.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
Visi
Visi
Moderator
Moderator
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitAquarius Cat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 361
Ditelindja Ditelindja : 14/02/1988
Mosha Mosha : 36
Vendodhja Vendodhja : grece
Hobet Hobet : futbolli
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 4
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 663
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 05/05/2009
http://WWW.FORUMISHQIP.NET

Politike :Rama: Beteja jonė pėr largimin e qeverisė Empty Politike :Rama: Beteja jonė pėr largimin e qeverisė

Wed Jan 06 2010, 11:45
Kryetari i PS: Jo nė Kuvend pa u hapur kutitė, as pas 7 marsit. Vendi ėshtė nė krizė, opozita nė rrugė
Pozicioni i Presidentit, korrekt. Berisha nuk e pranon tė jetė ndėrmjetės
Nėse Kryeministri Sali Berisha nuk do tė pranojė hapjen e kutive tė votimit dhe transparencėn pėr procesin elektoral tė 28 qershorit, deputetėt e Partisė Socialiste do tė jenė nė rrugė edhe nė 7 mars, kur skadon afati ligjor. Prerazi dhe me shumė vendosmėri Edi Rama i ka lėshuar mesazhin e radhės Kryeministrit Sali Berisha. Nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn “Shqip”, kreu i opozitės skanon tė gjitha zhvillimet politike qė prej fushatės elektorale. Ai gjen rastin tė sqarojė pėr herė tė parė edhe simbolikėn e prezencės sė tij krah Berishės nė Spitalin Ushtarak pas shpėrthimit tė Gėrdecit. Duke iu referuar momenteve tė para zgjedhjeve, Rama thotė se nuk ka pasur asnjė komunikim me Ilir Metėn. Ka pasur miq tė mi, vijon ai, apo edhe dashamirės tė pėrbashkėt qė ma kanė sugjeruar komunikimin dhe janė habitur sidomos tė dytėt, kur u kam thėnė se jo vetėm s’duhet tė ma sugjeronin, po as duhet tė prisnin qė Ilir Meta tė rrinte majtas nė rast se ne nuk kishim votat pėr tė formuar qeverinė pavarėsisht tij. Duke u pozicionuar politikisht kundėr Berishės, Metės dhe Nanos, Rama thotė se bėri tė vetmen zgjedhje tė ndershme. Kreu i PS konstaton se nuk e ka pritur qėndrimin e Ben Blushit dhe Kastriot Islamit fill pas zgjedhjeve. Duke iu referuar Presidentit Topi si negociator i mundshėm pėr zgjidhjen e krizės, Rama mendon se ai ka qenė korrekt. “Presidenti nuk besoj se ka ēfarė bėn mė shumė pėr dialogun e munguar nė kushtet kur jo tė gjitha palėt, kam parasysh kėtu Sali Berishėn, do ta pranonin pėr tė ndėrmjetėsuar njė proces dialogu”, vlerėson ai. Referuar krahasimeve qė i janė bėrė koalicionit PD-LSI me koalicionin e gjerė nė Gjermani, Rama ironizon duke thėnė se “i ashtuquajturi koalicion qė qeveris Shqipėrinė ngjan konceptualisht me koalicionin e madh nė Gjermani, po aq sa ē’ngjan fizikisht Sali Berisha me Anxhela Merkelin”Nė radhė tė parė zoti Rama, gėzuar! A mund ta dimė ku e kaluat Vitin e Ri?

Gėzuar dhe punė tė mbarė! Kėto ditė pushimi qenė njė mundėsi pėr tė vizituar jashtė vendit dy miq shumė tė dashur qė luftojnė me sėmundjen e pėr tė ndarė me ta, njėri pas tjetrit, vigjiljen e fundvitit dhe ditėt e para tė Vitit tė Ri. Shpresoj dhe uroj shumė tė jetė vit i mbarė pėr ta, ashtu siē shpresoj dhe uroj me gjithė zemėr qė tė gjithė tė kenė njė vit pa probleme shėndetėsore nė familje. Ndėrkohė uroj edhe gjithė ata shqiptarė tė shkretė qė ky vit i gjeti tė pėrmbytur jo vetėm pėr shkak tė reshjeve tė dendura, po edhe pėr shkak tė keqqeverisjes e korrupsionit me energjinė e me fondet pėr digat e argjinaturat, tė dalin sa mė parė nga situata e patolerueshme ku ndodhen.

Zoti Rama, pėr natyrėn e kėsaj interviste le tė kthehemi nė 28 qershor 2009. Ėshtė momenti kur sapo janė mbyllur votimet dhe pak minuta pas Sali Berishės ju bėni njė prononcim ku e konsideroni pjesėn e parė tė zgjedhjeve, pra procesin e votimit njė arritje. E kujtoni kėtė momentSigurisht e kujtoj. Votimi kaloi qetė, nė orėn pas pėrfundimit tė tij nuk shiheshin arsye serioze pėr t’u shqetėsuar. Por, parė mė gjerė, kishte arsye tė mjaftueshme pėr tė inkurajuar vijimin e procesit. Duke qenė prej kohėsh i investuar shumė seriozisht e sinqerisht, pėr njė proces zgjedhor qė do ta ndante Shqipėrinė nga tradita e shėmtuar e zgjedhjeve tė deformuara e kontestuara, e pashė tė udhės tė pėrcillja njė mesazh komplementar me atė tė kryeministrit. Por shtova se mu aty fillonte njė pjesė e dytė shumė e rėndėsishme, ajo e transportit tė kutive dhe e numėrimit tė ndershėm tė votave. Pikėrisht pjesa kur edhe u shfaqėn mė pas shenjat e krimit tė kryer. E dini ēfarė? Ai moment jotradicional mė kujton skenėn e shumėpėrfolur tė takimit me Sali Berishėn, nė hyrje tė Spitalit Ushtarak pas shpėrthimit tė Gėrdecit. Sigurisht konteksti ėshtė krejt tjetėr, por nė thelb tė dyja rastet kanė tė bėjnė me vetėdijen e ndryshimit tė politikės, tė frymės, tė gjuhės e tė gjestit politik nė funksion tė ndryshimit tė gravitetit tė saj nga gjakimi konstant pėr pushtet, tek pėrkujdesja e vetvetishme pėr ēka ėshtė mė e mira pėr vendin e njerėzit. Qoftė nė rastin qė pyesni e qoftė nė tjetrin qė pėrmenda, unė bėra atė qė bėn ēdo lider opozitar pėr tė cilin interesi i vendit e i njerėzve peshon mė shumė sesa inercia e lojės politike apo llogaria e ēastit. E meqė e kujtova ditėn e Gėrdecit, lejomėni tė shtoj diēka. Atė ditė unė i shpreha publikisht kryeministrit tė vendit solidaritetin njerėzor dhe vullnetin politik pėr tė dhėnė sė bashku shembullin e bashkimit pėrballė fatkeqėsisė, nė njė moment paniku e rrėmuje kur mjekėt, forcat e rendit e tė ushtrisė, populli i tėrė, kishin nevojė pikėrisht pėr atė shembull tė pazakontė nė njė orė tė pazakontė, jo pėr skeēin e dasisė politike tė radhės. E mbi tė gjitha kur as unė, as ju dhe askush tjetėr pėrveē Sali Berishės e rrethit tė keqbėrėsve qė kishin marrė pjesė nė projektimin e fabrikės sė vdekjes, nuk dinim asgjė veē faktit se njė shpėrthim vrastar kishte shkrirė njerėz tė gjallė e kish sakatuar rėndė plot tė tjerė, nė njė numėr qė hamendjet mes kaosit pa informacione tė sakta e bėnin nė ato momente marramendės. Tė gjithė e dimė sesa shumė herė ai moment emancipues pėr njė politikė tė mėsuar tė hedhė valle mbi kufoma, mė ėshtė pėrmendur keqdashėsisht si njė rrahje shpatullash e llojit “mos e ēaj kokėn pėr krimin qė ke bėrė se do ta mbulojmė bashkė!”, dhe nga kush se? Nė radhė tė parė nga ata opozitarėt histerikė, qė sot janė ulur nė prehrin e “Sali Gėrdecit” pėr tė ngrėnė ē’tė munden nga pėrsheshi i pushtetit tė tij. Po fatkeqėsisht edhe nga tė tjerė, opinionistė opozitarė qė mendjelehtėsisht e keqpėrdorėn kėtė episod si njė ndėr shembujt ilustrues tė hipotezės sė artikuluar pėr njė kohė tė gjatė mbi ekzistencėn e njė pakti tė fshehtė mes meje e Sali Berishės. I cili nuk ka ekzistuar kurrėPo sa ju shqetėson sot zoti Rama artikulimi i opinionit se kėto gjeste dhe fryma e njė politike tė re ia kanė lėnė vendin njė gjesti tė vjetėr si bojkoti i parlamentit dhe njė gjuhe tė ashpėr qė na kujton PD-nė e dikurshme nė opozitė?

Padyshim bojkoti i parlamentit nuk ėshtė risi, ndėrsa pėr sa i takon gjuhės e konsideroj nė rastin mė tė mirė ngutje tė pamenduar vendosjen e shenjės sė barazimit mes gjuhės sė ashpėr, ashtu ėshtė, e ashpėr, qė unė apo pėrgjithėsisht opozita pėrdor sot dhe gjuhės sė egėr tė pėrdorur nga Sali Berisha e tė tijtė dje, sot apo mot. Pėr definicion nuk ka tė krahasuar ashpėrsia qytetare e gjuhės sime, kolegėve, bashkėpunėtorėve tė mi me egėrsinė shpellare tė gjuhės sė Sali Berishės e tė papagajve tė tij. Dallimin e ndjen kushdo nuk paragjykon. Mund ta konfirmojė edhe ēdo ekspert nė ēėshtje tė komunikimit publik. Po ky s’ėshtė vendi e as rasti pėr tė zhvilluar kėtė analizė tė lehtė krahasuese. Ky ėshtė vendi e rasti pėr tė riprekur thelbin e problemit qė ka tė bėjė me arsyen pse ne jemi nė bojkot dhe pse gjuha jonė ėshtė ashpėrsuar. Ka ndodhur njė krim, krimi elektoral. Mbrapshtia tradicionale ka fituar pėrsėri. Ėshtė deformuar vullneti i popullit pėrmes shtetit tė bėrė njėsh me pushtetin dhe ėshtė pėrmbysur nė rrugė tė paligjshme rezultati nė njė zgjedhje qė ka pėrfunduar me diferencėn mė minimale nė historinė tonė. Pėr mė tepėr ende, i ėshtė mohuar opozitės e drejta ligjore e hapjes sė kutive gjatė procesit zgjedhor dhe sot i mohohet e drejta legjitime e hetimit tė plotė tė atij procesi. Shumėkujt kjo i duket jo kriminale po normale, Shqipėri hesapi kėshtu ka qenė gjithmonė! Madje disa argumentojnė paneleve tė debatit mediatik se kjo ėshtė thjesht njė lojė politike e opozitės. Ose fare thjesht sajesė e imja. S’kam asgjė mė shumė pėr tė thėnė pėr kėta avokatė tė sė keqes sesa fali zot se s’dinė se ē’bėjnė, sepse ajo qė ka ndodhur nė fakt ėshtė ēėshtja e Partisė Socialiste, po aq sa ē’ėshtė fjala vjen edhe e Universitetit Europian tė Tiranės, apo e ēdokujt nė Shqipėrinė tonė. Historia na ka treguar jo njė herė nė kėto vite demokracie pa gjunjė se ajo ēka duket e hidhur pėr tjetrin, shumė shpejt mund tė jetė e hidhur pėr ty. Pėr mė tepėr ne s’mund tė lejojmė qė ata qė lindėn nė vitin ’90 e mė pas tė mos kenė mundėsinė tė votojnė si nė Europė dhe tė humbasin, qysh nė votimin e parė, besimin tek liria e votės e tek ndershmėria e procesit zgjedhorMe fjalė tė tjera, ēėshtja qė ne mbrojmė, ēėshtja e “kutive”, nuk ėshtė shprehje e interesit tė njė pale, po e interesit tė kujtdo qė nuk ėshtė e nuk dėshiron tė jetė palė me njė pushtet tė dalė nga zgjedhje tė deformuara. I cili, ky lloj pushteti pra, nuk mund tė mos degradojė nė regjim, nuk mund tė mos synojė gjunjėzimin e gjyqėsorit, nuk mund tė mos synojė sundimin mbi botėn mediatike, nuk mund tė mos synojė kontrollin mbi konkurrencėn nė treg dhe mbylljen e ciklit mes pushtetit qė prodhon paranė e parasė qė riprodhon pushtetin. Nė kėto kushte kjo nuk ėshtė njė betejė palėsh pėr pushtet, po njė betejė shoqėrore pėr demokraci. Gjuha e ashpėr nuk ėshtė shprehja e agresivitetit tė njė pale ndaj njė tjetre, po alarmi pėr rėnien e shtetit tė sė drejtės. Alarm i ngritur pėrditė me fjalė tė zgjedhura pėr tė tingėlluar fort, por pa rėnė nė vulgaritetin e gjuhės sė rėndė tė palės tjetėr. Bojkoti nuk ėshtė as zgjedhje e lirė e opozitės, as shkak pėr mosfunksionimin e demokracisė, po zgjedhje e detyruar si pasojė e mosfunksionimit tė demokracisė. Bojkoti nuk ėshtė vetė sėmundja, po simptoma e saj alarmanteAq e vėrtetė ėshtė kjo sa mjafton tė parafytyrojmė ē’do tė ndryshonte nė thelb nė rast se bojkoti do tė ndėrpritej pa kushte, sot, menjėherė(?). Asgjė pėr mirė. Pėrkundrazi, gjėrat do tė shkonin mė keq. Simptoma alarmante do tė zhdukej dhe do tė fillonte njė periudhė qetėsie e rreme, qetėsia e njė paralize sfilitėse, njė lloj tė jetuari pa lėvizur nė gjendjen e njė grushti shteti permanent, pa demokraci funksionale edhe pse me njė parlament tė pabojkotuar. Sepse ndryshe nga ē’thuhet apo, edhe mė keq, ndryshe nga ē’mendohet prej shumėkujt qė pėr njė arsye a njė tjetėr i bie shkurt kėsaj pune, demokracinė nuk e bėn funksionale fakti qė ka njė parlament me njė maxhorancė qė vendos ē’tė dojė dhe me njė opozitė qė thotė ē’tė dojė, po fakti qė kontrolli i njė pushteti kushtetues mbaron aty ku fillon kontrolli i njė tjetri. Qė kufiri i njė institucioni mbaron aty ku fillon kufiri i njė tjetri. Qė liria e tė drejtat e qeverisė mbarojnė aty ku fillojnė liritė e tė drejta e njeriut e me radhė.

Le tė kthehemi nė retrospektivė zoti Rama pėr vetė natyrėn e kėsaj interviste nė kapėrcimin mes dy viteve. E nesėrmja e 28 qershorit, mė shumė akoma e pasnesėrmja, ju vuri mė pranė me Ilir Metėn se asnjėherė tjetėr qysh prej ndarjes sė madhe. Tė dy u gjendėt nėn sulmin e pushtetit, madje zoti Meta bėri njė nga deklaratat e tij mė tė forta kundėr kryeministrit me akuza tė rėnda pėr vjedhje votash. A ka pasur ndonjė komunikim mes jushAsnjė komunikim. Ka patur miq tė mi apo edhe dashamirės tė pėrbashkėt qė ma kanė sugjeruar komunikimin dhe janė habitur, sidomos tė dytėt, kur u kam thėnė se jo vetėm s’duhet tė ma sugjeronin, po as duhet tė prisnin qė Ilir Meta tė rrinte majtas nė rast se ne nuk kishim votat pėr tė formuar qeverinė pavarėsisht prej tij. Isha i bindur se tek ai, pėr shkak tė mungesės sė kulturės e tė vizionit pėr veten e botėn pėrreth, do tė triumfonte tundimi provincial pėr tė rikapur karrigen e dytė tė qeverisė, kėtė herė pranė Sali Berishės, duke i bėrė keq Partisė Socialiste sė bashku me Fatos Nanon. Tė dy tė bashkuar me Saliun prej njė mllefi primitiv ndaj PS-sė dhe njė instinkti po aq primitiv pėr pushtet e pėr plaēkė.

Shumė besojnė se duke u pozicionuar politikisht kundėr Sali Berishės, Ilir Metės dhe Fatos Nanos ju bėtė zgjedhjen mė tė vėshtirė dhe mė tė rrezikshme. A ishte vėrtet sfidė e madhe tė dilej triumfues?

Unė bėra tė vetmen zgjedhje tė ndershme nė njė situatė kur Partia Socialiste, i gjithė populli opozitar i socialistėve e progresistėve qė votuan pėr ndryshimin, u tradhtua nga Ilir Meta qė me votat e mė tė zjarrtėve kundėr Saliut bėri prikėn e dasmės me tė. Ndėrsa Fatosi e pat bėrė pazarin e tij me Saliun kohė mė parė. Kėshtu qė tė tre u gjetėn tė bashkuar nė batakun e politikės sė vjetėr tė sė shkuarės, ku llokoēitet njė pushtet i korruptuar interesash familjare e klienteliste.

Por ndėrkohė as njė pjesė njerėzish pranė jush, duke filluar nga Ben Blushi e Kastriot Islami, nuk pritėn fundin e procesit pėr t’ju thėnė publikisht se Partia Socialiste kishte humbur dhe se ju duhet tė largoheshit. A e prisnit kėtė “tradhti” miqsh dhe bashkėpunėtorėsh tė afėrt pa u mbyllur procesi i numėrimit nė T’ju them qė e prisja do ju gėnjeja. Por mė anė tjetėr vitet nė krye mė kanė mėsuar sesa relative ėshtė njerėzorja nė marrėdhėniet e punės kur puna ėshtė politika. Dhe tek e fundit procesi qė u nxit nga ajo vėnie e sforcuar nė lėvizje e ambicieve pėr tė synuar kreun e partisė nga disa apo thjesht largimin tim nga tė tjerė, dha mundėsinė e njė ballafaqimi tė hapur qė partia e kaloi me sukses. Pavarėsisht faktit qė nga mėnyra sesi u sforcua, ai proces e ndihmoi Sali Berishėn tė marrė frymė i patrazuar pėr njė periudhė kohe tė konsiderueshme pas krimit elektoral, s’ka dyshim se ballafaqimi qė pasoi brenda vetes ishte njė shembull tjetėr i faktit tė pamohueshėm se gjithsesi, pavarėsisht tė metave, ka vetėm njė parti politike nė Shqipėri qė funksionon me njė ndėrgjegje demokratike, Partia Socialiste e Shqipėrisė. E kjo s’ėshtė njė vlerė nė vetvete, po njė garanci shoqėrore, sepse PS-ja ėshtė e vetmja alternativė qeverisėse qė nuk pėrbėn kėrcėnim pėr demokracinė nė Shqipėri, pėr liritė e tė drejtat kushtetuese tė njerėzve e tė institucioneve. Vetėm njė qeveri e jona dhe e aleatėve tanė tradicionalė e mė tė rinj do tė mund t’i japė frymėmarrjen e lirė mendimit e tregut nė Shqipėri.

Keni parasysh kėtu edhe aleatėt e djathtė tė betejės pėr kutitė?

Sigurisht.

Duke folur pėr tė metat zoti Rama, kritikėt tuaj kanė kėmbėngulur se ju nuk pranoni qė PS-ja tė ketė pasur tė metat e saj nė mėnyrėn sesi bėri opozitė para 28 qershorit apo nė pėrgatitjen e zhvillimin e fushatės. Pėr shembull a e pranoni ju se po ta kishit bėrė mė parė kėtė lloj opozite qė po bėni pas 28 qershorit, do tė kishit fituar zgjedhjetKush mė njeh nga afėr e di se jam shumė kėrkues ndaj vetes dhe shoh mė shumė se kushdo tjetėr tė meta nė punėn time, nė ēdo gjė qė bėj nė fakt. Sigurisht qė kėto i ndaj me njerėzit a me bashkėpunėtorėt e afėrt dhe nuk i bėj konsum publik. Ashtu sikundėr, ndryshe nga legjenda urbane e krijuar dhe ushqyer papushim nė media, hyj tek ata drejtues qė pyesin e dėgjojnė shumė pėrpara sesa tė vendosin. Por padyshim kur e vendos diēka nuk ka gjė qė mė zmbraps pa e ēuar deri nė fund. E ndoshta ky tipar bie mė shumė nė sy.

Nuk e di sa e vėrtetė mund tė jetė qė kjo lloj opozite qė bėjmė sot, pėr arsyet e krijuara pas 28 qershorit, do tė na kishte ēuar nė fitore nė 28 qershor. S’kemi prova pėr kėtė, vetėm arsyetime qė sidoqoftė mua nuk mė bindin. Ne nuk humbėm sepse nuk qemė tė ashpėr apo, siē u fol pa kursim, nuk kishim program, nuk kishim fotografi tė tjera pėrveē simes nė fushatė, nuk kishim vargjet e duhura nė kėngė e ku di unė ē’tjetėr! E vėrteta ėshtė shumė e thjeshtė. Ne nuk fituam sepse nė Shqipėri nuk u bėnė zgjedhje tė lira e tė ndershme tė standardeve europiane dhe vullneti i popullit nuk u shpreh nė rezultatin pėrfundimtar pėr shkak tė krimit elektoral. Pikė. Po a ka pasur tė meta pavarėsisht tė gjithave? Sigurisht ka pasur, por nė rastin konkret, tė marrit publik me kėto tė meta ishte pjesė, e vetėdijshme ose jo, e planit pėr harrimin apo relativizimin e krimit elektoral. Kėtė mund ta bėnte, me ose padashje, kushdo. Jo unė. Por padyshim nė pėrgatitjen e zgjedhjeve tė tjera ne do tė mbajmė parasysh ēdo tė metė tė vėnė re nė zgjedhjet qė lamė pas dhe do tė bėjmė ēmos pėr ta korrigjuar.

A ėshtė kjo arsyeja pse keni iniciuar pas rizgjedhjes suaj punėn pėr rishikimin e statutit e tė programit tė Partisė SocialisteNė fakt s’ka lidhje mbajtja parasysh e tė metave me kėtė punė tė nisur. Unė nuk e llogaris programin tek tė metat e zgjedhjeve tė shkuara, pėrkundrazi, siē e tregojnė gjėrat sot, programi ynė ishte alternativa e krizės qė vendi po vuan e do vuajė edhe mė shumė kėtė vit, pėr shkak tė keqqeverisjes e tė mungesės sė plotė tė njė programi pėr sfidat e vendit nga ana e palės qė rri nė qeveri me vota tė vjedhura. Programi ynė ka pėrgjigjet e duhura pėr tė nxjerrė nga kriza ekonominė, arsimin e shėndetėsinė, fshatin shqiptar e nė tėrėsi qeverisjen, pėrmes politikash tė reja modernizimi radikal. Por padyshim qė siē ndodh nė partitė funksionale tė botės, edhe programi edhe statuti ynė, janė pjesė e tė jetuarit me ndryshimin, instrumente qė pėrpunohen vijimėsisht nė funksion tė ndryshimit qė duam tė sjellim nė njė realitet e kohė sfidash komplekse.

Po ndėrkohė mes programit tuaj dhe mundėsisė sė realizimit tė tij qėndron njė tjetėr proces i domosdoshėm zgjedhor. Normalisht zgjedhjet e ardhshme janė nė vitin 2013. Ju kėrkoni hapjen e kutive ose largimin e Berishės, pra e thėnė ndryshe zgjedhje tė reja. Por sidoqoftė, pse u zgjodh pikėrisht alternativa e bojkotit pėr tė vendosur kauzėn tuaj nė qendėr tė vėmendjes dhe nuk u zgjodh pėr shembull, siē ėshtė thėnė, rruga mė e efektshme e pjesėmarrjes nė Kuvend dhe e protestave nė rrugė?

Ata qė e konsiderojnė mė tė efektshme kėtė rrugė kinse tė kombinuar mes pjesėmarrjes nė Kuvend e protestave nė rrugė, nuk e pranojnė se ka pasur njė krim elektoral. Nuk e pranojnė se Sali Berisha ka vjedhur votat dhe pastaj ka grisur marrėveshjen e sanksionuar nė Kodin Zgjedhor e tė votuar konsensualisht pikėrisht nga Kuvendi, duke penguar forcėrisht hapjen e kutive tė votimit nga dy anėtarėt e KQZ-sė qė e kėrkuan kėtė. Nuk e pranojnė madje se ne kemi njė kauzė legjitime pėr liri e demokraci, nė kėtė vend ku ka rėnė shteti i sė drejtės e ku pa zgjedhje tė lira e tė ndershme, s’ka asnjė gjasė tė ketė liri e konkurrencė tė lirė askund e pėr askėnd qė nuk ėshtė pjesė e oborrit tė familjes nė pushtetFola mė parė pėr bojkotin. Por do tė shtoj kėtu se nuk ėshtė pa lidhje me bojkotin pjesėmarrja masive e njerėzve nė protestat tona. Kush kujton se njerėzit do tė vinin po njėlloj nė protesta sikur ne tė hynim nė kutinė e mbyllur tė Kuvendit pėr tė plotėsuar fasadėn e mangėt tė demokracisė pluraliste nė sallėn e pėrfaqėsuesve tė popullit, jo vetėm nėnvleftėson inteligjencėn e njerėzve dhe parimėsinė e qartė tė betejės sonė, por edhe nuk kupton se hyrja jonė pa kushte nė njė parlament tė dalė nga dhunimi i procesit zgjedhor do tė ishte vendosja e njė kapaku tė rėndė mbi zgjedhjet e shkuara dhe humbja e ēdo shansi qė zgjedhjet e ardhshme tė jenė mė tė mira se tė shkuarat. Duke hyrė nė Kuvend pa garantuar hetimin e plotė tė atyre zgjedhjeve, pa bėrė transparencė tė plotė pėr to, pa nxjerrė pėrgjegjėsi ligjore pėr ēka ndodhi, pa marrė pėrgjegjėsi konkrete pėr garantimin e zgjedhjeve nė tė ardhmen, thjesht duke bashkėjetuar “de facto” me tė keqen sikur asgjė s’ka ndodhur, ne jo vetėm pranojmė farsėn demokratike qė luhet nė kėtė vend ku kanė rėnė tė gjitha garancitė kushtetuese e balancat institucionale, po edhe bėhemi pjesė e kėsaj farse. Kjo ėshtė e patolerueshme. Populli opozitar, me plot tė drejtė, nuk do ta justifikonte kurrė nė kėto kushte dualitetin “edhe nė parlament edhe nė rrugė” e, padyshim, nuk do tė kishte motiv tė na ndiqte.
Hapja e kutive pėr hir tė hetimit, tė transparencės e tė nxjerrjes sė pėrgjegjėsive, dhe aspak pėr tė ndryshuar rezultatin e rindarė mandatet duke i rėnė ndesh vendimmarrjes sė parevokueshme tė gjykatės, ėshtė gur themelor pėr rilegjitimimin e parlamentit, rimėkėmbjen e procesit politik nė parlament, ringritjen e urave tė bashkėveprimit politik e institucional pėr reformat e pėr zgjedhjet e ardhshme. Pėrpjekja pėr tė shkuar me pahir nė njė rrugė tė kundėrt me rrugėn e ripozicionimit tė forcave politike nė funksion tė normalizimit tė jetės politike, vetėm e rėndon krizėn qė po gjunjėzon vendin dhe qė, duan s’duan ata qė qeverisin apo ata qė, pėr njė favor a njė tjetėr, i bėjnė duva nė tribunat e shtypit Pinokut kryeministėr duke mbyllur paturpėsisht sytė pėrpara keqqeverisjes, ėshtė jo thjesht njė krizė ekonomike, po njė krizė tėrėsore e demokracisė. E cila jo vetėm nuk zgjidhet pa opozitėn, po rėndohet shumėfish duke zgjedhur luftėn tribale me opozitėn.

Por duket se kėrkesa pėr hapjen e kutive tė votimit ėshtė pėrfundimisht e papranueshme pėr maxhorancėn. Cila mendoni se do tė ishte zgjidhja nė njė situatė tė tillė zoti RamaNuk ka maxhorancė qė pranon ose jo njė gjė ose njė tjetėr, po ka vetėm njė njeri qė dikton rrugėn dhe pėrcakton fatin e forcės qė sot qeveris mbi kutitė e mbyllura forcėrisht, Sali Berisha. Prandaj le ta adresojmė aty ku duhet pėrgjegjėsinė pėr mbajtjen me pahir mbyllur tė kutive votimit dhe, pėr pasojė, pėr mbajtjen me pahir jashtė parlamentit tė deputetėve tė opozitės. Cili kryeministėr, i dalė nga zgjedhje tė pacenuara nė pėrmbajtjen e rezultatit tė tyre, do tė mbante mbyllur kutitė dhe do ta linte opozitėn jashtė parlamentit, duke refuzuar hetimin parlamentar e transparencėn e zgjedhjeve nė kushtet e njė krize tė frikshme si kjo qė po kalon vendi? Asnjė nė botė! Flas pėr botėn demokratike sigurisht. Madje pėrkundrazi, njė kryeministėr qė nuk ka ndotur zgjedhjet duke pėrmbysur rezultatin dhe duhet, njėkohėsisht, tė pėrballet me rrėshqitjen e pandalshme tė ekonomisė nė tė tatėpjetėn e njė krize shumėpėrmasore, ėshtė njeriu mė i interesuar pėr tė ndėrtuar njė proces politik konsensual jo njė proces konflikti permanent me opozitėn, njė dialog politik tė hapur, tė barabartė, tė thellė pėr problemet e vendit me tė gjitha palėt jo njė monolog agresiv plot kėrcėnime e shantazh pėr ēdo palė jashtė oborrit tė vet, njė bashkėjetesė qytetare jo shpellare me kundėrshtarin.

Sali Berisha pėr fat tė keq ka pėrmbysur rezultatin e zgjedhjeve duke i rėnė ndesh vullnetit tė popullit dhe prandaj s’ka kurajo tė hapė kutitė. Prandaj ka zgjedhur ndeshjen me forcė jo forcėn e arsyes nė ballafaqimin me opozitėn. Ne jemi gati ta pėrballojmė e ta fitojmė sfidėn edhe nė terrenin qė ai ka zgjedhur. Sigurisht do tė parapėlqenim dialogun pa kushte, por s’ka kusht e forcė qė na zmbraps nė rrugėn tonė tė drejtė e tė ndershme, jo mė njė grabitės votash qė krekoset si gjel majė plehut mbi kutitė ku mban mbyllur forcėrisht tė vėrtetėn e hidhur tė pushtetit tė tij.

Faktori ndėrkombėtar vijimėsisht ka kundėrshtuar bojkotin pa dashur tė analizojė nė detaje kėrkesat e opozitės nėse janė tė drejta apo jo. Nė fakt sa e ndjeni kėtė presion?

Miqtė e partnerėt tanė ndėrkombėtarė janė tė shqetėsuar pėr kėtė gjendje anormale politike dhe padyshim kanė dashur qysh nė fillim normalizimin e saj. Por lejomėni t’ju them se s’mė ėshtė dukur asnjėherė se duke thėnė bojkoti nuk ėshtė gjė e mirė, ata kanė bėrė presion mbi opozitėn. Jo, ata kanė bėrė presion mbi tė gjithė, sepse vėrtet bojkotin e bėn opozita, por shkaku i kėtij bojkoti ėshtė abuzimi me pushtetin. E thashė edhe mė parė, bojkoti ėshtė simptoma e njė sėmundjeje tė rėndė dhe nuk ėshtė vetė sėmundja. Sfida jonė s’ėshtė tė heqim simptomėn pėr tė fshehur sėmundjen, po tė kurojmė sėmundjen qė vetvetiu zhduk edhe simptomėn.

Po a nuk ėshtė kosto pėr Shqipėrinė qė njė diplomat i huaj tė arrijė deri aty sa t’u mėsojė krerėve tė politikės se si tė bėjnė politikė duke e krahasuar me kėrcimin tango?

Mos u jepni rėndėsi kėtyre detajeve. Miqtė tanė ndėrkombėtarė nuk janė zoti nė tokė, po thjesht miq qė na duan tė mirėn. Ata nuk janė kėtu pėr tė qeverisur Shqipėrinė apo pėr t’i bėrė opozitėn qeverisė, as pėr tė zgjidhur problemet tona, po pėr tė na ndihmuar me aq sa munden qė ne t’i zgjidhim ato e tė bashkohemi me ta nė tryezėn e familjes europiane. Fati ynė ėshtė nė duart tona. Sa mė shumė tė bėjmė pėr veten aq mė shumė do tė bėjnė miqtė pėr ne. Dhe e kundėrta.

Ndėrkombėtarėt kanė deklaruar se kėrkohet njė dialog dhe jo njė trialog duke nėnkuptuar pėrjashtimin e tyre nga ky proces. Nga do tė vijė zgjidhja?

Pikėrisht pra, ėshtė ajo qė sapo ju thashė, fati ynė ėshtė nė duart tona dhe kėtė na e kanė thėnė gjithnjė, prej vitesh, edhe miqtė tanė ndėrkombėtarė. Tė cilėt nuk ndjehen mirė me zmadhimin qė i bėhet tek ne rolit e fjalėve tė tyre.

Po pozicionin e Presidentit Bamir Topi pėrballė kėsaj situate ku edhe ėshtė pėrfolur si njė ndėrmjetės i mundshėm pėr dialogun si e gjykoni?

Presidenti nuk besoj se ka ēfarė bėn mė shumė pėr dialogun e munguar nė kushtet kur jo tė gjitha palėt, kam parasysh kėtu Sali Berishėn, do ta pranonin pėr tė ndėrmjetėsuar njė proces dialogu mes forcave politike. Ai ka shprehur publikisht predispozitėn pėr ta marrė kėtė rol nė rast se do tė donin tė gjithė dhe kaq mund tė bėjė. Korrekt.

A e pengon situata politike integrimin europian tė Shqipėrisė zoti Rama dhe sa pėrgjegjės ndjeheni ju pėr kėtė, ndėrkohė qė qeveria ju bėn pėrgjegjės se, sipas saj, po pėrpiqeni tė pengoni liberalizimin e vizave?

Kjo e vizave ėshtė njė akuzė e poshtėr, e fabrikuar me synim manipulimin e opinionit publik pėr njė dėshtim tė mundshėm tė radhės lidhur me kėtė proces ku faktikisht kemi mbetur tė fundit, si mos mė keq, pėr faqen mė tė zezė tė dallkaukėve qė qeverisin Shqipėrinė. Unė nuk besoj se mund tė ketė njė tjetėr shtyrje tė afatit tė liberalizimit tė vizave, Europa e lėvizjes sė lirė s’mund tė bashkėjetojė me njė vrimė tė zezė mu nė zemėr tė saj. Kėshtu, lidhur me vizat, Shqipėria do ta marrė, sepse do t’ia japin, klasėn ku ka mbetur e fundit. Por fajėsimi i opozitės pėr kėtė katandi tė vendit ėshtė pjesė e politikės sė paturpshme tė baltės e tė mllefit, pa kurrfarė lidhje me tė vėrtetėn. Sepse nuk ėshtė faji i opozitės qė vullneti i popullit u deformua, qė ligji i zgjedhjeve u shkel e kutitė u morėn peng me pahir, qė shteti i sė drejtės ka rėnė e pėrgjegjėsit e vėrtetė pėr krimet shtetėrore tė Gėrdecit a Kalimashit qeverisin vendin, qė barra e korrupsionit ėshtė shtuar duke e zhytur Shqipėrinė nėn Ruandėn e Ugandėn nė klasifikimin e vendeve mė tė korruptuara, qė liria e mediave ėshtė relativizuar pėrmes korruptimit e trembjes sė disave apo ėshtė goditur pėrmes ushtrimit tė forcės e shantazhit mbi disa tė tjerė, qė sipėrmarrja ėshtė vėnė nė shėnjestrėn e njė lufte tė egėr selektive pėr pushtet dhe para, qė konkurrenca e lirė nė treg ia ka lėnė vendin kapjes sė tregjeve pėrmes shtetit tė kapur pėr interesat e familjes nė pushtet, e cila ka kthyer prioritetet e veta ekonomike e financiare nė prioritete tė qeverisjes sė vendit. Kėto s’janė probleme tė njė vendi europian, po tė njė demokracie qė nuk funksionon. E cila, nė kėtė gjendje, ėshtė e papajtueshme me demokracitė europiane dhe e paintegrueshme me to. Jo pėr faj tė opozitės, po si pasojė e vizionit as demokratik e as europian pėr shtetin e shoqėrinė qė ka njeriu qė sot drejton Shqipėrinė me vota tė vjedhura.

Zoti Berisha nga ana e tij ka shpallur publikisht njė luftė qė ai e quan me tolerancė zero ndaj njė aleance komunisto-mafioze, duke ju quajtur juve si kreun e saj dhe duke renditur si pjesėtarė tė kėsaj aleance deputetė socialistė e biznesmenė tė afėrt me ju. Gjithashtu kryeministri ka rreshtuar njė sėrė akuzash shumė tė rėnda lidhur me jetėn tuaj personale, tė cilave ju keni parapėlqyer tė mos u pėrgjigjeni publikisht…

Kjo e fundit nuk ėshtė aspak e vėrtetė. I jam pėrgjigjur kėtyre horrllėqeve me njė padi tė plotė, ku janė renditur njė pėr njė shpifjet e zotėrisė mbi jetėn time personale. Ashtu sikundėr ka shkuar mbi njėzet numri i padive penale e civile pėr Sali Berishėn e pėr papagajtė e tij, lidhur me tė gjitha akuzat e bėra qysh prej hapjes sė kėsaj barbarie tė turpshme politike me opozitėn e barazuar me mafian e tė shpallur rrezik kombėtar. I takon kėtij burri tė paburrė tė provojė mė fund, pas kaq e kaq vitesh qė e ka kthyer politikėn nė njė qenef tė pėshtirė, vėrtetėsinė e akuzave tė tij. Unė e kam sfiduar pėrmes rrugės ligjore dhe nuk do tė ndalem nė kėtė rrugė edhe sikur ngurrimi a frika e njerėzve tė drejtėsisė t’i zvarrisė kėto ēėshtje me vite tė tėra. Njė ditė, herėt e vonė, ky njeri duhet tė paguajė pėr dėmin moral qė ka shkaktuar me tėrė lumin e baltės sė tij. Sipas ligjit. Po njėsoj do tė paguajnė edhe papagajtė e tij, qė nė shekullin XXI turpėrojnė shoqėrinė shqiptare me mungesėn skandaloze tė dinjitetit nė rolin qė luajnė.

S’ėshtė po ashtu e vėrtetė qė biznesmenėt e shpallur mafiozė nga Sali Berisha, janė vėnė nėn goditjen e paligjshme tė tij sepse janė tė afėrt me mua. Jo, ata goditen sepse financojnė media qė nuk janė tė afėrta me tė, me pushtetin e interesave e tė pisllėqeve tė tij. Dhe e gjithė kjo barbari ka nisur sepse Sali Berishės po i rrėshqet toka nėn kėmbė dhe po i ikėn pėrditė nga duart pushteti i marrė pa pėlqimin e popullit. As mbajtja peng e kutive tė votimit nė kundėrshtim me vullnetin e popullit tė shprehur nė Kodin Zgjedhor e tė shfaqur nė protestėn e gjatė tė muajve tė fundit, as shpallja e opozitės kėrcėnim pėr vendin dhe nxjerrja e darave tė abuzimit me dhunėn shtetėrore pėr tė goditur disa kundėrshtarė tė pushtetit qė tė tremben tė gjithė, as zhytja e vendit nė borxhe pas borxhesh pėr tė mbuluar mė tej njė krizė tė rėndė qė tanimė ka prekur palcėn e ekonomisė shqiptare, nuk e shpėtojnė dot Pinokun tonė nga pėrballja me kalbėzimin e pushtetit tė tij tė gėnjeshtėrt. Ka vetėm njė rrugė pėr tė, sa s’ėshtė vonė: Kthimi nė legjitimitet. Ne i kemi ofruar bujarisht shtegun mė pa kosto, hapjen e kutive tė 28 qershorit dhe hetimin e plotė tė zgjedhjeve tė shkuara, jo pėr tė ndryshuar rezultatin po pėr tė garantuar lirinė e ndershmėrinė e zgjedhjeve tė ardhshme. Ju siguroj se ky qė sot e gjithė ditėn i duket njė shteg i ngushtė pėr pushtetin e tij tė vjedhur dhe prandaj e refuzon, nė njė tė nesėrme shumė tė afėrt do t’i duket njė bulevard i gjerė ku s’do kthehet dot.

Po a ju duket e arsyeshme qė opozita tė mbrojė njė pallat nga fadromat e ndėrtimorėve?

Kėshtu thonė ata qė s’duan tė shohin atė qė po ndodh dhe s’kanė sesi ta shohin ndryshe edhe kėtė detaj. Opozita nuk ka mbrojtur ndonjė pallat nga “ndėrtimorėt”, po ka mbrojtur lirinė e tė drejtėn kushtetuese e ligjore pėr tė bėrė biznes pa qenė pjesė e oborrit tė familjes nė pushtet. Ai pallat nuk u godit nga ndėrtimorėt, po nga Sali Berisha, nė shkelje flagrante tė Kushtetutės e tė ligjit, pėrmes abuzimit flagrant me forcėn e shtetit dhe nė funksion tė sė ashtuquajturės luftė me mafian, pėr tė njollosur njerėzit e opozitės me faje qė nuk i kanė kryer kurrė e pėr tė terrorizuar sipėrmarrjen dhe publikun nė kushtet kur, nė tė vėrtetė, frika nga kundėrshtia popullore ka pushtuar shpirtin e tij. Jo vetėm qė opozita bėri gjėnė e duhur, po nuk do tė ngurrojė tė bėjė tė njėjtėn gjė nė mbrojtje tė sipėrmarrjeve qė do tė trysnohen me forcėn abuzive tė shtetit nė kundėrshtim me ligjin. Kushdoqofshin e pėr ēfarėdo motivi qė do tė trysnohen, nga trysnia e llojit qė folėm tek trysnia pėr tė mbledhur para pėr arkėn e boshatisur tė shtetit, duke ushtruar kontrolle abuzive pėr tė kėrryer lekė me gjoba abuzive. Ky ėshtė pushteti i biznesmenit tė madh Sali Berisha, ne jemi partia e ēdo shqiptari qė merret me biznes.

Gjatė akuzave tė shumta tė bėra ndaj jush nė fund tė vitit 2009, kryeministri iu referua edhe lėvizjes studentore. Berisha tha se kishit qėndruar me themeluesit e PD-sė vetėm 18 minuta dhe pasi bėtė njė replikė dikush ju bėri njė pyetje e kėrkoi tė dilni jashtė dhe ju dolėt. Si ėshtė e vėrteta?

Nuk e kam dėgjuar kėtė dokėrr mes dokrrash qė bėhen tė pasosura kur Saliu ėshtė nė hall, dhe kėtė herė ai ėshtė nė hall tė madh vėrtet, por dėshmia ime lidhur me atė periudhė gjendet e plotė nė librin “Refleksione”. Sot ėshtė pėr tė ardhur keq qė njė njeri qė ka dėshmuar nė gjyq pėr tė burgosur njė “armik” tė diktaturės komuniste, qė ka internuar njė ēift mjekėsh tė pafajshėm pėr t’i shėrbyer me zell diktaturės komuniste, qė ka qenė njėzetepesė vjet me radhė propagandist i zjarrtė i diktaturės komuniste, jo thjesht sundon tė djathtėn shqiptare me metoda e frymė enveriste, po mban peng debatin publik me referimin manipulues ndaj tė shkuarės e me gjuhėn karakteristike tė sė shkuarės.

Le tė ndalemi njė moment tek ekonomia. Kryeministri e qeveria thonė se kriza ekonomike ėshtė njė sajesė e opozitės, ndėrkohė ju kėmbėngulni pėr tė kundėrtėn, madje Partia Socialiste ka zhvilluar njė asamble tė jashtėzakonshme kombėtare pėr ekonominė nė krizė. Kė duhet tė besojnė shqiptarėt zoti Rama?

Shqiptarėt duhet tė besojnė xhepin e tyre, tryezėn e tyre familjare, ēmimet nė treg, faturat e tyre tė energjisė, koston e librave tė shkollės pėr fėmijėt, pagesat e vizitave nė spital e ēmimin e ilaēeve pėr tė sėmurėt. Mbulimi i njė krize, aq mė shumė i njė krize tė pėrmasave tė tilla, nuk ėshtė tipar i njė qeverisjeje demokratike qė garanton transparencė pėr punėt e vendit, po tipar karakteristik i regjimeve qė s’kanė tė bėjnė me parimet e vlerat e demokracive perėndimore. Presidenti Obama apo kancelarja Merkel, sa pėr tė marrė dy nga plot shembujt e botės sė lirė demokratike, u pėrballėn me krizėn financiare globale duke folur hapur me popujt e tyre, duke treguar qartė, nė dritėn e diellit tė dhėnat e frikshme tė krizės dhe duke udhėhequr me largpamėsi e kurajo nė njė periudhė jashtėzakonisht tė vėshtirė. Dihet botėrisht se suksesi nė menaxhimin e njė krize qė prek njerėzit varet nga niveli i drejtkuptimit e pėrfshirjes sė njerėzve nė pėrpjekjen pėr tė dalė nga kriza duke bėrė sakrificat e nevojshme. Krejt e kundėrta ndodhi me Shqipėrinė, e cila nuk kishte sesi tė prekej fort nga kriza financiare globale menjėherė sapo kriza pllakosi nė vendet e zhvilluara pėr shkaqe tė lidhura pikėrisht me natyrėn e zhvillimit kapitalist, qysh prej epokės sė reganizmit, qė s’ėshtė vendi t’i shtjellojmė. Por padyshim Shqipėria nuk mund tė mos prekej nė vijim, madje keqas dhe jo vetėm si pasojė e reflektimit tė krizės globale edhe mbi vendin tonė, por edhe, madje nė radhė tė parė, si rezultat i ezaurimit tė modelit tonė tė gabuar tė rritjes ekonomike pa zhvillim e punėsim dhe, padyshim, molepsjes sė madhe tė kėtij modeli me korrupsion.

Jo thjesht prej injorancės, por i interesuar vetėm pėr pushtetin e tij tė ngritur mbi dobėsitė e kėtij modeli e mbi pėrfitimet nga korrupsioni, Pinoku kryeministėr e mohoi krizėn pėr tė realizuar me gėnjeshtra tė pafundme qėllimin e tij dritėshkurtėr elektoral dhe ja ku gjendet pėr shkakun e tij Shqipėria, vetėm mė pak se njė vit mė vonė. E prekur thellė nga njė krizė ekonomike qė kambanat e opozitės e tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar e paralajmėruan qysh nė fillim tė vitit tė shkuar pėr tė shmangur tė keqen qė sot ka hyrė nė palcė, duke precipituar si pasojė e duarve tė lėshuara pėr shpenzimet kriminale elektorale tė tre muajve qė pararendėn 28 qershorin 2009. E thėnė shkoqur shqiptarėt kanė hyrė tė gjithė nė njė borxh tė pakėrkuar dhe sot jeta e secilit ėshtė shtrenjtuar vetėm e vetėm qė Sali Berisha tė rrinte nė pushtet. Ky borxh shtohet ēdo ditė duke u bėrė lak qė shtrėngohet nė fytin e Shqipėrisė qė s’ka mė para tė paguajė pėr pushtetin e tij.

Nė fakt kėto janė situata tė vėshtira tipike pėr konsensuse tė mėdha politike nė tė mirėn e vendit. Zoti Berisha e ka theksuar nė mė shumė se njė rast qė koalicioni PD-LSI ėshtė njė shembull shqiptar i koalicionit tė madh mes tė djathtės e tė majtės nė disa vende europiane. A gjykoni se ka gjėra tė ngjashme nė kėtė drejtim dhe si e shihni ju kėtė koalicion pėrtej retorikės politike?

I ashtuquajturi koalicion qė qeveris Shqipėrinė ngjan konceptualisht me koalicionin e madh nė Gjermani po aq sa ē’ngjan fizikisht Sali Berisha me Anxhela Merkelin. Nė Shqipėri nuk ka njė koalicion mes tė djathtės e tė majtės nė qeverisjen e vendit, po njerėz tė bashkuar nė pushtet nga aritmetika elektorale pėr hir tė aritmetikės sė pėrfitimeve familjare.

Ndėrkohė do tė rifillojė punimet Kuvendi i Shqipėrisė dhe nė 7 mars, me pėrfundimin e gjashtėmujorit tė parė tė kėtyre punimeve pėrfundon edhe afati pėr mandatimin e deputetėve socialistė. E thėnė ndryshe digjen mandatet e tyre. Si do tė veproni lidhur me kėtė ngėrē nė rrugėn e bojkotit?

E gjithė kjo thashethemnajė mediatike pėr djegie e mosdjegie mandatesh ėshtė e kotė, pjesė e diversionit ndaj grupit tonė parlamentar. I cili nė kėtė periudhė ėshtė hasur me gjithėfarė pėrpjekjesh tė shėmtuara, qė nga ofertat astronomike financiare pėr tė joshur deputetė tė caktuar, deri tek pėrpjekjet pėr tė nxitur njė frymė pėrēarėse e shkurajuese brenda grupit nga rrugė e drejtime tė ndryshme. E vėrteta ėshtė se pėr asnjė ēast, qysh nga sekonda e parė e marrjes sė vendimit pėr tė kushtėzuar hyrjen nė parlament, djegia e mandateve nuk ka qenė opsion. Ne nuk kemi mė shumė mandate se ē’na ka dhėnė populli nė 28 qershor, po disa mė pak. Ēdo mandat i yni ėshtė mandat i popullit dhe as digjet, as transferohet, siē padyshim ėndėrron Sali Berisha pasi ka dėshtuar nė pėrpjekjet pėr ta relativizuar fuqinė e grupit socialist. Deputetėt tanė janė deputetė tė popullit dhe do tė mbeten tė tillė deri ditėn kur populli do tė rizgjedhė. Nuk mund t’ju them sot, madje s’ka asnjė rėndėsi tė veēantė se si dhe kur do tė trajtohet ky detaj procedural pėr konfirmimin e mandatit tė ēdo deputeti, por ėshtė e sigurt se nė rast se Sali Berisha do tė vazhdojė ta refuzojė kokėfortėsisht kėrkesėn tonė kushtetuese e ligjore pėr hetimin e transparencėn e plotė tė zgjedhjeve, duke filluar nga hapja e kutive tė votimit, festa e mėsuesit do t’i gjejė deputetėt tanė jashtė parlamentit. Pranė mėsuesve e tė gjithė shqiptarėve, nė rrugėn e betejės pėr largimin e qeverisė.

Diku nė pranverė do tė mbahet edhe kongresi i Partisė Socialiste. Ēfarė pritet tė ndryshojė?

Gjithēka qė duhet tė ndryshojė. Partia Socialiste ėshtė fuqia e ndryshimit, qė ndryshon si duhet vetveten pėr tė ndryshuar sa duhet Shqipėrinė.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi