.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster



Shko poshtė
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

SEKRETI I NJE MODELI POLITIK Empty SEKRETI I NJE MODELI POLITIK

Fri Dec 05 2008, 05:01
Duke demonstruar ne vijimesi frymen dhe vizionin perendimor te politikes dhe diplomacise sone, ne fjalen e tij ne Konferencen e Ambasadoreve 2008 disa dite me pare, ministri i Jashtem shqiptar perseriti me theks te vecante nevojen e zbatimit te modelit franko-gjerman, te pajtimit ndermjet serbeve dhe shqiptareve te Kosoves. Ky artikulim perkoi me perkujtimin nje muaj me pare te 50 vjetorit te pajtimit dhe partneritetit historik qe u "vulos" kur Sharl de Goli ftoi ne shtepine e vet ish - Kancelarin gjerman Konrad Adenauer, ne nje gjest epokal dhe me nje mesazh kuptimplote, se armiqesite tashme do t'i perkisnin vetem te kaluares. Themi u vulos, pasi ne fakt ky proces kishte filluar menjehere pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore. Fale ketij modeli, Franca dhe Gjermania kane kontribuar ndjeshem ne krijimin e nje imazhi dhe peisazhi teresisht te ri politik ne Evrope dhe ne bote. Me mbeshtetjen, ndihmen dhe partneritetin e vazhdueshem te SHBA-ve dhe me aleatet e tjere Euro - Atlantike, ata fshine rekordin vrastar te aleancave te meparshme te njeanshme, perjashtuese dhe te mbeshtetura ne ekuilibrat e forces. Po ku qendron pse-ja, "sekreti" dhe sidomos dobia historike e ketij modeli dhe vlerave qe ai bart, sidomos ne kushtet e reja cilesore te krijuara ne rajonin tone? Si dhe pse pikerisht keto dy vende ishin te parat qe munden te krijojne nje histori te tille suksesi? Qe i mundesoi ato dhe Evropen mbare te rehabilitonin ne vetem 50 vjet, ate qe ishte bere ne 500 vjet?

Nga lufta ne pajtim

Si armiq tradicionale, Franca dhe Gjermania i kane shkaktuar vetes e te tjereve shume probleme, gjak dhe dhune, sidomos Gjermania. Vetem gjate tre shekujve te fundit, deri ne vitin 1945 ato kane zhvilluar ndermjet tyre 27 luftera te pergjakshme me miliona viktima dhe deme materiale e financiare kolosale. Kujtojme ketu pushtimin gjerman nga ana e Bonapartit me 1810 dhe revanshin e Bismarkut ne vitin 1871 ndaj Napoleonit te III, por kulmin e shenuan dy lufterat e pergjakshme boterore. Zor te gjesh armiqesi me te madhe, me te gjate e me humbje me te medha e te te gjitha llojeve!

Prandaj, pas Luftes se Dyte Boterore udheheqesit kurajoze e vizionare te ketyre dy vendeve, e kuptuan se nuk mund te vazhdohej me keshtu. Per ta,e vetmja alternative afat-gjate dhe pa kushte qe do te garantonte paqe, stabilitet, begati social-ekonomike do te ishte pajtimi e miqesia, mbi te gjitha integrimi Euro - Atlantik i tyre, por bashke me vendet e tjera dhe jo kunder tyre. Ne kete sfond historik, ne Maj 1950, " babai" i Gjermanise moderne, Konrad Adenauer i tha me plot gojen " Po" ofertes historike te Shumanit dhe Monese per pajtimin ndermjet dy vendeve. Krijimi me 1951 i Komunitetit te Qymyrit dhe Celikut ishte preludi i kesaj paqeje, pasi ato kishin qene " lenda e pare" per lufte. Me tej, te dyja palet menduan se integrimi ekonomik e me gjere do te zevendesonte tentativat per aneksime trojesh e pushtime. Me 1958 keto dy vende bashkethemeluan Komunitetin Ekonomik Evropian ose Bashkimin Evropian te sotem. Ato " terhoqen" pas vetes edhe Italine, si humbese e luftes dhe tre vendet e Beneluksit, qe praktikisht si vende te vogla, humbisnin nga lufta, por fitonin nga paqja.

Analistet dhe ekspertet politike nderkombetare jane te nje mendjeje se askush tjeter ne Evrope, nuk mund te realizonte nje aleance te tille perparimtare nga e cila perfitonin te gjithe. Vec sa siper, ato ishin edhe dy vendet me te medha e me te fuqishme te Evropes, por qe kishin provuar, paguar dhe eksportuar demet e lufterave dhe agresioneve; sepse me gjithe trashegimine dhe gjendjen e rende ato realizuan te parat, pajtimin e madh, nepermjet integrimit Euro - Atlantik. Sa aktual tingellon ky shembull per aspiraten Evropiane dhe Euro - Atlantike te popujve te rajonit te Ballkanit. Sa per Shqiperine, ajo tashme ka shkuar mjaft perpara ne " perkthimin" e kesaj aspirate ne realitetin e saj pulsant demokratik.

Perfshirje, jo perjashtim

" Pse-" ja tjeter e suksesit te ketij modeli qendron ne karakterin e tij gjitheperfshires. Franca dhe Gjermania e dinin se te vetme, sado te fuqishme te ishin nuk mund t'ia dilnin mbane te siguronin nje "oaz" paqeje dhe begatie te perhershme.

Natyrisht historia e ketij modeli, si e gjithe BE-se, nuk eshte vetem roze. Ka pasur e ka edhe drite hije dhe shqetesime te njohura tashme. Por, ato serish kane ditur t'i kapercejne bashke me SHBA dhe te tjeret gjate 60 viteve te ekzistences se tyre. Madje, pervoja ka treguar se BE-ja behet me e forte pas kapercimit te tyre.

Franca dhe Gjermania nuk tentuan te kthehen ne nje "keshtjelle" thjesht per t'u mbrojtur nga rreziqet e jashtme, por vazhduan hapjen. Zgjerimi i BE-se apo dhe i NATOS nga 6 ne 27 vende e me perspektive te metejshme, perben nje deshmi bindese per sa me siper. Krahas te tjereve, Shqiperia dhe Kosova jane perfitues te ndihmes dhe mbeshtetjes se vazhdueshme, dy dhe shumepaleshe te ketyre dy vendeve per vendosjen dhe forcimin e demokracise, rimekembjen social-ekonomike, shpalljen e pavaresise se Kosoves dhe realizimin e integrimit Evropian dhe Euro-Atlantik.

Katalog i larmishem

Edhe "katalogu" e ketij modeli paqeje, pajtimi dhe partneriteti eshte vertet mbreselenes. Mbi te gjitha ai shquhet nga bashkepunimi i prekshem njerezor, mes te rinjve, artisteve, studenteve, intelektualeve, shkencetareve, ka nje rrjet te perbashket arsimor me 150 shkolla, prej dy vitesh, ne shkollat e te dy vendeve studiohet nje liber i perbashket historie i hartuar nga ekspertet e te dy vendeve, ka fondacione dhe institute te shumta franko-gjermane. Keto dhe lidhjet e ngushta njerezore deri ne bashkime masive familjesh, i kane dhene impulse edhe bashkepunimit politik, i cili qe prej 45 vitesh mbeshtetet ne " Kontraten e Elizese"; mbi kete baze, dy here ne vit behen konsultime qeveritare publike, me radhe, ne Gjermani dhe France, me pjesemarrjen e kabineteve dhe kryeministrave, te dy qeverite kane te Ngarkuar te Plotfuqishem ne nivelin e Sekretareve te Shtetit qe merren me mbikeqyrjen e ketij bashkepunimi. Natyrisht "ciftet politike" te dy vendeve, Adenauer - Sharl de Gol, Willy Brandt e Pompidu, Schmidt - Giscar D'Esten, Kohl e Miterand, Schroeder e Shirak e se fundi Merkel e Sarkozy kane rolin dhe kontributin e tyre te posacem ne kete drejtim.

Zhvillimi ne pranveren e vitit te ardhshem, i Samitit jubilar te NATOS ne Strasburg te Frances dhe Kehl te Gjermanise, pikerisht ne keto dy ish - pika nevralgjike te luftes gjakatare, por dhe te paqes dhe pajtimit shembullor ndermjet tyre, perben nje simbol tjeter te suksesit te ketij modeli historik. Ndersa, aderimi i plote i pritshem i Shqiperise e Kroacise ne NATO pikerisht ne ate Samit, do te jete padyshim nje tjeter vlere e shtuar, per to dhe per NATON ne pergjithesi.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi