.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster



Shko poshtė
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

konkuruesi i skorcenit Empty konkuruesi i skorcenit

Sat Dec 06 2008, 10:22
SHARON , KONKURRUESI I TIJ!!!
"Ne 8 Mars 1974, mesova nga nje gazete gjermane se kisha nje konkurrues ne Izrael. Kesaj here jo gjeneralin Dajan, por gjeneralin Ariel Sharon, komandantin e njesise 101. Ne artikullin e tij, Erich Kern shenonte se "metodat e Skorcenit studiohen nga Komanda e Pergjithshme Izraelite"....
....Sharoni dhe njesia e tij komando pershkuan kanalin e Suezit naten. Pjesemarresit ne kete operacion kishin veshur uniforma egjiptiane dhe kishin pothuajse 20 tanksa egjiptiane.Ne kete menyre Sharon, arriti me sukses te krijoje nje carje te madhe ne anen egjiptiane te Kanalit te Suezit."
Dhe Skorceni vazhdon:
"Gjenerali Sharon dhe Njesia Speciale 101 qelluan me me shume fat se sa ne me Brigaden e 150-te Panzer.Ai mundi ta kaloje Suezin.Ne nuk mundem ta kalojme lumin Maas. Por ky shembull tregon paster se ekziston ne cdo lufte, mundesia qe te realizoje cdokush me sukses nje operacion special."

Nga kujtimet shume interesante te Skorcenit do te shtoja ketu nje fragment qe eshte shume impresionues, por me cdo rezerve sepse asnje liber apo dokument historik nuk e citon:

HITLERI DHE BOMBA ATOMIKE

Skorceni shkruan:"Ne tetor te 1944, pas operacionit te Budapestit ( shen.i postuesit-operacioni i rrembimit te Admiralit Horti), fluturova dhe njehere deri ne Shtabin e fyhrerit ne Prusine Lindore. Ne ate kohe beheshin pergatitjet per sulmin ne Ardene dhe Hitleri donte te me jepte udhezime per Operacionin "Graif".( eshte operacioni i sabotimit dhe demtimit te komunikacioneve dhe transportit ne prapavijat amerikane, i kryer nga komandot gjermane nen komanden e Skorcenit, operacion qe doli me sukses).
"Ne shtabin e fyhrerit me thane se Hitleri ishte i semure ne krevat dhe se donte te fliste me mua menjehere.Sigurisht , isha nga te paktet, mos them i vetmi , te cilin fyhreri pranonte ne krevat. E gjeta shume te ndryshuar, te dobesuar por si gjithmone ne gjendje te forte shpirterore. Me kerkoi qe ta falja sepse me pranonte ne ate menyre, me tha te ulesha dhe me shpjegoi shpejt e shpejt synimet strategjike dhe taktike te mesymjes ne Ardene si dhe mendimet e tij per operacionin "Graif", te cilin duhet te kryeja.
[...] Kur fliste me ze te qete, te ngjirur por te permbajtur ushtronte nje force bindese qe rralle e takon dikush.Me siguroi se ushtria gjermane do te triumfoje ne fund megjithe tradhetite dhe gabimet e bera.Ky sulm do te ishte i sukseshem.Pervec kesaj "arme te reja revolucionare do te befasojne plotesisht armikun"

"BOSHLLEKU ABSOLUT"

"Beheshin shume biseda per "armet sekrete" gjermane ne ate kohe dhe propaganda e doktor Gebelsit bente c'te mundte te ushqente ato fame. Degjoheshin gjerat me te cuditshme ne lidhje me prodhimin dhe ekzistencen e ketyre armeve fantastike dhe vdekjeprurese. Nje nga keto arme ishte dhe nje predhe kunderajrore , e cila do te shperthente ne mes te nje formacioni bombarduesish te armikut dhe supozohej se kur te shperthente do te krijonte piken e zeros absolute , qe do te thoshte temperature -273 grade Celsius ne nje zone rreth e rrotull saj me pasoja shkaterruese per aeroplanet. Por me teper bisedat beheshin per nje arme tjeter te tmerrshme e cila supozohej se bazohej ne radioaktivitetin e prodhuar artificialisht.
Pa qene fizikant atomik, e dija qe ishte e mundur te prodhohej nje aparat shperthyes i cili do te perdorte energjine nga ndarja atomike e uraniumit. Misioni anglez i sabotimit kunder uzines se prodhimit te ujit te rende ne Norvegji ne fillim te 1943 kishte terhequr vemendjen time, ashtu si dhe ekspedita ajrore per bombardimin me pasoja te renda te uzines, vjeshten e mevonshme. Gjithashtu, aeroplanet aleate kishin mbytur vaporin qe transportonte ujin e rende.
I lidha te gjitha bashke ne mendjen time: Norvegjine, llafet dhe artikujt e dr.Gebelsit dhe ato qe me kishte thene fyhreri. Spontanisht fillova te flas per zhurmat qe ishin krijuar per radioaktivitetin artificial dhe mundesine e perdorimit te tij si arme. Hitleri me pa me nje veshtrim te zjarrte:
"-Di dicka Skorceni...ne se energjia dhe radiacioni qe do te cliroheshin nepermjet difuzionit atomik do te perdoren si arme, kjo do te conte ne fundin e planetit tone."
- Rezultatet do te ishin te llahtarshme......
-Natyrisht! Akoma dhe nese radiacioni do te ishte i kontrolluar dhe ndarja atomike do te perdorej atehere si arme, rezultatet do te ishin dhe atehere te tmerrshme! Kur dr Todt ishte gjalle ( dr.Todt ishte shefi i angazhimit ushtarak te industrise gjermane qe ishte vrare ne nje aksident ajror-shenim i postuesit) kisha lexuar se nje apart i tille me radiacion te kontrolluar do te clironte aq shume energji saqe do te linte pas vetem shkaterrim. Ky shkaterrim do te mund te krahasohej me meteoritet qe rane ne Arizona dhe afer liqenit Bajkal ne Siberi.Kjo do te thote qe cdo forme jete, jo vetem njerezore por dhe kafshesh dhe bimesh gjithashtu do te zhdukeshin plotesisht ne nje rreze prej 40 kilometrash. Ky do te ishte Apokalipsi! Dhe si mund dikush te mbaje nje sekret te tille? E pamundur! Jo! Asnje shtet, asnje grup njerezish te civilizuar nuk mundet te pranojne me ndergjegje nje pergjegjesi te tille. Nga nje goditje ne kundergoditje, njerezimi fatalisht do te shfaroste veten e tij.Vetem fiset ne zonat e Amazones dhe ne xhunglat e Sumatras do te kishin ndonji mundesi mbijetese."
"Keto veretje kalimtare te Hitlerit zgjaten vecse pak minuta, por i kujtoj me ekzaktesi keto minuta. Nga fillimi i mbajtjes sime si rob lufte, ne gushtin e 1945 degjova se dy bomba atomike ishin hedhur ne Hiroshima dhe Nagasaki.
...Kur isha rob lufte, oficeret amerikane me benin vazhdimisht te njejten pyetje:"Si e nxorret Hitlerin jashte Berlinit ne fund te prillit 1945 dhe ku e fshehet?" Akoma mbaj mend habine e oficerit amerikan, kur i veshtirosur nga pyetja iu pergjigja:"Adolf Hitleri eshte i vdekur, por kishte te drejte kur me thoshte se ju dhe une mund te jemi mbijetuesit e Amazones"


Keto jane disa nga tregimet e Skorcenit. Ne se tha apo jo te verteten nuk e dime. Po e shtoj si evidence e Historise se LIIB ne forum. Ndofta dikur do te dale se sa te drejte kishte.
Ne baze te dokumentacionit te gjetur nga forcat aleate, Gjermania hitleriane mund ta kishte prodhuar bomben atomike ne tetor te 1946 ( nese lufta nuk do te kishte perfunduar ne 1945).


Burim i materialit:
Revista "EIKONOGRAFIMENI ISTORIA", NR.416, shkurt 2003-botuar ne Athine.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi