.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster



Shko poshtė
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

fjalimet qe ndryshuan boten Empty fjalimet qe ndryshuan boten

Sat Dec 06 2008, 10:42
S’mund t'i urresh rrėnjėt e pemės e tė mos urresh pemėn

Mbajtur mė 14 shkurt, 1965, Detroit

Malcolm X

Unė nuk jam racist nė asnjė lloje mėnyre. Nuk besoj asnjė lloj forme racizmi. Nuk besoj nė asnjė lloje forme diskriminimi apo izolimi. Unė besoj nė islamin.

Elijah Muhammad na ka mėsuar se njeriu i bardhė nuk mund tė hyjė nė Mekėn e Arabisė dhe tė gjithė ne qė ndjekim atė, ne e besojmė kėtė ... Kur unė shkova atje dhe nė Mekė, pashė njerėz biondė dhe me sy tė kaltėr, me lėkurė tė zbehtė dhe gjėra tė tilla, dhe thashė, "Mirė", por i pashė ata me vėmendje. Vura re se edhe pse ishin tė bardhė dhe e quanin veten tė bardhė, kishin njė ndryshim mes tyre dhe tė bardhėve kėtu. Ndryshimi thelbėsor ishte ky: "Nė botėn aziatike apo arabe, apo nė Afrikė, kudo ku janė myslimanėt, nėse gjeni njė qė thotė se ėshtė i bardhė, gjithēka qė po pėrdor ėshtė njė mbiemėr pėr tė pėrshkruar diēka qė ėshtė e rastėsishme tek ai, njė nga karakteristikat e rastėsishme; nuk ka asgjė tjetėr, ai ėshtė thjesht i bardhė.

Po kur e sjell tė bardhin kėtu nė Amerikė dhe ai thotė se ėshtė i bardhė, ai do tė thotė diēka tjetėr. Mund tė dėgjosh tingullin e zėrit tė tij, kur thotė se ėshtė i bardhė, fjalia do tė thotė se ai ėshtė bosi. Kjo ėshtė e saktė. Kėtė do tė thotė "i bardhė" nė kėtė gjuhė. E dini shprehjen "i lirė, i bardhė dhe njėzet e njė". Ai e krijoi. Do qė ju tė kuptoni se "i bardhė" do tė thotė "i lirė, bosi". Ai ėshtė atje, prandaj kur thotė se ėshtė i bardhė, zėri i tij ka njė tingull tė ndryshėm. Unė e di se ju po mė kuptoni se ēfarė po flas.

Pėrveē faktit se pashė njė islami ėshtė njė fe vėllazėrie, gjithashtu duhet tė pėrballem me realitetin. Dhe kur u ktheva nė shoqėrinė amerikane, pashė qė nuk ishte njė shoqėri qė praktikon vėllazėrinė. Jam nė njė shoqėri qė mund ta predikojė tė dielėn, por nuk e praktikojnė njė asnjė ditė tjetėr. Amerika ėshtė njė shoqėri ku nuk ka vėllazėri. Kjo shoqėri kontrollohet fillimisht nga racistėt dhe tė izoluarit, tė cilėt janė nė Uashingon D.C., nė njė pozitė pushteti.

Ēfarė efekti ka lufta pėr Afrikėn mbi ne? Pse duhet qė njerėzit me ngjyrė nė Amerikė ta shqetėsojė veten kur ka treqind apo katėrqind vite qė ėshtė larg Afrikės? Pse nuk duhet ta shqetėsojmė veten? Ēfarė ndikimi ka tek ne ajo qė i ndodh atyre? Numėr njė, duhet tė kuptoni se deri nė vitin 1959, Afrika ishte e dominuar nga forcat koloniale. Duke patur kontroll tė plotė mbi Afrikėn, forcat koloniale tė Evropės e projektuan imazhin e Afrikės nė mėnyrė negative. Ata gjithmonė e projektojnė Afrikėn nė njė imazh negativ: xhungla, kanibalė, asgjė tė civilizuar. Atėherė pse ishte kaq negative dhe ju dhe unė filluam ta urrenim? Nuk donim qė askush tė na tregonte asgjė pėr Afrikėn, dhe aq mė pak tė na thėrrisnin afrikanė. Duke urryer Afrikėn dhe duke urryer afrikanėt, pėrfunduam duke urryer vetveten, pa e kuptuar. Nuk mund tė urresh rrėnjėt e njė peme dhe tė mos e urresh pemėn. Nuk mund tė urresh origjinėn tėnde dhe si pėrfundim tė mos urresh veten tėnde. Nuk mund tė urresh Afrikėn dhe tė mos urresh veten.

Mė tregoni njė nga kėta persona kėtu tė cilit nuk janė ndėrruar pikėpamjet dhe nuk ka njė qėndrim negativ pėr veten e tij. Nuk mund tė kesh njė qėndrim pozitiv pėr vetveten dhe njė qėndrim negativ pėr Afrikėn nė tė njėjtėn kohė. Ashtu si kuptimi juaj dhe qėndrimi pėr Afrikėn do tė bėhet pozitiv, nė tė njėjtėn mėnyrė dhe kuptimi juaj dhe qėndrimi i vetes do tė bėhet pozitiv. Kėtė di njeriu i bardhė. Kėshtu qė ata me shumė mjeshtėri bėjnė qė ju dhe unė tė urrejmė identitetin tonė afrikan, karakteristikat tona afrikane.

Njė nga gjėrat qė bėri qė lėvizja e myslimanėve me ngjyrė tė rrite ishte theksi i tij mbi gjėrat afrikane. Ky ishte sekreti i rritjes tė lėvizjes sė myslimanėve tė zinj. Gjaku afrikan, origjina afrikane, kultura afrikane, lidhjet afrikane. Do tė habiteshit, ne zbuluam se thellė brenda nėnndėrgjegjes tė njeriut me ngjyrė nė kėtė vend, ai beson se ėshtė mė shumė afrikan se amerikan. Ai kujton se ėshtė mė shumė amerikan se afrikan, pėr shkak se njeriu po ia shpėlan trurin ēdo ditė.

Vetėm pėr shkak se jeton nė njė vend kjo nuk tė bėn amerikan. Jo, duhet tė shkosh mė thellė para se tė bėhesh amerikan. Duhet tė shijosh frytet e amerikanizmit. Ju nuk i keni shijuar kėto fryte. Ju keni shijuar gjembat. Ju keni shijuar gjembat.

Po e them pėrsėri se nuk jam racist. Nuk besoj nė asnjė formė ndarjeje apo asgjė tė tillė. Jam pėr vėllazėrinė e tė gjithėe, por nuk besoj se forcimi i vėllazėrisė tek njerėzit qė s'e duan do tė kishte vlerė. Le tė praktikojmė vėllazėrinė mes nesh, dhe nėse mė vonė tė tjerėt duan ta praktikojnė vėllazėrinė me ne, ne do tė pranojmė ta praktikojmė me ta. Por nuk mendoj se duhet tė vazhdojmė tė pėrpiqemi tė duam dikė qė nuk na do.

*Malcolm Little ishte lideri i nacionalistėve amerikanė me ngjyrė. Njė javė pas fjalimit u vra nga njė anėtar i "Kombit tė Islamit", njė grup nė tė cilėn ishte figurė e rėndėsishme.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

fjalimet qe ndryshuan boten Empty Re: fjalimet qe ndryshuan boten

Sat Dec 06 2008, 10:43
Unė kam njė ėndėrr

Mbajtur mė 28 gusht, 1963

Martin Luther King Jr.

Njėqind vjet mė parė, njė amerikan i madh, nėn hijen e tė cilit qėndrojmė sot, nėnshkroi Shpalljen e Emancipimit. Ky dekret i momentit erdhi si drita e njė feneri tė madh pėr miliona skllevėr negro, tė cilėt ishin pėrcėlluar nė flakėt e padrejtėsisė pėrvėluese. Erdhi si njė agim nė fund tė njė nate tė gjatė tė robėrimit.

Por njė qind vite mė vonė, negrot ende nuk janė tė lirė. Njė qind vite mė vonė, jeta e njė zezaku ėshtė ende e sakatuar nga prangat e izolimit dhe zinxhirėt e diskriminimit. Njė qind vite mė vonė, negrot jetojnė nė njė ishull varfėrie nė mes tė njė oqeani tė gjerė me prosperitet material. Njė qind vite mė vonė, negrot ende brengosen nė qoshe tė shoqėrisė amerikane dhe e ndjejnė veten nė ekzil nė tokėn e tyre. Prandaj ne kemi ardhur kėtu tė dramatizojmė njė kusht tė turpshėm.

Nė njė farė kuptimi, ne kemi ardhur nė kryeqytetin e kombit tonė pėr tė marrė njė ēek. Kur arkitektėt e republikės sonė shkruan fjalėt e mrekullueshme tė Kushtetutės dhe Shpalljes sė Pavarėsisė, ata po nėnshkruanin njė shėnim premtues, sipas sė cilit, ēdo amerikan duhet tė ishte trashėgimtar. Ky shėnim ishte njė premtim se tė gjithė njerėzit, po, njerėz tė zinj dhe tė bardhė, do t’i garantoheshin tė drejtat e patjetėrsueshme tė jetės, liria dhe kėrkimi i lumturisė. Ėshtė fare e qartė sot se Amerika nuk i ka plotėsuar zotimet e premtuara, pėr sa i pėrket qytetarėve me ngjyrė. Nė vend qė tė nderojnė kėtė detyrim tė shenjtė, Amerika u ka dhėnė popullit zezak njė ēek tė keq, njė ēek nė tė cilin shėnohen “fonde tė pamjaftueshme”.

Por ne refuzojmė tė besojmė se banka e drejtėsisė ka falimentuar. Ne refuzojmė tė besojmė se nuk ka fonde tė mjaftueshme nė kupėn e madhe tė mundėsive tė kėtij kombi. Prandaj ne kemi ardhur ta marrim kėtė ēek, njė ēek qė do tė na japė mbi kėrkesėn e pasurisė, lirinė dhe drejtėsinė.
Tani ėshtė koha t’i bėjmė tė vėrteta premtimet e demokracisė. Tani ėshtė koha ta bėjmė drejtėsinė njė realitet pėr tė gjithė fėmijėt e Perėndisė. Do tė ishte fatale sikur ky komb tė tejkalonte urgjencėn e momentit. Njėmijė e nėntėqind e gjashtėdhjetė e treshi nuk ėshtė fundi, por fillimi. Vorbulla e revoltės do tė vazhdojė tė tundė themelin e kombit tonė deri nė ditėn e shndritshme qė drejtėsia do tė lindė.

Duhet t’i them diēka atyre qė qėndrojnė nė pragun e ngrohtė, qė i drejton nė pallatin e drejtėsisė. Nė procesin pėr tė fituar vendin tonė tė drejtė, ne nuk duhet tė ndihemi fajtorė pėr veprimet tona tė gabuara. Le tė mos kėrkojmė tė kėnaqim etjen tonė pėr liri duke pirė nga kupa e zemėrimit dhe urrejtjes. Nuk duhet ta ngrijmė pėrpjekjen tonė nė sferėn e lartė tė dinjitetit dhe disiplinės. Nuk duhet tė lejojmė qė protestat tona krijuese tė degjenerojnė nė dhunė fizike. Duhet tė ngrihemi pėrsėri dhe pėrsėri nė lartėsinė madhore pėr tė bashkuar forcėn fizike me forcėn shpirtėrore.

Jam i vetėdijshėm se disa prej jush kanė kaluar prova dhe vuajtje tė mėdha. Disa prej jush vijnė direkt nga qelitė e burgjeve. Disa prej jush vijnė nga zona ku kėrkimi pėr liri ju ka lėnė tė dėrrmuar nga stuhia e persekutimeve dhe ėshtė tronditur nga era e brutalitetit tė policisė. Ne jemi veteranėt e vuajtjes krijuese. Vazhdoni tė punoni me besimin se vuajtjet e pamerituara janė shpenguese. Shkoni nė Misisipi, shkoni nė Alabama, kthehuni nė Karolinėn e Jugut, shkoni nė Xheorxhia, kthehuni nė Luiziana, shkoni nė lagjet e varfra dhe getot e qyteteve veriore, duke ditur se nė njė farė mėnyre situata mund dhe do tė ndryshojė. Le tė mos zhytemi nė lėndinėn e dėshpėrimit, ju them, miqtė e mi. Edhe pse po pėrballemi me vėshtirėsitė e tė sotmes dhe tė nesėrmes, unė ende kam njė ėndėrr. Ėshtė njė ėndėrr e rrėnjosur thellė nė ėndrrėn amerikane.

Unė kam njė ėndėrr se njė ditė ky komb do tė ngrihet dhe do tė jetojė kuptimin e vėrtetė tė besimit tė tij: Ne mendojmė se kėto tė vėrteta janė tė vetėkuptueshme, se tė gjithė njerėzit janė krijuar tė barabartė.
Kam njė ėndėrr se njė ditė nė kodrat e kuqe tė Xheorxhias yjet e ish-skllevėrve dhe bijve tė tė zotėve tė ish-skllevėrve do tė ulen krah pėr krah nė tavolinėn e vėllazėrisė.

Kam njė ėndėrr se njė ditė, madje dhe nė shtetin e Misisipit, njė shtet i djersitur me nxehtėsinė e padrejtėsisė, do tė djersisė nxehtėsinė e shtypjes, do tė transformohet nė njė oas lirie dhe drejtėsie.

Kam njė ėndėrr se katėr fėmijėt e mi njė ditė do tė jetojnė nė njė komb ku nuk do tė gjykohen nga ngjyra e lėkurės, por nga pėrmbajtja e karakterit. Sot kam njė ėndėrr!

Kam njė ėndėrr se poshtė nė Alabama, ku sundon racizmi i ligė, ku nga buzėt e guvernatorit dalin fjalė pa kuptim, djem dhe vajza tė vogla me ngjyrė, do tė mund tė bashkojnė duart me djem dhe vajza tė vogla tė bardha, si motra dhe vėllezėr. Sot kam njė ėndėrr!

Kam njė ėndėrr se njė ditė ēdo luginė do tė lartėsohet dhe ēdo kodėr dhe mal do tė ulet, vendet e ashpra do tė sheshohen dhe vendet e lakuara do tė bėhen tė drejta, dhe lavdia e Perėndisė do tė zbulohet dhe tė gjithė do ta shohin sė bashku.

Kjo ėshtė shpresa jonė. Ky ėshtė besimi me tė cilin kthehemi nė Jug. Me kėtė besim do tė jemi nė gjendje ta kthejmė malin e dėshpėrimit nė njė gur shprese. Me kėtė besim do tė jemi nė gjendje ta transformojmė disharmoninė e kombit tonė nė njė simfoni tė bukur tė vėllazėrisė. Me kėtė besim ne do tė jemi nė gjendje tė punojmė sė bashku, pėr tė luftuar sė bashku, pėr tė mbrojtur lirinė sė bashku, me dijen se njė ditė do tė jemi tė lirė. Dhe kjo do tė jetė dita kur fėmijėt e Perėndisė tė jenė nė gjendje tė kėndojnė sė bashku me njė kuptim tė ri “Vendi im ėshtė toka e ėmbėl e lirisė. Toka ku stėrgjyshėrit kanė vdekur, toka e krenarisė sė pilgrimėve, nga ēdo majė mali le tė kėndojė liria”. Dhe nėse Amerika do tė bėhet njė komb i madh, kjo duhet tė bėhet e vėrtetė.
Kėshtu lėreni lirinė tė kumbojė nga majat e kodrave tė Nju Hemshajėrit.
Lėreni lirinė tė kumbojė nga malet e gjera tė Nju Jorkut.
Lėreni lirinė tė kumbojė nga lartėsitė e Pensilvanisė.
Lėreni lirinė tė kumbojė nga shkėmbinjtė me dėborė tė Kolorados.
Lėreni lirinė tė kumbojė nga pjerrėsirat e Kalifornisė.
Por jo vetėm kaq. Lėreni lirinė tė kumbojė nga mali i gurit tė Xheorxhisė.
Lėreni lirinė tė kumbojė nga mali i Tenesit.
Lėreni lirinė tė kumbojė nga ēdo kodėr dhe pirg dheu i Misisipit, nga ēdo krah mali, lėreni lirinė tė kumbasė!
Dhe kur kjo tė ndodhė, kur ta lejojmė lirinė tė kumbojė, kur ta lėmė tė kumbojė nga ēdo fshat dhe ēdo katundth, nga ēdo shtet dhe ēdo qytet, do tė jemi nė gjendje tė pėrshpejtojmė ditėn kur fėmijėt e Perėndisė, tė bardhėt dhe tė zinjtė, hebrenj dhe paganė, protestantė dhe katolikė, do tė bashkojnė duart dhe tė kėndojnė fjalėt e ritmit shpirtėror tė negrove “Mė nė fund tė lirė, mė nė fund tė lirė. Lavdi Zotit tė Plotfuqishėm, jemi mė nė fund tė lirė”.

*Simbol i lėvizjes sė tė drejtave tė njeriut dhe vetė Amerikės. Pastor baptist nė Xheorxhi. Shpėrblehet me ēmimin “Nobel” mė 14 tetor, 1964. U vra mė 4 prill, 1968.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

fjalimet qe ndryshuan boten Empty Re: fjalimet qe ndryshuan boten

Sat Dec 06 2008, 10:44
Urrejtje, injorancė dhe djallėzi

Mbajtur mė 10 dhjetor 1975 - Chaim Herzog

Zoti President! Ėshtė simbolike se ky debat, i cili mund tė jetė njė pikė kthesė nė fatin e Kombeve tė Bashkuara dhe njė faktor vendimtar nė ekzistencėn e mėtejshme tė kėsaj organizate, do tė organizohet mė 10 nėntor. Sonte, tridhjetė e shtatė vite mė parė, njihet nė histori si Kristallnacht, nata e kristaleve. Kjo ishte nata e vitit 1938, kur trupat naziste tė Hitlerit nisėn njė sulm tė koordinuar mbi komunitetin hebre nė Gjermani, dogjėn sinagogat nė tė gjitha qytetet e saj dhe ndezėn zjarre nė rrugė me librat e shenjtė dhe skrollet e Ligjit tė Shenjtė dhe Biblės. Ishte nata kur shtėpitė e hebrenjve u sulmuan dhe krerėt e familjeve u rrėmbyen, shumė prej tė cilėve kurrė nuk u kthyen. Ishte nata kur dritaret e tė gjitha bizneseve dhe dyqaneve tė hebrenjve u thyen, mbuluan rrugėt e qyteteve tė Gjermanisė me xhama tė thyera, tė cilat u thėrrmuan nė miliona kristale qė i dhanė asaj nate kėtė emėr. Ishte nata qė ēoi nė kremator dhe nė dhomat e gazit, Aushvic, Birkenau, Dachau, Buchenwald, Theresienstadt dhe tė tjera. Ishte nata qė ēoi nė holokaustin mė tė tmerrshėm tė historisė sė njerėzimit.

Nuk ngrihem mbi kėtė podium tė mbroj vlerat morale dhe historike tė popullit hebre. Ata nuk kanė nevojė tė mbrohen. Ata flasin vetė. Ata i kanė dhėnė njerėzimit diēka tė madhe dhe tė pėrjetshme. Ata kanė bėrė pėr njerėzimin mė shumė nga sa mund tė vlerėsohet nga njė forum i tillė.

Unė vij kėtu tė dėnoj dy djaj tė mėdhenj qė kėrcėnojnė shoqėrinė nė pėrgjithėsi dhe njė shoqėri kombesh nė veēanti. Kėto dy djaj janė urrejtja dhe injoranca. Kėto dy djaj janė forca motivuese prapa ithtarėve tė kėsaj rezolute dhe mbėshtetėsve tė tyre. Kėta dy djaj karakterizojnė ata qė duan ta zvarrisin kėtė organizatė botėrore, idealet e sė cilės janė ngjizur fillimisht nga profetėt e Izraelit, nė thellėsinė nė tė cilėn ėshtė thithur sot.

Sot nuk po shohim gjė tjetėr veē njė manifestim tė urrejtjes sė hidhur anti-semitike dhe anti-hebraike, e cila gjallėron shoqėrinė arabe. Kush do ta besonte se nė kėtė vit, nė 1975, falsiteti ligdashės i "tė vjetėrve tė Zionit" do tė shpėrndahej zyrtarisht nga qeveritė arabe? Kush do ta besonte se ne sot do tė meditonim njė shoqėri arabe qė na mėson urrejtjen mė tė turpshme anti-hebraike qė nė kopėsht? Po sulmohemi nga njė shoqėri qė motivohet nga forma mė ekstreme e racizmit e njohur nė botė sot. Ky ėshtė racizmi qė u shpreh kaq ngjeshur me fjalėt e liderit tė PLO-sė, Yassir Arafat, nė fjalimin e hapjes nė njė simpozium nė Tripoli, Libia: "Nuk do tė ketė prezencė tjetėr nė kėtė krahinė pėrveē prezencės arabe". Me fjalė tė tjera, nė Lindjen e Mesme nga Oqeani Atlantik nė Gjirin Persik, vetėm njė prezencė lejohet, dhe ajo ėshtė prezenca arabe. Asnjė person tjetėr, pavarėsisht se sa tė thella janė rrėnjėt e tij nė kėtė krahinė, nuk do tė lejohet tė shijojė tė drejtėn pėr vetėvendosje.

Ndėrsa qėndroj mbi kėtė podium, historia e gjatė dhe krenare e njerėzve tė mi shpaloset para shpirtit tim. Po shoh shtypėsit e njerėzve tanė nėpėr epoka ndėrsa ata kalojnė njėri tjetrin nė varganin e ligė, nė harresė. Qėndroj para jush kėtu si pėrfaqėsuesi i njė populli tė fortė qė lulėzon, i cili ka mbijetuar dhe do tė mbijetojė ndaj kėsaj shfaqjeje tė turpshme dhe ithtarėve tė kėsaj rezolute.

Momentet e mėdha tė historisė hebraike mė vinė ndėr mend ndėrsa qėndroj para jush, edhe kėtė herė pėrsėri viktimat e urrejtjes, injorancės dhe sė ligės. Kthej sytė prapa kėtyre momenteve. Kujtoj madhėshtinė e njė kombi, tė cilin kam nderin ta pėrfaqėsojė nė kėtė forum. Jam i ndėrgjegjshėm nė kėtė moment pėr tė gjithė popullin hebre kudo nė botė, qoftė nė liri apo nė skllavėri, lutjet dhe mendimet e tė cilėve janė me mua nė kėtė moment.
Qėndroj kėtu jo si njė lutės. Votoni ashtu siē ju thotė ndėrgjegjja morale. Pasi ēėshtja nuk ėshtė as Izraeli dhe as Zionizmi. Ēėshtja ėshtė ekzistenca e vazhdueshme e kėsaj organizate, e cila ėshtė tėrhequr nė pikėn mė tė ulėt tė diskreditimit nga njė koalicion despotėsh dhe racistėsh.

*Nga viti 1975 deri nė 1978, ambasadori i Izraelit nė OKB.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

fjalimet qe ndryshuan boten Empty Re: fjalimet qe ndryshuan boten

Sat Dec 06 2008, 10:44
Arsimimi i grave, mė i rėndėsishėm se i meshkujve

Nju Delhi, 23 nėntor 1974 - Indira Gandhi*

Njė thėnie e vjetėr nė sanskrisht thotė se gruajaėshtė shtėpia dhe shtėpia ėshtė baza e shoqėrisė. Ėshtė njėsoj sikur ndėrtojmė shtėpinė tona duke ndėrtuar dhe vendin tonė. Nėse shtėpia jonė ėshtė e papėrshtatshme, qoftė e papėrshtatshme nė tė mira materiale dhe gjėra tė nevojshme, atėherė ai vend nuk mund tė ketė harmoni dhe asnjė vend qė nuk ka harmoni nuk mund tė rritet nė asnjė drejtim.

Ja pėrse arsimimi i gruas ėshtė mė i rėndėsishėm se arsimimi i burrave dhe djemve. Ne, dhe me fjalėn "ne" nuk dua tė them vetėm ne nė Indi, por tė gjithė botėn, kemi neglizhuar arsimimin e gruas. Kur isha fėmijė, gratė sapo fillonin tė arsimoheshin nė Angli. Tė gjithėve u kujtohej se ēfarė kishte ndodhur gjatė ditėve tė hershme.

Tani, ne kemi arsimim dhe nė tė gjithė vendin po debatohet nėse ky arsimim ėshtė i pėrshtatshėm pėr nevojat e shoqėrisė apo pėr nevojat e tė rinjve tanė. Unė jam njėra prej tyre qė gjithmonė beson se arsimimi duhet rishqyrtuar. Por nė tė njėjtėn kohė, mendoj se jo gjithēka nė arsimimin tonė ėshtė e gabuar, madje dhe arsimimi i tanishėm ka nxjerrė burra dhe gra tė mira, veēanėrisht shkencėtarė dhe ekspertė nė fusha tė ndryshme, tė cilėt kėrkohen nė tė gjithė botėn dhe madje dhe nė vendet mė tė begata. Shumė prej tė rinjve tanė na lėnė dhe shkojnė jashtė pėr shkak tė pagave mė tė mėdha, tė kushteve mė tė mira nė punė.

Njė nga pėrgjegjėsitė mė tė mėdha tė grave tė arsimuara sot ėshtė mėnyra si sintetizohet ajo qė ka pasur vlerė dhe ėshtė e ēmuar nė traditat tona tė lashta, me atė qė ėshtė e mirė dhe e vlefshme nė shoqėrinė moderne. Jo gjithēka qė ėshtė moderne ėshtė po kaq e mirė, dhe jo gjithēka qė ėshtė e vjetėr ėshtė ose e mirė ose e keqe. Duhet tė vendosim, jo njėherė e mirė, por gati ēdo javė, ēdo muaj pėr tė mirat dhe vlerat e vendit tonė, dhe se cilat janė disa nga gjėrat e vjetra qė mund tė ruajmė pėr tė pasuruar shoqėrinė tonė. Pėr tė qenė modernė, disa njerėz mendojnė se ėshtė njė mėnyrė e tė veshuri apo njė mėnyrė e tė foluri apo disa zakone apo tradita, por kjo nuk ėshtė ajo qė fjala "modern" do tė thotė. Ajo ėshtė njė pjesė sipėrfaqėsore e modernizmit.

Tani, qė India tė bėhet ajo qė ne duam tė bėhet, me njė shoqėri moderne, tė arsyeshme dhe njė bazė tė fortė nė traditat tona tė lashta dhe nė tokėn tonė, duhet tė kemi njė forum publik, me gra tė reja tė cilat nuk janė tė kėnaqura duke pranuar gjithēka qė vjen nga ēdo pjesė e botės, por janė tė gatshme ta dėgjojnė atė, ta analizojnė dhe tė vendosin nėse duhet pranuar apo duhet hedhur dhe ky ėshtė ai tip arsimimi qė duam, i cili i aftėson tė rinjtė tė pėrshtaten me kėtė botė gjithnjė e nė rritje dhe tė jenė nė gjendje tė kontribuojnė pėr tė.

Disa njerėz mendojnė se vetėm duke pasur punė tė mira po bėjnė diēka tė rėndėsishme. Por ne tė gjithė e dimė mirė se edhe makineria mė komplekse do tė ishte infektive nėse njė kaēavidė e vogėl nuk punon ashtu siē duhet tė punojė dhe se ajo kaēavidė e vogėl ėshtė po aq e rėndėsishme sa dhe pjesa mė e madhe. Po kėshtu ndodh edhe nė jetėn kombėtare. Nuk ka asnjė punė tė vogėl; nuk ka asnjė person tė vogėl. Gjithkush ka diēka pėr tė bėrė. Dhe nėse ai apo ajo e bėn mirė, atėherė vendi do tė shkojė nė drejtimin e duhur.
Kjo tregon se sa bukur ėshtė balancuar bota kur gjithkush ka diēka pėr tė bėrė. Gjithēka, qoftė e pisėt apo e vogėl ka njė qėllim.

*Udhėheqėsja e parė femėr nė Indi. Vritet mė 31 tetor 1984 nė Nju Delhi.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

fjalimet qe ndryshuan boten Empty Re: fjalimet qe ndryshuan boten

Sat Dec 06 2008, 10:44
Askush nuk shfajėsohet nė Shtėpinė e Bardhė

Mbajtur mė 30 prill 1973 -Richard M. Nixon*

Mirėmbrėma! Dua tė flas me ju sonte nga zemra pėr njė temė shqetėsuese pėr ēdo amerikan.

Nė muajt e fundit, anėtarė tė administratės sime dhe zyrtarė tė Komitetit pėr rizgjedhjet e Presidentit, pėrfshirė dhe disa nga miqtė e mi mė tė ngushtė dhe ndihmėsit mė tė besuar, janė akuzuar me pėrfshirjen nė atė qė quhet ēėshtja Uatergeit. Kėto pėrfshijnė akuza pėr aktivitet ilegal gjatė dhe para zgjedhjeve presidenciale tė vitit 1972 dhe akuza se zyrtarė pėrgjegjės morėn pjesė nė pėrpjekjen pėr tė mbuluar kėtė aktivitet ilegal.

Rezultati i pashmangshėm i kėtyre akuzave ka ngritur pyetje serioze pėr integritetin e vetė Shtėpisė sė Bardhė. Sonte dua tė merrem me kėto pyetje.
Qershorin e kaluar, ndėrsa isha nė Florida pėr disa ditė pushime pas vizitės sime nė Moskė, mėsova nga lajmet pėr grabitjen nė Uotergeit. U trondita nga ky veprim pa kuptim dhe ilegal dhe u tmerrova kur mėsova se punonjėsit e Komitetit tė rizgjedhjeve ishin mes fajtorėve. Menjėherė urdhėrova njė hetim nga autoritetet e qeverisė. Mė 15 shtator, ashtu siē ju kujtohet, u dėnuan shtatė tė akuzuar nė ēėshtjen.

Ndėrsa hetimet vazhduan, unė i kėrkova vazhdimisht atyre qė kryenin hetimet nėse kishte arsye tė besohej se anėtarė tė administratės sime ishin pėrfshirė. Mė siguruan shpesh se nuk kishte. Pėr shkak tė kėsaj sigurie, pėr shkak se i besoja raportimeve qė merrja, pėr shkak se kisha besim tek personat prej tė cilėve po i merrja, nuk i mora seriozisht historitė e shtypit, tė cilat thonin se pėrfshiheshin dhe anėtarė tė administratės sime apo zyrtarė tė tjerė tė komitetit tė zgjedhjeve.

Deri nė mars tė kėtij viti kisha po tė njėjtėn bindje se mohimet ishin tė vėrteta dhe se akuzat e pėrfshirjes nga anėtarėt e stafit tė Shtėpisė sė Bardhė ishin tė rreme. Komentet qė bėra gjatė kėsaj periudhe dhe komentet e bėra nga zėdhėnėsja e shtypit nė emrin tim, ishin tė bazuara nė informacionin e siguruar nga ne nė kohėn qė bėmė kėto komente. Megjithatė, atėherė mė erdhi informacion i ri se kishte njė mundėsi qė disa prej kėtyre akuzave ishin tė vėrteta, dhe mė sugjeronin se ishte bėrė njė pėrpjekje pėr tė fshehur faktet, nga publiku, nga ju dhe unė.

Si rezultat, mė 21 mars, personalisht mora pėrgjegjėsinė pėr koordinimin e hetimeve tė reja intensive pėr kėtė ēėshtje dhe urdhėrova personalisht kryerjen e hetimeve pėr tė mbledhur tė gjitha faktet dhe pėr tė m’i raportuar mua ato menjėherė, pikėrisht nė kėtė zyrė.

Urdhėrova pėrsėri qė tė gjithė personat e qeverisė dhe tė Komitetit tė rizgjedhjeve tė bashkėvepronin plotėsisht me FBI-nė, me prokurorėt dhe me jurinė e madhe. Gjithashtu urdhėrova qė kushdo qė refuzonte tė bashkėpunonte pėr tė treguar tė vėrtetėn do t’i kėrkohej tė jepte dorėheqjen nga shėrbimi nė qeveri. Dhe me rregulla tė pėrshtatur qė do tė ruanin ndarjen kushtetuese tė pushteteve mes Kongresit dhe Presidencės, i drejtova anėtarėt e stafit tė Shtėpisė sė Bardhė tė dėshmonin nė mėnyrė vullnetare duke u betuar para komitetit tė Senatit qė po hetonte Uotergeitin.
Isha i vendosur se duhet t’i shkonim deri nė fund kėsaj ēėshtjeje dhe se e vėrteta duhet tė dalė plotėsisht, pavarėsisht kush ėshtė i pėrfshirė.
Nė tė njėjtėn kohė, isha i vendosur tė mos nxitohesha nė veprime dhe tė shmangia plotėsisht nėse ishte e mundur, ēdo veprim qė kishte ndikim tek njerėzit e pafajshėm. Doja tė isha i drejtė. Por e dija se nė analizėn pėrfundimtare, integriteti i kėsaj zyre, besimi publik nė integritetin e kėsaj zyre, do tė merrte prioritet mbi tė gjitha konsideratat.

Sot, nė njė nga vendimet mė tė rėndėsishme tė presidencės sime, pranova dorėheqjen e dy prej kolegėve tė mi mė tė ngushtė nė Shtėpinė e Bardhė, Bob Haldeman, John Ehrlichman, dy nga punonjėsit mė tė mirė tė shėrbimit civil pėr tė cilėt jam krenar qė i kam njohur.

Dua tė theksoj se nė pranimin e kėsaj dorėheqjeje, nuk dua tė nėnkuptoj se ata tė dy janė tė pėrfshirė dhe nuk dua tė supozoj se edhe tė tjerėt janė pėrfshirė. Por nė ēėshtje tė ndjeshme pėr ruajtjen e integritetit tė procesit tonė demokratik, ėshtė thelbėsore jo vetėm qė standardet etike dhe ligjore tė vėzhgohen, por gjithashtu dhe qė publiku, ju, tė keni besim tė plotė se ato po vėzhgohen dhe po zbatohen nga persona nė autoritet dhe veēanėrisht nga Presidenti i Shteteve tė Bashkuara. Ata ranė dakord me mua se kjo lėvizje ishte e nevojshme pėr tė rifituar atė besim.

Kur mendoj pėr kėtė post, pėr atė qė do tė thotė, mendoj pėr tė gjitha gjėrat qė dua tė pėrmbush pėr kėtė komb, pėr tė gjitha gjėrat qė dua tė pėrmbush pėr ju. Nė prag tė Krishtlindjes, gjatė torturės personale pėr bombardimet e reja tė Vietnamit Verior, i cili pas 12 vitesh luftė mė nė fund ndihmoi t’i sillte Amerikės paqe me nder, u ula par mesnatės. Shkrova disa prej synimeve tė mia pėr mandatin tim tė dytė si President. Mė lejoni t’ju lexoj disa:
Tė bėj tė mundur qė fėmijėt tanė dhe fėmijėt e fėmijėve tanė, tė jetojnė nė njė botė tė paqme.

Ta bėj kėtė vend mė shumė se kurrė njė vend mundėsish, mundėsish tė barabarta, mundėsish tė plota pėr ēdo amerikan.
Tė siguroj punė pėr tė gjithė ata qė janė nė gjendje tė punojnė dhe t’i ndihmoj me bujari ata qė s’mund tė punojnė.
Tė bėj nė vend nė tė cilin tė gjithė do tė guxonin tė ėndėrronin, tė jetojnė ėndrrat, jo me frikė, por me shpresė, krenarė pėr kėtė komunitet, krenarė pėr atė qė Amerika pėrfaqėson nė vetvete dhe pėr botėn.
Kėto janė synime tė mėdha. Unė besoj se mundemi dhe duhet tė punojmė pėr to.

*Presidenti i SHBA-sė i zgjedhur mė 1969.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

fjalimet qe ndryshuan boten Empty Re: fjalimet qe ndryshuan boten

Sat Dec 06 2008, 10:45
Kush janė viktimat e rrėmbimit?

Mbajtur mė 16 tetor, 1970 - Pierre Trudeau*

Po ju flas nė njė moment krize, kur burra tė dhunshėm dhe fanatikė po pėrpiqen tė shkatėrrojnė unitetin dhe lirinė e Kanadasė. Njė aspekt i kėsaj krize ėshtė rreziku mbi jetėt e dy burrave tė pafajshėm. Kėto janė ēėshtje tė rėndėsishme dhe unė dua t’ju tregoj se ēfarė po bėn qeveria me kėtė ēėshtje.
Ajo qė ka ndodhur nė Montreal gjatė dy javėve tė kaluara nuk ėshtė pa precedent. Ka ndodhur kudo nė botė nė disa raste; mund tė ndodhė kudo brenda Kanadasė. Por kanadezėt gjithmonė kanė supozuar se s’do tė ndodhė kėtu, dhe si rezultat, jemi mjaft tė tronditur qė ndodhi.
Supozimi ynė mund tė ketė qenė naiv, por ishte i kuptueshėm; i kuptueshėm pėr shkak se demokracia lulėzon nė Kanada; i kuptueshėm pėr shkak se individi gėzon liri nė Kanada.

Pa i kuptuar kėto kushte, pjesėrisht pėr shkak tė tyre, tani ėshtė treguar nga disa persona tė keqdrejtuar se sa e brishtė mund tė jetė njė shoqėri demokratike, nėse demokracia nuk ėshtė e pėrgatitur ta mbrojė veten, dhe se sa tė cėnueshėm ndaj shantazheve janė njerėzit tolerantė dhe tė dhembshur.
Qeveritė e Kanadasė dhe Kebekut kanė dėgjuar grupe revolucionare se kanė ndėr mend tė vrasin me gjakftohtėsi dy burra tė pafajshėm nėse nuk pėrmbushen kėrkesat e tyre. Rrėmbyesit supozojnė se bėjnė atė qė duan nė mėnyrė qė tė tėrheqin vėmendjen e instancave tė padrejtėsisė shoqėrore. Por unė i kėrkoj atyre se vėmendjen e kujt po pėrpiqen tė tėrheqin? Tė qeverisė sė Kanadasė? Tė qeverisė sė Kebekut? Ēdo qeveri nė kėtė vend ėshtė e vetėdijshme pėr ekzistencėn e problemeve tė thella dhe tė rėndėsishme. Dhe ēdo qeveri me limitin e burimeve dhe aftėsisė sė saj ėshtė e angazhuar thellėsisht nė zgjidhjen e tyre. Por jo me rrėmbime dhe bombardime. Me shumė punė. Dhe nėse ekziston ndonjė dyshim pėr besimin e mirė apo aftėsinė e qeverisė, ka parti opozitare gati dhe tė vullnetshme tė qeverisin. Me pak fjalė, nė Kanada ekziston njė mekanizėm efektiv pėr tė ndryshuar qeveritė me mjete paqėsore. Ai ėshtė vėnė nė punė nga votuesit gjithmonė.
Kush janė viktimat e rrėmbimit? Pėr familjet e viktimave ata janė bashkėshortė dhe baballarė. Pėr rrėmbyesit identiteti i tyre ėshtė i parėndėsishėm. Qėllimet e rrėmbyesve janė tė na zėnė pėr fyti ju dhe mua, apo ndoshta ndonjė fėmijė? Qėllimi i tyre ėshtė tė shfrytėzojnė ndjenjat normale dhe njerėzore tė kanadezėve dhe pėr t’i pėrkulur kėto ndjenja simpatie nė instrumente pėr qėllimet e tyre tė dhunshme revolucionare.

Ēfarė kėrkojnė rrėmbyesit nė shkėmbim tė jetėve tė kėtyre burrave? Disa gjėra. E para, ata duan ta shprehin fyerjen e tyre nė publik me supozimin se tė gjithė personat qė mendojnė ashtu siē duhet do tė tregohen nga bota pėr tė zgjidhur problemet e tyre me slogane dhe ofendime.
Ata duan mė shumė, ata duan qė policia tė ofrojė njė qengj sakrifice, njė person pėr tė cilin ata supozojnė se ndihmoi nė arrestimin e ligjshėm dhe dėnimin e duhur tė disa miqve tė tjerė kriminelė.
Ata gjithashtu duan para. Paratė e shpėrblesės.

Ata duan edhe mė shumė. Ata kėrkuan lirimin e 17 kriminelėve dhe hedhjen e akuzave pėr gjashtė burra tė tjerė, tė gjithė referohen si “tė burgosur politikė”. Kush janė kėta burra tė cilėt konsiderohen si patriotė dhe martirė? Mė lejoni t’jua pėrshkruaj.

Tre janė vrasės tė dėnuar; pesė tė tjerė janė burgosur pėr vrasje me paramendim; njė ėshtė i dėnuar me burg tė pėrjetshėm pasi u shpall fajtor pėr disa akuza bombardimesh; njė tjetėr ėshtė dėnuar, pasi ka kryer 17 grabitje me armė; dy janė liruar me kush njė herė, por tani janė pėrsėri nė burg dhe presin gjykimin pėr grabitje.

Megjithatė, ne na kėrkohet tė besojmė se kėto persona janė dėnuar me tė padrejtė, se janė burgosur si rezultat i opinioneve politike, dhe se e meritojnė tė lirohen menjėherė, pa asnjė gjyq qė ligji ta lejojė.
Pėrgjegjėsia pėr tė vendosur nėse duhet tė lirohet njė apo dy nga kėta kriminelė ėshtė e qeverisė federale. Ėshtė pėrgjegjėsi e qeverisė tė bėjė shfajėsime sipas ligjit. Nėse do t’ju ulnim presioneve tė rrėmbyesve, qė kėrkojnė lirimin e tė burgosurve, jo vetėm qė do tė ishte abdikim i pėrgjegjėsisė, por do tė ēonte nė njė rritje tė aktiviteteve terroriste nė Kubek. Do tė ishte njė ftesė e hapur pėr terrorizimin dhe rrėmbimet nė tė gjithė vendin. Mund ta gjejmė veten pėrballė njė serie kėrkesash pėr ēlirimin e kriminelėve nga burgu, nga bregdeti nė bregdet, dhe pengjet mund tė jenė anėtarė tė pafajshėm tė familjes suaj apo simes.

*Njė nga udhėheqėsit mė popullorė nė Kanada. Fjalimi ėshtė pėr rastin e krizės sė tetorit, kur u grabit njė diplomat dhe ministėr kabineti.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

fjalimet qe ndryshuan boten Empty Re: fjalimet qe ndryshuan boten

Sat Dec 06 2008, 10:46
Kėta ishin tė gjithė burra tė mirė

Mbajtur mė 10 prill, 1966 -Eamon de Valera

Pashkėt qė po sjellim nėpėr mend janė Pashkėt e 50 viteve mė parė. Po kėrkojmė tė nderojmė ata burra tė cilėt nė atė kohė dhanė apo rrezikuan jetėn nė mėnyrė qė Irlanda tė jetė e lirė. Do tė donim tė nderonim, nė veēanti, shtatė burra trima, me gjithė pengesat, morėn vendimin tė mbrojnė, edhe njė herė, me armė tė drejtėn e kombit tonė pėr pavarėsi. Ishte njė vendim fatal, pėr tė cilin tani mendojmė se ishte njė nga mė tė guximshmit dhe largpamėsit nė historinė tonė.

Kėta ishin tė gjithė burra tė mirė, tė ndėrgjegjshėm pėr pėrgjegjėsitė, dhe ishte vetėm bindja mė e patundur, besimi mė i plotė dhe dashuria pėr vendin, qė i nxiti pėr veprimin e tyre. Sinqeriteti dhe bujaria, sakrifica e tyre dhe e tė tjerėve, tė cilėt dhanė jetėn nė kryengritje tė frymėzuar nga ringjallja kombėtare qė pasoi. Perėndia i mirė t’i mbajė nė prezencėn e Tij.
Koha ka treguar se kėta burra kanė qenė profetė. Ata parashikuan atė qė pak mund tė kishin parashikuar, dhe nė largpamėsinė e tyre dhe mprehtėsinė e zemrave tė popullit tonė, nėn hirin e Perėndisė, ne i detyrohemi privilegjet qė gėzojmė sot kėtu.

Vetėm liria politike nuk ishte qėllimi pėrfundimtar. Por ishte krijimi i kushteve pėr tė ndėrtuar gradualisht njė komunitet nė tė cilėn numri gjithnjė e nė rritje i anėtarėve sė tij, tė ēliruar nga presionet e kėrkimit tė nevojave ekonomike, do tė ishin tė lirė t’ia pėrkushtonin veten gjithnjė e mė shumė pėr kultivimin e gjėrave tė mendjes dhe shpirtit, dhe kėshtu, tė kemi lumturinė e njė jete tė plotė. Kėshtu qė kombi ynė tė bėhet pėrsėri, ashtu siē ishte nė shekujt e kaluar, njė qendėr e madhe intelektuale dhe misionare, pėr tė pėrparuar dhe pėr tė ruajtur tė vėrtetat e Zbulesės sė Shenjtė, si dhe frytet e njohuri mė tė pjekur laike.

Nuk mund tė nderojmė ashtu siē duhet burrat e 1916-tės, nėse nuk punojmė dhe pėrpiqemi pėr tė krijuar Irlandėn e dėshirės sė tyre. Secili prej nesh duhet tė bėjė pjesėn e tij dhe edhe pse detyrat qė kemi pėrpara janė tė ndryshme nga ato pesėdhjetė vite mė parė, sot mund tė kemi, nėse jemi mjaft tė pėrkushtuar dhe do tė tregohemi tė qėndrueshėm, njė rizgjim kombėtar, i ngjashėm me atė qė pasoi vitin 1916: mund t’i bashkojmė njerėzit tanė sė bashku si njė familje, njė komb vėllezėrish, secili tė punojė nė harmoninė industriale, jo vetėm pėr veten e tij, por pėr tė mirėn e tė gjithėve. Atėherė mund tė marshojmė pėrpara me besimi pėr lartėsimin e kombit tonė mes kombeve ndaj tė cilėve burrat e 1916-ės u zotuan.

Pėr realizimin e kėsaj, gjuha jonė kombėtare ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm. Gjuha ėshtė karakteristika kryesore e njė kombi, mishėrimi i personalitetit tė kombit dhe lidhja mė e ngushtė mes njerėzve. Asnjė komb me njė gjuhė tė vetėn nuk do ta braktiste atė. Populli i Danimarkės, Holandės, Norvegjisė, pėr shembull, mėson dhe di edhe njė tjetėr gjuhė, ashtu si dhe ne, natyrisht pėr hir tė komunikimit me botėn, tregtisė dhe pėr qėllime kulturore; por ata asnjėherė nuk do ta braktisnin gjuhėn kombėtare, gjuhėn e paraardhėsve tė tyre, gjuhėn qė mban tė gjitha kujtimet e tė kaluarės sė tyre. Ata e dinė se pa tė, ata do tė zhyteshin nė kozmopolitanizėm amorf, pa njė tė kaluar apo njė tė ardhme tė dallueshme. Pėr tė shmangur njė fat tė tillė, ne tė kėsaj gjenerate duhet tė kujdesemi qė gjuha jonė tė jetojė. Ky do tė ishte vendimi i burrave dhe grave tė 1916-ės. A do tė jetė vendimi i tė rinjve tė 1966-ės?

*Organizues i “Kryengritjes sė Pashkės”, nė Dublin, mė 24 prill, 1916. I shpėtoi ekzekutimit, pasi kishte lindur nė Amerikė. Kryeministėr i Irlandės deri mė 1948. U ribė kryeministėr mė 1951 dhe 1957, kur ishte 74 vjeē. Nga viti 1959-73 ishte President i Republikės sė Irlandės.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

fjalimet qe ndryshuan boten Empty Re: fjalimet qe ndryshuan boten

Sat Dec 06 2008, 10:46
Ushtari i vjetėr i njė balade

Fjalimi i lamtumirės nė Kongres, Uashington, 19 prill, 1951 -Douglas MacArthur

Ju drejtohem pa zemėrime dhe pa hidhėrime nė muzgun e jetės, por me njė qėllim nė mendje: t'i shėrbej vendit tim.

Edhe pse nuk isha konsultuar mė parė me vendimin e Presidentit pėr tė ndėrhyrė nė mbėshtetje tė Republikės tė Koresė, ai vendim nga njė kėndvėshtrim ushtarak ishte i arsyeshėm, pasi ne e sprapsėm pushtuesin dhe i ekzekutuam forcat e tij. Fitorja jonė ishte e kompletuar, dhe objektivat tona tė arritshme, kur Kina e Kuqe ndėrhyri me forca shumė mė tė mėdha nė numėr.

Kjo krijoi njė luftė tėre dhe njė situatė krejt tė re, njė situatė jo tė parashikuar kur forcat tona u sulėn kundėr forcave tė pushtuesve tė Koresė sė Veriut; njė situatė nė tė cilėn duheshin marrė vendime tė reja nė sferėn diplomatike, pėr tė bėrė ndryshime realiste tė strategjisė ushtarake.
Vendime tė tilla nuk kanė qenė tė disponueshme.

Askush me mendje tė kthjellėt nuk do tė kėshillonte t'i dėrgonim forcat tokėsore nė Kinėn kontinentale, dhe diēka e tillė nuk ka qenė kurrė as ide, situata e re kėrkonte urgjentisht njė rishikim drastik tė njė plani strategjik nėse qėllimi ynė politik isht tė mundnim kėtė armik tė ri, ashtu siē kemi mundur tė vjetrin.

Pėrveē nevojės ushtarake, pėr tė neutralizuar mbrojtjen e shenjtė qė armiku kishte nė veri tė Yalu, ndjeva se nevoja ushtarake nė drejtimin e luftės ishte i nevojshėm: nė fillim, intensifikimi i bllokadės ekonomike kundėr Kinės; sė dyti, imponimi i njė bllokade detare kundėr bregdetit kinez; sė treti, heqja e kufizimeve tė gjurmimeve detare pėr bregdetin e Kinės dhe Manēurisė; sė katėrti, heqja e kufizimeve tė forcave tė Republikės sė Kinės pėr Formosėn, me mbėshtetje logjike pėr tė kontribuar nė operacionet efektive kundėr armikut tė pėrbashkėt.

Meqė i kam mbėshtetur kėto pikėpamje, tė gjitha tė hartuara me profesionalizėm pėr tė mbėshtetur forcat tona nė Kore dhe pėr t'i dhėnė fund armiqėsive pa vonesėn mė tė vogėl, gjithashtu dhe pėr tė shpėtuar jetėn e amerikanėve dhe tė aleatėve, jam kritikuar ashpėr, mė shumė jashtė, me gjithė arsyetimin tim se nga njė kėndvėshtrim ushtarak pikėpamjet e mėsipėrme janė ndarė me ēdo lider ushtarak nė fushatėn koreane, pėrfshirė dhe shefat e pėrbashkėt tė stafit.

Kam kėrkuar pėr pėrforcime, por mė informuan se pėrforcimet nuk ishin tė disponueshme. E bėra tė qartė se nėse nuk mė lejohej tė shkatėrroja bazat e armikut nė veri tė Yalu, nėse nuk mė lejohej tė pėrdorja forcat kineze me 600 mijė burra nė Formosa, nėse nuk mė lejohej tė bllokoja bregun kinez pėr tė parandaluar tė kuqtė kinezė tė pėrforcoheshin, pozicioni i komandės nga njė pikėpamje ushtarake e pengonte fitoren.

Janė bėrė mjaft pėrpjekje pėr tė shtrembėruar pozicioni tim. Ėshtė thėnė se unė isha njė shitės i luftės. Asgjė nuk ėshtė mė larg sė vėrtetės. Unė e njoh luftėn ashtu si shumė pak burra tani e njohin, dhe nuk ka gjė mė tė padurueshme. Unė kam pėrkrahur prej kohėsh zhdukjen e saj, pasi shkatėrrimi i saj pėr miqtė dhe armiqtė e ka bėrė tė panevojshme si mjet pėr tė zgjidhur mosmarrėveshjet.

Ka disa qė, pėr arsye tė ndryshme, do ta kėnaqnin Kinėn e Kuqe. Ata janė tė verbėr ndaj mėsimeve tė qarta tė historisė, pasi historia na mėson duke vėnė theks, se paqėsimi lind njė luftė tė re dhe mė gjakatare.
I kam lėnė bijtė tuaj duke luftuar nė Kore. Ata janė pėrballur me tė gjitha provat atje, dhe unė mund t'ju raportoj pa rezerva se ata janė tė mrekullueshėm nė ēdo aspekt.

Unė po i jap fund 52 viteve nė shėrbimin ushtarak. Kur hyja nė ushtri, para fillimit tė kėtij shekulli, ndjeva plotėsim tė tė gjitha shpresave dhe ėndrrave djaloshare. Bota ėshtė kthyer pėrmbys shumė herė qė kur bėra premtimin nė fushėn e Uest Point, dhe shpresat dhe ėndrrat kanė avulluar qė atėherė, por ende mė kujtohet refreni i njė prej baladave mė popullore tė asaj dite, e cila shpallte me krenari se ushtarėt e vjetėr kurrė nuk vdesin; ata thjesht meken.
Dhe ashtu si ushtari i vjetėr i asaj balade, tani jam pranė fundit tė karrierės ushtarake dhe jam mekur, njė ushtar i vjetėr i cili u pėrpoq tė bėjė detyrėn e tij, ashtu siē Perėndia e ndriēoi ta shihte atė detyrė.
Mirupafshim.

*Komandant i forcave tė Kombeve tė Bashkuara, tė dėrguara pėr tė mbrojtur Korenė e Jugut.
Davius



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

fjalimet qe ndryshuan boten Empty Re: fjalimet qe ndryshuan boten

Sat Dec 06 2008, 10:47
Do ta godas tapicierin Hitler

Fjalim pėr Ushtrinė e Tretė, 5 qershor, 1944 - George S. Patton*

Jemi mbledhur kėtu pėr tre arsye. Sė pari, sepse jeni kėtu pėr tė mbrojtur shtėpitė tuaja dhe tė dashurit tuaj. Sė dyti, jeni kėtu pėr respektin tuaj, sepse nuk doni tė jetė dikush tjetėr. Sė treti, jeni kėtu sepse jeni burra tė vėrtetė dhe burrave tė vėrtetė u pėlqen tė luftojnė. Kur ju kėtu, ēdokush prej jush, ishit fėmijė, tė gjithė admironit kampionin e mermerit, garuesin mė tė shpejtė, boksierin mė tė fortė, lojtarėt e skuadrave mė tė mėdha, dhe tė gjithė lojtarėt e futbollit amerikan. Amerikanėt e duan njė fitimtar. Amerikanėt nuk do ta tolerojnė njė humbės. Amerikanėt i pėrēmojnė frikacakėt.

Amerikanėt luajnė pėr tė fituar gjatė gjithė kohės. Nuk do ta vrisja mendjen fare pėr njė njeri qė humbi dhe qesh. Ja se pse amerikanėt nuk kanė humbur asnjėherė dhe asnjėherė nuk do ta humbasin njė luftė; sepse ideja e humbjes ėshtė e urryer pėr njė amerikan.

Nuk do tė vdisni tė gjithė. Vetėm dy pėr qind e juve qė jeni kėtu sot do tė vdesin nė njė betejė tė madhe. Nuk duhet tė kini frikė nga vdekja. Vdekja, nė kohė, i vjen tė gjithė njerėzimit. Po, ēdo burrė ka frikė nė betejėn e tij tė parė. Nėse thotė se nuk ka, ėshtė gėnjeshtar. Disa burra janė frikacakė, por luftojnė njėsoj si trimat ose frikėsohen edhe mė shumė kur shohin se si luftojnė burrat qė janė po aq frikacakė sa ata.

Heroi i vėrtetė ėshtė njė burrė qė lufton edhe pse ėshtė i frikėsuar. Disa burra e kalojnė frikėn e tyre nė minutėn e parė pasi hapin zjarr. Disa, e kalojnė orėn e parė. Disave u duhen ditė. Por njė burrė i vėrtetė nuk do tė lejojė qė frika nga vdekja ta kalojė nderin e tij, ndjenjėn e detyrės ndaj vendit tė tij dhe forcėn burrėrore tė lindur prej natyre.

Beteja ėshtė gara mė e rėndėsishme nė tė cilin mund tė pėrfshihet njė njeri. Ajo nxjerr gjėrat mė tė mira dhe heq ato tė ulėtat. Mos harro se armiku ėshtė po kaq i frikėsuar sa edhe ju, dhe ndoshta edhe mė shumė. Ata nuk janė supermenė.

Tė gjithė heronjtė e vėrtetė nuk janė luftėtarė tė librave me histori. Ēdo burrė nė kėtė ushtri luan njė rol thelbėsor. Mos u dorėzoni. Mos mendoni se puna juaj ėshtė e parėndėsishme. Ēdo burrė ka njė punė pėr tė bėrė dhe duhet ta bėjė. Ēdo burrė ėshtė njė hallkė jetėsore e zinxhirit tė madh. Po sikur ēdo shofer tė vendosė se nuk i pėlqen rėnkimi i plumbave mbi kokė, dhe tė hidhet nė kanal? Ai frikacaku mund tė thotė: "Nuk do t'i marrė malli pėr mua, jam vetėm njė person nė njė mijė". Po sikur tė gjithė burrat tė mendonin kėshtu? Ku do tė ishim ne tani? Ku do tė ishte vendi ynė, tė dashurit tanė, shtėpinė tona, madje dhe bota? Jo, amerikanėt nuk mendojnė kėshtu. Ēdo burrė bėn punėn e tij. Ēdo burrė i shėrben tėrėsisė. Ēdo departament, ēdo njėsi, ėshtė e rėndėsishme nė skemėn e gjerė tė kėsaj lufte.

Patjetėr qė duam tė shkojmė nė shtėpi. Duam ta pėrfundojmė kėtė luftė. Mėnyra mė e shpejtė pėr t'i dhėnė fund ėshtė t'i kapim ata bastardė qė e nisėn. Sa mė shpejt tė fshihen, aq mė shpejt do tė shkojmė nė shtėpi. Rruga mė e shkurtėr ėshtė pėrmes Berlinit dhe Tokios. Dhe kur tė shkojmė nė Berlin, unė do ta godas personalisht atė tapicierin, Hitlerin. Njėsoj sikur do tė godisja njė gjarpėr.

Vetėm diēka tė madhe do tė mund tė thoni kur kjo luftė tė ketė pėrfunduar dhe tė jeni nė shtėpi. Do tė jini mirėnjohės se njėzet vite mė pas, kur tė jeni ulur pranė oxhakut dhe nipėrit nė gjunjė dhe ata do t'ju pyesin se ēfarė bėtė nė Luftėn e Dytė Botėrore, nuk duhet tė kolliteni, tė ndėrroni pozicion dhe tė thoni: "Gjyshi juaj nuk bėri asgjė nė Luizianė". Jo, zotėri, do ta shihni drejt e nė sy dhe do t'i thoni: "Bir, gjyshi juaj u bashkua me Ushtrinė e Tretė dhe me njė maskara me emrin Georgie Patton!

*Udhėhoqi Ushtrinė e Tretė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

fjalimet qe ndryshuan boten Empty Re: fjalimet qe ndryshuan boten

Sat Dec 06 2008, 10:47
Armiku dhe bomba mizore

Mbajtur mė gusht, 1945 - Perandori Hirohito

I drejtohem nėnshtetasve tanė tė mirė dhe besnikė. Pasi kemi menduar mirė e mirė drejtimet e pėrgjithshme tė botės dhe kushtet aktuale tė perandorisė sonė sot, kemi vendosur tė bėjmė njė marrėveshje tė situatės sė tanishme duke marrė njė masė tė jashtėzakonshme.

I kemi urdhėruar qeverisė sonė t’i komunikojmė qeverive tė Shteteve tė Bashkuara, Britanisė sė Madhe, Kinės dhe Bashkimit Sovjetik se perandoria jonė i pranon kushtet e deklaratės sė tyre tė pėrbashkėt.

Nė pėrpjekjen pėr prosperitet tė pėrbashkėt dhe lumturi pėr tė gjitha kombet si dhe siguri pėr mirėqenien e subjekteve tona, kemi detyrėn solemne qė na ėshtė dorėzuar nga paraardhėsit tanė perandorė, tė cilėt i mbajmė pranė nė zemėr.

Me tė vėrtetė, i deklaruam luftė Amerikės dhe Britanisė nga dėshira jonė e sinqertė pėr tė siguruar ruajtjen e Japonisė dhe themelimin e Azisė Lindore. Nuk e bėmė nga mendimi pėr t’i prekur sovranitetin kombeve tė tjera apo pėr tė nisur zgjerimin territorial.

Por tani lufta ka zgjatur gati katėr vjet. Pėrveē mė tė mirės qė kanė bėrė tė gjithė, lufta fisnike e ushtrisė sonė dhe forcave detare, kujdesi dhe kėmbėngulja e shėrbėtorėve tanė tė Shtetit dhe shėrbimi i pėrkushtuar i 100 milionė njerėzve tanė, situata e luftės ėshtė nė avantazhin e Japonisė, ndėrsa drejtimet e pėrgjithshme tė botės kanė kthyer kundėr interesave tė saj.

Pėr mė shumė, armiku ka filluar tė pėrdorė njė bombė tė re dhe mė gjakatare, fuqia e sė cilės pėr tė dėmtuar ėshtė e pallogaritshme, dhe mund t’i marrė jetėn jetėve tė pafajshme. Nėse do ta vazhdojmė luftėn, do tė shkaktojmė shembjen dhe shuarjen e kombit japonez, por gjithashtu dhe nė zhdukjen tėrėsore tė qytetėrimit njerėzor.

Nė njė rast tė tillė, si mund t’i shpėtojmė me miliona nėnshtetas, nėse nuk shlyejmė fajin para shpirtrave tė shenjtė tė paraardhėsve perandorakė? Kjo ėshtė arsyeja pse kemi urdhėruar pranimin e kushteve tė deklaratės sė pėrbashkėt tė fuqive tė mėdha.

Nuk kemi si tė mos ndiejmė ndjenjėn mė tė thellė tė keqardhjes pėr kombet aleate tė Azisė Lindore, tė cilėt kanė bashkėpunuar vazhdimisht me perandorinė drejt emancipimit tė Azisė Lindore.

Mendimi i atyre oficerėve dhe burrave, si dhe atyre tė tjerėve qė kanė rėnė nė fushat e betejės, atyre qė kanė vdekur nė detyrė, apo i atyre qė janė pėrballur me vdekjen e pashmangshme dhe i gjithė familjeve tė tyre nė fatkeqėsi, mė pikon nė zemėr ditė dhe natė.

Mirėqenia e tė plagosurve dhe tė dėmtuarve tė luftės dhe e atyre qė kanė humbur shtėpitė dhe mjetet e jetesės, janė synimi i shqetėsimit tonė. Mundimet dhe vuajtjet tė cilave do t’u nėnshtrohet kombi ynė janė tė mėdha.
Jemi sinqerisht tė vetėdijshėm pėr ndjenjat mė tė thella tuajat, nėnshtetasve tanė. Megjithatė, nė pėrputhje me urdhrat e kohės dhe fatit, kemi vendosur tė shtrojmė rrugėn e njė paqeje tė gjatė pėr tė gjitha gjeneratat qė do tė vijnė duke duruar tė padurueshmen dhe duke vuajtur barrėn mė tė rėndė. Duke qenė nė gjendje tė ruajmė dhe tė mbajmė strukturėn e Shtetit Perandorak, ne jemi gjithmonė me ju, dhe mbėshtesin sinqeritetin dhe integritetin tuaj.

Ruajuni nga shpėrthimet e emocioneve qė mund tė na sjellin ndėrlikime tė panevojshme, apo nga ēdo zėnkė vėllazėrore qė mund tė krijojė konfuzion, t’ju ngatėrrojė drejtimin apo tė bėjė qė tė humbni besimin nė botė.
Lėreni gjithė kombin tė vazhdojė nga njė gjeneratė nė tjetrėn si njė familje, i qėndrueshėm nė besimin pėr pavdekshmėrinė e tokės sė tij tė shenjtė, dhe i ndėrgjegjshėm pėr barrėn e rėndė tė pėrgjegjėsive, dhe rrugėn e gjatė pėrpara tij. Bashkojeni forcėn qė keni pėr t’ia pėrkushtuar ndėrtimit tė sė ardhmes. Kultivoni rrugėn e drejtėsisė, fisnikėrisė sė shpirtit, dhe punės me njė vendosmėri qė tė nxisni lavdinė prej natyre tė Shtetit Perandorak dhe tė ruani hapin e progresit me botėn.

*Perandori i 124-t i Japonisė, kurorėzuar mė 1926, shkeli traditėn perandorake duke mbajtur fjalimin e dorėzimit tė Japonisė nė Luftėn e Dytė Botėrore. Ai ishte princi i parė qė udhėtoi jashtė vendit kur vizitoi Evropėn nė 1921.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

fjalimet qe ndryshuan boten Empty Re: fjalimet qe ndryshuan boten

Sat Dec 06 2008, 10:47
India do tė zgjojė jetėn dhe lirinė

Mbajtur mė 14 gusht, 1947 - Jawaharlal Nehru

Shumė vite mė parė kemi lėnė njė takim me fatin, dhe tani ka ardhur koha qė ne tė mbajmė premtimet tona, jo plotėsisht apo nė masėn e tyre tė plotė, por nė substancė. Nė mes tė natės, kur bota tė flejė, India do tė zgjojė jetėn dhe lirinė. Do tė vijė momenti, i cili vjen rrallė nė histori, kur ne tė dalim nga e vjetra dhe tė shkelim nė rrugėn e re, kur njė epoke i vjen fundi, dhe kur shpirti i kombit, i shtypur prej kohėsh, gjen mėnyrėn pėr t’u shprehur. Ėshtė e duhur qė nė kėtė moment solemn ne tė mbajmė premtimin e pėrkushtimit nė shėrbim tė Indisė dhe popullit tė saj dhe edhe mė shumė pėr kauzėn e madhe tė njerėzimit.

Nė agim tė historisė India filloi kėrkimin e pafund, dhe shekuj pa lėnė gjurmė janė mbushur me pėrpjekjen dhe madhėsinė e suksesit dhe dėshtimeve tė saj. Pėrmes fatit tė mirė dhe tė keq nė tė njėjtėn kohė, ajo kurrė nuk i ka larguar sytė nga ai qėllim dhe as nuk i ka harruar idealet tė cilat i dhanė asaj forcė. Sot do t’i japim fund njė periudhe tė pafat dhe India do ta zbulojė veten e saj sėrish. Arritjet qė do tė festojmė sot janė njė hap, hapja e njė mundėsie pėr triumfet dhe arritjet e mėdha qė na presin. A jemi aq guximtarė dhe tė zgjuar pėr tė kapur mundėsinė dhe pėr tė pranuar sfidat e sė ardhmes?
Liria dhe pushteti sjellin pėrgjegjėsi. Pėrgjegjėsia do tė bjerė mbi kėtė Asamble, njė trup sovran qė pėrfaqėson sovranitetin e popullit tė Indisė. Para lindjes sė lirisė kemi duruar tė gjitha dhimbjet e lindjes dhe zemrat tona janė rėnduar me kujtimin e kėtyre vuajtjeve. Disa prej kėtyre dhimbjeve vazhdojnė edhe tani. Megjithatė, e kaluara ka marrė fund dhe ėshtė e ardhmja ajo qė na thėrret tani.

E ardhmja nuk ėshtė e qetė dhe ēlodhėse, por e mundimshme, nė mėnyrė qė tė pėrmbushim premtimet qė kemi bėrė kaq shpesh dhe tė asaj qė do tė bėjmė sot. Shėrbimi ndaj Indisė do tė thotė shėrbim ndaj milionave qė vuajnė. Do tė thotė fundi i varfėrisė dhe injorancės dhe sėmundjeve dhe pabarazisė nė mundėsi. Ambicia e njė burri tė madh tė gjeneratės sonė ka qenė tė fshijė ēdo lot nga sytė tanė. Kjo mund tė jetė e pamundur pėr ne, por pėr sa kohė qė ka lot dhe vuajtje, nuk do tė mund ta pėrfundojmė punėn tonė.

Kėshtu na duhet tė punojmė dhe tė lodhemi, dhe tė punojmė shumė, tė bėjmė realitet ėndrrat tona. Kėto ėndrra janė pėr Indinė, por ato janė njėkohėsisht edhe pėr botėn, sepse tė gjitha kombet dhe njerėzit janė lidhur sė bashku sot dhe nuk mund ta imagjinojnė jetėn tė ndarė. Thuhet se paqja ėshtė e padukshme; po kėshtu edhe liria, po kėshtu edhe prosperiteti sot; gjithashtu edhe shkatėrrimi nė kėtė botė tė vetme, e cila nuk pranon tė ndahet nė fragmente tė izoluara.

Pėr popullin e Indisė, pėrfaqėsuesit e sė cilės jemi ne, do tė bėjmė njė apel pėr t’u bashkuar me ne me besim dhe siguri nė kėtė aventurė tė madhe. Nuk ka vend pėr kritika tė parėndėsishme dhe shkatėrruese, pėr mosdashje apo pėr t’ia hedhur fajin tė tjerėve. Duhet tė ndėrtojmė njė shtėpi fisnike, njė Indi tė lirė ku tė rriten gjithė fėmijėt e saj.

*Kryeministėr i Indisė pėr 17 vite (15 gusht 1947 - 27 maj 1964).



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

fjalimet qe ndryshuan boten Empty Re: fjalimet qe ndryshuan boten

Sat Dec 06 2008, 10:48
Njė nevojė organike

Mbajtur mė 2 nėntor, 1945 - Robert Oppenheimer*

Do tė mė pėlqente tė flisja sonte si njė shkencėtar, dhe tė paktėn si njė luftėtar mik pėr gjendjen e vėshtirė nė tė cilėn ndodhemi. Duke marrė nė konsideratė se si ėshtė situata e shkencės, mund tė na hyjė nė punė tė mendojmė pak pėr atė qė tė tjerėt kanė thėnė dhe pėr motivet e tyre. Nė radhė tė parė ishte shqetėsimi se armiku ynė mund t’i ndėrtojė kėto armė para nesh, dhe ndjenja, tė paktėn nė ditėt e para, ndjenja e fortė se pa armėt bėrthamore mund tė jetė e vėshtirė, mund tė jetė e pamundur, mund tė kemi njė rrugė tė gjatė pėrpara para se tė fillojmė rrugėn. Kėto gjėra na lodhėn paksa, pasi u bė e qartė se lufta do tė fitohej nė ēdo rast. Disa njerėz, besoj unė, janė motivuar nga kurioziteti dhe me tė drejtė; dhe disa nga njė ndjenjė aventure, dhe me tė drejtė. Tė tjerė kishin argumente mė politike dhe thonė: “Ne e dimė se armėt bėrthamore janė tė mundura nė parim, dhe nuk ėshtė e drejtė se kėrcėnimi i mundėsisė sė tyre tė parealizuar duhet tė bjerė mbi botėn.

Ėshtė e drejtė qė bota tė dijė se ēfarė mund tė bėhet nė fushėn e tyre dhe tė merret me tė. Ekzistonte gjithashtu ndjenja se me siguri nuk kishte vend nė botė ku ndėrtimi i bombave bėrthamore tė shėrbente pėr mirė, dhe njė shans sa mė tė vogėl pėr tė sjellė shkatėrrime, se sa brenda Shteteve tė Bashkuara. Unė besoj se kėto gjėra qė njerėzit kanė thėnė janė tė vėrteta, dhe besoj se i kam ditur gjithmonė. Por arsyeja pse e kemi vazhduar kėtė unė ėshtė se ėshtė njė nevojė organike. Nėse je njė shkencėtar beson se ėshtė mirė tė kuptosh se si funksionojnė kėto gjėra; se ėshtė mirė tė kuptosh se cili ėshtė realiteti; se ėshtė mirė t’i japėsh njerėzimit pushtetin mė tė madh, tė kontrollojė botėn dhe tė merret me informacionin dhe vlerat e saj. Ėshtė e pamundur tė jesh njė shkencėtar nėse nuk beson se ėshtė mirė tė mėsosh. Nuk ka vlerė tė jesh njė shkencėtar, dhe nuk ėshtė e mundur, nėse nuk mendon se ėshtė ndarja e njohurisė ėshtė vlera mė e lartė, ta ndash me kėdo qė ėshtė i interesuar.

Nuk ėshtė e mundur tė jesh njė shkencėtar nėse nuk beson se njohuria e botės, dhe pushteti qė tė jep, ėshtė diēka qė ka vlerė pėr njerėzimin, dhe se ne po e pėrdorim atė pėr tė ndihmuar nė pėrhapjen e njohurisė, dhe se jemi tė gatshėm tė pranojmė pasojat. Ėshtė e vėrtetė tė themi se armėt bėrthamore janė njė rrezik pėr kėdo nė botė, dhe nė kėtė kuptim, njė problem i pėrbashkėt, ashtu siē ishte pėr Aleatėt ndėrsa mundėn nazistėt. Mendoj se nė mėnyrė pėr t’u marrė me kėtė problem duhet tė kemi njė sens tė pėrgjegjėsisė sė komunitetit. Nuk mendoj se dikush mendon se njerėzit do tė kontribuojnė nė zgjidhjen e problemit nėse nuk janė tė vetėdijshėm pėr aftėsinė pėr tė marrė pjesė nė zgjidhjen e problemit. Besoj se ėshtė njė fushė nė tė cilėn zbatimi i njė pėrgjegjėsie tė tillė tė pėrbashkėt ka disa avantazhe. Ėshtė njė fushė e re, nė tė cilin risija dhe karakteristikat speciale tė operacioneve teknike duhet tė na aftėsojnė tė themelojmė njė komunitet interesi, i cili mund tė konsiderohet si njė fabrikė pilot pėr njė tip tė ri tė bashkėpunimit ndėrkombėtar. Ne nuk jemi vetėm shkencėtarė, por jemi dhe burra. Nuk mund ta harrojmė se varemi nga shokėt tanė luftėtarė. Kėto janė lidhjet mė tė forta nė botė, mė tė forta se ato qė na lidhin me njėri-tjetrin, kėto janė lidhjet mė tė thella, qė na lidhin me shokėt tanė.

*Fizikan. Drejtoi laboratorin amerikan qė ndėrtoi bombėn bėrthamore.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

fjalimet qe ndryshuan boten Empty Re: fjalimet qe ndryshuan boten

Sat Dec 06 2008, 10:48
Zoti Gorbaēov, shembeni kėtė mur!

Mbajtur mė 12 qershor 1987 - Ronald Reagan*

Njėzet e katėr vite mė parė, Presidenti John F. Kennedy vizitoi Berlinin, u foli njerėzve tė kėtij qyteti dhe botės nė Bashki. Qė nga ajo ditė edhe dy presidentė tė tjerė kanė ardhur nė Berlin. Dhe sot, personalisht, po bėj vizitėn e dytė nė qytetin tuaj.

Ne vijmė nė Berlin, ne presidentėt amerikanė, pėr shkak se ėshtė detyra jonė tė flasim, nė kėtė vend lirie. Por duhet tė rrėfej, tėrhiqemi kėtu nga gjėra tė tjera gjithashtu: Nga ndjenja e historisė nė kėtė qytet, mė shumė se 500 vjet i vjetėr se kombi ynė; nga bukuria e Grunewald dhe Tiergarten; po mė shumė, nga kuraja dhe vendosmėria juaj. Ndoshta kompozitori Paul Lincke kuptoi diēka pėr presidentėt amerikanė. Ashtu si shumė presidentė para meje, unė vij kėtu sot pėr shkak se kudo qė shkoj, ēfarėdo qė tė bėj, Ich hab noch einen Koffer in Berlin, kam ende njė valixhe nė Berlin.

Mbledhja jonė kėtu po transmetohet nė tė gjithė Evropėn Perėndimore dhe Amerikėn Veriore. E kuptoj se kjo po shihet dhe po dėgjohet edhe nė Lindje. Pėr tė gjithė ata qė po na dėgjojnė nė tė gjithė Evropėn Lindore, kam njė fjalė tė veēantė: Edhe pse nuk mund tė jem me ju, ju drejtohem me fjalėt e mia juve ashtu si dhe kėtyre qė janė kėtu. Sepse bashkohem me ju, ashtu siē bashkohem me bashkėkombėsit nė Perėndim me kėtė besim tė patundur: Es gibt nur ein Berlin, ka vetėm njė Berlin.

Prapa meje qėndron njė mur qė rrethon sektorėt e lirė tė kėtij qyteti, pjesė e njė sistemi tė gjerė pengesash qė ndajnė tė gjithė kontinentin e Evropės. Nga Baltiku, jugu, ato pengesa presin Gjermaninė me njė rrjetė telash me gjemba, beton, tufa qensh dhe kulla rojesh. Mė nė jug, ato mund tė mos jenė tė dukshme, as muri nuk duket. Por atje ka roje tė armatosur dhe pika kontrolli po njėsoj, ka kufizime pėr tė drejtėn pėr tė udhėtuar, njė instrument qė i imponohet burrave dhe grave tė zakonshme, vullnet i njė shteti totalitar. Megjithatė, kėtu nė Berlin duket mė mirė muri; kėtu ku pret nė mes qytetin, ku fotot dhe ekrani i televizionit ka fiksuar kėtė ndarje brutale tė njė kontinenti nė mendjen e botės. Qėndroj para portės Brandenburg. Ēdo njeri ėshtė njė gjerman, i ndarė nga bashkėkombėsi i tij. Ēdo njeri ėshtė njė berlinez, i detyruar tė shohė njė njollė.

Presidenti Von Weizsacker ka thėnė: “Ēėshtja gjermane ėshtė e hapur pėr sa kohė qė porta Brandenburg ėshtė e mbyllur”. Sot unė them: Pėr sa kohė qė porta ėshtė e mbyllur, pėr sa kohė qė kjo njollė prej muri lejohet tė qėndrojė, nuk ėshtė vetėm ēėshtja gjermane ajo qė qėndron hapur, por ēėshtja e lirisė e tė gjithė njerėzimit. Por nuk vij kėtu tė ankohem. Pasi gjej nė Berlin njė mesazh shprese, madje dhe nė hijen e kėtij muri, njė mesazh triumfi.
Aty ku katėr dekada mė parė kishte mbeturina, sot nė Berlinin Perėndimor janė industritė mė tė mėdha tė ēdo qyteti nė Gjermani, blloqe tė zėna me zyra, shtėpi dhe apartamente tė bukura,rrugė krenare dhe parqe tė gjera. Aty ku dukej se kultura e njė qyteti ishte shkatėrruar, sot kemi dy universitete tė mėdha, orkestra dhe opera, teatro tė panumėrta dhe muze. Aty ku kishte nevojė, sot ka bollėk, ushqim, veshje, automobila, tė mirat e mrekullueshme tė Ku’damm. Nga shkatėrrimi, nga rrėnojat, ju berlinezėt keni ndėrtuar nė liri njė qytet qė edhe njė herė renditet si njė nga mė tė mėdhenjtė mbi tokė. Sovjetikėt mund tė kenė pasur plane tė tjera. Por miqtė e mi, ishin disa gjėra qė sovjetikėt nuk i kishin marrė parasysh, Berliner Herz, Berliner Humor, ja, und Berliner Schnauze, zemrėn e berlinezit, humorin e berlinezit, po, dhe schnauze-n e berlinezit.

Nė vitin 1950, Krushovi paralajmėroi: “Ne do t’ju varrosim”. Por sot nė Perėndim, ne shohim njė botė tė lirė qė ka arritur njė nivel prosperiteti dhe mirėqenieje tė paparė nė tė gjithė historinė njerėzore. Nė botėn komuniste, ne shohim dėshtim, pengesa teknologjike, standarde nė rėnie tė shėndeti, madje duan dhe gjėrat mė themelore, kanė pak ushqim. Madje sot, Bashkimi Sovjetik nuk mund tė ushqejė veten. Pas kėtyre katėr dekadave, qėndron e gjithė bota para njė konkluzioni tė dukshėm: Liria ēon nė prosperitet. Liria zėvendėson urrejtjet e lashta mes kombeve me paqe. Liria ėshtė fitorja.
Dhe tani vetė sovjetikėt mund ta kuptojnė, nė njė mėnyrė tė kufizuar, rėndėsinė e lirisė. Dėgjojmė shumė nga Moska pėr njė politikė tė re reformash dhe hapjeje. Disa tė burgosur politikė mund tė jenė liruar. Lajmet e huaja nuk janė mė tė ndaluara. Disa sipėrmarrje ekonomike janė lejuar tė veprojnė me mė shumė liri nga kontrolli i shtetit.

Mos janė tė gjitha kėto fillimi i ndryshimeve tė thella nė shtetin sovjetik? Apo janė gjeste qėllimi i sė cilave ėshtė tė rrisė shpresat e rreme tė Perėndimit, apo tė forcojė sistemin sovjetik pa e ndryshuar atė? Ne i mirėpresim ndryshimet dhe hapjen, pasi besojmė se liria dhe siguria shkojnė sė bashku, se pėrparimi i lirisė njerėzore vetėm mund tė forcojė kauzėn e paqes botėrore. Kjo ėshtė njė shenjė qė pėr sovjetikėt do tė ishte e pagabueshme, qė do tė pėrparojė gramatikisht kauzėn e lirisė dhe paqes.

Sekretari i Pėrgjithshėm Gorbaēov, nėse kėrkoni paqe, nėse kėrkoni prosperitet pėr Bashkimin Sovjetik dhe Evropėn Lindore, nėse kėrkoni liberalizim: Ejani nė kėtė portė! Zoti Gorbaēov, hapeni kėtė portė! Zoti Gorbaēov, shembeni kėtė mur!

Gjatė kėtyre katėr dekadave, ashtu siē thashė, ju berlinezėt keni ndėrtuar njė qytet tė madh. E keni bėrė kėtė me gjithė kėrcėnimet, pėrpjekjet e sovjetikėve pėr t’ju imponuar shenjėn e Lindjes, bllokadėn. Sot qyteti lulėzon me gjithė sfidat qė prezenca e kėtij muri paraqet. Ēfarė ju mban ju kėtu? Ka shumė pėr tė dhėnė pėr qėndresėn tuaj, pėr kurajėn e patundur. Por unė besoj se ka diēka mė tė thellė, diēka qė pėrfshin tė gjithė pamjen dhe ndjenjat e Berlinit nė tėrėsi, jo njė ndjenjė tė thjeshtė. Askush nuk do tė jetonte njė kohė tė gjatė nė Berlin pa u liruar nga iluzionet. Ekziston diēka qė ka parė vėshtirėsitė nė Berlin dhe ka zgjedhur t’i pranojė, qė vazhdon tė ndėrtojė kėtė qytet tė mirė dhe krenar nė kontrast me prezencėn totalitare qė na rrethon, qė refuzon tė ēlirojė energjitė njerėzore apo aspiratat. Diēka qė ju flet me njė zė tė fortė pohimi, qė i thotė “po” kėtij qyteti, “po” sė ardhmes, “po” lirisė. Me njė fjalė, do tė thoja se ajo qė ju mban kėtu nė Berlin ėshtė dashuria, dashuria e thellė dhe e gjallė.
Faleminderit dhe Zoti ju bekoftė tė gjithėve!

* Presidenti i 40-tė i SHBA-sė nga 1981-1988.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

fjalimet qe ndryshuan boten Empty Re: fjalimet qe ndryshuan boten

Sat Dec 06 2008, 10:49
Liria e zgjedhjes ėshtė parim universal

Pėr Kombet e Bashkuara, Nju Jork, 7 dhjetor 1988 - Mikhail Gorbachev*

Liria e zgjedhjes ėshtė njė parim universal ndaj tė cilit nuk ka pėrjashtime. Nuk kemi arritur nė konkluzionin e pandryshueshmėrisė sė kėtij parimi thjesht pėrmes motiveve tė mira. E kemi kuptuar pėrmes njė analize tė pjesshme tė procesit objektiv tė kohės sonė.

Vendi ynė po pėson njė rritje tė shpejtė revolucionarėsh. Procesi i rikonstruksionit po e shton hapin. Nėn distinktivin e demokratizimit, ristrukturimi tani ka pushtuar politikėn, jetėn ekonomike e shpirtėrore dhe ideologjinė. Kemi shpalosur njė reformė ekonomike radikale, kemi mbledhur eksperiencė, dhe qė nga viti i ri do ta transferojmė tė gjithė ekonominė kombėtare drejt formave tė reja dhe metodave novatore tė punės. Pėr mė shumė, kjo do tė thotė njė riorganizim tė marrėdhėnieve tė prodhimit dhe perceptimi i potencialit tė pafund tė pronės socialiste.

Jemi mė shumė se besimplotė. Kemi njė teori, politikė dhe forcėn avangardė tė ristrukturimit tė njė partie e cila po ristrukturon veten nė pėrputhje me detyrat e reja dhe ndryshimet radikale tė shoqėrisė. Dhe gjėja mė e rėndėsishme: tė gjithė njerėzit dhe tė gjitha gjeneratat e qytetarėve nė vendin tonė tė madh janė nė favor tė ristrukturimit.

Sot mund t'ju informoj pėr gjėrat e mėposhtme. Bashkimi sovjetik ka marrė vendimin tė zvogėlojė forcat e armatosura. Gjatė dy viteve tė ardhshme, forca e tyre numerike do tė zvogėlohet me 500 mijė persona, dhe volumi i ushtrisė konvencionale do tė ulet nė mėnyrė tė ndjeshme. Kėto zvogėlime do tė bėhen nė njė bazė tė njėanshme, pa pasur lidhje me negociatat e mandatit tė takimit tė Vjenės. Nė pėrputhje me aleatėt tanė tė Paktit tė Varshavės, kemi marrė vendimin tė tėrheqim gjashtė divizione nga GDR-ja, Ēekosllovakia dhe Hungaria, dhe t'i shpėrndajmė ato nė vitin 1991.

Formacionet dhe njėsitė e sulmit dhe njė numėr tė tjerash, pėrfshirė dhe forcat e kalimit tė lumit, sė bashku me armatimet dhe pajisjet e luftės, do tė tėrhiqen gjithashtu nga grupet e forcave sovjetike tė vendosura nė kėto vende. Forcat sovjetike tė vendosura nė kėto vende, do tė shkurtohen me 50 mijė persona dhe ushtritė e tyre me 5 mijė tanke. Tė gjitha divizionet e mbetura sovjetike nė territorin e aleatėve tanė do tė riorganizohen. Ata do tė kenė njė strukturė tė ndryshme nga ajo e sotmja, e cila do tė jetė mbrojtėse, pas heqjes sė nė njė numri tė madh tankesh.

Sė fundmi, duke qenė se jam nė tokėn amerikane, por gjithashtu dhe pėr arsye tė tjera tė kuptueshme, nuk kam si tė mos pėrmend temėn e marrėdhėnieve tona me kėtė vend tė madh. Marrėdhėniet mes Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės vėrtiten prej mė shumė se 5 dekadash e gjysmė. Bota ka ndryshuar, po kėshtu dhe natyra, roli dhe vendi i kėtyre marrėdhėnieve nė politikėn botėrore. Pėr shumė kohė ato ishin ndėrtuar nėn pengesėn e pėrballjes, dhe ndonjėherė armiqėsish, ose tė hapura ose tė fshehura. Por gjatė viteve tė kaluara, nė tė gjithė botėn, njerėzit kanė psherėtirė me lehtėsim, falė ndryshimeve pėr mė mirė nė substancėn dhe atmosferėn e marrėdhėnieve mes Moskės dhe Uashingtonit.
Askush s'ka ndėr mend ta nėnvleftėsojė natyrėn serioze tė mosmarrėveshjeve dhe vėshtirėsitė e problemeve qė nuk janė zgjidhur ende. Megjithatė, jemi diplomuar nga shkolla fillore e udhėzimit pėr tė arsyetuar dhe jemi nė kėrkim tė zgjidhjeve nė interesin tonė pėr pėrbashkėt. Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara kanė krijuar arsenalėt mė tė mėdhenj bėrthamorė, por pasi kemi pranuar me objektivitet pėrgjegjėsinė e tyre, ato ishin nė gjendje tė pėrfundonin marrėveshjen e zvogėlimit dhe shkatėrrimit fizik tė njė sasie tė kėtyre armėve, tė cilat kėrcėnojnė shtetet e tyre dhe kėdo tjetėr.
Tė dyja palėt posedojnė sekretet mė tė mėdha dhe mė tė rafinuara ushtarake. Por ishin ato qė kanė hedhur bazat e zhvillimit tė njė sistemi tė ndėrsjellė verifikimi nė lidhje me shkatėrrimin, kufizimin dhe ndalimin e prodhimit tė armaturave. Ne e vlerėsojmė kėtė.

Po e pėrfundoj fjalimin tim tek Kombet e Bashkuara me tė njėjtėn ndjenjė me tė cilėn e fillova: njė ndjenjė pėrgjegjėsie ndaj popullit tim dhe komunitetit botėror. Po takohemi nė kėtė fundvit, i cili ka qenė kaq i rėndėsishėm pėr Kombet e Bashkuara, dhe jemi nė prag tė njė viti nga i cili ne presim kaq shumė. Dikush do tė donte tė besonte se pėrpjekjet tona tė bashkuara pėr t'i dhėnė fund njė epoke luftėrash, pėrballjesh dhe konfliktesh krahinore, sulmet kundėr natyrės, urie dhe varfėrie terrori, si dhe terrorizėm politik, do tė krahasohen me shpresat tona. Ky ėshtė qėllimi ynė i pėrbashkėt, dhe vetėm duke vepruar sė bashku ne mund ta arrijmė atė. Faleminderit.

*Sekretar i Pėrgjithshėm i Partisė Komuniste Sovjetike (1985-91) dhe Presidenti i Bashkimit Sovjetik nga 1988 deri nė 1991.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

fjalimet qe ndryshuan boten Empty Re: fjalimet qe ndryshuan boten

Sat Dec 06 2008, 10:49
Mjedis i ndotur moralisht

Mbajtur mė 1 janar 1990 - Vaclav Havel*

Jetojmė nė njė mjedis tė ndotur moralisht. E ndotėm moralin duke thėnė diēka tė ndryshme nga ajo qė mendonim. Mėsuam tė mos i besonim asgjėje, tė shpėrfillnim njėri-tjetrin, tė kujdeseshim vetėm pėr veten tonė. Koncepte tė tilla si dashuria, miqėsia, dhembshuria, pėrulėsia apo falja e humbėn thellėsinė dhe dimensionin e tyre, dhe pėr shumė prej nesh ato pėrfaqėsonin vetėm veēanti psikologjike, apo i ngjanin pėrshėndetjeve qė e kishin humbur rrugėn qė nga kohėt e lashta, paksa qesharake nė epokėn e kompjuterėve dhe anijeve hapėsinore. Vetėm pak prej nesh ishin nė gjendje tė bėrtisnin me tė madhe pushtetet nuk duhet tė kishin kaq pushtet, dhe se ajo fermė e veēantė, qė prodhon ushqim ekologjikisht tė pastėr dhe cilėsor vetėm pėr ata, duhet ta dėrgojė ushqimin nė shkolla, jetimore dhe spitale, nėse nuk mund tė prodhohej pėr tė gjithė. Regjimi i mėparshėm, i armatosur me ideologjinė arrogante dhe tė patolerueshme, e zvogėloi njeriun duke e bėrė njė forcė dhe mjet prodhimi. Duke bėrė kėtė, sulmoi substancėn dhe marrėdhėnien e ndėrsjellė. Uli njerėzit me dhunti dhe autonomi, tė cilėt punonin me mjeshtri nė vendin e tyre, dhe i thėrrmoi nė makinėn e zhurmshme e gjigande, kuptimi i sė cilės nuk ishte i qartė pėr askėnd. Nuk mund tė bėjė mė shumė se sa ta lodhė dalėngadalė veten.

Kur flas pėr ndotjen e atmosferės morale, nuk flas vetėm pėr zotėrinjtė qė hanė perime organike dhe nuk hedhin sytė poshtė nga dritaret e aeroplanėve. Po flas pėr tė gjithė ne. Jemi mėsuar tė gjithė me sistemin totalitar dhe e kemi pranuar atė si njė fakt i pandryshueshėm dhe kemi ndihmuar nė pėrjetimin e tij. Me fjalė tė tjera, tė gjithė jemi, edhe pse nė masa tė ndryshme, pėrgjegjės pėr operacionin e makinerisė totalitare; askush prej nesh nuk ėshtė njė viktimė e thjeshtė: jemi njėkohėsisht edhe krijuesit e tij.
Pėrse e them kėtė? Do tė ishte e paarsyeshme tė kuptoje ligjshmėrinė e trishtė tė dyzet viteve tė fundit si diēka tė huaj, tė cilėn na e la trashėgim njė kushėri i largėt. Pėrkundrazi, duhet ta pranojmė kėtė trashėgimi si njė mėkat kundėr vetes sonė. Nėse e pranojmė si tė tillė, do tė kuptojmė se ėshtė nė dorėn tonė, dhe vetėm nė dorėn tonė, tė bėjmė diēka pėr tė. Nuk mund t’ua vėmė fajin sunduesve tė mėparshėm pėr gjithēka, jo vetėm sepse do tė ishte e pavėrtetė, por gjithashtu do tė zbehte detyrėn me tė cilėn pėrballemi sot, pra, detyrimin pėr tė vepruar me pavarėsi, nė liri, nė logjikė dhe me shpejtėsi. Le tė mos gabojmė: qeveria mė e mirė nė botė, Parlamenti mė i mirė dhe Presidenti mė i mirė, nuk mund tė bėjnė shumė vetėm me veten e tyre. Do tė ishte gjithashtu gabim tė prisje njė ilaē tė menjėhershėm vetėm prej tyre. Liria dhe demokracia pėrfshijnė pjesėmarrjen dhe pėrgjegjėsi nga tė gjithė.

Nėse e kuptojmė kėtė, atėherė e gjithė frika se demokracia e Ēekosllovakisė sė re do tė zhduket. Nėse e kuptojmė kėtė, shpresa do tė kthehet nė zemrat tona.

Nė konkluzion, do tė doja tė thoja se dua tė jem njė President qė flet pak dhe bėn shumė. Dua tė jem njė President i cili jo vetėm qė do tė shohė jashtė dritareve tė avionit, por i cili, do tė jetė i pranishėm mes popullit tė tij dhe do t’i dėgjojė ata.

Ju mund tė pyesni se ēfarė republike ėndėrroj unė. Mė lejoni tė pėrgjigjem: Unė ėndėrroj njė republikė tė pavarur, tė lirė dhe demokratike, njė ekonomi tė begatė dhe shoqėri tė drejtė, me pak fjalė, njė republikė humane e cila i shėrben individit dhe shpreson se edhe individi do t’i shėrbejė. Pėr njė republikė me njerėz tė harmonishėm, pasi pėrndryshe do tė ishte e pamundur tė zgjidhnim problemet tona, njerėzore, ekonomike, ekologjike, sociale dhe politike.

Mė i njohuri nga pararendėsit e mi e hapi fjalimin e parė me njė citim nga Comenius-i ēek. Mė lejoni ta pėrmbledh fjalimin tim tė parė me parafrazimin tim tė tė njėjtit pohim:
Popull, qeveria juaj ėshtė kthyer nga ju!

* Pas ndarjes sė Ēekosllovakisė nė Republikėn e Sllovakisė dhe Republikėn e Ēekisė, ai zgjidhet Presidenti i parė i Republikės ēeke nė vitin 1993.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

fjalimet qe ndryshuan boten Empty Re: fjalimet qe ndryshuan boten

Sat Dec 06 2008, 10:50
Ėshtė koha pėr negociata

Mbajtur mė 2 shkurt 1990 - Frederik W. de Klerk

Zoti folės, anėtarė tė Parlamentit! Zgjedhjet e pėrgjithshme tė 6 shtatorit 1989, e vunė vendin tonė nė rrugėn e ndryshimeve drastike. Si rrugė e nėndheshme ėshtė ndėrgjegjėsimi i njė numri tė madh afrikanėsh, se vetėm njė arsyetim mes liderėve pėrfaqėsues tė tė gjithė popullsisė do tė mund tė na sigurojė paqen afatgjatė.

Alternativa ėshtė dhunė gjithnjė e mė e madhe, tension dhe konflikt. Kjo ėshtė e papranueshme dhe nė interesin e askujt. Mirėqenia e kėtij vendi ėshtė e lidhur pa dyshim me aftėsinė e udhėheqėsve pėr tė pranuar njėri-tjetrin. Askush s’mund t’i shpėtojė tė vėrtetės sė thjeshtė.

Vendi ynė dhe tė gjithė njerėzit e tij janė ngatėrruar nė konflikt, tension dhe luftė tė dhunshme pėr dekada. Ėshtė koha qė ne tė shkėputemi nga cikli i dhunės dhe tė ēajmė drejt paqes dhe ribashkimit. Shumica e heshtur ka njė dėshirė tė zjarrtė pėr kėtė. Tė rinjtė e meritojnė kėtė.

Me hapat qė qeveria ka marrė, ka treguar besim tė mirė dhe tavolina ėshtė shtruar qė udhėheqėsit praktikė tė fillojnė tė flasin pėr njė qeverisje tė re, pėr tė arritur nė njė arsyetim me anė tė njė diskutimi.

Agjenda ėshtė e hapur dhe qėllimi i pėrgjithshėm pėr tė cilin ne po aspirojmė duhet tė jetė i pranueshėm pėr tė gjithė afrikano-jugorėt.

Mes tė tjerave, kėto qėllime pėrfshijnė njė kushtetutė tė re demokratike, privilegje universale, jodominim, barazi para njė gjykate tė pavarur, mbrojtje e minoriteteve, si dhe tė drejta e individit: liri besimi, njė ekonomi tė arsyeshme tė bazuar nė parime tė provuara ekonomike dhe sipėrmarrje private, programe dinamike me qėllim arsim sa mė tė mirė, shėrbime shėndetėsore, strehim dhe kushte sociale pėr tė gjithė.

Nė lidhje me kėtė, zoti Nelson Mandela do tė luajė njė rol tė rėndėsishėm. Qeveria ka theksuar se ai ka deklaruar se ėshtė i vullnetshėm tė bėj njė kontribut konstruktiv tė procesit politik nė Afrikėn e Jugut.
Doja ta shprehja hapur se qeveria ka vendosur ta lirojė zotin Mandela pa kushte. Kam marrė vendimin ta ēoj kėtė ēėshtje deri nė fund pa u vonuar. Qeveria do tė marrė vendimin sa mė shpejt pėr datėn e lirimit tė tij.
Pėr fat tė keq, do tė duhet pak kohė.

Do tė kalojė pak kohė, normalisht, para se tė merret vendimi pėr lirim, pėr shkak tė kėrkesave administrative dhe logjike. Nė rastin e zotit Mandela, ka faktorė tė tjerė qė pengojnė tė dalė menjėherė. Ai nuk ka qenė njė i burgosur i zakonshėm. Pėr shkak tė kėtij fakti, rasti i tij kėrkon njė maturi.
Njoftimet e ditės sė sotme nė veēanti, prekin thelbin e udhėheqėsve me ngjyrė, gjithashtu zotin Mandela, ata kanė mbrojtur gjatė viteve parimet e tyre duke iu nėnshtruar dhunės. Ka pasur supozime se qeveria nuk ka dashur tė flasė pėr tė dhe ata janė privuar nga e drejta e aktivitetit normal politik tė organizatave tė tyre.

Pėr kėtė arsye, e pėrsėris ftesėn time mė fort se kurrė. Ecni pėrmes derės sė hapur, zini vend nė tavolinėn e negociatave sė bashku me qeverinė dhe liderė tė tjerė, tė cilėt kanė pushtet brenda dhe jashtė Parlamentit. Pikėpamjet politike tė kujtdo do tė testohen kundrejt realizimit tė tyre, punės dhe drejtėsisė sė tyre. Koha e negociatave ka mbėrritur.

*President i Republikės sė Afrikės sė Jugut nė vitin 1989.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Sponsored content

fjalimet qe ndryshuan boten Empty Re: fjalimet qe ndryshuan boten




________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi