte aspiratat e njė populli tė tėrė pėr liri e pavarėsi.

Kujtimi i Skėnderbeut jetoi jo vetėm nė zemrėn e popullit qė e lindi. Ai pati njė shtrirje qė kalonte kufijtė e Gadishullit tė Ballkanit, kishte njė rėndėsi evropiane. Skėnderbeu i detyroi tė gjitha kohėrat tė flisnin pėr tė. Figura e Skėnderbeut ka tėrhequr vazhdimisht vėmendjen e ushtarakėve, tė burrave tė shtetit e nė pėrgjithėsi tė opinionit publik evropian, tė cilėt kanė kėrkuar tė nxirrnin mėsime nga pėrvoja luftarake e shqiptarėve, sidomos kur vendet e tyre luftonin kundėr pushtuesve tė huaj. Kėtu e ka burimin ajo literaturė e shumėllojtė dhe shumėgjuhėshe, qė i ėshtė kushtuar figurės sė kėtij Heroi, nė tė katėr anėt e botės. Kur vėrshimi osman qėndronte si njė shpatė mbi Evropėn Qendrore, kur nė Gadishullin e Ballkanit shpėrthyen lėvizjet pėr ēlirimin kombėtar etj., historianėt, shkrimtarėt e poetėt e pėrdornin figurėn e Heroit shqiptar si flamur frymėzues pėr mobilizimin e popujve tė tyre nė luftė pėr liri. Dėshmi e pėrhershme e vlerėsimit dhe e respektit tė thellė qė kanė popujt e tjerė pėr Skėnderbeun, krahas botimeve tė shumta pėr tė, janė sheshet dhe rrugėt e Romės, tė Parisit, tė Brukselit, tė Gjenevės dhe tė qyteteve tė tjera tė vendeve tė ndryshme, ku janė vendosur monumente e buste tė tij ose qė mbajnė emrin « Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu. »



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Historia E Popullit Shqiptar! - Faqe 6 Albuto10
Sponsored content

Historia E Popullit Shqiptar! - Faqe 6 Empty Re: Historia E Popullit Shqiptar!




________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi